StatPress

Vizita sot: 452

 

May 2013
M T W T F S S
« Apr    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Albanian Yellow Pages

Shqiptari i Montrealit 1 by Ajet Nuro

SHITJA E ALBPETROLIT

Nga Prof. As. Dr. Vangjel Kici ( gjeolog )

 

Tribuna Shqiptare

Albpetroli është kompania shtetrore, që përfshin të gjitha fushat e njohura të naftës në Shqipëri. Nafta e prodhuar nga këto fusha i sjell të ardhura vjetore të rëndësishme ekonomisë tonë. Dhe këtë e din mirë qeveritarët tanë. Nga ana tjetër, shumë punëtorë janë të punësuar në këto fusha nafte. Deri tani vet e kemi shfrytëzuar naftën e këtyre fushave, pa pasur nevojë nga jashtë. Pse duhen shitur (“privatizuar”) këto fusha? Janë pa leverdi ekonomike kur çmimi i naftës ka vajtur në kupë të qiellit? Jo, fushat ekzistuese të naftës janë me leverdi ekonomike. Ato po shiten badihava që të mbushet sado pak arka e shtetit, që është e boshatisur. Ato po shiten që të grabiten. Nga shitja e Albpetrolit do të hidhen në rrugë mbi 1400 punëtorë. Kështu shtohet edhe më tej papunësia dhe varfëria e popullit tonë. Këto fusha nafte, nëqoftëse shiten sot, nesër e tutje nuk do i sjellin më të ardhura ekonomisë tonë. Për këto arsye, dhe për faktin se nafta dhe gazi janë pasuri strategjike kombëtare, pasuri e gjithë popullit, Albpetroli nuk duhet shitur (“privatizuar “) në asnjë mënyrë dhe me asnjë çmim. Shitja e Albpetrolit është një krim i shëmtuar ndaj popullit shqiptar, është tradhëti kombëtare, dhe kjo duhet thënë hapur dhe me zë të lartë, sepse nafta dhe gazi janë pasuria më e rëndësishme e popullit tonë. Nafta është jetike, si gjaku. Nuk duhet lejuar shitja e të gjithë “gjakut” të Shqipërisë!!

Bashkë me Albpetrolin po shitet, si pa u ndjerë, edhe nafta dhe gazi, që ndodhen në 60% të sipërfaqes së Shqipërisë. Këtu përfshihet gjithë Shqipëria lindore, e cila ka perspektivë të jashtëzakonëshme për naftë dhe gaz të kalibrit të Azerbajxhanit. Këtë perspektivë të lartë e di mirë kryeministri Berisha, sepse ka shumë vite që i është dërguar qeverisë studimi gjeologjik për këtë problem. Por, në vend që të mendonin për të bërë kërkime për naftë dhe gaz në këto zona, qeveritarët tanë kanë menduar gjatë gjithë kohës si t’a shesin (= grabisin ) këtë pasuri të madhe. Në Shqipërinë lindore pritet të zbulohet aq shumë naftë dhe gaz, sa t’a bëjë të lumtur jetën e popullit shqiptar. Por qeveria nuk mendon aspak për jetën e popullit tonë. Ajo i shet badihava rezervat e mëdha të pritëshme të naftës dhe të gazit dhe e mbyll krejt këtë perspektivë të madhe për popullin shqiptar. Me shitjen e Albpetrolit, po shitet edhe perspektiva naftëgazmbajtëse e Shqipërisë lindore, dhe ky është krimi i dytë edhe më i madh që po i bëhet popullit tonë.

Çmimi i shitjes së Albpetrolit, dhe i naftës së madhe dhe gazit që pritet të zbulohen në Shqipërinë lindore ( shitje për 25 vjet ! ), me shumën 300 deri 850 milion dollarë, është një çmim qesharak. Në fushat ekzistuese ka shumë rezerva nafte, por sidomos në Shqipërinë lindore pritet të zbulohen fusha gjigante nafte dhe gazi, të krahasueshme me Azerbajxhanin e famshëm. Vlera e pritëshme e kësaj nafte dhe e këtij gazi do të jetë qindra miliardë dollarë. Prandaj, kjo shitje bëhet badihava dhe kjo nuk është shitje, por grabitje e një pasurie kolosale. Kjo pasuri e popullit shqiptar nuk duhet shitur për asnjë çmim. Ku janë shkencëtarët e naftës shqiptare? Pse nuk flasin? Ku janë shkencëtarët e Sherbimit Gjeologjik Shqiptar? Pse heshtin? Nesër do të jetë vonë. Kështu i mbrojmë ne interesat e popullit tonë? Turp për ne!

Për të dalë nga kriza financiare e tanishme është shumë më mirë të marrim borxhe nga jashtë se sa të shesim badihava naftën e madhe dhe gazin e gjithë Shqipërisë. Kjo dihet mirë edhe nga qeveritarët tanë, por çfarë t’i bëjnë ata oreksit të tyre të madh për grabitje?!! Duke ua shitur të gjitha pasuritë kombëtare të huajve ( dhe vendasve ) populli shqiptar po bëhet pa pronë. Populli pa pronë shndërrohet në skllav, pa atdhe. Prandaj, i bëjë thirrje gjithë klasës politike dhe popullit tonë që të mos lejojnë në asnjë mënyrë dhe me asnjë çmim shitjen e Albpetrolit dhe të naftës së madhe të pritëshme të Shqipërisë lindore. Kjo duhet bërë urgjentisht, sot, sepse nesër do të jetë vonë. Po u firmos kjo marrëveshje, për shitjen e Albpetrolit dhe të aseteve të tjera shoqëruese, nuk mund të shfuqizohet në të ardhshmen, sepse bota ka gjykatë arbitrazhi, që vendos gjoba me shuma marramendëse. Prandaj, ndalojeni sa më parë këtë marrveshje kriminale, marrëveshje mafiozësh.

 

Toronto, 11 shtator 2012.

 

Ky shkrim është lexuar 32 herë!

Share and Enjoy

Më pëlqen & Komente

Leave a Reply