XHORXH UASHINGTON ME GJAK SHQIPTAR ?!

Nga Agim Shehu, Gjenevë     Sa filluam të pimë kafen me mikun tonë zviceran, intelektualin me kulturë Yves A. Dupont, ai më pyet: «A e lexove në internet se Presidenti amerikan Lexo më tej

Një replikë e detyruar

Nga Reshat Kripa   Lexova shkrimin me titull: – “Dimri i vetmisë së madhe”, romani i denoncimit të krimeve në diktaturë – të zotit Minella Aleksi, botuar në median elektronike “Fjala e Lexo më tej

SEKRETET E SHKOLLAVE SHQIPE NË GREQI

Nga Danel Cana   Mos u çuditni aspak me titullin dhe mos prisni të zbuloj unë ndonjë “sekret” të pa ditur deri më sotë për hapjen e shkollave shqipe në Greqi ! Lexo më tej

Papa Françesku në Shqipëri – porosi dhe trashëgimi për ne (21 shtator 2014)

Nga Don Lush Gjergji   Gjithnjë jetoj dhe përjetoj skenat madhore të kësaj vizite baritore Kishës Katolike në popullin shqiptar, Shqipërisë, të gjithë shqiptarëve në Ballkan, në Evropë dhe në botë. Ishte Lexo më tej

Familja Jakaj shembull i sakrificës për Kosovën

Nga Gjekë Gjonaj   Gjatë vizitës sime të fundit   në Nju-Jork u njoha për herë të parë me aktivistin   dhe veprimtarin e dalluar të komunitetit shqiptar në Shtete të Bashkuara të Amerikës Lexo më tej

Harta etnike e onomastikës shqiptare në Ballkan

Nga Prof. Dr. Rexhep Doçi Për kufijtë etnikë të Shqipërisë kam tubuar të dhëna në vijimësi, jo vetëm nga burime të shkruara latine, sllave, osmane-turke, po edhe nga terreni.  Brumë onomastik-gjuhësor të Lexo më tej

DRITARIA ME HEKRA…

Nga Fritz Radovani   Disi ndryshej prej ndërtesave të tjera në pamje, ma e naltë, që të jep përshtypjen sikur asht derdhë në beton. Disa rrëkajë lagështine që varën si thakë dukën Lexo më tej

Debat tashmë shumë i vonuar dhe jo principiel

LDK ja, Kryeministri e Blloku Nga Xhevat Rexhaj   Në demokracitë e zhvilluara qështja e të qenurit në politikë që nënkupton edhe marrje postësh është diç e zakonshme, dhe jo shtyrje bërrylash, Lexo më tej

Marie Shllaku(1922-1946) përmendore në Prizren aty ku u pushkatua?!

Nga Leonora Laçi   Marie Shllaku  Brinjët ty t’i thyen, po nuk ta thyen zemrën…         Buzët t’i shkrumuan, po s’ta mbyllën gojën… Sytë t’i shterruan, po në dritë u shëndërruan… Verë e Lexo më tej

Një vend nuk ka miq, vetëm interesa

Nga Aurel Dasareti* Liria është e drejta për të bërë çfarëdo që ligji lejon. Shprehjet e urrejtshme ose me paragjykime në lidhje me një individ ose grup forcojnë ndjenjat dhe qëndrimet negative. Lexo më tej

 

“ROLI DHE RËNDËSIA E SHQIPTARËVE PËR PAQEN E QËNDRUESHME NË BALLKAN”

Nga Kozeta Zavalani

Federata për Paqe Universale zhvilloi Konferencën Evropiane të Lidershipit me temë “ROLI DHE RËNDËSIA E SHQIPTARËVE PËR PAQEN E QËNDRUESHME NË BALLKAN” 

Konferenca i filloi punimet në 28 prill 2012 ne Hotel Tirana Internacional.Seancën e parë te titulluar “Zhvillimi dhe konsolidimi i Paqes në një Ballkan të lirë dhe demokratik – shqiptarët si konsolidues të paqes në Ballkan” e moderoi – Ali Laçej ish Kryetar i Federatës së Paqes Universale, Shqipëri, i cili ia dha fjalen per referatin e tij  Sh. T. Rexhep Meidani (President i Republikës së Shqipërisë, 1997-2002) e pas tij referoi  – Sh. T. Fatmir Sejdiu President i Republikës së Kosovës, 2006-2010. Midis të tjerash ai theksoi -Kanë kaluar 12 vjet dhe ende janë të freskta imazhet që tronditën gjithë opinionin botëror. Pamje njerëzish që ikin nëpër male, trena të mbushur si në kohën e nazizmit, shtëpi të djegura, ushtarë që krenohen duke goditur njerëz të pafuqishëm si në kohën e kryqëzatave, të gjitha këto do të mbeten gjatë në kujtesën e njerëzve. E gjithë kjo ndodhi në prag të shekullit XXI. Nuk i them këto fakte se janë të panjohura, por për të riktheksuar se paqja dhe falja ishin dhe janë bërë parimi kryesor i filozofisë së shqiptarëve të Kosovës mbas vitit 1999. E kaluara ua mori pothuajse të gjitha, por i inkurajoi të mos jetojnë me te, të shikojnë nga ardhmja, sikur të gjithë popujt e lirë dhe të qytetëruar. Për këtë, me të drejtë, mund të them, se titulli i Konferencës përkon me realitetin: Shqiptarët kanë dëshmuar dhe po dëshmojnë se janë një komb i Paqes.Ndërsa nuk dyshoj se besimi në një Ballkan më të mirë, më tolerant dhe plural, është e vetmja e alternativë e të gjithë neve. Bota jonë është e madhe dhe e pasur për aq sa do të punojmë bashkërish në të gjitha cepet e rajonit për për paqe, mirëkuptim dhe tolerancë.

Fjalët e tij u pasuan nga referati i  Dr. Yong Cheon Song Kryetar, UPF, Evropë. Më pas u vijua me panelin për kontribute të nivelit të lartë me përfaqësues të trevave shqiptare ku diskutuan Z. Hydajet Hyseni (Deputet i Kuvendit të Kosovës, Kryetar i FPU – Kosovë) Prof. Dr. Sadi Bexheti (Kryetar i Komunës së Tetovës, Maqedoni) Z. Nail Draga (Kryetar i Këshillit Nismëtar të FPU, Mal i Zi)Z. Ragmi Mustafa (Kryetar i Komunës së Preshevës, Serbi)

Seanca e dytë mbante temën “Siguria në Ballkan – rëndësia e qëndrueshmërisë së saj për Evropën” u  moderua nga Z. Bajram Ibraj (Kryetar i Federatës së Paqes Universale, Shqipëri)që ia dha fjalën për të referuar  – Sh. T. Alfred Moisiu (President i Republikës së Shqipërisë 2002-2007) – Dr. Wim Van Eekelen (Ish-sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit Evropian Perëndimor) –  Në Panel për kontribute të nivelit të lartë mbi çështjen e sigurisë referuan Dr. Arjan Starova (Zv. Ministër i Mbrojtjes) –Prof. Dr. Shezai Rrokaj (Dekan i Fakultetit të Histori – Filologjisë, UT) dhe Gjen. Bilbil Mema (Ish Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit) – Prof. Dr. Lisen Bashkurti (Rektor i Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës) –

 Dita e dytë e Konferencës Evropiane të Lidershipit “ROLI DHE RËNDËSIA E SHQIPTARËVE PËR PAQEN E QËNDRUESHME NË BALLKAN” vijoi në daten 29 prill 2012 ne Sallën e konferencave të Pallatit të Kongreseve.    

Në seancën  e parë titulluar “Qeverisja e mirë dhe Edukimi për Paqe – thelbësorë për një paqe të qëndrueshme në Ballkan”, moderatore – Dr. Saemira Pino (Nënkryetare e Federatës së Paqes Universale, Shqipëri) ia dha fjalën për mesazhin e tij Sh. T. Fatmir Sejdiu (President i Republikës së Kosovës, 2006-2010) Pastaj referuan –Mark Brann (Sekretar i Përgjithshëm i FPU, Evropë)  – Prof. Dr. Ardian Turku (Nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë) –  Në panelin për kontribute të nivelit të lartë mbi qeverisjen e mirë dhe edukimin për paqe folën Znj. Nora Malaj (Zv. Ministre e Arsimit dhe Shkencës) Dr. Arben Malaj (Deputet, Ish Ministër i Financave Ekonomisë) dhe Znj. Tomiko Duggan (Drejtore e Çështjeve Sociale të FPU – Uashington DC)

Seanca e dytë-Roli i Ambasadorëve për Paqe në realizimin e ëndrrës së paqes ndër shqiptarë dhe në Ballkan moderuar nga Bajram Ibraj (Kryetar i Federatës së Paqes Universale, Shqipëri)filloi me mesazhin e përshëndetjes nga Sh. T. Alfred Moisiu (President i Republikës së Shqipërisë, 2002-2007e pastaj referuean – Dr. Yong Cheon Song (Kryetar i Federatës së Paqes, Evropë)  Dr. Niko Veizaj (Nënkryetar i Këshillit Kombëtar të Paqes)  dhe  Z. Robert Williamson (Drejtor i Federatës së Paqes për Ballkanin).

 Konferenca Evropiane mbi Lidershipin në mbyllje të punimeve përgatiti e miratoi këtë REZOLUTË:

-Ambasadorë për paqen nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, dhe Mali i Zi, ShBA, Mbretëria e Bashkuar, Japonia, Holanda, Koreja e Jugut dhe Austria, u mblodhën së bashku për të diskutuar mbi Rolin dhe Rëndësinë e Shqiptarëve për Paqen e Qëndrueshme në Ballkan. Konferenca u pasurua nga prezenca e Sh. T. Alfred Moisiu, Sh. T. Rexhep Mejdani, Sh.T Fatmir Sejdiu dhe personalitete të tjera nga rajoni dhe Evropa. Përfaqësues të sferës politike, akademike, të sigurisë, ekonomisë dhe parlamentarë u mblodhën për të diskutuar rreth çështjeve të mëposhtme:

a. Zhvillimi dhe konsolidimi i Paqes në një Ballkan të lirë dhe demokratik – shqiptarët si konsolidues të paqes në Ballkan

b. Siguria në Ballkan – rëndësia e qëndrueshmërisë së saj për Evropën

c. Qeverisja e mirë dhe Edukimi për Paqe – thelbësorë për një paqe të qëndrueshme në Ballkan

d. Roli i Ambasadorëve për Paqe në realizimin e ëndrrës së paqes ndër shqiptarë dhe në Ballkan që janë të lidhura me vendosjen dhe konsolidimin e paqes së qëndrueshme në Ballkan dhe Europë.

Në një shpirt unanim, u shpreh dëshira për të punuar për paqen bazuar tek parimet themelore të FPU-së. U theksua se ngjarjet tragjike në Ballkan në fund të shekullit të njëzet dhe në fillim të shekullit të njëzetë e një vijnë prej metoda të vjetruara të mobilizimit të njerëzve anekënd Ballkanit me qëllimin për të dominuar mbi njëri-tjetrin. Pjesëmarrësit i dënojnë të tilla metoda si jo produktive, duke nënvizuar dëshirën e tyre për një koncept të ri përgjegjësie civile për të ardhmen, i cili mëson prej urtësisë së epokave në modele të ndryshme. Ata shprehën dëshirën e tyre për ta shtrirë veprimtarinë e tyre përtej praktikave ndarëse etnike, të cilat shkaktuan kaq shumë dhimbje dhe vuajtje në të gjithë rajonin, dhe nevojën e përdorimit të të njëjtave standarde për të zgjidhur ngatërresat ballkanike.

Konferenca theksoi se institucionet ndryshojnë më lehtë sesa njerëzit. Ajo solli në vëmendje faktin se shqiptaria duhet të identifikohet me paqen e qëndrueshme, sepse ekziston një ngjashmëri midis parimeve të lashta të shqiptarëve dhe parimeve moderne të një Ambasadori për Paqen. Duke nënvizuar nevojën urgjente për bashkëpunim dhe tolerancë në Ballkan pjesëmarrësit u bëjnë thirrje vendim marrësve të ndryshëm që ta konsiderojnë bashkëpunimin ballkanik një prioritet, duke ndërtuar një epokë të re për integrimin gjithëpërfshirës ballkanik dhe evropian, pa anashkaluar asnjë komb apo religjion. Konferenca theksoi se standardet për integrimin në BE janë modeli i vetëm për tu marrë në konsideratë për zgjidhjen e situatës së bllokuar në Ballkan. Ajo vuri në dukje nevojën urgjente të aksioneve të qeverisjes së mirë në të gjithë Ballkanin. Familja, si shkollë e dashurisë dhe tolerancës, u konsiderua shtylla kryesore dhe baza për trashëgimi të mirë kombëtare, e cila sjell individë me kuptim universal të konfliktit të shkaktuar nga paragjykimet, disbalanca gjinore, konfliktet me bazë fetare, keq edukimi dhe keq perceptimi i realitetit shoqëror dhe shkencor, që sjellin tragjedi të dhimbshme si ato që ndodhën në rajonin e Ballkanit. Konferenca fton ApP të kapërcejnë ndasitë etnike duke filluar me individët me përgjegjësitë më të larta. Duke e konsideruar bekim nga Zoti faktin që shqiptarët ndërtuan përgjatë shekujve një themel për bashkëpunim ndërfetar konferenca bën thirrje për studimin dhe promovimin e kësaj praktike dhe përhapjen e tij përtej kufijve kombëtarë, racialë, fetarë dhe kufijve të tjerë.

Pasi u lexua dhe u miratua Deklarata nga Kozeta Zavalani kryetare për Tiranën iu dhe titulli “Ambasador për Paqen” Artistit të Popullit Reshat Arbana, znj.NORA MALAJ, Zv.Ministre e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Sadi Bexhetit, kryetar i komunes Tetove, z. Ragmi Mustafa nga Presheva, Gudar Beqiraj, Osman METALLA, IZET MEXHITI nga Maqedonia, znj.Jeta Katro etj. Kështu familja e Federatës për Paqe Universale u shtua me antarë të rinj, që do të punojnë nën moton “Të jetosh për hir të të tjerëve”.

 

 

 

Ky shkrim është lexuar 300 herë!

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

RadioEmigranti

facebook comments:


Leave a Reply