NGORDHI ME SHKOP NË DORË…

Nga Fritz Radovani Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë…   Me që diktatorët nuk besojnë në një jetë tjetër, kur iu vjen dita… “ata” ngordhin! Edhe mirë bajnë që ngordhin, por Lexo më tej

VJEDHJA E PRONËS PRIVATE NË ULQIN KONSIDEROHET SI NGJARJE E VITIT

E drejta e pronës është e drejtë e njeriut Nga Frank Shkreli   Sipas një njoftimi në portalin e Komunës së Ulqinit, të martën u nënshkrua në hapësirat e komunës së atij Lexo më tej

SHQIPËRI, ME RRËNJË TË THELLA

Nga Rasim Bebo   Për të risjellë në kujtesën historike rrënjët “10 mijë vjet histori: Pellazgë > Shqiptarë”, u mbajtë në Tiranë, më 14 – 15 Nëntor 2014, Simpoziumi i III ndërkombëtar, Lexo më tej

Shpend Ahmet Anti-Krishti, po ia tregon vendin Jezu Krishtit

Nga Kimete Berisha   Sivjet, për herë të parë, Prishtina nuk i pret Krishtlindjet me drita, Krishti le të vjen nëpër terr në dasht me ardh, se edhe ashtu Krishti s’ka nevojë Lexo më tej

ÇFARË DO ZONJA BUÇPAPAJ KËTU – M’U HAKËRRUA ARBEN IMAMI NË MES TË PARLAMENTIT!

Nga Elida Buçpapaj   Sa herë vjen dhjetori prej çerek shekulli fillon retorika e atyre që vuajnë nga sindromi i kultit të individit duke e mbajtur veten si përmbysësit e diktaturës. I Lexo më tej

HAPJA E DOSJEVE: SA SHUME U VONUAM

Nga Gëzim Llojdia   1.  Njerëzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të këqijve, thotë S.Frashëri.Kuptimi filozofik i kësaj urtësia është i lidhur  me çështjen më të debatuar në Lexo më tej

KUSH NUK FLET ME EMNA ?!

Nga Fritz Radovani Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë… ■“NË ÇDO METER KATROR – VETËM DOSJE…” Besoj, ju kujtohet shprehja popullore: “Më ka çue Nana, me la gojën!”… Me rasën e Lexo më tej

MUNGESA E GRUPIT TË PDsë NË KUVEND NUK ËSHTË NDIER – AS PRANIA E TIJ NUK DO TË NDIHET

Nga Skënder Buçpapaj   Le të më lejojë lexuesi që, para se të kem cekur temën e përmendur në titull, të bëj këto paranteza: 1. Në Shqipëri nuk është konsoliduar kultura e Lexo më tej

DUHET TË JEMI REALISTË DHE TË PRANOJMË SE SPOPULL DHE KOMB KJEMI NEVOJË PËR NDRYSHIME TË SHUMTA NË JETË

 Duhet të jemi realist dhe të pranojm se si popull e si komb kemi nevojë për ndryshime të shumta, të cilat janë të nevojshme dhe të domostdoshme për cdo popull. Unë mendoj Lexo më tej

DE RADA – LARTËSIA MADHËSHTORE E ARBËRESHËVE

Nga Agim Shehu   Po mbyllet dhe ky vit e bashkë me të dhe «Viti i De Radës». Asnjë emërtim tjetër nuk do qe më i saktë e më i denjë për Lexo më tej

 

Ekspozitë e përbashkët e artistëve shqiptar në Singen të Gjermanisë

Nga Xhevat Muqaku

 

Shtëpia ekspozuese

Mbrëmja e datës 29.06.2012 për miqët e artit në qytetin Singen ishte e veçantë. Në hapsirën e dyqanit të çokollatës ” Schokonapolitan” me një solemnitet dhe pjesmarrje të mirë u hap Ekspozita e përbashkët e artistëve Mal Myrtaj- skulptor dhe Augustin Pergega- piktor me temën: Formë& Ngjyrë.

Fjalë përshendetëse prej Ralph Oberbillig
——————————

———-
 “Mirë se erdhët miq të artit, në hapjen solemne- Ekspozitën e përbashkët të artistëve shqiptar nga Kosova. Ambientet e dyqanit tonë të vogël jan tërë ditën të hapura për mysafirët e sajë. Jo rrallë kjo shtëpizë e jona befasohet këndëshem me fytyra eminente, ndërsa sot ka fituar formë dhe ngjyrë Shqiptare.  Prej sonte e deri me datën dy tetor, ndjehemi të nderuar me miqët- artistët dhe bashkqytetarët tanë Mal Myrtaj dhe Augustin Pergega, prezencen e tyre dhe punën e tyre si dhe vizitorët që do të jenë të pranishëm, në Ekspozitë”.

 Në vazhdim pronari i këtij dyqani, të pranishmëve që përfaqësoheshin nga të gjitha grupmoshat dhe një strukturë akademike për lakmi, u lexoi biografinë e artistëve, teknikën dhe temat e prezantuara në ekspozitën e sontme.

 Mal Myrtaj- ka lindur në vitin 1953 në Pejën pitoreske.
Studjoi degën e Skulpturës në Akademinë e Arteve të bukura dhe klasën e profesorit Agim Çavdarbasha në Prishtinë. Pas diplomimit punoi si mësimdhënës në shkollën e mesme. Ky Skulptor është anëtar i shoqatës së artistëve në Kosovë dhe në qytetin Überlingen në Gjermani si dhe pjesmarrës në shumë ekspozita përsonale dhe grupore në Kosovë, në ish-Jugosllavi dhe në Europë.

 Mal Myrtaj punon- krijon forma prej më të mrekullueshmeve me bronz dhe mermer. Torzo, guaca, qift vallëzimi, sportisti- matera, engjëlli, lëvizja, vallëtarja, qiriri dha simfoni e mbrëmjes ( tema të kvsaj Ekspozite) duket, sikur kanë pritur gjithë këto vite dhe kohë këtë artist të përmasave ndërkombëtare që t’u jep formën që e kan dhe e meritojnë.

 Skulpturat e Malit lirojnë qetësi, relaksim, butësi por edhe energji. Ato dëshmojnë për vullnetin krijues, idenë e skulpturës dhe dizajnin e gurit në realitet, të shpërblyera me çmime të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare.

 Augustin Pergega u lind me datë 20.05.1972 në Gjakovë.
 Shkollimin fillor dhe të mesëm i absolvoi në vendlindje.Filloi të futet intenzivisht në botën e pikturës prej vitit 1994 me ngjyrat pastell për të vazhduar pas pesë vitesh edhe me ngjyrat akryl në pëlhurë.

 Krijimet e tij rrezatojnë botën realiste dhe abstrakte. Temat si: rrezet e hënes, ngrohtësia, qielli i kaltër, bregu i liqenit, qetësi para murlanit, deti, drita, Toskana, disponimi i mbrëmjes, kështjella Hohentwiel, pamje në Hegau, pranvera dielli i mbrëmjes përmbi lum me ngjyrat akryl në pëlhurë dhe e qëlluar, perëndimi i diellit, lumi në Toskanë, Hohentwieli në lumin Aach, dhe dritë e gjelbërt me ngjyrat pastell në letër, rezultojnë dimension të përfytyruar në liri të plotë për të punuar me ngjyra.

 Ngjyra e kuqe fiton në pikturën e Augustin Pergega një vend të veçantë. Kjo është një shprehje e zhvillimit të energjisë në vazhdimësi.

 Përveç kësaj, Augustin Pergega me një përgjegjësi të rrallë hartoi dizajnin artistik të “çokollatës Hohentwiel”, që është jo vetëm më e kërkuara në dyqanin “schokopolitan” në qytetin Singen am Hohentwiel, ku piktori jeton dhe vepron që nga viti 1997, por çë me pamjen e Kështjelles mesjetare dhe shijen të përkujton vullkanin”.

“Pikturat e mia, i lejojnë vrojtuesit liri të pa cenuar per interpretimet e mundëshme të tij”, thënje e piktorit
————————————————————————–

Prej vitit 2001 e deri më tani, Augustini ekspozoi pesë herë në qytetin Singen, një herë në qytetet e Zvicres; Schafhausen dhe Romanshorn, si dhe në qytezat Emmendingen dhe Enneptal.

Dëshira e zhvilluar në dashuri për pikturën, Augustinin e talentuar dhe të vyeshëm e ka përcjellur qysh nga fëminia. Figurat gjeometrike në orën e matematikës në shkollë nuk e lenin të qetë. E sot, sot brushën dhe  ngjyrat e tij, i përcjellë relaksimi dhe inspirimi për krijime të reja në vazhdimësi, së bashku me muzikën e lehtë shqipe nga repertoari i mikut të tij Shkodran Tolaj, jo vetëm pas orarit të punës.

Diaspora TV

 Augustinit temat i lindin spontanisht
————————————–
 “…gjat punës, vozitjes me Riten time me biçikletë, në ndeja e biseda me familjen, shoqërinë etj. Jan inspirime reale, 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, perëndimi i diellit, paraqitja e hënes, mrrolja e qiellit, vetëtima në Kështjellen Hohentwiel.  

Në vendlindjen e tij anë e kënd: natyrë prrallore e rrethuar me malet e gjelbërta, të blerta kurorë, me thesarin e tyre nën dhe mbi tokë, diellin, acarin, shiun e dëboren, fushën pjellore të lavruar- ugar i vjeshtë- pranverës me bereqet e shije që nuk takohet askund, lumenjët-arterjet të percjellura nga urat, kalatë, qytetet historike dhe moderne, qielli, liqejt etj.

 Jeta dhe natyra e mërgimit, regjioni vullkanik ne Hegau ku vepron e jeton artisti dhe në veçanti liqeni i Konstancës që gjatë valëvitjes liron-dhuron freskinë, qetësinë, inspirimin, melodinë…njëra prej temave që me ngjyrat e zgjedhura të kënaqë syrin dhe shpirtin.

Në mbrëmjen e parë, pos familjes, të afërmëve dhe miqëve vendës,në hapjen solemne prezantuan edhe fëmijë, të rinjë si dhe miqët dhe veprimtarët e vyeshëm Shabani me familjet e tyre me vendbanim në Emmedingen afër qytetit Freiburg. Me këta të fundit, artikullshkruesi kishte knaqësinë të takohet dhe të bashkëbisedoi për skulpturat dhe pikturat e artistve të sipërpërmendur.

Historik i shkurtër i dyqanit të çokollatave Schokopolitan në Singen
—————————————————–

 Schokopolitan u themelua në vitin 2005 si një dyqan i thjeshtë i çokollatave.

 Në qershor të vitit 2009, e ndjekur nga renovim i plotë, rihapet nga Sybille Oberbillig me një koncept të ri, unik dhe një zgjerim të suksesshëm të shumëllojshmërisë dhe shërbimit ndaj klientëve.

Në ambientet e këtij dyqani, herë pas here organizohen me sukses Ekspozita ,sikurse kjo e artistëve tanë nga Kosova.

 Eminencë e njohur ndërkombëtarisht, si psh: muzicienti irlandez- Kieran Goss (www.kierangoss.com), Brendan Murphy (www.brendanmurphyonline.com), autori britanik Ken Follett (www.ken-follett.com), autorja e librit për fëmijë Ulrike Blater (http://www.ulrike-blatter-krimi.de),vizituan njëri pas tjetrit këtë dyqan të çokollatës së shijes dhe përjetimeve të rralla( lexova në: singen@schokopolitan.com)

Xhevat Muqaku 04.04.2012

 

 

Ky shkrim është lexuar 357 herë!

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

RadioEmigranti

facebook comments:


Leave a Reply