StatPress

Vizita sot: 71

 

May 2013
M T W T F S S
« Apr    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Albanian Yellow Pages

Shqiptari i Montrealit 1 by Ajet Nuro

E NISËM SI NJË UDHETIM, POR PASTAJ NGELËM ATJE, PRA JA EDHE SOT JEMI KËTU

  • Thotë e reja kuçovase Dhurata Lezo poete në mërgim

Bashkëbisedoi Sokol Demaku

Dhurata Lezo

Një përndim dielli që digjet flakë, një lagie në shi, shetitje mes miqsh në një muzg të paharrueshëm, të qenurit në kraharor te prindërve, ose…ose, ëndërat për të parë ndonjë fytyrë të dashurë, të parë dikur janë ëndërr e lotëve të mi.

Fatkeqësisht, na duhet t’i nënshtrohemi tjetër profesioni nga ai që na përkiste. Shqiptarët nuk kanë heshtur së ruajturi integritetin e tyre, edhe pse në emigracion. Kanë gazetatë e tyre, sallonet letrare që shërbejnë si njeëburim inkurajimi dhe këmbim përvoje, kurset e gjuhës shqipe, shoqatatë kulturore etj,

Jeta këtu, në Greqi, mund të jetë më luksoze se në Shqipëri, por, sidoqoftë, nuk pushon se ekzistuari lufta për mbijetesë. Fatkeqësisht, shteti nuk ofron ndihmë sidomos për njerëzit e artit. Siç duket, jemi të destinuar të vuajmë një jetë të tërë.

Filozofi i njohur Nicja, kishte thenë dikur se… ne kemi Artin, për të mos vdekurë nga e verteta( bëhet fjalë për realitetin e hidhur ku ndodhet shoqëria njerezore sot )…E pra, e zbukurojmë realitetin me anë të …Artit, që i jep një kuptim jetës.

…shpesh, gjej vetën në ëndërrat e mia, të ecë rrugëve të qytetit tim dhe prindërit të më zenë për dore..

Nga babai mora dashurinë për njerëzit, kengën, por dhe për shkrimin në veçanti. Mamaja, karakterizohej nga një zë i shkelqyer, fantastik, por që megjithkëtë, nuk kalonte pa një tis trishtimi, melankolik mëgjithe gëzimin për jetën në përgjithësi.

 

 

Ju lutem nje prezentim të shkurtër për lexuesit tanë?

Jam Dhurata Lezo, lindurë e rriturë në Kuçovë te Shqipërisë, në një familje të thjeshtë, por, me një zemër të madhe. Nga babai mora dashurinë për njerëzit, kengën, por dhe për shkrimin në vecanti. Mamaja, karakterizohej nga një zë i shkelqyer, fantastik, por që megjithkëtë, nuk kalonte pa një tis trishtimi, melankolik mëgjithe gëzimin për jetën në përgjithësi. Dallohesha në shkollë për një vajzë shembullore me prirje të vecanta në fushën e letërsisë e dashuri për gjuhën angleze, megjithate si për ironi mu desh të vazhdoja për gjeologji.

 

Keni lindurë në Kucovë, ku edhe keni krya shkollën fillore, cfarë mund të na thion i sot për Kuçovën, si e sheh Dhurata vendlindjen e saj nga mergimi?

Me shumë mall, nostalgji…shpesh, gjej vetën në ëndërrat e mia, të ecë rrugëve të qytetit tim dhe prindërit të më zenë për dore..

Keni kryerë shkollën e mesme Kucovë, pastaj keni studjuar në Universitet keni studjua për gjeologe, por nuk u betë gjeologe, pse?

Dashuri e lindurë…e ndjeja se perkisja atje. Ishte e vetmja gjë që më jepte gëzim, më mbushte shpirtin me ndjenja kënaqesie. E mbyllurë në dhomë mes librash, nuk ndjeja kohën si rridhte…

 

Me nderhyrjen e miqeve nga Shoqata e Shkrimtarëve vendosët të studjoni Gjuhë dhe letërsi në Universitetin e Elbasanit?

Po, me ndërhyrjen e sekretarit të Lidhjes së Shkrimtareve dhe Artistëve te Shqipërisë, studjova për Gjuhë – Letersi në Fakultetin e Elbasanit

 

Çka ju shtyri të mergoni nga atdheu?

E nisem si një udhëtim, por, pastaj, ngelëm atje, pra ja edhe sot jemi këtu.

 

Ka kohë që jetoni në Greqi, cfarë mund të na thoni për jetën këtu, cfarë është ndihma e shtetit për të huajit atje?

Jeta këtu, në Greqi, mund të jetë më luksoze se në Shqipëri, por, sidoqoftë, nuk pushon se ekzistuari lufta për mbijetesë. Fatkeqësisht, shteti nuk ofron ndihmë sidomos për njerëzit e artit. Siç duket, jemi të destinuar të vuajmë një jetë të tërë.

 

Çfarë janë kushtet për të punuar këtu, mund të na bëni një krahasim me ato në vendlinje?

Do doja të citoja më këtë rast ca varrgje të famshmit këngëtar të zemrave, Steljo Kazanxhilli, ”i huaj në vendin tend, i huaj në dhe të huaj”…megjithëkëtë, kudo që ndodhesh, është si një copë dhe i vendlindjes…

 

Merreni me gazetari, shkrime, poezi e prozë cfarë janë kushtet e një emigranbti në Greqi që të arrij rezultate në këtë lami mjaft të ndieshme?

Emigranti përplaset dhe s` gjenë qetësi…,është për të ardhur keq, por, në vitin 2012, akoma situata i ngjan refugjatëve të kohës së : ”HARKUT TE TRIUMFIT ” të të famshmit Remark… Siç duket, kjo gjendje pa rrugëzgjidhje, nuk ka si të mos shtrojë nevojën urgjente të kerkimit të një qeverisjeje më të mirë, me origjine qiellore.

Ju merreni me shkrime, merreni me poezi apo me prozë?

Poezia dhe proza, janë njesoj të shtrenjta për mua, edhe pse fillimin e nisa si tregimtare më e vogel se 8 – 9 vjeç, ndërsa poezia lindi në vitet e adoleshencës.

Ju merreni edhe me poezi, cila është tema që trajtoni ju në punimet tuaja?

Gjithësesi, tema bashkëkohore…shqetësime të jetës së përditshme, malli për prindërit, ëndërrat rinore, nostalgjia për ikjen e viteve dhe kotësinë e jetës kur dikush nuk ka ( njeh ) PERENDINË..

 

Ju jeni shumë aktive edhe në jetën shoqërore dhe kulturore të shqiptareve këtu, çka ju shtyn në ketë drejtim dhe me cka më shumë është e angazhuar?

Filozofi i njohur Nicja, kishte thënë dikur se… ne kemi Artin, për të mos vdekur nga e verteta( bëhet fjalë për realitetin e hidhur ku ndodhet shoqëria njerëzore sot )…E pra, zbukurojmë realitetin me anë të Artit, që i jep një kuptim jetës. Pa ate, cdo gjë, do ishte e zhveshur nga bukuria, magjia e fjalës, finesa e ndjenjave të holla…Letërsia, ka prirjen të bejë më të ndjeshëm njerëzit, të vetëdijshëm për nevojën e tyre të lindurë, shpirtërore…Është detyra e shkrimtarit të japi kontributin e tij në këtë fushë.

 

Keni libër të botuar dhe çfarë eshte tema që shtjelloni në te?

Në vitin 1995 u botua libri im i parë me poezi “DHIMBJA E MOSQESHJES”. Ishte një libër shumë i kërkuar n ga lexuesitë, i cilësuar ndër më të mirët e vitit, i trajtuar akoma si orë letrare në shkollat e mesme. Në sfond, e përshkon një si vetmi universale, shumë më e thellë, e pakapshme. Sado kontradiktore, edhe dashuria nuk e mbushë boshin që është në qenjen njeri…sepse kjo vetmi e përskajshme, herë – herë, nuk e përfillë as dashurinë, as një ngrohtësi tjetër. Është me sa duket një lloj vetmie mbibotërore, ose, ose, e thënë ndryshe, e përbotshme, përderisa edhe poeti gjëndet brenda në botën magjike më gjithë kërkesën e tij të ngutshme për një ikje prej saj…Nuk është vetmi që shkaktohet nga humbja ose mungesa apo braktisja e një dashurie…, është përkundrazi, një ndjenjë shkretie në përgjithësi, si e ardhur nga të tjera kohë…përzenë nga jeta, e jo nga dashuria në harrimet e saj universale.

Çka presin lexuesit në të arrdhmen nga Dhurata, cilat janë planet e juaja?

Kamë në dorë nje vëllim me tregime e novela, pra, do t”i prezantohem lexuesit si prozatore, një libër me poezi titulluar ”PO VJEN JETE E VERTETE”, një novelë autobiografike të cilën në të ardhmën dua ta skenarizoj si dhe një roman me ngjarrje nga ndryshimet e Shqipërisë të viteve 90…

 

Cfar është malli për të afërmit , si e ndjeni vetën këtu në një mes të huaj?

Nuk është kaq e dukshme kjo mungesë, malli zbutet kur je familjarisht këtu. Duket, sikur nuk ka ndryshuar gjë, por jeta në mërgim është…

 

Sa ka arritur Dhurata të krijoj shokë apo shoqe në një mes të ri, në një vend me kuturë tjetër nga ajo që ne kemi?

Si vende fqinje, pothuajse kemi një kulturë të ngjashme, me një përshtatje, gjithçka bëhet e arritshme. Interesimi i përbashkët për gjëra të përbashkëta.

 

Çfarë është aktiviteti juaj kur kemi te bejmë me profesionin tuaj këtu në vend të huaj, sa shqiptaret janë aktiv ketu në prezentimin e kulturës sonë?

Fatkeqësisht na duhet t’i nënshtrohemi tjetër profesioni nga ai që na përkiste. Shqiptarët nuk kanë heshtur se ruajturi integritetin e tyre, edhe pse në emigracion. Kanë gazetatë e tyre, sallonet letrare që sherbejnë si një burim inkurajimi dhe këmbim përvoje, kurset e gjuhës shqipe, shoqatatë kulturore etj, etj.

 

Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptarët sot, ku mendon se konkretisht duhet ndryshuar diçka ne?

Ndryshimi duhet filluar qysh në zemër…

 

Cfarë janë kontaktet e Dhuratës me vendlindjen?

Vizitatë e herëpashershme…

 

Një i mërguar kërkon të jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër.  Si është nga natyra Dhurata?

E etur për të rrembyer çdo informacion.

Ka kohë që jetoni këtu, sa janë kontaktet tuaja me shqiptarët këtu, keni miq dhe a shoqëroheni?

Po.

Nëse kjo lami që keni zgjedhur për studim nuk do të ishte profesioni juaj, ne cfarë profesioni do e gjente vetën Dhurata?

Në mjekësi, dëshira e madhe për tu gjendur pranë nevojtarëve, për t’i'u lehtësuar plagët…

 

E lexoni revistën në shqip ”Dituria”që botohet këtu në Skandinavi, cka mund te na thoni për te?

Po, ka larmi informacioni. Një kontakt i vazhdueshem do ishte gjithnjë i dëshirueshëm.

 

Planet tuaja për të ardhmen, cka Dhurata mendon dhe ka në fokus?

Kam në dorë një vëllim me tregime e novela, një liber me poezi, një novelë autobiografike si dhe një roman me ngjarrjet e Shqipërisë se viteve 90….

 

Cka ju benë të lumtur dhe cka ju mundon më së shumti?

Një përndim dielli që digjet flakë, një lagie në shi, shetitje mes miqsh në një muzg të paharrueshëm, të qenurit në kraharor te prindërve, ose…ose, ëndërat për të parë ndonjë fytyrë të dashurë, të parë dikur…

Më mundon mosarritja e berjës së më të mirës së mundshme.

 

Përveç punës së rendomtë si e kalon kohen e lirë?

Gjimnastikë, shetitje.

ARTI dhe vetëm ARTI.

 

 

Ky shkrim është lexuar 39 herë!

Share and Enjoy

Më pëlqen & Komente

Leave a Reply