Flluskat e sapunit

Arrestimi i zotit Hajredin Fratari Nga Reshat Kripa   A i keni parë flluakat e sapunit? Ato i fryjnë fëmijtë dhe pasi lodrojnë disa minuta në ajër pëlcasin dhe nuk lenë asnjë Lexo më tej

Kur historinë e shkruajnë profesionistët

Nga Kujtim Mateli Lexuesi ka nëpër duar librin më të ri të studiuesit përmetar Dhimitraq Lole ” Përmeti 1912-1939″. Libri është një studim dinjitoz që analizon jetën ekonomike e shoqërore, politike e Lexo më tej

Po të ishin unike qeveritë e Shqipërisë dhe e Kosovës, a do të kishte mundur UEFA t’i diskriminoj shqiptarët?

Nga Asllan Dibrani   Mediat ndërkombëtare u skandalizuan   me padrejtësinë, por pa efekt  zyrtar    qe u referua nga UEFA qe  vendosi ngjarjen skandaloze në stadiumin e Beogradit ta kthejë në favor të Lexo më tej

Referimi përcakton pritshmëritë

Nga Albi Xhunga   “Edi Rama po vepron keq, po tregon arrogancë me reagimet apo mosreagimet e tij? Ndoshta. Por ama Sali Berisha për çështje të ngjashme ka vepruar më keq, është Lexo më tej

Në vitin shkollor 1974-75,fitova dy emra; “ nacionalistë dhe irredentistë“

Avni Krasniqi apo “Profesori“ që  nuk  më  lejonte  të hyj  në  orën e Historisë,  me xhemperin  Kuq e Zi Nga Ramiz Dërmaku Ishte ditë e dielë, muaji shtator i vitit 1974-75, unë Lexo më tej

Islamizmi ekstrem nuk është besim fetar i njerezve normale

Nga Lek Gjoka   Paqja asnjëhere nuk po arrin dot të vijë në planetin Tokë.Pranvera arabe në të vërtetë arriti të largojë disa diktatorë në Lindjen e e Mesme por Siria prej Lexo më tej

Futboll, politikë dhe marrëdhëniet serbo-shqiptare

Nga Dorian Koçi, gazeta Shqip   Vendimi më i fundit i UEFA-s për të dhënë fitore në tavolinë Serbisë 3-0 por edhe për ti hequr tre pikë në renditje, ngjan më tepër Lexo më tej

Droni shqiptar, parlamenti dhe shteti në pampersa

Demokracia në kandar Para tre ditësh në gazetën britanike “The Times” ishte publikuar artikulli se si dy ministra  të Japonisë dhanë dorëheqje, njëra kishte shfrytëzuar parat publike për blerë karmin buzëkuq-kozmetikë,  ndërsa Lexo më tej

Pse na quajnë shqiptarë dhe pse i quajme shqa

Një analizë me shkas nga përmbajtja e liberit të Bardhyl Demirajt”, dhënë nga prof. Anila Omari , Gazeta Sheiptare, dt. 25 Tet. 2014         Komenti nga Vedat Shehu Mora shkas nga përmbajtja e Lexo më tej

Oborri mbretëror shqiptar: Reagimi drejtuar mediave nderkombetare

Nga Oborri Mbretëror   Leter drejtuar sponsorit zyrtar te ekipit kombetar te Serbise, ku kerkohet distancimi nga aktet e dhunshme dhe rasiste qe demonstrohen gjate zhvillimit te ndeshjeve te ketij ekipi. Reagimi Lexo më tej

 

DODONA E VËRTETË DHE ATO TË HAMENDËSUARAT

Në vend të një polemike

Nga Prof. Dr. Resmi Osmani

Resmi Osmani

Çamëria,e ndodhur në kufirin jugor të Ilirisë,me emrin e lashtë Thesprotia,në përbërje të Pelasgjisë, e cila shtrihej në gjithë Greqinë e sotme kontinentale dhe ishullor, është toka e miteve të lashta. Aty gjendet lumi Akeron, ngaku shpirtrat e njerëzve përcilleshin në botën e nëndheshme,Hades. Në Çamëri gjendet Dodona, orakulli i famshëm parahelen që daton në mijëvjçarin e parë e të dytë para erës së re, në epokën e bronzit. Çamëria është vendi mitik i Elimëve, njerëzve gjigandë, gjurmët e të cilëve ruhen deri në ditët tona në legjendat dhe ndërtimet e mureve antike. Duke qënë në kufi të botës greke ku ndërthuren kulturat,mitet dhe legjendat, grekët,bënë të vetat disa nga mitet e pelasgjisë,e më von të Molosisë e Thesprotisë, ndër to edhe Dodonën dhe Akeronin.

Kam lindur pranë Dodonës.Në kërkim të rrënjëve të mia kam shkuar aty,në rrënojat,te lisi i shenjtë. Gjethet e tij fwrfwrinin sit ë donin të rrëfenin mitet e lashta. Që në fëmijëri jam rritur me legjendat për Elimët dhe pashë muret e tyre në Ledhez. Shkova te burimi i Akeronit mitik aty Telemaku, thirri shpirtërat stërgjyshore.

Objekt i këtij shkrimi është Dodona. Jo për arsye krahinore apo sentimentale, por si një opinion në diskutimin e hapur, që i heqin çuditërisht orakullit të Dodonës qytetarinë çame dhe e shpërngulin në vise të tjera shqiptare: Mësuesi savant nga Berati P.Ikonomi, e vendos në malin e Tomorrit, pranë Beratit, Kurse studjuesi përmetar K.Mateli pohon vendosmërisht se ka vetëm një Dodonë dhe ajo është në Dishnicë të Përmetit! L. Muhaj, me të drejtë shtron pyetjen: Sa Dodona kishte Pellazgjia ? Dhe jep opinionin e saj.

Orakulli i shenjtë i Dodonës dhe vendndodhja.

Për dodonën është shkruar e folur shumë,prandaj,në këtë shkrim që ka karakter popullor dhe jo akademik, do të mjaftohem vetëm me të dhëna themelore për të hedhur dritë mbi këtë tempull të shënjtë. Sipas Herodotit, Dodona ishte orakulli më i vjetër në gjithë Greqinë(kupto pellazgjinë),i datuar në epokën parahelenike, e krijuar në mijvjeçarin e dytë p.e.r. I njëkohshëm me të ishte orakulli i famshëm i Amonit(Zeusit) në oazin e Shivas të Libisë. Orakulli i dedikohesh dy hyjnive: Zeusit, Zotit të Rrufeve, zot i Olimpit dhe Perëndeshës Nënë,e identifikuar si Diona apo Rea ose Gaia. Fillimisht njihej me emrin orakulli i Zeusit Molos ose Zeusi Naios , që do të thotë I shenjtë apo Hyjnor dhe i Dionës, që në mitologjinë arkaike konsideroheshin si burrë e grua.Epiteti “Molos” le të kuptohet që ai ishte zoti i Molosëve,që ishin një fis ilir i Epirit,çka përjashton çdo përkatësi greke.

Në kohët homerike, tempulli ishte në natyrë, në një lis madhështor që quhej i shenjtë. Për ellazgo-Ilirët kishte tre pemë të shenjta: Ulliri,lisi dhe dafina. Fatthënësit apo fatthënëset,flinin përjashta, mbi truall, me këmbë të palara. Orakullin e jepnin të ulura mbi një gur. Tempulli dhe orakulli që jepej aty, gëzonin famë të madhe dhe aty vinin e kërkonin fatin për të ardhmen apo zhvillimet e pritëshme princër , mbretër e bujarë. Përgjigjet e pyetjeve bazoheshin në interpretimin e fëshfërimës së gjetheve të lisit dhe tingullit të kambanës e cila goditesh nga një shufër bronzi. Përgjigjet ishin të dykuptimta dhe të errëta, i lihej pyetësit që ta gjente më mirë domethënien e përgjigjes së orakullit. Në shekullin e IV p.e.r. u ngrit një ndërtesë e vogël e gurtë, tempulli i Zeusit, brenda së cilës u përfshi edhe lisi. Në këtë kohë, orakulli I Dodonës, mbeti kryesisht si shenjtërore ilire,pasi grekët kishin ngritur orakullin e Apolonit në Delf.

Në shekullin e III p.e.r. Mbreti Pirro i Epirit, që e kërkonte orakullin para ndërmarrjes së çdo lufte, u kujdes për tempullin që ndodhesh nën zotrimet e tij. Ai bëri ndërtime madhështore dhe Dodonën e ktheu në qytet. Rikonstruktoi dhe zgjeroi shenjtëroren e Zeusit dhe ngriti shumë ndërtesa të tjera për festime, stadium për lojra atletike dhe një amfiteatër me 18 mijë vende! Tempulli dhe pemët e shenjta u rrethuan me mure të lartë. Ishte mbreti Pirro që e ktheu Dodonën në qytet,ashtu siç ndërtoi edhe qytete të tjerë(Antigonenë,Berenisen etj.)

Dodona, sado vend i shenjtë, nuk i shpëtoi shkatrrimeve dhe dëmtimeve nga hordhitë pushtuese dhe luftërat. Në vitin 219 p.e.r., rajoni u invadua nga fiset greke të Etolëve, të cilët e dogjën tempullin deri në themele. Më pas, Filipi i v i Maqedonisë, e rindërtoi tempullin më të bukur e më madhështor. Shkatërrimi i radhës u bë nga tributë trakase të Maedëve. Pas pushtimit romak, tempulli u rindërtua nga perandori romak Augusti në vitin 31 të e.r. Në vitin 167 e.r. Dodona ishte katandisur me një lis, megjithatë, pelegrinët vazhdonin të vinin dhe të kërkonin orakullin. Fundi I Dodonës si objekt kulti erdhi në vitin 391 e.r. kur besimtarët fanatikë kristianë e prenë lisin e shenjtë. Në Dodonë u ngrit një bazilikë kristiane dhe u kthye në qendër episkopale. Tempulli i rrënuar i Zeusit të Dodonës, mbeti si një kujtim i epokës së besimit politeist.

Ku është Dodona?

Ndërsa mbeti emri dhe jehona e lavdisë, me kalimin e mijvjeçarëve, rroposjeve dhe ndryshimeve fizike e mjedisore, vendndodhja e Dodonës nuk ishte e përcaktuar. Për gjetjen e saj shfaqi interes edhe themeluesi i shtetit shqiptar Ismail Qemali. Për të saktësuar vendndodhjen, kërkuesit shfrytëzuan burimet e historianëve dhe gjeografëve të lashtësisë. Tre ishin pikat orientuese të këtyre burimeve: Që Dodona gjendej në jugperndim të liqenit të Pambotisë(Liqeni i sotëm i Janinës) që pranë kishte një fushë pjellore që quhej Hollopia(Fusha e janinës) që sot quhet Kastrica dhe se gjendej në një luginë në rrëzë të malit Tommaros. Gërmimet arkeologjike u bënë nga artioti K. Karapanos më 1875.Pas tij gërmimet dhe zbulimet vazhduan nga të tjerë më 1913,1921,1928-32 dhe më pas në vitet 1950, më 1981 organizoi gërmime edhe Universiteti i Janinës. Qyteti i Dodonës doli në dritë, shumë objekte u restauruan dhe gjetjet arkeologjike u ekspozuan në muzeumet e Athinës dhe në Janinë. Dodona gjëndet rreth 20 km. larg Janinës dhe është objekt i vizitave turistike. Kjo është Dodona pellasgjike e çamërisë, paçka se sot territori gjendet nën zotërimin grek, ka qenë dhe mbetet pellasgo-iliro-shqiptare.

Për vazhdimin e mëtejshëm të temës, së pari, duhet të qartësojmë ndarjen e Dodonës, si emër vend dhe Dodonës si tempull. Me kohë ato u bënë sinonime të njera tjetrës: Tempulli dhe vendndodhja. Po ti veçojmë problemi thjeshtohet. Tempulli i Zeusit, zotit të rrufeve dhe Dionës, që shërbente si orakull që në kohët pellasgjike, gjendej në vendin që quhej Dodonë, pranë malit Tomaro, që fillimisht gjendej në natyrë të hapur dhe pa ndërtesë. Dodona duhet trajtuar thjesht si një emër vendi që gjendej në një territor të caktuar të Pellasgjisë e më pas të Moloso-Thesprotisë. I shenjtë,ishte tempulli dhe jo vendi. Pyetja duhet shtruar: A ndodhej tempulli dhe orakulli i shenjtë i Zeusit, zotit pellasgjik në truallin e Dodonës në Çamëri? Kësaj pyetje i japin përgjigje pozitive thuajse gjithë historianët dhe gjeografët e vjetër.

Së dyti, një vështrim i shkurtër mbi besimet pagane politeiste. Pellazgët, më pas grekët, Ilirët dhe romakët, besonin në shumë perëndi e zota duke nisur nga Zeusi dhe hierarkia që rridhte prej tij: Demetra, Apoloni, Afërdita, Athinaja, Poseidoni, Dionisi etj. Çdo familje kishte mbrojtësin e saj sipas zejeve dhe mjeshtërisë, po ashtu edhe qytetet. Këta zota kishin statujat dhe tempujt që konsideroheshin të shënjtë dhe u blatoheshin dhurata dhe therrore. Duke qënë shumë bestytë dhe supersticiozë, njerëzit dhe prijësit, kërkonin spjegimin e ëndrrave dhe fatthënien për ndermarrjet e rëndësishme sidomos ato luftarake. Njerzit në tempuj vendosnin lidhjet shpirtrore me Zotat.Këtij qëllimi i shërbenin vendet e shenjta dhe tempujt që ishin të shumtë dhe të vendosur në vende piktoreske e pika mbizotëruese. Kuptohet, midis tyre, në hapsirën gjeografike të fiseve,kishte nga ato që gëzonin nderim dhe famë më të madhe, ashtu si ndodh edhe sot me të quajturat”Vende të mira” që janë qendra pelegrinazhi si Shnanou në Kurbin,Mali i Tomorrit, Sari Salltiku në Krujë etj. Vimë në përfundimin logjik, që përveç tempullit të Dodonës, që ishte më i vjetri dhe më i famshmi, ka patur shumë e shumë tempuj të tjerë të shenjtë që u shërbenin komuniteteve dhe fiseve pellazgo-Ilire të lashtësisë.

Diaspora TV

Së treti, përdorimi dhe interpretimi i burimeve të lashta historike. Përderisa nuk kemi të tjera, do përdorim ato që gjenden. Por, gjithmonë duhet vendosur një farë distance në besimin e atyre që thuhen dhe mënyrës si thuhen, duke vendosur njëfar relativizmi për shkak të subjektivizmit dhe shkallës së njohjes së subjekteve dhe objekteve të atyre historishkruesve të lashtësisë. Kjo duhet mbajtur parasysh edhe në interpretimin e tyre. Le të marrim thënien e Homerit që Dodonën e vendos në një dimër të ashpër. Homeri jetonte në Azinë e Vogël, vend me klimë të butë. Përfytyrimi i tij, për klimën e një vendi që ndodhesh në veri, në malet e Molosisë, i tillë do të ishte. Le të mbahet parasysh që Janina është 500m.lartësi mbidetare dhe temperature minimale apsolute arrin në -13 gradë Celsius. Mali Tomaro, pas Pindit është i dyti në Epir për nga lartësia mbidetare, maja e tij arrin 2000m. dhe në dimër është i mbuluar me borë. E njëjta duhet thënë edhe për Pindin. Parë në këtë këndvështrim, e thëna e Homerit qëndron dhe është e besueshme. Ose le të shohim të thënën e Stefan Bizantinit, shekulli i VI pas Krishtit “Dodona, qytet I Molosisë në Epir, ku ndodhet Zeusi I Dodonës…” ose të Kostandin Porfyrogjenit, shekulli X pas Krishtit, se kryeqytet i Epirit të Vjetër, është qyteti I Dodonës, ku gjendet lisi që flet për misteret e perëndive. Të dy këta autorë, në shekujt e VI dhe të X flasin për lisin dhe Zeusin, si egzistues dhe të mirëqenë, në një kohë, kur tempulli dhe lisi kishin përfunduar së qeni që në fund të shekujve III-IV pas Krishtit kur u shkatrruan nga kristianët. K.Porfyrigjeni thotë se kryeqytet i Epirit të Vjetër është qyteti i Dodonës. Historikisht, kryeqytete të Epirit kanë qenë: Passaroni, Ambrakia(Arta) dhe Foenike(Finiqi). Pas ngritjes së kështjellës dhe qytetit të Janinës nga perandori bizantin Justiniani në shekullin e VI, ky qytet u bë kryeqëndra e Epirit, pozitë që e ruan edhe në ditët tona.

Objekt diskutimi duhet të jetë edhe gjykimi dhe përcaktimi gjeografik i vendndodhjes. Nga të dhënat e historianëve dhe gjeografëve të vjetër, që edhe në atë kohë dyshoj se nuk kënë qenë fort të sakta, kanë kaluar mijëvjeçarë. Dhe në këto mijëvjeçarë, terrenet degradohen, pyjet shfarosen, burimet shterren, lumenjtë ndrrojnë shtrat, thahen këneta apo krijohen të tjera etj. Si shembull mund të shërbejë Ultësira Bregdetare Perndimore e Shqipërisë. Ajo që është shkruar dy-apo tre mijë vite më parë, nuk mund të shërbejë sot si një pasqyrë besnike e së tashmes. Në këtë gabim ka rënë studjuesi Mateli i cili nuk gjen ngjashmëri të përpiktë të përshkrimeve të lashta me pamjen e sotme, por e gjen ngjashmërinë në Dishnicë të Përmetit.

Dodona pellasgjike dhe Tomorri-zot i pellazgëve.

P.Ikonomi, me përkushtim dhe pas shumë vite hulumtimesh, në vitet 30-të të shekullit që lam, arrin në përfundimin se Dodona pellazgjike ishte në malin e Tomorrit. Ai është nisur nga ajo që shqiptarët Tomorrin në Shqipërinë Qëndrore, madhështor e të dukshëm e kanë konsideruar një mal të shënjtë, front të perëndive, një far Olimpi shqiptar. Çuka e Tomorrit ka qenë vend pelegrinazhi, më vonë me përhapjen e besimit myslyman, bektashinjtë shitë,e shpallën atë seli të shenjtë të Abaz Aliut. Por le të kthehemi te zanafilla e problemit. Mali i Tomorrit, apo “Baba Tomorri” siç e quante Çajupi, me siguri ka qenë një nga vendet e shenjta të Pellazgo-ilirëve dhe më pas të shqiptarëve,ashtu si orakulli Zeusit në Dodonë, por jo vetë Dodona. Deri sot në Tomorr, më sakt në çukën e tij, nuk janë gjetur gjurmë të ndonjë tempulli. Përsa i takon emrit dhe afërsisë së tij me malin Tomaros,duhet pranuar se ato janë me prejardhje pellasge(me bazë nga e “mira”) por janë vende krejt të ndryshme. Gjithsesi, studimi i P. Ikonomit, është ndihmesë e vyer për besimin politeist parakristian në pellazgji dhe Iliri.

Dodona e Dëshnicës në Përmet.

Studjuesi K. Mateli, pas shqyrtimeve të imtësishme të burimeve të shkruara, të historianëve dhe gjeografëve të lashtësisë, interpretimit dhe krahasimeve të vendeve, arrin në përfundimin se : Dodona ka pasur vetëm një dhe ajo është në Dëshnicë të Përmetit.(Republika,3 gusht 2012). Sipas meje është përfundim I nxituar dhe i pa mirargumentuar.Si kundër argument, mund të sjellim interpretimin e argumentave që bën ky autor. Zgjedhja e Dëshnicës është shumë subjektive. Vende të tilla, një luginë, me pyje dushku, një fushë dhe një lumë e një mal kundruall, në Shqipërinë e Jugut dhe atë Qendrore, mund të gjenden me dhjetra në Përmet,Lunxheri, Tepelenë,Mallakastër etj. Dëshnica, është afër Tomorrit, dhe në këtë hapësirë zor se do të kishte dy orakuj njësoj të famshëm. Autori, gjithashtu, pa të dhëna historike, riemron objektet gjeografike të Dëshnicës: fushën e quan “Hellopia”,lumin i “Dodonës” dhe malin e Trebeshinës “Tomaros”. Tempullin e vendos në kalanë e Këlcyrës. Dodona, virtualisht, si të ishte qilim fluturues, është shpërngulur nga vendi i saj në Çamëri, në Dëshnicë të Përmetit. Nuk e përjashtoj aspak rastin që në kalanë ilire të Këlcyrës të ketë patur një tempull, natyrisht kjo duhet vërtetuar. Në shpërndarjen e tempujve të kultit politeist në territorin e Ilirisë, pajtohem me opinionin e L.Muhajt, se ka patur shumë të tillë.Pavarësisht nga përfundimet që nxjerr,studjuesi K. Mateli, në librin e botuar, ka arritur të mbledhë dhe të sendërtojë një dokumentacion të pasur historik për tempullin e Dodonës.

Përfundim

Prirjen e studjuesve për ta shpërngulur Dodonën nga vendndodhja e saj historike në Çamëri, brenda kufirit të sotëm shtetëror të Shqipërisë, edhe pse nisen nga qëllime të mira, e shoh si të dëmshme edhe nga pikpamja etnike, si një ngushtim e rrudhje të trojeve etnike dhe hapsirave Pellasgo-Ilire-Shqiptare. Studjuesit grekë, kanë bërë sa u ka ardhur përdore që edhe zbulimet arkeologjike të atyshme, t’i kamuflojnë dhe të fshehin gjithçka që i takon trashëgimisë Ilire për ta konsideruar orakullin e Dodonës një trashëgimi historike të tyren. Teza se Dodona e Çamërisë nuk është e vërteta, i vjen në ndihmë qarqeve shoviniste greke dhe lehtëson argumentin e tyre se ajo s’ka të bëjë me trashëgiminë shpirtërore iliro-Shqiptare.

Dodona e Çamërisë, është aty, në vend të saj, prej mijëra vjetësh, si një gur sinori, ku nis ndarja e botës shqiptare me atë greke. Studjuesit të më falin, por nëse nuk kanë kohë të tepërt, le ti harxhojnë energjitë dhe aftësitë krijuese me tema më të dobishme.

Tiranë,më 6 gusht2012.

 

 

Ky shkrim është lexuar 280 herë!

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

RadioEmigranti

facebook comments:


Leave a Reply