Droni shqiptar, parlamenti dhe shteti në pampersa

Demokracia në kandar Para tre ditësh në gazetën britanike “The Times” ishte publikuar artikulli se si dy ministra  të Japonisë dhanë dorëheqje, njëra kishte shfrytëzuar parat publike për blerë karmin buzëkuq-kozmetikë,  ndërsa Lexo më tej

Pse na quajnë shqiptarë dhe pse i quajme shqa

Një analizë me shkas nga përmbajtja e liberit të Bardhyl Demirajt”, dhënë nga prof. Anila Omari , Gazeta Sheiptare, dt. 25 Tet. 2014         Komenti nga Vedat Shehu Mora shkas nga përmbajtja e Lexo më tej

Oborri mbretëror shqiptar: Reagimi drejtuar mediave nderkombetare

Nga Oborri Mbretëror   Leter drejtuar sponsorit zyrtar te ekipit kombetar te Serbise, ku kerkohet distancimi nga aktet e dhunshme dhe rasiste qe demonstrohen gjate zhvillimit te ndeshjeve te ketij ekipi. Reagimi Lexo më tej

A është Rusia më demokratike se Serbia?

PSE EVROPA U BESON GËNJESHTRAVE TË SERBISË? Serbia përmes Sigurimit Sekret serb, kishte  organizuar mirë dhe më prapaskenë, për të shkaktuar trazira-incidente politike, në dëm të shqiptarëve..!   Nga  Xhafer LECI   Lexo më tej

ÇAMÇAKËZI I “AKADEMISË SË SHKENCAVE”…

Nga Fritz Radovani, pjesa e tretë   Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë…   Pjesë e origjinalit të letres së At P. Mëshkallës… Nëse dishroni me pa një popull pa t’ Lexo më tej

SHENJTORJA SHQIPTARE QË I LUTEN SERBËT

Mendoj që ka ardhur koha për ti thënë të vërtetat historike të kombit tonë, por e vërteta nganjëherë është edhe e dhimbshme.   Nga Arben LLALLA   Shqiptarët janë një popull euforik, Lexo më tej

Ribashkimi i shqiptarëve preventiv dhe akt i domosdorshëm i qetësimit në Ballkan dhe Evropë

Nga Asllan Dibrani    Raportet politike  gjithmonë kanë qenë   të ngrira me Serbinë dhe me  popujt  grabitqar  fqinje që as edhe një shtet  fqinjë nuk  është formuar  pa gllabëruar tokat shqiptare. Kjo Lexo më tej

“JUP KASTRATI KY BIR (K…) I MADH I SHKODRES ! 2

Nga Fritz Radovani, pjesa e dytë Nga ky dokument i botuem nga anadollaku “ dr. prof.” Jup Kastrati “Parathanje” e librit të Rakip Beqaj: “Veprimtaria Antikombëtare e Klerit Katolik Shqiptar”, kam besimin Lexo më tej

PERDORIMI I TERMIT “SHQIPRI E MADHE” NE MJETET E INFORMIMIT DHE DEBATE, ESHTE VETVRASES PER POPULLIN SHQIPTARE

R E A G I M  ME  KOMENTIM Nga Prof. Dr. Riza Sadiku Jam një nga lexuesit e rregullte te gazetës ditore ”Zëri”, punën e te cilës e çmoje larte, dhe për Lexo më tej

DISA GABIME TË PAFALSHME TË ZOTIT PLATINI

Nga Vlash Fili   Gjithë bota e pa qartë katrahurën që ndodhi në Beograd, në takimin Sërbi – Shqipëri, e vlefshme për kualifikimin në grup, për Europianin Francë – 2016. Dhe për Lexo më tej

 

36 shkronjat e alfabetit shqip i mbolli si trëndafila në librin e Mësuesisë

Nga Këze Kozeta Zylo

 

Janko Pali

Diaspora TV

Në se ka thënie të shkencëtarit të madh botëror Ajshtajnit që i përshtatet më së shumti një figure poliedrike, një burri aq të ndërgjegjshëm dhe patriot, me siguri është thënia: “Vetëm nëpërmjet shembullit tënd mund t’i mësosh të tjerët” dhe pikërisht kjo thënie do t’i shkonte për shtat mësuesit të merituar nga Qeparoi Janko Palit.

Ashtu si kënga perlë “Vajza e valëve” e cila i përket asaj treve me natyrë të magjishme dhe që do të këndohet brez pas brezi, ashtu dhe mësimdhënia e tij do të jetë një udhëtare e përhershme e cila do të ndalojë të mos krijohet kurrë në fushën pedagogjike, një gjendje përhumbjeje.

            Në shkrimet e shumta dhe krijimet e tij aq me vlerë, ndjejmë fluiditetin e të shprehurit në ligjërime që u afrohen vetëm majave. 

E majat jo kushdo mund t’i prekë, në to ngjitet vetëm kjo lloj race…

Duke i lexuar shkrimet e mësuesit të merituar Janko Palit, veçanërisht ato që kanë degëzime kuptimesh tepër të heshtura, më duket sikur ndjej mesazhin e madh të ringjalljes, të atyre njerëzve që rrallë i vinë Kombit tonë.

Vargjet e tij pikojnë dritë dhe ndriçojnë botën paksa të mardhur dhe disi të errët.           Dashuria për Atdheun dhe nxënësit është e shenjtë.  Fletoret e nxënësve që mësuesi erudit i korrigjoi gjithë jetën mbeten të arta në labirinthet e zemrës së tij gati-gati si lëndinat pranverore me luleshqerra të bardha. 

Portreti i tij ngrihet madhërishëm mbi shtëllungat e reve të vendlindjes, të cilat shpesh duken sikur lotojnë për një mësues patriot të tillë.

Nga toka e nëndheshme vijnë si mërmërrima të zjarrta fjalët e mençura të tij dhe krenaria për të parët, për gjyshin, për vendin. 

Ja si shprehet autori për trimërinë e të parëve: “Shteg kalimi u bë vendi/ Luftëtarësh të harbuar/ …Sikur guri të përmendi/ Ç’farë gjyshi yn’ka vuar!/ Eshtë rrahë nga rrebeshe/ Moti i keq, stuhi, vërshime/ Që patnë rrënduar peshë/ Përmbi racën tonë trime”!

Pushtimet që pa vendi ynë ai i jep nëpërmjet një enumeracioni me fakte:  “Turma grekësh e romane/ Qysh në lashtëri sulmuan/ Gote, sllave e normane/ Gjat kohës i pasuan”.

Shkolla dhe gjuha shqipe kanë qenë të pandara në mendjen dhe shpirtin e tij.  Ato janë të shkruajtura dhe në zemrat e nxënësve që vinë e shkojnë si dallandyshe Joni në gjithë hapësirën qiellore.

Ato mbjellin farë dije, kudo që shkojnë, ngase janë ushqyer nga foleza ku këndonte Bilbili i Qeparoit. 

Veprat e tij kanë fjalë amaneti që si diell hapin qiellin e kaltër dhe nuk lënë qyqe ndjellakeqe të zënë hisen e diellit….

Me thinjat e bardha mbi krye ngrihet si mal i borëruar, e puna e tij bëhet dritë e tingull kënge.

            Çdo shkronjë shqipe ai i mbolli si trëndafila me të kuqe zjarri në librin e Mësuesisë.

Në cdo cep toke të Qeparoit gjurmët e tij zgjojnë burimet e fjetura dhe në supet e udhëtarëve ulen zogj ëndrrash malli për të. 

Vashat si sorkadhe me kurorë ulliri na dehin me mushtin e detit blu të Jonit, dhe ne përmes Janko Palit, kryezotit të shtëpisë i cili ka shtruar odën si për miq dëgjojmë nga goja e tij të dalin 36 shkronja duke e mbushur dhomën si me xixëllonja. 

Nga balli i lodhur dhe fisnik shfaqen mendimet si morse të lashta dhe me to hap kuvendin e Mësuesisë.  Duke shkruajtur për këtë mësues erudit, zemra ime blerohet e tëra nga kjo odë e mençurisë qeparotase, shtruar rreth e rreth me shilte të ngrohta. 

Mësuesi Janko Pali është një zë shekulli, ngase dritë e tij dhe e përparimit siç thote Naim Frasheri përpara do na shpjerë. 

Atdhetari i zjarrtë Janko Pali është një zë më shumë në 100 vjetorin e Pavarësisë, sepse la gjurmë të arta në arsim duke edukuar nxënësit me fjalën shqipe larg barbarizmave dhe asimilimit të saj.  Ai eci në gjurmët e të parëve, në gjurmët e plakut të mençur Ismail Vlorës i cili në shpalljen e Pavarësise tha:
“…Shqipëria që sot do të bëhet më vehte, e lirë, e mosvarme”…

…Dhe amanetet e tyre nuk do të treten kurrë…

 

Prill, 2011,

Staten Island, New York

Ky shkrim është lexuar 461 herë!

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

RadioEmigranti

facebook comments:


Leave a Reply