KOSOVËS SI KURRË MË PARË I DUHET VLERA AKADEMIKE E KOMBERTARE E JO MILITANEIZEM INATEÇOR DHE ORDINER

Nga Asllan Dibrani dhe Sylë Mujaj   Se Kosova është në duart e bandës vrastare të Hotel “Rognerit”,  nuk ka dilema!.Kosova e pasluftës kudo që prek, kudo që shkel , kudo që Lexo më tej

NËSE DONI TA SHPËTONI ATDHEUN, SHPETOJENI SA I KA MBETË EDHE PAK FRYMARRJE

Nga Agim Gashi Me emrin Lavdërim e mbiemrin Muhaxheri, një shqiptar nga Kaçaniku, në njëren dorë mban thiken e në dorën tjter koken e një të riu, dhe kaq mjafton përshkrimi i terroristit Lexo më tej

Edhe INA u bashkohet zërave lobues për përshpejtimin e shenjtërimit të Nënë Terezës!!!

Nga Instituti për Çëshje Kombëtare   Instituti i Çështjeve Kombëtare (INA) bashkohet me përpjekjet e disa intelektualëve shqiptarë dhe të huaj të cilët, që nga 15 qershori 2014, po lobojnë nëpërmjet një Lexo më tej

MUND TË JETË KRIM LUFTE

Nga Frank Shkreli   Komisionerja e Lartë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay dënoi të hënën rrëximin e aeroplanit të pasagjerëve të linjes ajrore Lexo më tej

Një vlerë universale

Faktori kohë si vlerë Nga Vilhelme Vranari Haxhiraj      Të nesërmen vendosa të shkoja  te mjeku. Papritmas në rrugë u ndesha me kolegen time, e cila parkoi makinën dhe u bashkua me Lexo më tej

KOSOVA PA RUGOVËN DO TË ISHTE BËRË SI PALESTINA

KOSOVA PA RUGOVËN DO TË ISHTE BËRË SI PALESTINA Nga Xhafer Leci Më 17-07-2014  tek Koha.net, E. Robelli kishte shkruar një shkrim me titull: “Kosova nuk është pështymore për bijtë e Ibrahim Lexo më tej

MAZHORANCA DHE OPOZITA NË UNISON

Nga Elida Buçpapaj, VOAL   Mazhoranca dhe opozita janë në unison. Sado absurd që të duket ky fakt, kur ke para sysh se si bëhen mish për qofte në Kuvendin e Shqipërisë, Lexo më tej

Islami Sisters placed on administrative leave after 30 years working at the Voice Of America (Anglisht)

By Mërgim Korça The two legendary journalist sisters, Isabela (Islami) Çoçoli and her sister Zamira (Islami) Edwards, have been placed on Administrative Leave at the Voice of America. This announcement rightly spurred Lexo më tej

Çoke be, Çoke qebapi…

Rreth rolit të intelektualit në qeverisje dhe në shoqëri Nga Ajet Nuro   Kam kohë që nuk jam marr me shkrime apo opinione politike për atë çka ngjet në Shqipëri, Kosovë apo Lexo më tej

BIJTË E ETËRVE ‘TË DJATHTË’

Nga Skënder Buçpapaj   Bilal Kola u emërua në krye të Institutit të ish të Përndjekurve Politikë, instancë e Qeverisë  së Shqipërisë. Ky lajm më shërbeu si nxitës vendimtar për të shtjelluar Lexo më tej

 

Në 100 vjetorin e Pavarësisë Kombëtare Shkolla “Ismail Qemali ” Vlorë mbush 50 vjet

Nga Vilhelme Vranari Haxhiraj

Busti i Ismail Qemalit para shkollës

Shkolla 9 vjeçare publike që mban emrin e nderuar të Ismail Qemalit
, plakut të mençur, diplomatit të shquar, shqiptarit të urtë ,që shpalli
Pavarësinë Kombëtare më 28 Nëntor 1912, këtë vit akademik mbushi 50
vjet. Kam pasur fatin të jem një prej nxënëseve të shkollës Pedagogjike
“Jani Minga”, ku kam bërë praktikën mësimore në këtë shkollë. Kujtoj
me nderim drejtorin e parë të kësaj shkolle, të ndjerin Safet Kofina.
Gjithashtu shpreh mirënjohjen time për mësuesët e palodhur me të cilët
ushtroheshim për të përvetësuar dhe zbatuar metodat e mësimdhënies me
qëllim aftësimi në profesionin e bukur dhe të vështirë të mësuesit. Mes
tyre do të kujtoj me respekt mësuesët e ushtrimores, Zenel Dervishi,
Sofika Veizi, Aleme Bodo, Leonora Papa etje, me të cilët u përgatita për atë profesion sa të vështirë dhe po aq fisnik.
Kjo shkollë, ku në bangat e saj janë ulur 50 breza fëmijësh dhe e kanë
përfunduar atë 43 breza, ka krijuar një traditë të bukur qysh nga çelja e
saj dhe e vazhdon atë si një trashëgimi kulturore dhe edukative.
Gjithashtu kam pasur fatin që të punoj në këtë shkollë pas rikthimit
tim në arsim më 1991, jo vetëm si mësuese, por edhe si drejtuese.
Falenderoj gjithë kolegët e mi, që me stafin pedagogjik nën drejtimin e drejtoreshës Magdalena Seferi kanë bërë një punë të madhe për këtë ditë.

Vlerësoj palodhshmërinëe mësuesëve , që me ato paga të ulëta, në
kushte shumë vështira, ku mungonin tekstet, energjia elektrike kanë

punuar me vetmohim. Në mënyrë të veçantë dua t’i përgëzoj dhe
falenderoj kur në trazirat e turpshme të vitit 1997, kur shkatërroheshin
vlerat kombëtare, k
ulturore, ekonomike, duke hedhur poshtë mundin
dhe djersën e viteve apo shekujve, në këtë shkollë vazhdohej mësimi.
Mësuesët e kësaj shkolle, me lot në sy, mes shiut që hynte nga dritaret
pa xhama e nga tavanet e klasave që rrëzoheshin mbi kokat e fëmijëve,
në mungesë tekstesh dhe mjetesh mësimore, vazhdonin mësimin. Kanë qenë vërtet heronj, sepse punonin me përgjegjësinë e mësuesit dhe
prindit. Në këtë shkollë nisa rrugën e krijimtarisë. Pikërisht ishte kjo
shkollë, ky staf pedagogjik i drejtuar nga drejtoresha e palodhur
Magdalena Seferi, që  më propozoi për vlerësim. Është meritë e tyre që
unë sot jam mësuesja që renditem mes 16 emrave të vlerësuar, gjë për të
cilën u jam mirënjohëse. 

 

Fasada e shkollës 9 vjeçare "Ismail Qemali" Vlorë

50 vjet jetë në 100 vjet Pavarësi Kombëtare Shkolla 9 vjeçare “Ismail Qemali “Vlorë Ky ishte konceptimi i asaj feste të bukur, përgatitur nga Drejtoria e
shkollës, stafi pedagogjik nën drejtimin e drejtoreshës Magdalena Seferi.
Sot më 1 Qershor 2012, në orën 11_oo Shkolla “Ismail Qemali” shpalosi
historikun e saj gjysmë shekullor të një rruge të gjatë e të vështirë, por
të suksesshme. Nxënësit e shkollës veshur si për ditë festë me kostumin
e tyre, bluza të kaltra dhe pantallona apo funde blu, në ngjyrat e Vlorës,
ku det,qiell dhe tokë janë blu, renditur sipas klasave, nën tinguj muzikorë
prisnin miq e të ftuar në oborrin para shkollës. Duke nisur që nga porta,
kangjellat e oborrit, kollonat e veshura me flamuj kombëtar mes një
higjene shembullore, ndihej aroma e festës. Mes luleve e flamujve, busti
i Ismail Qemalit u uronte mirëseardhjen mysafirëve, që nuk ishin të
paktë. Kishin ardhur në këtë festë Drejtori i Drejtorisë Arsimore z.Ermal
Xhelili me disa inspektorë të arsimit. Ishin të pranishëm Zv/Kryetari i
Bashkisë Arben Beqiri, Prefekti Ed Velçani, ish nxënës të kësaj shkolle
që sot kanë funksione të larta shtetërore, Ardian Kollozi e Bujar Leskaj.

Gjithashtu ishin ftuar gjithë ish drejtuesit, ish mësues që sot janë në
pension, si dhe gjithë ata që ishin vlerësuar ndër vite për punën e tyre në
fushën e të nxënit.

Festën e nderonin edhe miq nga Kosova martire, drejtori e përfaqësues
të shkollës 9 vjeçare të Mitrovicës, me të cilën është binjakëzuar shkolla
“Ismail Qemali”. Vëllezërit shqiptarë nga Mitrovica kishin ardhur enkas
për të nderuar këtë përvjetor jubile.
Ambienti festiv niste jashtë dhe vazhdonte më pas në çdo kat, nëpër
shkallë dhe në çdo klasë. Kudo pasqyroheshin nga zhvillimet e jetës në
shkollë, në qytet, historia jonë 100 vjeçare, historiku i arsimit shqiptar e
mbi të gjitha aspekte nga akti më madhor, ai i shpalljes së Pavarësisë
Kombëtare. Është fat dhe privilegj që të jesh aktor dhe faktor i kësaj
ngjarjeje të madhe, të kesh lënë një emër apo mundin dhe shpirtin prej
edukartori, diku brenda asaj godine. Secili që ndodhej aty mësues apo
nxënës,ndihej i nderuar që ka dhënë apo ka marrë dije në këtë tempull të
dijes, që vlen si model për shkollat e tjera si motra.
Puna mësimore dhe edukative, vlerësimet, titujt apo çmimet si shkollë
apo si individ ishin pasqyruar nëpër muret e saj. Madje edhe përfshirja
e shkollës në projekte të ndryshme të programuara nga MASH apo nga
Drejtoria Arsimore ishin pasqyruar jo vetëm si plan-detyrë por dhe
mënyrat e realizimit të tyre, si dhe arritjet.
Festa u zhvillua në katin e dytë, ku në këndin e shkallëve pasqyrohej
me projeksion përmes elektronikës jeta 50 vjeçare e kësaj shkolle model.
Festën e çeli duke u uruar mirëseardhjen të pranishmëve Zv/ drejtore
Jonida Bejo. Kurse drejtoresha Magdalena Seferi përmes fjalës së saj
vuri në dukje vlerat e kësaj godine qysh nga shtatori i vitit 1961 dhe deri
në ditët e sotme. Falenderoi pjesëmarrësit, mësuesët dhe nxënësit e
shkollës që ajo drejton.
Më pas Znj Jonida Bejo foli për arritjet, vlerësimet dhe me të drejtën e
krenarisë, u shpreh se nga kjo shkollë kanë dalë mjaft personalitete të
mjaftë fushave si në ekonomi, arsim, drejtësi, shëndetësi si dhe në art
apo letërsi. Rrallë gjen ndonjë shkollë , ku të jenë vlerësuar 16 mësues
duke filluar nga të dalluar, të merituar, me titull Mirënjohje e Arsimit
apo me Urdhërin Naim Frashëri, si në shkollën “Ismail Qemali”.Ajo ftoi
Drejtorin e Drejtorisë Arsimore dhe Drejtoreshën e shkollës, që hapën
siparin e Realizimeve të shkollës ndër vite. Aty ishin vendosur fotot e 16
mësuesëve të vlerësuar, fotot e 12 drejtorëve,lista emërore e Zv/drejtorë
ve dhe vitet e tyre në detyrë. Nuk mungonin fotot e nxënësve më të mirë në vite si
dhe foto nga jeta në shkollë. Kishin bërë një punë shumë të madhe dhe cilësore. Nën tingujt e një koncerti me violinë dhe recitueseve të shkollës
që sollën vargjet e papërsëritshme të të madhit Ali Asllani, mes bisedash
dhe fotosh si kujtim i kësaj dite të veçantë, trokitën gotat për ditën e
madhërishme të Pavarësisë dhe për detyrat që e presin këtë shkollë.I
uroj suksese dhe arritje në fushën e të nxënit dhe dijes kësaj shkolle që
ka një emër të veçantë.Ndihem e nderuar që edhe unë kam dhënë vlerat
e mija në procesin mësimor dhe edukativ për 10 breza. Duke iu uruar
suksese, jetë dhe shëndet, kudo që ndodhen, i falenderoj ish nxënësit e
mi që më kanë dëgjuar dhe respektuar!

Ky shkrim është lexuar 464 herë!

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

RadioEmigranti

facebook comments:


Leave a Reply