Zoti Kryeministër, Guvernatorin e Bankës e keni në Diasporë

Nga Keze Kozeta Zylo   Mediet shqiptare bëjnë të ditur se janë takuar për 30 minuta, Nishani dhe Rama, rreth vendosjes së Guvernatorit të ri të Bankës Shqiptare. Sa e trishtueshme dhe Lexo më tej

STOP KLANIZIMIT DHE PRIVATIZIMIT TË LDK-SË!

Shuarja, amshimi i kryezotit të LDK-së, dr. Ibrahim Rugovës, i vuri në lëvizje lakmitarët, në pritje për t’i zënë vendin. Klani i formësuar brenda kryesisë në qendër,  rekrutoi edhe argatë nga provinca, Lexo më tej

Pasioni dhe patriotizmi nuk mund të blihet

Nga Aurel Dasareti* Unë kam diçka që për arsye të veçanta taktike, nuk dua të ndajë me të tjerët. Jo sepse kam bërë diçka të paligjshme, ose të kem diçka për të Lexo më tej

Fatktet historike që nga koha e Gjergj Kastriotit se si serbët dhe osmanlinjët turq luftonin bashkë kundër shqiptarëve

Nga Xhevat Rexhaj   Fatkeqësia e një populli qëndron në atë kur ai popull, apo një pjesë e atij populli kultivon besimin dhe tradidat e pushtuesëve. Në një apo tjetër mënyrë kjo Lexo më tej

KOALICIONI NDËRKOMBËTAR KUNDËR GRUPIT TERRORIST ISIL

Nga Frank Shkreli   Shtetet e Bashkuara, nuk humbën kohë për të venë në lëvizje sa më shpejtë zbatimin e strategjisë të Presidentit Barak Obama të njoftuar javën që kaloi, për të luftuar grupin terrorist Lexo më tej

Politika pa parime dhe inati politik

Nga Hamzë Morina   Duke jetuar jashtë, njeriut mund ti duket se në atdheun e tij gjërat po rrokullisen keq. Mendja racionale ma thot se në Kosovë dhe përgjithësisht në trojet shqiptare, Lexo më tej

Te shmangen emocionet rreth sanksioneve ndaj Rusise

Nga Gani Asllani   Ne mediat e Kosoves te Premten e fundit u paralejmerua qellimi i Qeverise se Republikes se Kosoves per te ndermarre iniciativen qe pas Bashkimit Europian edhe Kosova ti Lexo më tej

APES ME Z.DIDIER BURKHALTER, PRESIDENTIN E ZVICRËS – KRIZA UKRAINASE & IDENTITETI ZVICERAN I DIALOGUT DHE KOMPROMISIT

Nga Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj   Këtë vit takimi i gazetarëve të APES – l’Association de la presse étrangère en Suisse, me presidentin e Zvicrës u zhvillua në Gjenevë, në Pallatin Lexo më tej

1919 – 1920 BURRAT QË SHPETUEN SHQIPNINË NGA COPTIMI

Historia e shkrueme pa të Vërteten e saj, asht përrallë!.. Nga Fritz Radovani   Lufta e Parë Botnore në fund të vitit 1918, dukej, sikur kishte pushue.             Edhe ata që e Lexo më tej

STRATEGJIA E PRESIDENTIT OBAMA KUNDËR GRUPIT TERRORIST ISIL

Nga Frank Shkreli Të mërkurën mbrëma, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama mbajti fjalimin që ishte paralajmëruar më heret në lidhje me grupin terrorist ISIL.  Në fjalimin e tansmetuar “live” nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Lexo më tej

 

BRENGA E NANZONJËS

Tregim nga Resmi Osmani

 

Resmi Osmani

Të gjithë në katundin arvanit të Mazit, Maron, të venë e kapedan Mateos e thërrisnin Nanëzonjë. Ajo ishte filiz nga trungu i moçëm arvanit, dëshmitare e gjallë e kohëve të shkuara,që i sillte në të tashmen dhe , që shihte drejt së ardhmes. E nderonin dhe e respektonin. Edhe pse kishte shkelur në të shtatdhjetat, mbahej drejt si fidan, hapat i hidhte ngadale por të rëndë,kokën të hepuar paksa prapa dhe vështrimin përpara si të donte të shihte e para në horizont shfaqien e anijes së kapedan Mateos, që të hynte në portin e vogël. Një zakon I vjetër ky, se kapedani kishte ikur prej vitesh për tu prehur pranë të parëve të tij në qimiterin e kishës së Ajo Georgios. Kishte lindur djem si petrita e vajza gjeraqina, por ata me tu dalë krahët, fluturuan nga foleja mëmësore dhe u shpërndanë nëpër botë. Mazi , i shtrirë në rrafshinën e thatë , me shtëpitë e zhytura mes ullishteve,bajameve e limonave, rrëzë detit, kishte pak tokë, edhe atë të rrëmbyer shkëmbenjve dhe nuk i mbante dot. Maziotët,rrënjët i kishin në tokë, por trupin në det. Djemtë, nuk e bindën të shkonte me ta. “Do vdes në shtëpinë e timzot”- u tha ajo. Atëhere ata i lanë që të kujdesej për të Lenin,mbesën deri sa ajo të përfundonte shkollën, pastaj me të parë e me të bërë. Erdhën ditë të zymta. Lenua nuk fliste gjuhën arvanitase, Nanëzonja nuk fliste greqisht. Që të shkonte në fshat e të takonte bashkmoshataret e pakta që kishin mbetur gjall e të këmbente me to dy fjalë në gjuhë të mëmës, nuk kishte as kohë as fuqi. Ajo fliste me shpezët e shtëpisë ,me dhinë dhe pëllumbat. Me Lenin, që dinte vetëm “Po” dhe “Jo”, merreshin vesh me shënja si shurdhmemecët! Nënëzonja u zymtua, bëhesh nervoze dhe grindesh me veten. Epo, ç’jetë ishte kjo?!

Desh zoti,çdo e keqe nuk vjen vetëm për keq. Në shtëpi,për tu kujdesur për punët dhe të mbjellat pajtuan një çift të rinjsh burrë e grua, emigrant shqiptarë. Ishte si ti kishte sjellë një ëngjëll. Djali rreth të njëzet e pesave,pak zeshkan,me flokë të gjatë e kaçurrela, që i derdheshin mbi supa, me sytë xixëllues,ishte i shkathët si një shqarth, i qeshur e gazmor. Ngiste makinën dhe traktorin dhe i vinte ndoresh për gjithë punët. Nusja e hijshme, por me një barrë turp dhe ndrojtje, pa shumë fjalë, por e paqme , puntore dhe amvisë duarflori.

Nanëzonjës i pëlqyen që sefte. Që kur këmbyen fjalët e para, ata e kuptonin për bukuri të folurën arvanitase se ngjante me të folmen e tyre çame dhe kuvëndonin me shumë dëshirë. Djali bënte edhe shaka, sillte të rejat nga jeta e katundit dhe e bënte zonjën plakë të qeshte e të ngazëllehej. “Jemi një gjak- mendoi ajo- andaj më duken të afërt e të dashur” Arturi,se kështu e quanin djalin, lyeu me gëlqere kullën e madhe e të gurtë sa ajo llapsi dhe ndriti në diell si të ishte e re, rregulloi dyert e dritaret që kishin nisur të shkallmoheshin , ndërroi tjegullat e çatisë. Bëri të rinj kafazet e pëllumbave. Çudi djalë. Atë e donin edhe kafshët e shtëpisë: qeni i lëpinte duart, dhia i shkonte pas si manare ndërsa pëllumbat i uleshin mbi supa e duar ku gugisnin si në kafaz. Nusja,Valbona, edhe pse e rënduar nga shtatëzania, qeveriste shtëpinë dhe gatuante. Gjellë jo shaka,të lëpije gishtat,më të shijshme në atë shtëpi askush nuk kishte gatuar më parë! Ajo kujdesej edhe për pulat, i ushqente, mblidhte vezët, shtroi klloçka, nxori zogj, punoi dhe mbolli me borzilok e menekshe postatet e luleve, pllakat e oborrit llapsnin nga pastërtia.

Arturi shpejt u bë i njohur edhe në katund. Mbrëmjeve,në buzuk, ai hidhte vallen “Çamiko” si levend, me bukuri e zhdërvjellësi, me pamje krenare, shikim xixëllues të ngulitur në hapsirë, tipare gati të ngurtësuara, bënte kërcime të befta, si të donte të ishte njëherësh midis tokës dhe qiellit, tundte mandilen në erë pastaj fytyrën ia zbukuronte buzëqeshja. Kur mbaronte e mbushnin me lule, e gostitnin me verë. Vajzat psherëtinin. U kishin thënë që ishte i martuar. Ai kërcente po aqë bukur edhe vallet arvanite. Ata që s’e njihnin,pyesnin:” I kujt është ky djalë që i kërcen si levend e trim vallet tona” Ata shprehnin habi kur mësonin që ai ishte shqiptar”Alvanos”, që punonte te Nanëzonja. Edhe pse nuk e thoshin u vinte mirë që ai ishte i gjakut të tyre. Nami I kërcimtarit kaloi gojë më gojë dhe atë vinin për ta parë kur kërcente edhe nga katundet e tjera arvanite të Atikës. Pleqtë, me përmallim kuvendonin me të në gjuhën e mëmës.

Nusja lindi një djalë të shëndetshëm e të bukur. E qara e tij, që ishte kënga e parë e jetës që lind, ushtoi nëpër shtëpi. Nanëzonja u lumturua. Familja u shtua dhe dihet që fëmija, ëngjëll i Zotit sjell mbarësi. E merrte foshnjën dhe e ndihte nënën e re ta lante, e pudroste, e mbështillte me skutinat e bardha, pastaj kur ndjente njomësinë dhe aromën e të sapolindurit merrte frymë thellë e kënaqur me këtë mysafir të vogël sa pëllëmba e dorës, por që kur qante sokëllinte sa tundeshin muret e shtëpisë! Kishte kaluar java dhe I vogli kishte mbetur pa emër. Të dielën, Arturi e mori para duarve të birin dhe ja uli në prehër Nanëzonjës.

-Ta solla nipin. Pagëzoje dhe foli emrin!

- Por,more djlëth’im, nuku do ta shpiem djalin në klishë?

-Jo,Nanëzonjë.Ai papaj, që nuk është arvanit dhe që të rinjtë e fshatit I thonë mjekërshtupë, nuk më pëlqen. Nuk na do ne të ardhurve. Nanëmadhja ime thotë se Zoti, është kudo që ta kërkosh, në çdo shtëpi. Ta kam besuar ty!

Ajo e mori me duart e rreshkura tërë kujdes, si të ishte prej qelqi e mos i thyhej dhe e uli në pëqi.

-Do ta quajmë Mateo. Të bëhet trim ,i mënçur e puntor si i ndjeri imzot, kapedan Mateo. U pëlqen?

-Shumë!

-Në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtëruar, Mateo, të pagëzoj.Ta gëzosh, nderosh e trashëgosh emrin .

Pastaj ia vuri në krahë Valbonës të birin dhe shkoi e mori peshtafin, zgjodhi një zinxhir të hollë ari me një figurinë shënjtori dhe ia vuri të voglit në qafën e hajthme , që ta mbronte nga syri i lig. Porositi Valbonën të shtronte një drekë të mirë për këtë ndodhi të shënuar.

Ditët iknin. Leni mori pushimet verore të shkollës. Ajo bisedonte dhe bënte hoka me Arturin,por me Nanëzonjën nuk kuvendonte dot. Leni nuk dinte arvanitika,dhe Nanëzonja nuk dinte elenika! Gjyshe e mbesë ishin sit ë huaja në një shtëpi. Desh zoti ishte Arturi që fjalët e njerës ia përcillte tjetrës. Mbrëmjeve të verës, uleshin në sofatin e oborrit,që ermironte borzilok e manxuran, nën qiellin e kaltër, të kthiellët e të mbushur me yje që vesonin dritën e artë. Leni që nuk kuptonte, shkonte të shihte televizorin. Kuvedonin e kuvedonin. Nanëzonja kujtonte të ritë e saj, kur me Kapedan Mateon rrihte detet, shkonte në nisitë e Hidrës e të Specias, në Salaminë. Atje flitej veç gjuha arvanitase dhe ruheshin kujtimet për Bubulinën trimëreshë dhe kapedanët e mëdhenj arvanitas të revolucionit. Ishin me qindra fshatrat në Atikë, në Peleponez,Korinth e në Thesali që ishin arvanitas. Fara arvanite ishte e mbjellë në gjithë Eladën. Në çdo tre-katër veta, njeri ishte arvanitas. Pastaj ajo psherëtinte e brengosur, tani vetëm pleqtë flasin “Në gluhë tënë”. Gluha arvanite po bjerret, thoshte ajo me pikëllim.

-Po pse?-e pyeti Arturi- Ne në Shqipëri,minoritarëve grekë u kemi hapur shkolla,flasin e shkruajnë gjuhën e tyre,kudo e kurdo!

Ajo pasi u mendua gjatë,i ktheu përgjigje:

-Mënjanë ishtë papai, në klishë u thotë njerëzve që Zoti nuk e gjegj arvanishten, ai kupton vetëm elenika. Në skolo,dhaskalli, nuk i lë të flasin në gluhë tënë, po i gjegji u bën potere,i sikteris dhe i përzë jashtë. Pastaj gluha jonë nuku shkruhet, po ne se kemi lënë të humbet,ja kemi këngët, prrallat, fjalët e urta. Edhe të vdekurit i klajmë shqip edhe në dasma këndojmë shqip.Shpesh ajo u rrëfente gjë e gjëza dhe priste ti thoshin kuptimin,i këndonte Mateos ninulla dhe thoshte vargje të tëra të këngëve trimërishte.

Një pasdite vonë, Leni shkoi te Arturi me lot në sy.

-Hajde shpejt se gjyshja po vdes!

Arturi zuri vrapin dhe u ngjit në kat të dytë në odën e Nanëzonjës. Ajo ishte kruspullosur dhe rënkonte. Kur pa Arturin,i tha me zë të këputur:

-Artur,djalëth’im, jam e sëmurë, vdiqa, nuk duroj dot më. Ikë , merr jatruan.

Arturi la Lenin dhe Valbonën që të kujdeseshin, ndezi makinën dhe fluturoi në qendrën më të afërt shëndetësore. Për fat e gjeti doktorin dhe pa vonuar mbrritën në shtëpi.

Doktori,në moshë të thyer, kishte një mjekrushkë të thinjur e të mbajtur me kujdes dhe syze me rrathë metalikë të modës së vjetër, prapa xhamave të të cilëve dukeshin sytë me vështrim të mënçur, por disi të ftohtë e mosbesues.

-Zonjë, nga se ankoheni, si mund tu ndihmoj- pyeti doktori.

Nanëzonja që e kishte mbledhur veten, ngaqë nuk kuptoj asgjë i hodhi një vështrim pyetës Arturit. Ai ia tha pyetjen . Nanëzonja, me pamje të drobitur ia nguli vështrimin dhe I tha doktorit:

-Më bie një i therm, anamesa gjoksit, në lukth, më shpon si mala e thikës, pastaj e dhëmbura më mori shpatullat e më zuri kriet. Pastaj më ranë djersë të ftohta.

Doktori që s’kuptoi asgjë,ngriti supet i nervozuar.Me kë po tallej ajo?

Arturi ia spjegoi ankesat. E vizitoi me kujdes. i kontrolloi zemrën, i mati tensionin e gjakut, pastaj u ndal më gjatë te stomaku.

-Zonjë- i tha-Zemrën e ke mirë, tensionin e gjakut po ashtu, ke një gastrit, po me ilaçet që do të jap dhe me pak periz, do të bëhesh si kokrra e mollës.

Arturi përktheu. Doktori pasi ktheu një gotë konjak me të cilin e gostiti Valbona , jo pa habi, tha:

-U bëra kaqë dhe kjo s’më kishte ndodhur ndonjëherë, që një zonjë plakë greke,nuk di gjuhën e vendit të saj, dhe vjen një palo alvanos të na bëjë të marim vesh njeri tjetrin. Ç’farë bëhet vallë në këtë vend! Pastaj bëri kryqin, shkroi recetën, mblodhi pajisjet dhe i tha Arturit se duhet të niseshin. Arturi që nuk e gëlltiste kollaj fyerjen, i tha që ai duhet ta tërhiqte atë “Palon” që tha për të, Doktori u zymtua por nuk foli.

Rrugës së kthimit, doktori e pyeti djalin se si e kishte mësuar aq mirë greqishten dhe sa kohë kishte që kishte ardhur në greqi. Pastaj si mori përgjigje ai u vrenjt, u bë I padepërtueshëm dhe nuk foli më deri sa mbritën.

Nanëzonja pas disa ditësh u shërua.

Erdhi vjeshta. Vreshtat atë vit dhanë rrush më shumë se çdo vit, degët e ullinjuve vareshin nga korrat sa s’thyheshin. Djali dhe nusja kishin sjellë mbrothësi. Arturi,gjithnjë gazmor,i gjallë, përherë në lëvizje,nuk u bënte dot ballë të vjelave dhe pajtoi puntorë të tjerë. Kur ishin në vrundullin e punëve, ja behu korofillaqia. Arturit dhe Valbonës i kërkuan dokumentat. Ata kishin vetëm çertifikatën e lindjes së Mateos. I urdhëruan të bënin gati plaçkat se do ti nxirnin jashtë Greqie, do ti përcillnin për në Shqipëri. Oficeri,i tha Arturit me kërcënim që të mos gabonte e të ikte,apo të fshihej, se ata do ta gjenin edhe në vrimë të miut.

Nanëzonja deshi të dinte se çfarë po ndodhte.

-Fshesa- i tha Arturi,- Na zuri fshesa, nuk I kemi kartërat që kërkon korofillaqia. Do kthehemi në Shqipëri, te Nanëzonja ime. Edhe atë e ka marrë shumë malli.

-I fshiftë mortja.Palo njerëz,pa zemër e pa shpirt!-qe përgjigja- Kush të na e ketë bërë këtë? – pyeti dhe mëndja I shkoi te ai doktori,sytë e tij si të gjarpërit nuk I kishin pëlqyer. E mbante mend sesi ai kishte bërë kryq.

Të nesërmen, erdhi furgoni i policisë te porta dhe Arturi e Valbona bashkë me Mateon e vogël, ikën për të mos u kthyer më. Nanëzonja i përqafoi,kur ata I puthën dorën, u përlot. Ajo aq I desh, sa i kishte si bij për shpirt. Ata ikën dhe ajo mbeti e shkretë, me shpirtin bosh, fillikate, dhe shtëpia e shurdhër e pa gëzim. Tashmë s’kishte me kë të këmbente një fjalë, veç të fliste me vete, tu fliste mureve të shtëpisë, pëllumbave, shpezëve , qenit dhe dhisë. Ishte e brengosur, jo për të vjelat dhe mallin, se do të gjendeshin puntorë të tjerë, por që s’kishte me cilë të fliste gjuhën e saj të dashur. Se ja po plakej, një ditë do të ikte nga kjo botë, dhe bashkë me të do të shuhej në atë shtëpi edhe gjuha e mëmës. Kjo ishte brenga dhe mjerimi i saj. Gjuha arvanite po bjerrej. Nuk ja falte vetes, që nuk ua kishte mësuar dot bijve,nipërve dhe mbesave . Do të vdiste me brengë e nuk do ta treste dheu!

Korrik 2012.

 

 

Ky shkrim është lexuar 119 herë!

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

RadioEmigranti

facebook comments:


Leave a Reply