OSCAR ROMERO (1917 – 1980), Martir i lirisë dhe demokracisë

Nga Don Lush Gjergji   “Të lumët ju kur t’ju shajnë e t’ju salvojnë dhe kur, për shkakun tim, t’i thonë të gjitha të zezat kundër jush, por në rrenë! Gëzohuni e Lexo më tej

NGA JOSIFI TEK JOSIFI, / KËTU NISI, ATJE KRISI / 70 VJET NA SUNDOI PISI…

Nga Fritz Radovani Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë… ■HAPNI DOSJET: NË SHQIPNI, NGA VITI 1944 SUNDIMTARËT TANË… PRA, TRADHËTARËT E ATDHEUT “NUK KANË DOSJE”! JANË “HERONJ”… ■Tradhëtari Enver Hoxha deklaron Lexo më tej

LEKSIONE HIPOKRIZIE NGA MINISTRI LAVROV

Nga Dr. Islam LAUKA Ish ambasador i Shqipërisë në Kosovë Ditët e fundit, bie në sy aktivizimi gjithnjë e më intensiv i Ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, në çështjet ballkanike, Lexo më tej

Diplomacia ruse në Ballkan

Nga Ramiz Lushaj Ditët e fundit, bie në sy aktivizimi gjithnjë e më intensiv i Ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, në çështjet ballkanike, në mënyrë të veçantë, në ngjarjet në Lexo më tej

RUAJTJA E LIRISË DHE E SIGURISË SË INTERNETIT

Nga Frank Shkreli   Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry gjatë një vizite në Seul të Koresës së Jugut të hënën, mbajti një fjalim të rëndësishëm mbi lirinë dhe mbi sigurinë e përdorimit të Lexo më tej

Djemtë e plehrave

Nga Aurel Dasareti*   Demokracia nuk mund të imponohet duke eliminuar pikëpamjet rivale; suksesi i saj nuk mund të garantohet as kur ideali fiton një pranim të përgjithshëm. Demokracia thjesht nuk mund Lexo më tej

A ishin porte në lashtësi Porto Palermo dhe Triporti?

Nga Gëzim Llojdia   1. “Në kohët  romake,shkruan në një studim Carlo De Mitri, Departamenti i Trashëgimisë Kulturore, Universiteti i Salentos,  porti i Brindizit, duket se ishte  vendi kryesor i zbritjes, në Lexo më tej

RREZIK PËR MAQEDONINË JANË ALI AHMETI DHE GRUEVSKI !

Nga Elida Buçpapaj, VOAL   Në ditën e protestës të opozitës në Maqedoni, Ermira Mehmeti , deputetje e BDI-së, e partisë të Ali Ahmetit në koalicion me Gruevskin, do të shkruante në Lexo më tej

“PUSHTETARËT” E SHQIPNISË TURPI I BOTËS

Nga Fritz Radovani Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë   13 MAJI 2015 Presidenti Recep Tayyip Erdogan pritet nga Presidenti Nishani… Nuk kam asnjë kundershtim per vizitat që ban Presidenti turk Lexo më tej

ERË LUFTE NË BALLKAN

Nga Danel Cana    Miq të nderuar mësoni se mundësitë e tanishme janë që merren vesh shum shpejtë edhe e mira edhe e keqja. Shushunjat jan mësuar me gjak dhe nuk mund Lexo më tej

 

Politika e LDK-së dhe vizioni dr. Rugovës për Kosovën, dhanë rezultate

Dega e LDK-së në Gjermani shënoi 24 majin – Ditën e Presidentit

( Kështu tha historiani Jusuf Buxhovi, libri i të cilit gjithashtu u promovua në këtë Manifestim )

Nga Muharrem Sfarqa

Pamje nga shenimi i manifestimit te dites se presidentit

Veprimtarët e Lidhjes Demokratike të Landit të NRW-së në Gjermani, në praninë e një numri të madh mysafirësh, në mesin e të cilëve edhe shkrimtarë, publicistë e krijues të artit e të kulturës sonë, në një manifestim solemn nderues e promovues, shënuan 24 Majin – Ditën e presidentit .

Ky manifestim tradicional i cili është bërë emblema identifikuese e nëndegës së LDK-së, së kësaj ane në Gjermani, kësaj radhe shënoi edhe jubileun e 20-vjetorit të mbajtjes së zgjedhjeve të para presidenciale e parlamentare, të cilat u mbajtën nën masa të egra të regjimit pushtues serb e, të cilat patën legjitimuar kryetarin e atëhershëm të LDK-së dr. Ibrahim Rugovën për President të Republikës së Kosovës.

Për rëndësinë e shënimit të kësaj date, e cila sot i mungon kalendarit të festave shtetërore të Republikës së Kosovës, folën kryetari i degës së LDK-së Qazim Bajgoraliu, anëtari i kryesisë dhe zëdhënësi i kësaj dege, Muharrem Sfarqa, nënkryetari i nëndegës së NRW-së, Qazim Thaqi, sekretari i saj Muharrem Gashi dhe Astrit Rraci,, i biri i kryetarit të vrarë të komunës Klinës, Ismet Rracit .

Jusuf buxhovi

Rreth filozofisë rugoviane për liri, pavarësi e demokraci, foli nënkryetari i dikurshëm i LDK-së, z. Anton Kolaj, i cili tha se Presidenti Historik i Kosovës, dr. Rugova ishte njeriu i cili përfaqësoi platformën më komplete kombëtare në tërë historin tonë, dhe si i tillë do të çmohet, vlerësohet e nderohet, tash dhe në të ardhmen.

Në këtë eveniment, të pranishmit përcollën edhe xhirimin filmik nga ceremonia e dhënies së Çmimit ” Ora e Presidentit “, akademik Mark Krasniqit, më 24 Maj 2012 në selinë e LDK-së në Prishtinë .

Edhe këtë vit, kjo dhënie kaloi në kujtim të themeluesit dhe ideatorit të këtij Çmimi, veprimtarit dhe atdhetarit, Abedin Gashit, i cili tani më gjendet në amshim.

Fituesit të sivjem , akademik Mark Krasniqit, Çmimin i a dha vetë kryetari i LDK-së, akademik Isa Mustafa.

Në kuadër të këtij manifestimi u bë edhe promovimi i Vëllimit në tri pjesë, ” Kosova ” të shkrimtarit, publicistit, historianit e njërit nga themeluesit e LDK-së, Jusuf Buxhovit, për veprën e të cilit, folën Nusret Derguti e Hasan Qyqalla, ndërsa për fillimet e njohjes me Buxhovin dhe bashkëpunimin e tij të shkurtër por intenziv me të, foli edhe Anton Kolaj.

Diaspora TV

Duke falënderuar organizatorët për këtë ceremoni si dhe promovimin e librit të tij, edhe në Gjermani, Jusuf Buxhovi, falënderoi sidomos shtetin gjerman, për tërë atë që bëri për Kosovën dhe lirinë e saj, në një proces aspak të lehtë për aleancën veri-atlantike, i cili u kurorëzua me sukses.

Ne kurrë nuk guxojmë të harrojmë lidhjet tona dhe miqësitë e krijuara, me shtetet evropiane dhe me SHBA-të, të cilat çuditërisht, nga pushtetarët e sotëm po degradohen në masë të madhe dhe për çdo ditë, duke u reduktuar deri në iritim, tha mes tjerash Buxhovi, duke shtuar se . paradoksi bëhet edhe më i madh kur, tërë kësaj i shtojmë edhe ndërrimin e kursit politik në mardhëniet tona ndërkombëtare, që po ndodhë para syve tanë, para akademikëve, shkencëtarëve, historianëve e të njerëzve të dijes, të cilët, për arsye të shumta e të pajustifikueshme janë bërë puthadorët e pushtetit.

Anton Kolaj dhe Jusuf Buxhovi

Askush nuk ka mandat, kushdo qoftë ai, që të bëj koncesione në dëm të historisë sonë. Përpjekjet për ta paraqitur popullin shqiptarë pa vazhdimësi historike, janë bërë gjithmonë nga pushtuesit tanë por kjo që po ndodhë sot dhe po premtohet të lejohet nga ministra e zyrtarë tanë, nuk ka ndodhur kurrë, shtoi më tej Buxhovi në fjalën e tij duke i falënderuar nikoqirët, të cilët, siç u shpreh ai, më mundësuan që të kthehem në Gjermani si shkenctar me veprën time të realizuar në vendin ku kalova një pjesë të jetës, vend i cili ma mundësoi më së miri që të merrem me punë shkencore. Arkivat e Gjermanisë mbeten një thesar i pasur për hulumtime të mëtejme, për të mirën e historisë sonë kombëtare, të gjuhës dhe të kulturës sone. Kultura jonë ishte paraprijëse e proceseve të mëdha. Akademikët, shkrimtarët, poetët, kritikët e letërsisë e të artit dhe veprimtarët patriotë, ishin ata që me Presidentin Rugova i shtynë përpara proceset e vazhdimësisë historike kombëtare, për liri, pavarësi e demokraci.

Me këtë rast, me autorin Buxhovi, të pranishmit zhvilluan një bashkëbisedim të hapur duke çartësuar shumë çështje nga e kaluara dhe e tashmja e shqiptarëve, pa e anashkaluar dhe aktualitetin politik nëpër të cilin po kalon Kosova.

Nëndega e NRW-së, shkrimtarin dhe historianin Jusuf Buxhovi e nderoi me Çmimin vjetor ” Martin Camaj”, çmim ky që jepet për rezultate të arritura në fusha të ndryshme të shkencës, artit, letërsisë dhe afirmimit të vlerave kombëtare në botë.

Ndërsa nga viti i kaluar, themeluan dhe Çmimin ” Abedin Gashi “, me të cilin sivjet u nderua mësuesja, veprimtarja dhe humanistja e dalluar, Sofije Dumnica.

Nga dora e veprimtarit Behgjet Krasniqi e në emër të nëndegës u dhanë, mirenjohje e falënderime për një numër veprimtarësh, të cilët kanë kontribuar në vazhdimësi në aktivitetet e LDK-së dhe mergatës shqiptare .

Në mesin e të shpërblyerve ishin edhe Zymer Lulaj, Nazmi Muqaku, Haxhi Dervishi, Tefik Jaha, Ragip Prapashtica, Latif Marku, Pal Sokoli, Binak Gashi, Sevëme Fetiqi etj.

Manifestimin e pasuruan edhe tenori i i ynë mirënjohur Shkodran Tolaj dhe rapsodi e këngëtari i njohur Agim Gashi, të cilët interpretuan disa këngë nga epika shqiptare si dhe këngë përkushtuese, ndërsa poetët Mentor Thaqi e Sevëme Fetiqi lexuan vargje të zgjedhura poetike, e nxënësi i shkollës shqipe Enis Jaha, nga Landau i Bavarisë, recitoi poezi për Presidentin Rugova.

Këtij manifestimi i kishin arritur edhe një numër telegramesh përshëndetëse si; nga Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Akademik Isa Mustafa, nga Konsulli i Republikës së Kosovës Në Frankfurt dhe nga publicisti e veprimtari e ish reporteri i luftes Maxhun Smajli, i cili po realizon një ndërmarrje të pazakontë falënderimi ndaj NATO-s, të quajtur ” Marshi i mergimtarit “, duke ecur nga Fulda e Gjermanisë deri në Kosharen e Kosovës.

Ky shkrim është lexuar 446 herë!

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

RadioEmigranti

facebook comments:


Leave a Reply