PRITSHMËRITË NGA VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI

Nga Frank Shkreli   Njohja e Pavarësisë së Kosovës nga Vatikani  Shënjtërimi i Nënë Terezës Emërimi i një kardinali shqiptar Në Tiranë u njoftua sot, të Ënjten axhenda e vizitës së Papa Lexo më tej

KUSARI NUK E FUT DOT NË BURG KUSARIN

Nga Artur Vrekaj   Populli Shqiptar i Shqipërisë londineze e ka humbur besimin edhe lidhur me administrimin e mjeteve monetare të Bankës Kombëtare, që bie ende era pisllik me supervjedhjen në vlerën Lexo më tej

KOSOVËS SI KURRË MË PARË I DUHET VLERA AKADEMIKE E KOMBERTARE E JO MILITANEIZEM INATEÇOR DHE ORDINER

Nga Asllan Dibrani dhe Sylë Mujaj   Se Kosova është në duart e bandës vrastare të Hotel “Rognerit”,  nuk ka dilema!.Kosova e pasluftës kudo që prek, kudo që shkel , kudo që Lexo më tej

NËSE DONI TA SHPËTONI ATDHEUN, SHPETOJENI SA I KA MBETË EDHE PAK FRYMARRJE

Nga Agim Gashi Me emrin Lavdërim e mbiemrin Muhaxheri, një shqiptar nga Kaçaniku, në njëren dorë mban thiken e në dorën tjter koken e një të riu, dhe kaq mjafton përshkrimi i terroristit Lexo më tej

Edhe INA u bashkohet zërave lobues për përshpejtimin e shenjtërimit të Nënë Terezës!!!

Nga Instituti për Çëshje Kombëtare   Instituti i Çështjeve Kombëtare (INA) bashkohet me përpjekjet e disa intelektualëve shqiptarë dhe të huaj të cilët, që nga 15 qershori 2014, po lobojnë nëpërmjet një Lexo më tej

MUND TË JETË KRIM LUFTE

Nga Frank Shkreli   Komisionerja e Lartë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay dënoi të hënën rrëximin e aeroplanit të pasagjerëve të linjes ajrore Lexo më tej

Një vlerë universale

Faktori kohë si vlerë Nga Vilhelme Vranari Haxhiraj      Të nesërmen vendosa të shkoja  te mjeku. Papritmas në rrugë u ndesha me kolegen time, e cila parkoi makinën dhe u bashkua me Lexo më tej

KOSOVA PA RUGOVËN DO TË ISHTE BËRË SI PALESTINA

KOSOVA PA RUGOVËN DO TË ISHTE BËRË SI PALESTINA Nga Xhafer Leci Më 17-07-2014  tek Koha.net, E. Robelli kishte shkruar një shkrim me titull: “Kosova nuk është pështymore për bijtë e Ibrahim Lexo më tej

MAZHORANCA DHE OPOZITA NË UNISON

Nga Elida Buçpapaj, VOAL   Mazhoranca dhe opozita janë në unison. Sado absurd që të duket ky fakt, kur ke para sysh se si bëhen mish për qofte në Kuvendin e Shqipërisë, Lexo më tej

Islami Sisters placed on administrative leave after 30 years working at the Voice Of America (Anglisht)

By Mërgim Korça The two legendary journalist sisters, Isabela (Islami) Çoçoli and her sister Zamira (Islami) Edwards, have been placed on Administrative Leave at the Voice of America. This announcement rightly spurred Lexo më tej

 

’DHIMBË E BUKUR’

  UNIONI I SHKRIMTARËVE DE I KRITIKËVE SHQIPTARË

Reshat Sahitaj – Begzad Baliu

DHIMBË E BUKUR’

Homazh për Ali Podrimjen (1942-2012

Prishtinë, 2012

 

PËRMBAJTJA

Parathënie

Reshat SAHITAJ

ALI PODRIMJA – PRINCI I POEZISË SHQIPE

Të nderuar kolegë1, ora e sotme letrare dallon prej orëve të tjera letrare që ne i kemi mbajtur. Sot, në mesin tonë mungon ai të cilin të gjithë e kemi dashur dhe i cili ishte inspirim yni, Princi i Poezisë Shqiptare ALI PODRIMJA. Ai fizikisht u nda prej nesh, mirëpo do të jetojë me ne përmes vargjeve të tij dhe kujtimeve tona për të.

Çdonjëri që sot është prezent në këtë orë letrare, dhe shumë të tjerë, të cilët nuk kanë pasur mundësi të vijnë për të ndarë dhembjen dhe për t’i thënë Lamtumirë Ali Podrimjes, ndjejmë dhembje për humbjen e papritur të poetit tonë. Secili prej nesh në thellësi të shpirtit ruan kujtime për çastet që kemi kaluar me Ali Podrimjen. Ato ishin momente të këndshme diskutimesh letrare, po edhe çaste e momente të bezdisshme, të cilat kushtëzoheshin prej jetës sonë, përditshmërisë sonë dhe doemos një prirjeje aktive të mikut tonë, e cila kushtëzohej prej shqetësimeve të brendshme të tij.

Aliu krijonte ditën dhe natën, ulur dhe në ecje, ai kurrë nuk ishte pasiv. Poezinë e tij të sapo shkruar na e lexonte jo vetëm në kafene e rrugë, po edhe përmes telefonit, pa e shikuar se ç’kohë e natës apo e ditës ishte. Për Aliun nuk ekzistonte dita e as nata, ai jetonte në botën e tij krijuese, botë plot imagjinatë dhe intuitë, që kurrë nuk e linte të vetmuar.

Sot, po e ndjejmë mungesën e tij. Sot, madje edhe bezdisjet e tij të herëpashershme po na mungojnë!

Sot, në këtë orë letrare, në shenjë respekti dhe përkujtimi do të lexohen krijimet tuaja, që ju të dashur shkrimtarë, ia keni kushtuar Ali Podrimjes, sa ishtim bashkë, apo që i keni shkruar në çastet e para të marrjes së lajmit për ndarjen e tij nga ne. Sot, do të bëni që me fjalën tuaj, me vargun e ndjenjave poetike, Ali Podrimja të gjallojë në zemrat tona dhe në zemrat e secilit shqiptar.

Nuk jemi mbledhur këtu të vajtojmë për Princin e Poezisë Shqiptare, Ali Podrimjen, por t’i këndojmë atij, që tërë jetën i këndoi popullit të tij, që nga rinia e tij e hershme kur shkruante “Kosova është gjaku im që nuk falet”.

Këto dhjetë vitet e fundit, Ali Podrimja ishte në kontakt dhe aktivitete letrare të vazhdueshme me Smajl Smakën, Shaqir Foniqin dhe me mua, por Ali Podrimja ishte në kontakte dhe aktivitete të vazhdueshme me secilin prej jush, kudo dhe kushdo që e ftonte, për të marrë pjesë në aktivitete letrare. Pra, askush nuk duhet të ketë pretendime se Aliu ishte vetëm yni apo vetëm i tyre sepse Ali Podrimja ishte i të gjithëve.

Ali Podrimja jetoi për poezinë dhe vdekja e mori në Festivalin e poezisë, një rast ky i jashtëzakonshëm, që i takon vetëm poetit të vërtetë, sikur ishte Ai.

Begzad BALIU

LAMTUMIRË POETIT ALI PODRIMJA

E nderuara Familje Podrimja,

I nderuari z. Adem Demaçi, z. zëvendësministër Hajdin Abazi,

I nderuar z. Vehap Shita, z. Ramiz Kelmendi, z. Rexhep Ferri

Të nderuar miq dhe kolegë të poetit Ali Podrimja2

Jemi tubuar sot nga Unioni i Kritikëve dhe Shkrimtarëve Shqiptarë që t’ia themi Lamtumirën e fundit poetit Ali Podrimja. Unioni i Kritikëve dhe Shkrimtarëve është njëri prej institucioneve kulturore ndërkombëtare, në të cilin mjeshtri ynë gjente strehën e tij prej miku dhe krijuesi, prandaj mes tij dhe kësaj qendre kulturore, që i krijonte hapësirë veprimi, respekti nuk u shua deri në fund.

Po ndahemi nga poeti, i cili na la pa i mbushur të 70-tat, sado, po të na pyesnin vetëm pak ditë më parë, rrallë prej nesh do ta besonim moshën e tij. Ai ishte prej atyre miqve të përditshmërisë së qytetit tonë dhe botës shqiptare, i cili kudo reflektonte një botë të pasur ndjenjash të hareshme, sado poezitë e tij kishin kaq shumë dhembje dhe togfjalësha me këtë sintagmë, ku njëra prej fjalëve, simboleve a metaforave, doemos lidhej me vdekjen dhe dhembjen që shkaktonte ajo.

E kuptueshme për ata që e kanë njohur biografinë e tij, biografinë e familjes së tij dhe doemos biografinë e popullit të tij!

I lindur rreth 70 vjet më parë (28 gusht 1942, në qytetin e Gjakovës), Ali Podrimja u rritë me dramën e madhe të dhembjes krenare, sikur shprehej jo vetëm ai, po edhe i gjithë brezi i tij.

Pas përpjekjeve të tij prej gjimnazisti në Gjakovë, ku poezia po i sillte famë mes popullit të tij, por edhe shqetësime me sigurimin shtetëror, ai vazhdon studimet në Universitetin e Prishtinës, për t’u bërë njëkohësisht edhe njëri prej bartësve të jetës krijuese dhe artistike në institucionet më të rëndësishme letrare të Kosovës, në gazetën Rilindja (1966), dhe sidomos në redaksinë e botimeve të Rilindjes (1976 -). Në këtë institucion, i cili për shumë dekada ishte sinonim i arritjeve kulturore të botës shqiptare në ish-Jugosllavi, Ali Podrimja realizon synimet më të larta të përpjekjeve të tij kulturore e artistike deri në vitin 1989, por njëkohësisht edhe përjeton rrënimet materiale e shpirtërore të popullit shqiptar në Kosovë nga regjimi serb pas vitit 1990.

Për disa dekada me radhë Ali Podrimja ishte njëri prej përfaqësuesve më të përhershëm të krijimtarisë letrare jo vetëm në hapësirën shqiptare, po edhe në botën letrare, prandaj në vitin 1996 ai u zgjodh anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Pa dashur që në këtë fjalë rasti të merrem me veprimtarinë e tij të pasur letrare, këtu dua të theksoj tri periudha letrare, të cilave jo vetëm ju ka takuar, por edhe identifikohen gjerësisht me veprën letrare të tij.

Në periudhën e parë, vitet ’60, Ali Podrimja do t’iu bashkohet këngëtarëve të fatit të vështirë të popullit shqiptar. Poezitë e tij, si edhe proza poetike janë elegji të dhembjes së trashëguar brez as brezi. Veprat e tij të kësaj periudhe3, do t’ia falin poetit atë me të cilin ëndërronte brezi i tij, misionin e poetit, një ëndërr të cilin ai nuk e braktisi deri në fund të jetës së tij, mbase edhe me mënyrën se si u nda nga ne. Nuk i mbeti borxh në këtë drejtim as poezia. Vargu i tij poetik Kosova është gjaku im që nuk falet, u bë simboli më emblematik i poezisë shqiptare, po edhe sinonim i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për Çlirim nga ish-Jugosllavia.

Periudha e dytë e krijimtarisë së tij përfshin vitet ’70-‘80 të shekullit XX, në të cilën poeti ynë do të shquhet me dy veçori letrare: e para me mënyrën se si e refuzoi krijimtarinë poetike në frymën e realizimit socialist në letërsi dhe me mënyrën se si e krijoi poezinë moderne shqipe, sado nuk arriti të lirohet prej simboleve etno-folklorike të botës shpirtërore e materiale shqiptare4; dhe e dyta me realizimin e veprës Lum Lumi, 1982, njërës prej veprave, pa dyshim më të mira të letërsisë së shekulli XX. Lexuesi shqiptar apo i huaj, një ditë mbase nuk do të mund t’i perceptojë shumë simbole etno-historike të poezisë shqipe, por zor se do të mund të vjen ajo ditë apo ai shekull, kur lexuesi shqiptar apo i huaj, nuk do ta përjetojë dhembjen, të cilën Poeti ynë e ka ngritur në kategori universale: dhembjen për Lumin. Për shkak se gjatë kësaj periudhe Ali Podrimja ia ka lënë letërsisë shqipe njërin prej simboleve më me ndikim në letrat shqipe, sot mund të thuhet se misioni i tij letrar gjatë kësaj periudhe dhe misioni i tij prej poeti është përmbushur plotësisht.

Periudha e tretë përfshinë krijimtarinë e tij të dy dekadave të fundit5, në të cilën bashkohen elemente të periudhës së parë: disa nga simbolet dhe motivet elegjiake; dhe të periudhës së dytë: filozofia ekzistencialiste dhe disa nga temat e motivet nacionale. Rrethanat historike me të cilat ndeshet populli shqiptar, tek poeti sikur ridimensionojnë edhe konceptet e tij për poezinë dhe poetikën e saj. Për ta përmbushur misionin e tij, ai përveç poezisë shkruan edhe prozën6 dhe veçanërisht esenë7, sado, fjalësi dhe togfjalëshi i tij treten në mënyrë të padiktueshme nga poezia në ese dhe anasjelltas.

Gjatë gjithë krijimtarisë së tij letrare, Ali Podrimja do të shquhet edhe me disa nga veçoritë krijuese me të cilat nuk do të veçohen edhe krijues të tjerë të brezit të tij. Me veprat e para ai do të shquhet për ndikimin e tij në mjedisin ku krijon, me veprat e mëtejme madje do të shquhet paralelisht: në ambientin gjuhësor të ish-Jugosllavisë8 dhe në botimet e letërsisë së Kosovës në Shqipëri,9 duke e vënë madje atë në krye të vëllimeve antologjike10, ndërsa nga vitet ’70 e deri në fund, krijimtaria e tij letrare do të reflektojë edhe në botimet letrare në gjuhën frënge, gjermane, angleze, polake, italiane, rumune, greke, hungareze, lituane, suedeze, ruse, arabe etj.

Që nga vitet ’60 e deri në fund, zor të gjendet një vëllim antologjik, një përfaqësim sado modest i poezisë shqipe në revista letrare, në të cilin të mos jetë përfaqësuar edhe Ali Podrmija11. Që nga kjo kohë, zor të gjendet një Festival sado i madh apo i vogël i poezisë evropiane, e të mos jetë ftuar edhe Poeti ynë.

Poeti Ali Podrimja, nuk ishte vetëm autori i përzgjedhur i botimeve antologjike, por edhe autor e bashkautor i botimit të shumë vëllimeve antologjike në gjuhën shqipe12 dhe në gjuhë të huaja13.

Si i tillë me kohë dhe në mënyrë aktive ai është bërë poet i vlerësuar nga kritika letrare shqipe dhe evropiane14. Në të vërtet, duke mos qenë krijues që më parë se sa me veprën, ndikimin e tij në mendimin kritik e krijon edhe me jetën, Ali Podrimja, si pak shkrimtarë të mëdhenj të letërsisë shqipe, më parë se sa me biografinë, në kritikën letrare është shquar për vlerat estetike të poezisë së tij. Pra, ai është bërë sinonim i klasikut të poezisë shqipe të shekullit XX.

Ka shumë vjet që disa nga poetët e letërsisë shqipe i cilësojmë si bohem të saj. Këtë nuk ia kemi atribuar Ali Podrimjes deri më tash, për faktin se e kemi ndjerë më ndryshe nga ata poetë, që krijimtarinë letrare dhe jetën njëkohësisht e bënin pranë një gote dhe nën strehën e një kafeneje të qytetit.

Sot ndoshta pritet të themi se kemi gabuar dhe ndoshta është koha ta përmirësojmë këtë gabim, por jo. Sot është koha ta themi atë që i takon Podrimjes. Ai jetonte si poet, pra gjithnjë duke shkruar; na takonte jo si bohem i poezisë, po si krijues që të fliste vetëm për poezinë; që i besonte asaj që ta thoshte (në të vërtetë që e kishte krijuar ndoshta vetëm pak kohë më parë) dhe që i besonte asaj që ia thoshe për poezinë e tij; që besonte se me poezinë i kontribuonte shoqërisë dhe popullit të tij; që bëhej bashkëvuajtës dhe qëndrestar i popullit të tij; që e shikonte të kaluarën dhe të ardhmen e popullit të tij kryesisht vetëm përmes vargut letrar; që e jetonte poezinë kudo dhe kurdo. Për shkak se, poezinë e tij e shihte si mision, por jo veten si misionar, sepse në jetën e tij ishte tepër modest, sot për të mund të thuhet se ai nuk ishte poet bohemësh, por ka një veçori, të cilën zor ta gjejmë në biografinë e të gjithë poetëve, pavarësisht sojit të tyre: vdekjen e tij, për të cilën sigurisht nuk ka pse të thuren mistere, por ka arsye për të ndërtuar imazhin e krijuesit që nuk ka një kufi, një fund, një datë, një moshë, si dhe një model tepër origjinal të të nxënit të vdekjes, dhe të cilit i përgjigjet edhe një varg i poezisë së tij: Mora rrugën të takoj njeri!15

Pra, ai ecën, është në rrugë dhe nuk ka kush të mos e besoj këtë! Lexuesit e tij e dinë ku është nisur Ali Podrimja: drejt Yllit të tij, drejt simbolit të tij jetësor dhe krijues: Lumit. Dhe në asnjë mënyrë a variant nuk do ta ndalin atë.

Prandaj, në këtë rrjedhë, në këtë rrugë të përjetshme, të cilën e ka trasuar disa dekada më parë me jetën dhe poezinë e tij, miqtë e tij bën, që sot, të thonë vetëm një përshëndetje për të: Lamtumirë!

Prishtinë, më 23. 7. 2012

 

PASTHËNIE

Zhdukjen e Ali Podrimjes nga festivali i poezisë mesdhetare “Voix de la Méditerranée”, në qytetin e Lodève në Francë, fillimisht e morëm si në shaka, sepse mendonim se Aliu ishte takuar me ndonjë bashkatdhetarë që jeton në Francë. Smajl Smaka kishte telefonuar në Francë, për t’u njoftuar më shumë se a ishte kthyer Aliu në hotel, dhe kur u kuptua se Aliu nuk ishte kthyer, fytyrat tona morën pamje të zymtë. Smajl Samka dhe Behare Rexhepi, shkuan edhe njëherë lart në zyrën e Smajlit, në mënyrë që Beharja të bisedonte me telefon më drejtorin e festivalit, e të merrej vesh më saktë për fatin e Aliut, për të cilin tani filluam të shqetësoheshim. Organizatori i festivalit në Francë, i tha Behares që Aliu ishte zhdukur dhe për të bërë kërkime përmes policisë franceze duhej autorizim i njërit nga anëtarët e familjes se tij. Lajmi mori dhenë! Të nesërmen policia franceze kishte gjetur trupin e pajetë të Aliut.

Lajmi për vdekjen e Ali Podrimjes, ishte një lajm befasues për të gjithë ata që e njohën Aliun nga afër. Askush nuk do ta kishte imagjinuar se trupi i Ali Podrimjes do të kthehej pa jetë në Kosovë, sepse Aliu kishte kondicion fizik dhe nuk paraqiste ndonjë shenjë të veçantë dobësimi të shëndetit të tij, pavarësisht se ai po i mbushte të shtatëdhjetat.

Lajmi për vdekjen e Ali Podrimjes, kishte shkaktuar dhembje në mesin e qytetarëve të Kosovës e veçmas në komunitetin artistik. Krijuesit mbushnin faqe të tëra të gazetave dhe të internetit me poezi që ia kushtuan poetit dhe mikut të tyre shumë dashur.

Sikur ndodh përgjithësisht me institucionet që ju ka takuar poeti, ato organizojnë takime lamtumirëse për të. Një Akademi përkujtimore e organizoi Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, anëtar i së cilës ishte, ndërsa një takim letrar lamtumirës e organizoi Unioni i Kritikëve dhe Shkrimtarëve Shqiptarë, të cilin Ali Podrimja, dy vjetët e fundit e kishte përfaqësuar në disa aktivitete ndërkombëtare.

Me këtë rast, ne ju bëmë thirrje publike shumë poetëve që të dërgojnë që më parë krijimet e tyre kushtuar Podrimjes edhe përmes formave elektronike. Brenda 24 orësh në adresën tonë erdhën disa qindra poezi, skica, kujtime, poema, vlerësime, tekste, informata publicistike etj., nga të gjitha trevat e hapësirës shqiptare dhe nga diaspora jonë, të cilat as përafërsisht nuk kishte mundësi të lexoheshin. Para një situate të tillë vendosëm që gjithashtu një pjesë të zgjedhur të tyre t’i përmbledhim në një vëllim, që nuk është asgjë tjetër veçse vazhdim i orës lamtumirëse, të organizuar më 24 korrik 2012.

Numri i poezive, kujtimeve dhe eseve të ndryshme kushtuar Ali Podrimjes, është i madh, aq sa do na duhej të bënim një libër shumë voluminoz, prandaj zgjodhëm vetëm një pjesë të tyre, të shkruara në shenjë kujtimi me rastin e vdekjes dhe jo poezi të shkruara vite dhe dekada më parë, ndërsa ne u përcaktuam vetëm për ato që janë shkruar pas lajmit të vdekjes së tij. Të tjerat shpresojmë të zënë vend në një vëllim tjetër më vete. Për përgatitjen e këtij vëllimi kishim parasysh disa parime:

* Ali Podrimja është njëri prej poetëve me fondin më të madh të poezive përkushtuese për miq dhe të tjerë, prandaj edhe poezitë e shkruara për të nuk kanë munguar, mirëpo për këtë vëllim vendosëm të botojmë vetëm ato poezi që i janë kushtuar poetit me rastin e vdekjes;

* Vendosëm të përfshijmë tekstet e shkruar nga miqtë e tij, me të cilët ka kaluar pjesë të veçanta të kohës, sado disa prej tyre nuk i plotësojnë premisat poetike, të domosdoshme për një botim thjesht letrar e artistik;

* në këtë botim vendosëm të përfshijmë: poezi, kritikë, eseistikë dhe madje publicistikë, të cilat paraqesin momente të veçanta të jetës dhe të veprës së Ali Podrimjes, po jo edhe tekste thjesht informative;

* në adresën tonë, kanë ardhur shpesh më shumë se një tekst letrar: poezi, kujtime, tekste publicistike dhe vlerësime kritike, kujtime, ese, përsiatje, skica etj. nga i njëjti autor, për ç’arsye vëllimi shkonte në rreth katërqind njësi, me rreth gjashtëqind faqe (tekste në gjuhën shqipe, frënge, angleze, italiane, malazeze, boshnjake, serbe, maqedonase etj., por vendosëm që në këtë botim homazh të përfshijmë vetëm një numër tekstesh të zgjedhura, me qëllim që të përfshijmë sa më shumë miq të Ali Podrimjes,.

Botimi i teksteve është bërë sipas radhës alfabetike, të emrit të autorëve të tyre, ndërsa për t’i ndërlidhur të gjitha këto edhe me veprën e Ali Podrimjes përdorëm një nga titujt e veprës së tij poetike “Dhimbë e bukur”.

Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë

1Fjala e hapjes së takimit lamtumirës për Ali Podrimjen, organizuar nga Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, më 24 korrik 2012.

2Fjalë lamtumirëse për Ali Podrimjen, në takimin e organizuar nga Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, më 24 korrik 2012.

3Thirrje (1961), e cila u përkthye dhe u botua vetëm pak vite më vonë edhe në gjuhën serbe (1968); Shamijat e përshëndetjeve (1963); Dhimbë e bukur (1967); Sampo (1969).

4Torzo (1971); Hija e tokës (1971); Folja (1973); Credo (1976); Poema (1979); Sampo 2 (1980); Drejtpeshimi (1981); Lum Lumi (1982).

5Fund i gëzuar (1988); Zari (1990); Në bisht të sorrës (1994); Buzëqeshje në kafaz (1994); Burgu i hapur(1998); Ishulli Albani (1999); Dielli i zi (2000); Burgu i hapur (1998), Harakiri (1999) etj.

6Loja nën diell(1967); Burgu i hapur (1998); Fundi i mitit (2007)

7Tkurrja e Atdheut (1996); Libri që nuk mbyllet (2001); Letra nga të vdekurit (2004); Sfidë Harrimit (2006).

8 Serbokroatisht: Dozivi, (1968), U bogus u nazeli zmiju (1972), Zatim bello (1978); maqedonisht: Lili i našata sloboda (1968), Sonot sto produluva (1978); sllovenisht: Suzenj pesmi (1976); hungarisht: Nungatalan Ko (1988).

9 Veprat e tij Thirrje, (1972) dhe Poezi, (1986), si dhe botimet antologjike: Për ty, poezi nga Kosova (1970); E di një fjalë prej guri, poezi nga Kosova, (1972); Heshtja e një kohe, poezi nga Kosova (1976); Vendlindja ime, vjersha të poetëve nga Kosova (1980); Qëndresa e emrit, poezi nga Kosova (1981); Kur buzëqesh nëna ime, poezi nga Kosova, (1984); si dhe në antologjinë në gjuhën greke: 

10 Shih, dy antologjitë e para të poezisë shqipe, të botuara në Tiranë, në fillim të viteve ’70: Për ty,Poezi nga Kosova, përmblodhi dhe redaktoi Pandeli Koçi, 1970, f. 124. Përmbledhja hapet me hyrjen “Dy fjalë“, f. 3-5 dhe më pas përfshihen poetët sipas kësaj radhe: Ali Podrimja, Azem Shkreli, Din Mehmeti, Enver Gjergjeku, Esat Mekuli dhe Nebih Muriqi; E di një fjalë prej guri, poezi nga Kosova, redaktuar nga Pandeli Koçi, 1972, f. 264. Përmbajtja: Ali Podrimja, Azem Shkreli, Besim Bokshi, Din Mehmeti, Enver Gjerqeku, Fahredin Gunga, Ibrahim Kadriu, Jakup Ceraja, Latif Berisha, Muhamet Kërveshi, Milaim Berisha, Nexhat Pustina, Qerim Ujkani, Rrahman Dedaj, Rahmi Tuda, Rifat Kukaj dhe Shime Dëshpali.

11Shtigjet e qëndresës (1961); Pesme gorke i ponose (serbokroatisht, 1962); Panoramë e letërsisë bashkëkohore shqipe në Jugosllavi (1964); Pravostoina (maqedonisht, 1968); Tregime të moçme shqiptare (1969); Për ty (1969); Rrëfimi i njeriut me samar (1970); Antologji e lirikës shqipe (1970); Cormoran y delfin (spanjollisht, 1970); E di një fjalë prej guri (1972); Trolli betohet 1975, Bescheingter Stein (gjermanisht, 1976); Regen in einer Legende (gjermanisht, 1977); Antologji e poezisë së sotme shqipe në Jugosllavi (1977); Oçi marena (serbokratisht, 1978); Arnavut siiri antolojisi (turqisht, 1979); Sla po suncu (sllovenisht, 1979); Antologija i komentuari savremene jugosllavenske misione poezije (serbokroatisht, 1980); Antologji e poezisë jugosllave (turqisht, 1980); Ludi bez oružja (serbokroatisht, 1985); Iz savremene albanske poezije (serbokroatisht, 1985); Pisatelji za demokracijo (sllovenisht, 1989), Antologjia e poezisë së përshpirtshme shqipe (1999); Poezia del Kossovo (italisht, 1999); Gui anh ngoi Kosovo (vietnamisht, 1999); Antologji e poezisë shqipe (2000); Katër poetë (2000).

12Taka të larta – Antologji e poeteve kosovare (2000); E frikshme dhe e bukur (2003); Eni vjen prej çamërie (2003); I kujt j, atdhe (2003); Një gur i arë (2005).

13Vertikale (kroatisht, 1970); Duboko je korijenje (kroatisht, 1970); Le parole rinato (italisht, 1970); Kiša u jednoj legendi (serbokroatisht, 1973); Bez glagola (kroatisht, 1978); Poezia acontemporano din Yugolavia (1978); Poeti albanesi in Jugoslavia (italisht, 1978); Degë e piukëlluar (gjermanisht, frëngjisht, anglisht dhe arabisht, 1979); Poezia revolucionare e popujve të Jugosllavisë (1981).

14 Veç tjerash Ali Podrimja ka marrë çmimin ndërkombëtar “Nikolas Linao” (Shtutgart) në Gjermani (1999); çmimin ndërkombëtar “Liburnia” në Durrës (2005); ndërsa më 2006 zgjidhet në mesin e 400 poetëve më të mirë të Europës së shekullit XX, në revistën ndërkombëtare italiane “Poesia”.

15Lum Lumi, Prishtinë, 1982, f. 7.

Ky shkrim është lexuar 162 herë!

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

RadioEmigranti

facebook comments:


Leave a Reply