Nga Gëzim Llojdia
Autostrada e jugut është një udhë e gjerë që përshkon krejt luginën e Vjosës. Autostradën e jugut e morra rreth orës 5.30. Nisemi nga qyteti i flamurit rreth orës 5. Përpara kemi udhën e gjerë me disa korsi ndarëse dhe krahun tjetër të autostradës Levan –Vlorë me gjatëësi 24 km.gjerësi 35m me 4 korësi.
Një mëngjes i përpuqtë .Dielli zbardhëron dhe të prek me shikime vajzërisht.Tek rreth rrotullimi i Levanit kthehemi dhe rrugëtojmë drejt jugut .Austrada Levan Damës është fringo e re,thuhet në gjuhën e popullit. Është nj udhë ku rrotat e automobilit shkasin nën ziftin e zi. Kilometrat epara na tregojnë rrugë përshkrimin drejt një zone bujqësore ku hapen fusha pambarim të mbjella të sistemuara dhe të selitura nga dora meraklie. Syri të rok një Myzeqe të fshehur ,që do të mund t zbulosh vetëm nëse udhëton nëpër udhë të re në këtë autostradë ku fluksi më i madh i automjeteve do të jetë në dy pika kyçe. Në stinën e dimrit që përkon me ardhjen e emigrantëve në atdhe dhe në zheg të verës ,kur emigrantët i kalojnë pushimet në vendlindjet e tyre. hëojmë disa të dhëna të rëndësishme:Fillimi i punimeve ne një nga segmentet me te rëndësishme, Levan-Tepelenë të Korridorit, Veri-Jug ka marrë udhë në fund të vitit 2008 dhe financohet nga BEI dhe BERZH me vlere rreth 70 milionë euro. Rruga Levan – Tepelene ka gjatësi 70 km dhe është e projektuar me dy kalime, sipas standardeve evropiane te Rrugëve Nacionale. Gjerësia e asfaltuar e rrugës është 10.5 m (2 korsi me 3.75 m dhe 2 bankina me 1.5 m). Projekti me vlere 2 milion euro është hartuar ne vitin 2004 nga kompania franceze Scetauroute. Segmenti rrugor Levan-Tepelenë është i ndare ne dy lote, loti I, Levan-Dames me gjatësi 37.5 km me vlere 39.1 milion euro, dhe loti i II, Dames-Tepelene me gjatësi 32.5 km dhe vlerë 28.6 milion euro. Shpejtësia e parashikuar varion nga 80 deri ne 100 km. Ne seksionin e pare Levan – Dames, punimet kryhen nga firma italiane Todini Construzioni Generali, ndërsa per seksionin e dyte nga Dames ne Tepelene punimet kryhen nga firma austriake Alpine Bau Gmbh. Trafiku ekzistues ne kete aks eshte 3500 mjete ne dite, ndersa ne vitin 2015 trafiku ne aksin Fier-Tepelene parashikohet te arrije ne 6000 mjete ne dite.
Cila është shpejtësia që shënojë :rreth 90 km ndonëse pranë më shkojnë automobila luksi me shpejtësi ere. Dua të pyes :përse nxitojnë këta udhëtar,çfarë i nxit që makinës ti nxjerrin fundin ,kur mund të rrezikosh edhe jetën. Nuk është vetëm rruga por edhe automjeti faktor.
Nga sytë tanë janë fshehur këto fshatra nëse kjo autostradë nuk do të ndërtohej atëherë sdo ti kishim fare në kujtesë .Është një zonë bujqësor tepër e zhvilluar që rritet shëndetshëm edhe për shkakun domethënës, Lumi Vjosa ,ky lum i bekuar siç janë të gjithë lumenjtë ,u shton prodhimet me ujërat e tij. Ndalemi në anë të tij. Një stacion pompimi në horizont. Mërmërima e Vjosës është ledhatuese. Vjosa është lumi i këngës për këngëtarët dhe lumi i jetës për banorët e këtyre viseve jugore. Vjosa buron në veriperëndim të Greqisë më saktësisht në Epir derdhet në Shqipëri . Lumi ka një gjatësi prej rreth 272 km, prej të cilave 80 km në territorin e Greqisë, kurse rreth 192 km brenda territorit të Shqipërisë. Vjosa rek zona me një sipërfaqe prej 6.706 km², 4552 km² brenda kufijve të Shqipërisë. Prurja mesatare e ujërave në grykëderdhje është rreth 204 m³/s. Syri na kap vështrimin e qytetit ilir Amantia .Mali më i lartë është Tartari ku gjendet Kurora e shenjtë e Kudhës-Gërhotit. Ndërkaq kur perifrazon fjalën kurorë shqiptimi bëhet qartësisht se jo i gjithë mali i Tartarit është i shenjtëruar por vetëm kurora e tij pra pjesa që përmbledh rrezja kur u bëka nga një dervish safi që i përkiste tarikatit bektashi. Ka male që krijohen si të tillë dhe të tjerë që bëhen nga shenjtorët. Komuna Sevaster:Ndarja administrative e komunës Sevaster përfshinë :fshatrat Sevaster,Glombas,Dushkarak,Shkozë,Mazhar,Plocë,Lezhan,Amonicë.Komuna Sevaster disponon këto të dhëna gjeografike e demografike. Sipërfaqja km 90.7. Përqindja që zë në rrethin e Vlorës 0.06 %. Popullsia 3414. Përqindja e popullsisë në rreth 2.32 . Dendësia 37.2 banor/km. Ndër resurset që ka kjo komunë janë:Pyje 1772ha. Burimet ujore sipas një studimi si komunë janë me prurje 15l. Lumenj dhe përrenj që përfshinë kjo komunë është lumi Vjosë me 2100/s. Sipërfaqja e tokës sipas përbërjes kadastrale. Gjithsejtë ha 9140 ha. Sip e punueshme 2006 ha,arë 1670 ha,pemëtore 229,ullishte 61,vreshta 46,pyje 1772,livadhe 1294ha. Ujësjellës-Ploçë pozicioni i burimit quhet Gura,lloji i burimit malor,prurja në l/s 1 me rrjedhje të lirë në 24 orë. Me gjatësi 3000 por që është jashtë përdorimit. Shëndetësia 1 qendër shëndetësore,3 ambulanca,4konsultore..Dikur zona quhej Kudhës Gërhoti. Qyteti nga kohët e antikitetit është Amantia. Epiqendra e qytetërimit në një zonë të tillë kodrinore gjendet në lartësinë 613 m mbi det .Në këtë pikë pozicionohet kodra më e lartësuar ku fillojnë rrënojat e qytetit antik,duke pësuar shtrirje në kohë nëpër sheshet e tarracave. Kodra ku ka jetuar për 1 mijë vjeçar qyteti ilir i Amantias ka formë koni. Ajo është pjesë e veçuar nga vargmali,që përthyhet me një përrua.Vendit, ku vendasit e kanë quajtur “Kurorë “ pra është kurora e malit ka një rrugë qorre ndësra udhëtimi kryhet me kafshë nga përroi deri në kurorë në këmbë mbanë 3 orë nëpër një udhe ku rrihet shpesh nga besimtarët ,nga fakirët dhe të tjerë njerëz të devotshëm, që shkojnë tek Tyrbja e Baba Hamza Kurorës.
Fusha e Shkozës gjendet në këtë drejtim .103 km nga kryeqyteti. Në këtë pikë po ndërtohet dhe një hidrocentral. Ai quhet hidrocentrali i Kalivaçit dhe një ndër më të mëdhenjtë, që do të shfrytëzoj ujërat e lumit Vjosë.
Autostrada jugut është një ndër udhët e rralla ku udhëtari mund ta përshkoj si turist për të vizituar vende turistike si Pocemi. Shqipëria ka vende të bukura por që këto bukuri na kanë munguar kaq gjatë ,këto visare kanë qenë të fshehura gjegjësisht nën “ stomakun e varfërisë”.
Ky shkrim është lexuar 26 herë!
Share and Enjoy

