SHQIPËRI, ME RRËNJË TË THELLA

Nga Rasim Bebo   Për të risjellë në kujtesën historike rrënjët “10 mijë vjet histori: Pellazgë > Shqiptarë”, u mbajtë në Tiranë, më 14 – 15 Nëntor 2014, Simpoziumi i III ndërkombëtar, Lexo më tej

Shpend Ahmet Anti-Krishti, po ia tregon vendin Jezu Krishtit

Nga Kimete Berisha   Sivjet, për herë të parë, Prishtina nuk i pret Krishtlindjet me drita, Krishti le të vjen nëpër terr në dasht me ardh, se edhe ashtu Krishti s’ka nevojë Lexo më tej

ÇFARË DO ZONJA BUÇPAPAJ KËTU – M’U HAKËRRUA ARBEN IMAMI NË MES TË PARLAMENTIT!

Nga Elida Buçpapaj   Sa herë vjen dhjetori prej çerek shekulli fillon retorika e atyre që vuajnë nga sindromi i kultit të individit duke e mbajtur veten si përmbysësit e diktaturës. I Lexo më tej

HAPJA E DOSJEVE: SA SHUME U VONUAM

Nga Gëzim Llojdia   1.  Njerëzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të këqijve, thotë S.Frashëri.Kuptimi filozofik i kësaj urtësia është i lidhur  me çështjen më të debatuar në Lexo më tej

KUSH NUK FLET ME EMNA ?!

Nga Fritz Radovani Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë… ■“NË ÇDO METER KATROR – VETËM DOSJE…” Besoj, ju kujtohet shprehja popullore: “Më ka çue Nana, me la gojën!”… Me rasën e Lexo më tej

MUNGESA E GRUPIT TË PDsë NË KUVEND NUK ËSHTË NDIER – AS PRANIA E TIJ NUK DO TË NDIHET

Nga Skënder Buçpapaj   Le të më lejojë lexuesi që, para se të kem cekur temën e përmendur në titull, të bëj këto paranteza: 1. Në Shqipëri nuk është konsoliduar kultura e Lexo më tej

DUHET TË JEMI REALISTË DHE TË PRANOJMË SE SPOPULL DHE KOMB KJEMI NEVOJË PËR NDRYSHIME TË SHUMTA NË JETË

 Duhet të jemi realist dhe të pranojm se si popull e si komb kemi nevojë për ndryshime të shumta, të cilat janë të nevojshme dhe të domostdoshme për cdo popull. Unë mendoj Lexo më tej

DE RADA – LARTËSIA MADHËSHTORE E ARBËRESHËVE

Nga Agim Shehu   Po mbyllet dhe ky vit e bashkë me të dhe «Viti i De Radës». Asnjë emërtim tjetër nuk do qe më i saktë e më i denjë për Lexo më tej

JU LUTEM, NDIHMONI KËTE FËMIJË !!..

Nga Fritz Radovani  Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë…  Shënim, fotoja që shpqëron shkrimin Foto asht marrë nga Gazeta “Dielli”…  29 Nandor 2014…   ■Fatkeqësi! .. Në vitin 1974, në muejn Lexo më tej

STOP KORRUPCIONIT!

Nga Frank Shkreli   Këtë javë, Dita Ndërkombëtare kundër korrupcionit tërhoqi vëmendjen e udhëheqsve të lartë botërorë, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, (OKB) Ban Ki Moon dhe të Sekretarit amerikan të Shtetit, Lexo më tej

 

PËRVOJA TË VYERA PËR KARDIOLOGJINË, NË KONGRESIN E BARCELONËS

(Duke shfletuar bllokun e shënimeve)

Nga Dr. Leonidha Peppo, Tiranë

1.

Nga e djathta: Dr. L.Peppo, Dr. M. Kapaj, Dr.G. Hakrama

Është shkruar dhe më parë për pjesëmarrjen e mjekëve shqiptarë në kongrese e konferenca ndërkombëtare të rëndësishme mjekësore, ku ndihmesat aktive të tyre kanë qenë të suksesshme. Kësaj radhe, dëshiroj të sjell shkurt në kujtesën e lexuesve të interesuar, nga fusha e mjekësisë ose jo, Kongresin Vjetor të Kardiologjisë Europiane, zhvilluar në Barcelonë (Spanjë), nga data 29 gusht e deri më 2 shtator 2009. Vërtet ka kaluar një kohë ca e gjatë, por mendoj se mësimet dhe vlerat e kësaj veprimtarie aq masive mbeten ende aktuale. E them tani këtë gjë, duke marrë parasysh diskutimet e bëra, si dhe përfundimet me vlera afatgjata, që u arritën aty.

Pjesëmarrje në atë Kongres ishte e jashtëzakonshme, me 30.000 delegatë. Ndërsa delegacioni shqiptar kishte në përbërje një grup me 34 mjekë.

Për dijeninë e lexuesve, në kongrese të kësaj natyre, çdo shtet pjesëmarrës çel vazhdimisht stendën e vet, me emblemën përkatëse të tij. Kështu, një kënd i veçantë i ishte lënë edhe Shqipërisë. Presidentja e Shoqatës së Kardiologjisë Shqiptare (SHKSH), prof. Mimoza Lezha, krahas te dhënave për ecurinë e kardiologjisë shqiptare ndër vite, kishte paraqitur në disa stenda edhe pamje nga vendi ynë. Prania e përhershme e sekretares së SHKSH-së në pavionin shqiptar, iu jepte të pranishmëve mundësira të shumta, si për të shuar kureshtjen e pamjeve të mrekullueshme të vendeve turistike të vendit tonë, ashtu edhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të vizitorëve. Sigurisht që sot nuk është kush e di se çfarë, që të njohësh 2 apo 3 gjuhë të huaja. Kështu, përfaqësuesja shqiptare, njohëse e mirë e gjuhës angleze, qendronte e qetë dhe e sigurtë pranë stendës shqiptare. Ne bëmë edhe foto përkatëse aty.

Pallati i Kongreseve ishte i stërmadh, me një mori sallash, të mbushura dhe të vena në shërbim të atyre, që me pasion e punë të palodhur e këmbëngulëse, do të referonin apo do të mbanin leksione përpara të tjerëve, që janë po aq të ditur sa ata, te cilët qendronin lart në foltore. Kërkohej përgjegjësi e madhe, se duheshin pritur dhe pyetjet, rreth temave të tyre. Ata, që për mungesë kohe nuk mundën të flisnin nëpër seanca, pasi temat ishin të shumta dhe koha në dispozion jo e mjaftueshme, iu dha mundësia të shpalosnin punimet e tyre kërkimore e studimore shkencore nëpër postera. Tabllorat me përmbledhje të përqendruara ishin vendosur në salla të veçanta. Ndërsa, në orare të caktuara e të kufizuara, autori përkatës qendronte pranë stendës ë tij, gjithnjë i gatshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve të delegatëve. Natyrisht, kjo kërkonte përgatitje të lartë profesionale dhe gjuhësore, pasi çdokush duhet të dialogonte me të interesuarit.

Në këtë Kongres, Shqipëria u përfaqësua me tema: nga mjekja e pasionuar, Nereida Xhabija; të talentuarin Alban Dibra dhe Prof. Gani Bajraktarin, nga Prishtina, gjithmonë i suksesshëm në të tilla ngjarje shkencore kardiologjie. Ata paraqitën punimet e tyre dhe ishin të aftë të diskutonin me nivel të lartë shkencor, me kolegët perëndimorë, gjë që u vlerësua mjaft prej tyre.

Grupi ynë kishte në përbërje të tij 11 veta, të cilëve pjesëmarrja në këtë Kongres iu mundësua falë mbështetjes financiare të Kompanisë së mirënjohur farmaceutike, KRKA. Përfaqësuesja e saj, znjsh. Arenza Bodeci, me zotësinë e saj karakteristike, u përpoq të ndihmonte në çdo gjë. Grupi ynë u vendos në një zonë të njohur, Barceloneta, në një hotel të thjeshtë, por mjaft komod. Ishim miq të mirë, mjekë të zemrës dhe patëm marrëdhënie të shkëlqyera midis njëri-tjetrit. Të gjithë vendosëm që, si pjesëmarrja në punime, ashtu edhe lëvizjet jashtë Pallatit të Kongreseve, t’i bënim së toku.

Barcelona, qyteti më i bukur i Spanjës, kurdoherë të ofron bukurira, që ia vlen t’i shijosh. Për këtë, na erdhi në ndihmë edhe organizimi i shkëlqyer, në hyrje të mjediseve të Kongresit. Sportele të panumërt qendronin të hapura gjatë tërë kohës dhe, me shënimet përkatëse, të orientonin mjaft mirë. Ato tregonin udhërrëfyes turistikë, nga ku delegatët mund të merrnin të dhëna për vendet karatestike të turizmit spanjoll. Po kështu, ofroheshin shërbime të ndryshme, jepeshin informacione për veprimtaritë kulturore e artistike të javës. Pra, gjeje përgjigje për gjithçka kërkoje. Në këto mjedise informuese shërbenin shumë të rinj dhe të reja, të cilët flisnin një anglishte të kulluar dhe ngahera ishin të gatshëm për të të ndihmuar.

Por, përpos këtyre që përmenda më lart, vinte përmbajtja e punimeve të Kongresit, pra ato ajo që i terhiqte gjithë të pranishmit, zhvillimi i seancave profesionale për çështje të ndryshme të kardiologjisë. Aty, lektorët e njohur, por edhe të tjerë, shpalosëm plot entuziazëm punimet e tyre, duke reklamuar personalitetin shkencor dhe duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve.

Shumë vemendje tërhoqi përfaqësuesi i shquar i kardiologjisë në gjithë botën, Eugent Braunëald. Ky është arkitekt dhe zbatues i botimit të rëndësishëm shkecor, “biblës” së kardiologjisë “Zemra”. Së bashku me Harts, autor tjetë, kanë bërë 2 botimet e kardiologjisë botërore. Ky mjek i shndritshëm, rreth 85-vjeçar, në leksionin e vet, foli për të ardhmen e kardiologjisë, në vitet 2016-2020. Prandaj salla ishte e mbushur plot, ku sigurisht ishim edhe ne shqiptarët. Ndërsa për habinë tonë, kur prof. Braunëald mbaroi leximin e punimit të tij shkencor, salla u boshatis, sikur të tjerë lektorë pas tij ishin pa vlerë!?

Diaspora TV

Pa u zgjatur, tani shënoj këtu se përfitimet tona profesionale nga ai Kongres ishin të shumta dhe me vlera në punën tonë të mëtejshme me pacientët. Kështu, për shembull, na bënë përshtypje në temat e lexuara ose jo problematika të tilla, si: stenoza e aortës dhe përfitimet nga operacioni në të, përsa i përket cilësisë së jetës; luftimi i SIZ-së, duke modeluar direkt pjesën që i takon në gen; mjekimi i aritmive supraventrikulare dhe aritmive ventrikulare, efektet anësore të medikamenteve etj.

2.

Bukuritë e qytetit të Barcelonës do të bëheshin synim i kënaqësisë së gjithë delegatëve, nga vende të ndryshme, pra dhe nga Shqipëria. Qyteti kish ndërtesa me kube karakteristike e të zbukuruara, që tëhiqnin menjëherë kureshtjen të veçanta të cilitdo, ndryshe nga qytete të vendeve të ndryshme, që kemi parë. Kjo rrymë e veçantë quhet gaudizëm, nga arkitekti i famshëm Gaudi, së bashku me piktorin impresionist, Pikaso, që njihen ndër njerëzit më të shquar të Barcelonës. Vend turistik dhe i dalluar ishte Katedralja, kishë e vitit 1803, e cila ndodhej në një kodër mbizotëruse të qytetit, me një pamje madhështore, të shpalosur në sytë tanë. Si kudo në vendet e tjerë, edhe Barcelona ka “Harkun e Triumfit”, simbol i fitoreve përparimtare. Ai ishte me tulla të kuqe, jo shumë i madh e i mbuluar me skulptura të njerëzve të shquar vendës, si Pau, Rodriguez… Aty na shoqëruan poza të përbashkëta fotografike, duke fiksuar kështu kujtime të paharruara, si për ne dhe familjet e të njohurit tanë.

Pas « Harkut të Trumfit » shikohej gjatësia e shëtitores me drurë, lule e llampadarë. Në të dyja anët e saj, stolat e zbukuruar për të ndenjur, të bënin ta shijoje atë hapësirë të rrallë. Në fund të asaj shëtitoreje, ku ishte e ndaluar hyrja e makinave, shtrihej i mrekullueshmi « Parku i tre dragojve ». Në hyrje të tij ngrihej madhërishëm Muzeu, me të njëjtin emër. Aty të priste skeleti i një dragoi të stërmadh. Gjithashtu, aty bëmë foto të shumta, në kujtim të kësaj kafshe, e cila nuk gjendet më dhe na çon mendimin në lashtësi. Ky park është krenaria e Barcelonës. Ndërkaq, mendja na shkonte edhe te parqet e Parisit.

Kompania farmaceutike “Novartis” organizoi për pjesëmarrësit shqiptarë një darkë, në një nga restorantet e mira të Barcelonës. Takimi për pjesëmarësit u la te kisha e quajtur “Sagrada familja” (familja e shenjtë), që ua mbylli gojën vështruesve për një çast, me madhështinë e format e veçanta, të papara më parë. Por pastaj i la rrugë diskutimeve me ndjenja të ndryshme, sipas perceptimit vetjak. Mua, personalisht, më la përshtypje shumë të madhe, saqë aty dhe më vonë, në Shqiperi, ua tregoja me tone të larta entuziaste, të njohurve të mi. Pranë hotelit tonë shtrihej Deti Mesdhe, i pafund, me hotele e plazhe. Menjëherë aty pranë ndodhej sheshi “Colombo” dhe në mes ngrihej obelisku shumë i lartë, me zbukurime në bazë dhe në majë ishte statuja e kërkimtarit dhe zbuluesit të famshëm botëror, Kristofor Kolombi. Ishte me pamje nga deti dhe dorën e djathtë të ngritur lart, po në atë drejtim, duke dashur të thotë “Andej”. Kjo fjalë përmbledh gjithë veprën e tij, përtej detit.

Shumë pranë tij, në këmbë, qendronte muzeu i vogël e me 5 anije të tilla, që mundën të arrinin në fund të ekspeditës. Njëra ishte më e madhe, me vendin ku rrinte udhëheqësi, si një kabinë e vogël, mbuluar me batanije. Këto m’i tregonte miku im, Kristaq Miço.

…U larguam nga Barcelona pikërisht në ditën, kur u caktuan ministrat e rinj, që dolën nga zgjdhjet e 28 qershorit 2009. Ata, që u lidhën me Tiranën, njëherësh, mundën t’ua tregonin këtë gjë kolegëve të tjerë. Ndërsa të gjithë ne e dinim mirë, se jeta në Atdheun tonë rrjedh njëlloj dhe gjithmonë e dashur, duke dhënë siguri për jetesën dhe përparimin e pandalshëm.

Sigurisht, përvoja e fituar në Kongresin e Barcelonës do të na shërbente ne, në punën tonë të metejshme me pacientët, në fushën e kardiologjisë.

Tiranë, 24 qershor 2012

( E dërgoi për publikim, Prof. Murat Gecaj)

Ky shkrim është lexuar 376 herë!

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

RadioEmigranti

facebook comments:


Leave a Reply