Cilën Shqipëri po vizitoni i nderuar Papë?

Nga Reshat Kripa   Në shtypin e përditshëm lexoj fjalën e Papa Françeskut në lidhje me vizitën në Shqipëri. Në këtë fjalë ai theksoi:               “Të dielën e ardhshme, me ndihmën Lexo më tej

ME DYER HAPUR TË PRESIM NE SHQIPTARËT I RESPEKTUARI PAPA Françesku

Nga Xhevat Rexhaj Papst Franziskus (lateinisch Franciscus PP.; emri I lindjës  Jorge Mario Bergoglio SJ [ˈxo̞rxe ˈmaɾjo β̞e̞rˈɣ̞oɣ̞ljo̞ spanjishtë), berˈgɔʎːo (italisht)]; * 17.dhjetor 1936 në Buenos Aires, Argentinien) prej 13. marsit 2013 Papa I 266. I Vatikanit. «Shkoj në Shqipëri për dy arësye të rëndësishme. Lexo më tej

RTK-ËS FAQJA E ZEZË E KOSOVËS, DHE ÇERDHE E KORRUPSIONIT, FAMILJARIZMIT …

Nga Ramiz Dërmaku   Jo rastësisht  mediet  konsiderohen si arma më e fuqishme pasë bombës atomike.  Qeveria jonë në mënyrë të sofistikuar ka shtrirë kontrollin në të gjitha mediet, natyrisht, jo duke Lexo më tej

“BUKË E KRYPË E ZEMËR !” NË SOFREN E GJERGJ KASTRIOTIT !

Nga Fritz Radovani Sofra asht gati!             Urdhnoni Shejtni, Populli Shqiptar per Ju, ka shtrue “Bukë e krypë e zemer!”             Me këto fjalë do t’ Ju drejtohej sot Argjipeshkvi i Durrësit Lexo më tej

Kali i Trojës në mesin e shqiptarëve!

Nga Gani Mehmetaj “Me serbët na ndan vetëm një cipë e hollë e qepës”, kanë predikuar shumica e hoxhallarëve në Kosovë e në Maqedoni, në fëmijërinë time, “me shqiptarët katolikë na ndan Lexo më tej

Takimet e mia me professor Shaban Demirajn

Figurë e shquar e jetës shkencore shqiptare Nga Gjekë Gjonaj, Ulqin   Mëngjesin e 31 gushtit të këtij viti , duke u hedhur një sy gazetave shqiptare në faqet e internetit lexova Lexo më tej

VENDOSMËRIA E EDGAR ALLAN POE PËR TË ECUR VETË NË JETË DHE NË KRIJIMTARI

Nga Artur Vrekaj Shkrimtari Amerikan Edgar Allan Poe i lindur më 19 Janar 1809 në Boston nga prindër aktorë, që dy vjeç ishte nën kujdesin e familjes së biznesmenit John Allan, pasi Lexo më tej

SHBA E BE TË MBAJNË QENDRIM TË QARTË MENJËHERË PËR SITUATËN ALARMANTE KRIJUAR NË KOSOVË

Nga Elida Buçpapaj, VOAL   Është e rëndë ta thuash këtë fakt, por kjo është e vërteta nën dritën e diellit. Hashim Thaçi ka 7 vjet që e keqqeveris Kosovën dhe ndërsa Lexo më tej

KLUBI “SHQIP” I SHKUPIT DHE ORKESTRA FRYMORE “ZANA MALIT”

Nga Shpëtim SALA Studiues. President i QMKSH – Tiranë Shkupi në fillimin e shek. XX ka qenë një nga qytetet më të mëdha të banuar nga shqiptarët. Në vitin 1868 ai u Lexo më tej

SHQIPËRIA NDERON MARTIRËT E KOMBIT DHE TË FESË

 Nga Frank Shkreli Tre ditë para se të shkelë në tokën arbërore për vizitën e tij  në Tiranë, Papa Francesku ka përshëndetur gjatë një meshe në Vatikan, shqiptarët dhe ka falenderuar popullin shqiptar për përgatitjet që Lexo më tej

 

ME SYTE E SHPIRTIT, NË TRADITAT TONA ATDHETARE…

Nderim për Dr. Ibrahim Gashin, i cili u nda nga jeta

Nga Prof Murat Gecaj, publicist e studiues, Tiranë

 

1.

Dr Ibrahim Gashi (majtas) dhe autori i shkrimit Prof Murat Gecaj

Vite më parë, kur isha redaktor në Gazetën “Mësuesi” e kërkoja të dhëna për jetën dhe veprimtarinë e mësuesve atdhetarë nga Kosova, që më duheshin për punimin tim të disertacionit, u njoha dhe me mësuesin kosovar Ibrahim Gashi, biri i mësuesit atdhetar e veteran, Rrahim Gashi. Megjithëse ishte me punë në Fushë-Krujë, pra pak larg nga kryeqyteti, vëreja te ai hulumtuesin dhe studiuesin e zellshëm e të pasionuar, sidomos në fushën e astronomisë. Por, i mbujtur që në vegjëli e në rini me traditat atdhetare e liridashëse të familjes e më gjerë, ai ishte i prirur dhe për kërkime e studime për këto tradita.

Kaluan vite të tjerë dhe ne përsëri i mbajtëm të pashkëputura lidhjet tona, sidomos pas publikimit në Tiranë të revistës shkencore e kulturore “Univers”, ku të dy dhamë ndihmesën tonë. Po kështu, jemi takuar shpesh edhe në përurime librash dhe në veprimtari, që kemi organizuar e zhvilluar me Shoqatën e Arsimtarëve të Shqipërisë. Bile, për këtë të fundit, ai ka kryer dhe detyrën shoqërore të “kordinatorit”, për lidhjet me kolegët tanë në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe, si rrjedhojë e punës së tij këmbëngulëse e të frytshme, kërkimore, studimore e shkencore, arriti të botonte edhe disa libra, me temë matematikën e astronominë, por dhe në fushën e traditave atdhetare, nga të cilët më ka dhënë disa me shënimin e tij.

2.

Po cili është Dr. Ibrahim Gashi? Lindi më 23 gusht 1935, në rrethin e Krujës, ku më parë kishin ardhur prindërit e tij, nga Skënderajt e Kosovës, të përrnjekur nga rregjimi serb. Ndërsa më tej, atij iu krijua mundësia që t’i ndiqte studimet e larta në ish-Jugosllavi. Para diplomimit për matematikë-astronomi, në Beograd, e arrestuan dhe më pas i dëbuan familjarisht për në Shqipëri. Kështu, studimet e larta i përfundoi në Universitetin e Tiranës. Vite me radhë, ishte mësimdhënës në shkollat e mesme të Krujës dhe më 1984-1990 dha leksione, si pedagog i jashtëm, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Gjatë punës së tij 31-vjeçare në arsim, përveç se në mësimdhënie, u dallua në veprimtarinë shkencore e pedagogjike me arsimtarët. Për disa vjet radhazi kreu detyrën e kryetarit të komisionit të lëndës së matematikës, për shkollat e mesme në rrethin e Krujës. Mori pjesë në diskutimet për hartimin e teksteve të reja, për matematikën e astronominë dhe, madje, për këtë të fundit përgatiti dhe botoi përmbledhjet “Probleme të zgjidhura astrononomike” e “Vrojtimet astronomike” (për maturantët e shkollave të mesme). Për punë të vazhdueshme e të thelluar studimore-shkencore, më 1979 mori gradën “Kandidat i Shkencave” (më pas, “Doktor i Shkencave”).Në vitet 1980-1982, duke qenë zevendësdrejtor i shkollës së mesme në Fushë-Krujë, ngriti dhomën-muze kushtuar “Heroinës së Popullit” Shote Galica, emrin e të cilës e mbante ajo, si dhe organizoi një sesion shkencor për jetën dhe veprimtarinë e saj atdhetare e luftarake. Ndjenjat e larta të atdhedashurisë, ai do të shfaqte më pas, posaçërisht, edhe në dy libra të tij.

Dr. I.Gashi, nga janari 1993 dhe deri në shtator 1996, ka kryer detyrën e diplomatit (sekretar II) në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, në Slloveni. Aje ndoqi çështjet e marrëdhënjeve dypalëshe në fushat e politikës, arsimit, kulturës e mbrojtjes, si dhe çështjet konsullore. Detyrë të veçantë ka pasur për Diasporën Shqiptare, në Slloveni. Doli në pension në vitin 1996, por përsëri e vijoi punën kërkimore e studimore dhe botuese. Përveç shumë artikujve shkencorë e metodikë për lëndët metematikë e astronomi dhe me temë sociale, deri tani ka botuar 11 libra dhe ka në dorëshkrim disa të tjerë, dy prej të cilëve lidhen me kronologjinë shqiptare.

Kopertina të librave të autorit, Dr. Ibrahim Gashi

Ndonëse i moshuar, deri n ë fundin e jetës së tij, Ibrahimi vazhdoi të merrej me kërkime dhe shkrime, si në fushën e shkencës, ashtu edhe në atë atdhetare e shoqërore. Vitet e fundit udhëheqi me sukses Komisionin Qednror të Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare, lidhur me studimin e mundësive të përafrimit, deri në njësim, të programeve e teksteve mësimore, në të gjitha trojet shqiptare dhe në diasporë.

3.

I pari, nga librat e Dr. I.Gashit, ishte ai me titullin “Probleme të zgjidhuraastronomike”, përgatitur posaçërisht për maturantët e gjimnazeve dhe i përshtatur për zonën gjeografike shqiptare. Por ky botim vlen të shfrytëzohet dhe nga studentët e viteve të para, që e kanë në program këtë lëndë. Në vazhdimësi, ky autor publikoi librin “Nga qielli ynë” dhe është ndër botimet e para të këtij lloji në Shqipëri. Ai përmban mjaft të dhëna për dukuritë natyrore, sidomos lidhur me Diellin e Hënën. Po kështu, pasqyrohet në të lëvizja e planeteve të sistemit tonë diellor. Veçori e tij është se të gjitha dukuritë natyrore, që janë përshkruar aty, lidhen me qytete të ndryshme të trojeve shqiptare.

Tashmë, me një përvojë në fushën e botimeve astronomike, në vitin 2000 publikoi librin tjetër, “Kalendari dhe krono-logjia, në botë dhe te shqiptarët”. Aty trajtoi njohuritë teorike dhe praktike për bazimin matematik-astronomik të kalendarëve diellorë, hënorë dhe hënorë-diellorë. I lidhur ngusht me kalendarët, është trajtuar edhe çështja e kronologjisë, në veçanti asaj historike Një kujdes i posaçëm i është kushtuar edhe trashëgimisë kulturore origjinale, lidhur me njohuritë kalendarike në trojet shqiptare. Në librin tjetër, “Ditënata dhe disa kuptime, që lidhen me të”, sqaron kuptimet bazë të ditënatës, ditës, natës, muzgjeve dhe disa dukurive të tjera astronomike, që kanë të bëjnë me rrotullimin e Tokës, rreth boshtit të vet dhe rreth Diellit. Libri është i nevojshëm, si literaturë ndihmëse, për nxënësit e shkollave të mesme, në lëndët gjeografi fizike dhe astronomi, si dhe për studentet, po për këto lëndë.

Libri “Kalendari Hixhiri Hënor dhe lidhja e tij me kalendarët Julianë e Gregorianë dhe me ditët Juliane” flet për këtë lloj kalendari, i cili u pëdor edhe në Perandorinë Osmane, që përshinte tojet shqiptare e ballkanike. Sot ai i shërben komunitetit mysliman, për qëllime fetare. I këtij karakteri ishte dhe libri tjetër “KalendariMali-Rumi dhe lidhja me kalendarët Hixhiri Hënor, Julianë e Gregorianë dhe me ditët Juliane”. Ndërsa në librin “Bazime astronomike për ritet dhe festat fetare islame” bëri përcaktimin e riteve të festave fetare të këtij besimi, por dhe të atij të krishterë.

Gjatë kohës së shërbimit dipolmatik në Slloveni, Dr. Ibrahim Gashi mblodhi të dhëna të shumta e publikoi librin voluminoz “Shqiptarët, Sllovenia dheBallkani i trazuar, sipas në diplomati” (Tiranë, 2007). Përveç çështjeve shqiptare të trojeve etnike dhe të diasporës, aty paraqet edhe bukuritë e Sllovenisë, marrëdhëniet mjaft të mira të saj me Shqipërinë. Po kështu, flet për gjendjen në Ballkanin e trazuar, ku barbaritë serbe ndaj popujve joserbë kishin arritur kulmin. Përplasjet luftarake Serbi-Kroaci ose Serbi-Bosnje, zënë vend të dukshëm në këtë libër. Në kapituj të veçantë paraqitet edhe gjendja politike-ekonomike e Shqipërisë në ato vite, sipas pasqyrimeve të shtypit slloven, me komente e plotësime nga autori. Po kështu, jepen edhe marrëdhëniet me shtetet e tjera fqinje. Ndërsa pjesa më e madhe e librit i kushtohet diasporës shqiptare në Slloveni, që përbëhej nga shqiptarë të Kosovës dhe trojeve të tjera etnike shqiptare, të emigruar në këtë pjesë veriore të ish-Jugosllavisë, tanimë të shpërbërë, si dhe shqiptarëve të tjerë në trojet e tyre etnike, jashtë kufirit zyrtar të shtetit amë, Shqipërisë.

4.

Po të shihen me vëmendje librat, për të cilët shkruam pak radhë më lart, lehtë vërehet se kudo Ibrahim Gashi e ka lidhur ngusht tematikën e tyre me trojet tona etnike dhe me jetën e shqiptarëve. Pra, megjithëse në dukje tematika e ndonjërit prej tyre është disi fetare, ato i përshkon ndjenja e atdhedashurisë dhe e lirisë.

Por ky autor iu drejtua edhe direkt temës së traditave tona atdhetare, duke shkruar për dy personalitete të njohura për kohën, në të cilën jetuan e vepruan. Libri i parë, me këtë tematikë, është “ Xhemal Pazari, atdhetar i shquar tiranas” (Tiranë, 2009). Është monografi, me afër 300 faqe, që i kushtohet Xh.Pazarit (1864-1955), njeriut, që mbajti fjalën e rastit më 26 nëntor 1912, kur për herë të parë u ngrit në Tiranë, Flamuri Kombëtar Shqiptar. Në monografi paraqiten shumë fakte e dokumente për veprimtarinë e tij, si në mbrojtjen e çështjeve kombëtare, ku si rrjedhojë e tyre Xhemal Pazari, bashkë me atdhetarë të tjerë tiranas, burgoset e torturohet nga qeveria osmane, më vonë nga rebelët etj. Gjithashtu, në monografi jepen të dhëna të trajtimit çnjerëzor të Xh.Pazarit dhe familjes së tij, nga qeveria moniste, në Shqipëri. Një vend të veçantë, në këtë monografi, kanë zënë edhe dëshmitë për aftësitë intelektuale e filozofike të tij.

Libri më i ri i Dr. I.Gashit (bashkautor me Fazli Hajrizin) është, “Mësuesi RrahimGashi me brezat, në trojet arbërore” (Tiranë, 2010). Përveç figurës së tij dhe familjes së gjerë Gashi, që trajtohet këtu, në monografi flitet edhe për mjaft të tjerë, atdhetarë e luftëtarë të pushkës e të penës, ndër ta dhe për luftëtarë të UÇK-së, që iu përkushtuan me të gjitha aftësitë mendore e fizike çështjes kombëtare shqiptare. Në këtë libër ravijëzohen qartë përpjekjet e mëdha, që janë bërë në trevën e Drenicës e më gjerë, për gjuhën amtare dhe shkollën shqipe, në luftë të ashpër me trysninë e pushtuesve e sunduesve të egër serbë, ku mësuesi Rrahim Gashi pati një rol të rëndësishëm. Po kështu, pasqyrohen dukshëm edhe ngjarjet kulmore të historisë sonë kombëtare, siç janë Pavarësia, koha e pushtimit fashist italo-gjerman, i ashtuquajturi “çlirim” i vitit 1944 dhe barbaritë serbe mbi popullin shqiptar, në trojet e stërlashta shqiptare. Siç del edhe në këtë libër, Rrahim Gashi, me brezat pasardhës, dha ndihmesën e tij si mësimdhënës edhe në Shqipëri, ku u ballafaqua me sundimin monist shumëvjeçar. Pjesë e këtij libri është edhe jeta e djalit të tij, Lahit, i cila shërbeu pa u kursyer në fushën e arsimit, si në Kosovë e ashtu në Shqipëri.

5.

Dr.Ibrahim Gashi, jetoi e veproi, familjarisht, në Tiranë. Por kurrësesi nuk e hoqi mendjen as zemrën nga vendlindja e dashur e të jatit, Rrahim Gashi, nga Kotorri i Skënderajt të Drenicës, në Kosovë, ku ky la gjurmë të pashlyera dhe ishte ndër mësimdhënësit e parë të gjuhës amtare e shkollës shqipe. Jo shumë kohë më parë, me rastin e 100-vjetorit të lindjes, ai ishte dhe në përurimin e librit, për të cilin folëm më lart. Ndërsa në maj-qershor 2011, me një grup prej 11 vetash, ishim bashkë në Shkup, Preshevë, Prishtinë e Ulqin, me misionin e tij të lartë atdhetar, si kryetar i Komisionit Qendror të IIKSH, në fushën e arsimit dhe të kulturës kombëtare shqiptare. Gjithashtu, ai iu përkushtua edhe organizmit e zhvillimit me sukses të plotë, Konferencës së Parë Mbarëkombëtare të IIKSH, në Tiranë, në shtatorin e vitit të kaluar. Mbeti dorëshkrim edhe botimi i një libri nga punimet e asaj Konference, që ai pothuajse e kishte përfunduar. Pra, si gjithnjë, atë e thërriste ndjenja e fortë kombëtare shqiptare; dëshiroi, shpresoi e punoi që një ditë të njësohen programet e tekstet e shkollave, në të gjitha trojet shqiptare e në diasporë. Me sytë e shpirtit, ai është gjithnjë në traditat tona atdhetare.

Në këtë ditë hidhërimi, të ndarjes përgjithnjë nga jeta të Dr. Ibrahim Gashit, atdhetarit të mirë, arsimtarit të aftë, diplomatit, studiuesit dhe veprimtarit të palodhur për çështjen kombëtare shqiptare, u shprehim ngushëllimet më të thella bashkëshortes, fëmijëve e të afërmve dhe gjithë familjarëve. I paharruar qoftë kujtimi i tij!

Tiranë, 9 maj 2012

 

 

Ky shkrim është lexuar 256 herë!

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

RadioEmigranti

facebook comments:


Leave a Reply