ATDHETARË SHQIPTARË QË LUFTUEN PER UNITETIN KOMBTAR

Nga Fritz Radovani, pjesa IV  Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë… Nëse dishroni me pa një popull pa t’ ardhme, “shkatrroni shkollat”(F.R.) Prof. Namik Ressuli, nga Berati, shkruen në librin “Shkrimtarët Lexo më tej

TË KRAHASOSH ZVICRËN ME SHQIPËRINË

Nga Elida Buçpapaj   Në Shqipëri ka nisur aksioni kundër vjedhjes së energjisë elektrike. Çdo vit vjedhja arrin në 150 milionë Euro. Dhjetë vjet bëjnë 1.5 miliardë Euro. Shqipëria edhe sot e Lexo më tej

QOFSH GJITHMONË FAQEBARDHË SABRI MAXHUNI

Nga Frank Shkreli Ditët e fundit, media të ndryshme në Shqipëri dhe në Kosovë kanë njoftuar lajmin e mirë se biznesmeni nga Kosova, Sabri Maxhuni u ka propozuar autoriteteve në Tiranë dhe Lexo më tej

A është hero, Ismail Morina?

PSE MEDIAT SHQIPTARE BËJNË PUNËN E SIGURIMIT SEKRET SERB?! Nga Xhafer Leci A më shumë është në favor të Serbisë të zbulohet autori, apo në favor të Shqipërisë? Interesant, më shumë u Lexo më tej

Flluskat e sapunit

Arrestimi i zotit Hajredin Fratari Nga Reshat Kripa   A i keni parë flluakat e sapunit? Ato i fryjnë fëmijtë dhe pasi lodrojnë disa minuta në ajër pëlcasin dhe nuk lenë asnjë Lexo më tej

Kur historinë e shkruajnë profesionistët

Nga Kujtim Mateli Lexuesi ka nëpër duar librin më të ri të studiuesit përmetar Dhimitraq Lole ” Përmeti 1912-1939″. Libri është një studim dinjitoz që analizon jetën ekonomike e shoqërore, politike e Lexo më tej

Po të ishin unike qeveritë e Shqipërisë dhe e Kosovës, a do të kishte mundur UEFA t’i diskriminoj shqiptarët?

Nga Asllan Dibrani   Mediat ndërkombëtare u skandalizuan   me padrejtësinë, por pa efekt  zyrtar    qe u referua nga UEFA qe  vendosi ngjarjen skandaloze në stadiumin e Beogradit ta kthejë në favor të Lexo më tej

Referimi përcakton pritshmëritë

Nga Albi Xhunga   “Edi Rama po vepron keq, po tregon arrogancë me reagimet apo mosreagimet e tij? Ndoshta. Por ama Sali Berisha për çështje të ngjashme ka vepruar më keq, është Lexo më tej

Në vitin shkollor 1974-75,fitova dy emra; “ nacionalistë dhe irredentistë“

Avni Krasniqi apo “Profesori“ që  nuk  më  lejonte  të hyj  në  orën e Historisë,  me xhemperin  Kuq e Zi Nga Ramiz Dërmaku Ishte ditë e dielë, muaji shtator i vitit 1974-75, unë Lexo më tej

Islamizmi ekstrem nuk është besim fetar i njerezve normale

Nga Lek Gjoka   Paqja asnjëhere nuk po arrin dot të vijë në planetin Tokë.Pranvera arabe në të vërtetë arriti të largojë disa diktatorë në Lindjen e e Mesme por Siria prej Lexo më tej

 

Presidenti Topi dekoron personalite të larta shqiptare

Nga Mimoza Dajçi

Z. Vehbi Skënderi me vajzën Elidën dhe dhëndërrin z. Skënder Buçpapaj

Z. Vehbi Skënderi me vajzën Elidën dhe dhëndërrin z. Skënder Buçpapaj

Nën një ceremoni madhështore në ambjentet e Presidencës Shqiptare, Presidenti i Republikës Z. Bamir Topi vlerëson në mënyrën më të lartë e fisnike personalite të politikës, kulturës, humanizmit e të persekutuar politikë; Znj. Rita Saliu, Vahbi Skënderi (pas vdekjes) ing. Riza Fejzi Alizoti (pas vdekjes) Islam Bali Nokshiqi(pas vdekjes).

Eshtë për të ardhur keq (fakt i njohur) që shumica dërmuese e shtresës së ish të persekutuar politike vlerësohen e u akordohen Çmime pas vdekjes, nga institucione e drejtues të lartë të shtetit tonë, si në rastin konkret publicistit të njohur të letrave shqipe, disidentit Vehbi Skenderi, të cilin diktatura komuniste e flaku dhe e dergji internimeve si mijra të tjerë, vetëm për fjalën e lirë e demokracinë e ëndërruar.

E sot me të drejtë e bija e tij, intelektualja – gazetarja e njohur Elida Buçpapaj ngre zërin e bën apel për të atin e saj Vehbiun, jeta, puna e vepra e të cilit u “anashkalua”qëllimisht nga rregjimi i egër komunist, por edhe në kohën që ne besuam në vitet e demokracisë. Ajo njëherësh falenderon e i dërgon mirënjohje Presidentit të Republikës Bamir Topi për kujdesin që është duke treguar në lidhje me dekorimet që ka realizuar për personalitet e ndryshme të vendit, duke e quajtur këtë një hap në drejtimin e duhur për të ndrequr sadopak padrejtësitë e bëra nga diktatura, padrejtsi të cilat tranzicioni vetëm sa i ka thelluar me shpërfilljen tendencioze e cinike ndaj peronaliteteve të kombit, e sidomos ndaj klasës së ish të burgosurve politikë e të përndjekurve politikë.

Urdhërin e të atit me Titull “Mjeshtër i Madh” Elida e sheh si një rreze drejtësie, e cila kurrësesi nuk duhet të mbetet jashtë vëmendjes së shqiptarëve e asaj mediatike. Në Urdhërin për Mjeshtrin e Madh të letrave shqipe Presidenti ndërmjet të tjerave në motivacionin e Tij shkruan: “Personalitetit të shquar të letrave shqipe, poetit dhe publicistit patriot e qytetarit, që gjithë jetën u qëndroi besnik idealeve të lirisë, drejtësisë sociale e demokracisë, për të cilat luftoi gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u përball me trimëri ndaj repersionit të egër të shtetit diktatorial”

Një vend të posaçëm në këtë ceremoni zuri edhe akordimi i Titullit me Urdhërin “Nënë Tereza” humanistes, poetes e veprimtares së njohur për çështjen kombëtare, motrës Dardane nga Kosova martire Znj. Rita Saliu, e cila gjithë jetën i a ka kushtuar kombit e popullit tonë të shumë vuajtur nga dhuna e makinerisë serbe në Kosovë. Ajo sot ndihet e emocionuar dhe tejet e lumtur që nëpërmjet vlerësimit të figurës së saj nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Z. Bamir Topi ngrihet zëri e respekti për të gjitha gratë e vajzat shqiptare që u sakrifikuan e u martirizuan për të drejtën, paqen, e humanizmit jetësor. Në motivacionin e saj Presdenti Topi shkruan “ Veprimtares së shquar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, luftëtares së paepur të çështjes kombëtare, humanistes dhe poetes qytetare që fatin e saj e bën njësh me atë të vendit e bashkatdhetarëve të saj”

Të pranishëm në cermoni ishin të afërm të personaliteteve të dekoruar, përfaqësues të ish të përndjekurve politikë, akademik Mark Krasniqi, vëllai i poetit disident Vehbi Skenderi, bashkëshorti i Znj. Rita Saliu – inxhinieri nuklear Adem Saliu, Myvlede Saraçi, ish e burgosura politike në Kosovë ne vitin 1998, Shqipe Mugolli, bashkëshortja e Enver Malokut, Hava Maloku, veprimtarja nga New York-u Joana Simsia, gazetarja Vera Pelaj nga Koosva e shumë të tjerë.

Propozimi për akordimin e tyre me Urdhërin e Lartë u dërgua pranë zyrave të Presidentit Topi nga Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Mbarëkombëtare për Integrim për ish të Burgosurit e të Përndjekurit Politikë Z. Besim Ndregjoni, i cili mori falenderimet e rastit për interesimin e kujdesin e treguar për vlerësimin e patriotëve disidentë e njerëzve të shquar të kombit.

Diaspora TV

Pamje nga ceremonia:

 

Ky shkrim është lexuar 238 herë!

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

RadioEmigranti

facebook comments:


Leave a Reply