Çoke be, Çoke qebapi…

Rreth rolit të intelektualit në qeverisje dhe në shoqëri Nga Ajet Nuro   Kam kohë që nuk jam marr me shkrime apo opinione politike për atë çka ngjet në Shqipëri, Kosovë apo Lexo më tej

BIJTË E ETËRVE ‘TË DJATHTË’

Nga Skënder Buçpapaj   Bilal Kola u emërua në krye të Institutit të ish të Përndjekurve Politikë, instancë e Qeverisë  së Shqipërisë. Ky lajm më shërbeu si nxitës vendimtar për të shtjelluar Lexo më tej

Një çerek shekulli i rënies së komunizmit në Evropën Lindore

Evropa Lindore ka dëshmuar se kapitalizmi dhe demokracia punojnë së bashku.- Dhjetë vendet që i bashkuan BE-së shënuan përparim të dukshëm të lirisë, demokracisë, sundimit të ligjit, privatizimit të ekonomisë… Nga XHAVIT Lexo më tej

MAQEDONINË SHTET TË FORTË E BËNË SHQIPËRIA DHE KOSOVA!

Nga Xhafer Leci   Pse burg të përjetshëm për 6 shqiptarë në Maqedoni? Avokatët shqiptarë në Maqedoni, nëse e konsiderojnë se të dënuarit me burg të përjetshëm, janë të pafajshëm, le t`i Lexo më tej

Gjenocid dhe Apartheid mbi shqiptarët e FYROM-it

Nga Aurel Dasareti* USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) Kështu është kur bastardët vendosin. Kjo është historia e diktaturës së fshehur FYROM, drejtuar nga sllavo-folësit ortodoks ku në realitet është inteligjenca ruse Lexo më tej

Identiteti europian: identiteti autentik dhe origjinar i shqiptarëve

Nga Ndue Ukaj Pikërisht në kohën kur Europa përjetonte zhvillim të hovshëm, në shkencë, kulturë, art e letërsi dhe kur idetë iluministe ishin ngjizur në kontinentin e kulturës, sidomos në Italinë fqinje, Lexo më tej

SHQIPTARET TE GREQISE- NJI HISTORI E DOKUMENTUEME

Recension nga Prof. Sami Repishti Pjesa e tretë “Çameria gjate L2B dhe pertej” permban 19 dokumente; shumica e tyne botohen per here te pare.    Dokumenti i pare mban daten 21 shtator Lexo më tej

Të hulumtohen-zbardhen rrethanat e vrasjes të Gjeneralmajor Agim Qelës”!

Çfarë thanë Hashim Thaçi dhe Bislim Zyrapi për vrasjen e Agim Qelajt, çfarë donin të fshihnin ata!?   Nga Xhafer Leci   Kryeministri: “Me vjen keq por nuk mundem me ju tregue. Lexo më tej

SHQIPTARËT E BALLKANIT JASHTË SHQIPËRISË DHE KOSOVËS RROJNË NË GJENDJE REVOLUCIONARE, SEPSE U MOHOHET IDENTITETI KOMBËTAR

Nga Artur Vrekaj Shkupi ishte kryeqëndra e vilajetit të Kosovës dhe u çlirua në Gusht të vitit 1912, por që fatalisht u tradhëtua arritja e kësaj lirie. Bile, ishte fare afër edhe Lexo më tej

ÇAMËRIA LËNGON, PREJ 70 VJETËSH, NGA DY “MULLARËT”

Nga Rasim Bebo               U përkujtuan masakrat e Çamërisë të qershorit 1944 dhe të 12 marsit 1945. Emri i Çamërisë u përflak në Prishtinë, në Tiranë në Parlament, kurse këtu në Lexo më tej

 

MONUMENTE NATYRORE NË LISTË TË GJITHA NË REALITET TE ZHDUKURA PA LENE GJURME

Nga Gëzim Llojdia

 

Gëzim Llojdia

Ndër monumentet e natyrës  të rrethit Vlorë janë  16 rrape shekullor,11 shpella,1 ujëvarë,1 deltë detare,1 burim i kripur,2 tarraca detare,2 mbihipje aktive,1 kanion,1lagunë,1 gji,1 falezë,1bokërrimë,1 dunë rëre,1 valë burim i madh.

Këto  objekte natyral  në rrethin e Vlorës përbëjnë atraksione. Në Llogora gjendet Pisha Flamur. Në disa katunde  gjenden rrepe shekullore që kanë nga një epitete të cilat lidhen me ngjarje të veçanta. Objekte të kësaj natyre kanë edhe një dukuri mistike që i rrethon. Nuk mund të quhen shpërthime  gjene tipike por janë produkt  i veprimit të forcave natyrore për një kohë shumë të gjatë. Është edhe një fakt tjetër,që ky objekt natyror nuk gjendet i listuar në monumentet e natyrës të rrethit të Vlorës. Lista e monumenteve natyrore të rrethit Vlorë në të shumtën përbëhet nga rrapet madhështor.

 Në këtë listë gjenden rrapet e Pilurit, Kudhësit, Palasës , Rrapi i Xhamisë, Çezmës,ilqet e Zarelit rreth gjysmë ha, në Kuç si edhe të Buronjave të cilat përbëjnë një ndër zonat më të bukura si dhe të Izvorit, Tragjasit, Drashovicës,Velcës, Gurës në Smokthinë. Mbetet e “shënuar”  pisha Flamur në qafë të Llogarasë . Në afërsi të pikës së Qafë  Llogorasë  takohen drurë me forma kurorash mjaft interesante ndikuar edhe nga korrentet e erërave. Një element natyror i veçantë dhe tepër karakteristik i dhe  karthet e Tërbacit. Mirëpo një pyetje ngrihet  vetiu. A ekzistojnë aktualisht këto objekte monumente të natyrës në rrethin e Vlorës? Rrojnë apo janë zhdukur? Ka edhe një enigmë tjetër ? A i njohin komunat dhe banorët këto objekte të listuara si objekte të cilat mbrohen nga shteti si monumente të rralla të natyrës tonë?Kjo listë do të ishte më e madhe dhe do të përmbante edhe visare që janë zhdukur nga natyra jonë e virgjër. Kumtoj faktin, që specialistët e Universitetit të Gjenevës gjatë listimit të florës dhe faunës në Orikum, gjetën dhe konfirmuan faktin e  një bime ende të rrallë, që rritet në këneta dhe laguna ,ndërsa është zhdukur në të gjithë pellgun  Mesdheut pas tharjeve të kënetave. Kjo bimë e rrallë u gjend në pjesën jugperëndimore të lagunës së Orikut, e cila kur çel në stinën e lulëzimit dhe buisjes shfaq një ngjyrë të kuqërremtë të hatashme që e mbulon me gjakun e saj të ndezur buzët e lagunës . Momentalisht nuk gjendet në asnjë almanak biologjie dhe as e listuar në florën e kësaj zone.

Lista e monumenteve te natyrës  rrethi i Vlorës e cila është ndërtuar në vitin 2003, por që kërkon të ketë ndryshime për dy arsye një pjesë  e tyre mund ,mos  u gjendet as nishani dhe e dyta për të vendosur në të objekte të tjera të natyrës tonë .

Si u dogj rrapi i Mesaplikut.Në të vërtetë kanë ekzistuar rreth 200 rrape ku sipas të dhënave të fundit aty zhvilloheshin mbledhjet historike të krahinës. Rrapet e Mesaplikut kanë qenë vendi i organizmit kuvendor të krahinës duke shërbyer si vendgrumbullimi për luftëtarët dhe kuvendarët. Nga 200 rrape rrapi i madh   ishte rreth 600 m në lindje të këtij grupi masiv..Rrapet kishin mbirë buzë  lumit Shushicë. Nga 200 rrape aktualisht kanë mbetur vetëm 30-40 të tillë. Mirëpo rrapi i shënuar si monument u dogj në vitin 1990. Një banorë vandali ka bërë zjarr në zgrabullën  e tij duke e kthyer në hi gjithë peshën e tij dhe historinë. Një sërë rrapesh të tjerë të krahinës së Kurveleshit apo Tragjasit kanë mbajtur edhe peshë historike. Përveçse u listuan si monumente natyrore ato janë edhe monumente të pazëvendësueshme të historisë sonë. Shumë kuvende dhe thirrje për luftë ndër kohëra janë mbajtur nënë hijet e këtyre viganëve gjelbëror një pjesë e të cilëve nuk ekzistojnë. Shumë lule dalin në prill, por pakë rrojnë.Ajo çka duhet theksuar është se që nga vitet 90 nuk është parë më ndonjë aksion për mbjellje të filizave të rinj  për të zëvendësuar bimësinë  e humbur nga degradimi kohor. Nëse sheh listën e monumenteve natyrore të Vlorës  krenohesh për këto xhevahire që ka rritur dhe krijuar mëma natyrë ndër shekuj të gjatë e të pandërprerë të historisë .Në disa vende të dukshme në rrethit të Vlorës gjene edhe tabela të shkruara siç është ajo e pishës  së famshme Flamur në Llogora apo për disa rrape shekullor. Mungojnë për të tjerat sepse  veprojnë duar, që i  i heqin i prishin si në asnjë vend të botës të qytetëruar. Ky fenomen fare pak i denoncuar është kthyer në mani po rritet madje ndërsa  fsheh kështu një pasuri të madhe të natyrës që më së miri duhet ruajtur jo vetëm nga rrogëtarët,banorët e këtyre zonave  duan ta kenë detyrim moral për të mbrojtur pasurit e këtij vendi, që mund të ndodhen pranë banesave të tyre, por që gjithsesi janë pasuri që nëse humbasin njëherë nuk krijon për së dyti.Ilqet e Zarelit i griu sëpata. Shumë ilqe,prall e bimësi të tjerë të shurit të Kuce janë bërë qymyr  e hi ,ndonëse ekzistojnë në listime fiktive.Krahas florës së pasur që rrit treva jonë një numër shpellash kanë mbetur aksidentalisht në këto listime. Lugina e lumit të Vlorës,ruan në brendi të vet thesare të pashpallura ,që janë thinjur nga ciklet e gjatë të stinëve në muzgje të kohërave. . Me Muzafer Korkutin rreth 2 vjet më parë shkuam në komunë në fshatin Gjormë duke sensibilizuar banorët dhe nxënësit e shkollës për të ruajtur thesarin kulturor, që e kishim të trashëguar nga brezat. Nuk kemi më informacion  nga specialistët kush vallë ka shkuar atje,për shkak të largësisë se a ruhet ky monument prehistorik ? Shpellat e njohura të fshatit Velcë ta pastudiura janë sot të pavizitueshme dhe të pambrojtura. Lugina e Shushicës është e ngushte dhe ku­fizohet ne te dy anët me male te larte. Ajo shtrihet gati tërësisht ne brezin e makies mesdhetare e cila ngjitet deri ne lartësinë 900 m (Fig.7).Lugina, nga pikëpamja arkeologjike, është ende e pa studiuar ne mënyrë te mjaftueshme. Ne vitet 30 te shek. XX u bene kërkime ne shpellat pre historike te Velçes, (Mustili 1954-1955). Nga sa mund te gjykojmë nga njoftimet paraprake qe janë dhënë, nga disa materiale qe ruhen ne muzeun historik te Vlorë dhe nga fragmente qe kemi patur mundësi t’i mbledhim mbi sipërfaqen e vendbanimit shpel­lor, kultura e Velçes i takon neolitit te vone e lidhet ne kohe me kulturën Maliq (Prendi, 1976).

1.Qiparisi i Kambanores se Kishës se Vunoit
2.Lisat e Pilurit
3.Rrapi i Kosmarit Kudhes
4.Rrapi i Palases
5.Rrapi i Shkollës nr.1
6.Rrapi i Xhamisë
7.Rrapi i Çesmes (Mifol)
8.Ilqet i Zarelit me (0,5 ha)
9.Rrapi i Kroit te Madh
10.Rrapi Laze
11.Mbihipja e Çikes
12.Mbihipja aktive e Dukatit
13.Shkeputje e re aktive e Llogorasë
14.Tarraca detare e Kusbabait
15.Tarraca detare e ish-shtëpisë se pushimit te punëtoreve
16.Gjiri dhe shpellat e Grames
17.Bariera Koralore e grykes se Diallit
18.Falezat e Sazanit
19.Shpella e Shëngjergjit ose e Bletës
20.Shpella e Ramices
21.Shpella e Velçes
22.Shpellat e Boderit (Smokthine)
23.Shpella e Haxhi Alise (Iliriane)
24.Shpella e shkruar
25.Shpella e Bilbilenjeve
26.Shpella e Porto Palermos
27.Shpellae Pirateve (Dhërmi)
28.Shpella e Odisese (Surianit)
29.Shpella e Duk Gjonit
30.Kanioni i Gjipese
31.Bokerimat e Vunoit
32.Rrethi i Plakes (Brataj)
33.Ujevara e Ramices
34.Dunat e Nartes
35.Delta e Perroit te Palases
36.Burim i kripur i Bashajt
37.Vali i Vranishtit (burim i madh)
38.Laguna Limopuo
39.Rrepet e Buronjave Kuç
40.Pisha Flamur- Llogara 
41.Rrapi Mesaplikut
42.Karthi i Terbaçit
43.Rrapi i Dukatit 
44.Rrepet e Izvorit
45.Rrapi i Tragjasit te Vjeter 
46.Rrapi i Shenvarvares (Velçe)
47.Rrapi i Gurrave Smokthine 
48.Rrapi i Madh ne Bashaj
49.Rrepet e Drashovices
50.Ullinjte e Trubullit ne Karbunare 
51.Pylli i Zvernecit

 

Prralli  i Verbasit përbënë një objekt natyral. Prralli  i Verbasit përbënë një objekt natyral që nuk gjendet në listën e monumenteve natyror të rrethit të Vlorës. Prralli  i Verbasit përbënë një objekt natyral, që gjendet në fshatin Verbas të rrethit të Vlorës . Rreth 26 km rrugë  nga qyteti i Vlorës drejt zonës së Smokthinës për tu ngjitur në Verbas. Prralli njihet në krejt zonën e Labërisë si një dru i cili  formon gjethe  në majë të cilave janë shpues,pra gjemba.Bimët janë organizma të gjallë, thuhet në një studim. Prralli  i  Verbasit është një monument natyre. E përbënë këtë fakt që  pozicioni I tij nuk është drejt qiellit por gjysmë i  shtrirë. Ky dru ka ecur gjithë jetën e tij shtrirë duke shikuar jo nga lartësia por nga perëndimi. Në kushtet ku ndodhet aktualisht pranë tij është një lapidar me një pllakë me mera. Poshtë është veshur nga fasada e një murri rrethor ndërsa sipër tij është kurora kurora e tij diku në 3-4m. Trupi i bimës  ka një përthyerje të vogël. Shkon deri 30-50 cm trashësi. Bima është ruajtur dhe nuk është dëmtuar edhe gjatë ndryshimeve . Lartësia nga toka  në pozicion e shtrirë i kalon të 1 m.

E paraqitur në një pozicionim të këtillë ky monument mbete i veçantë madje është një atraksion i rrallë në zonën e Smokthinës .Vet ,Verbasi është pjesë e katundeve të kësaj zone. Tek dokumenti për  emërtimet shqipe , toponimet shqiptare të kryera  gjatë regjimit të Zogut këtë zonë  e gjejmë me këto toponime:(( 42-Smokthinë –Zhgabaj ,41-Ramicë Ramaj , 38-Mesaplik Mesaplik, 37-Matogjinë ,Matogjini, 32-Bashaj –Bashaj.)

 Fjala vetë Mesaplik  sipas E. Çabej vjen nga fisi i mesapëve që erdhën në këtë trevë nga jugu epirot. Zona e Mesaplikut është njohur për shumë monumente si gjurmë të kulturës së hershme. Përmendtë vendbanimi  Cerjes, vend-fortifikim në luginë të Shushicës ,gjurmë të kësaj kalaje gjenden edhe  sot,mozaiku i Mesaplikut ,Kaçorrit,ura e Bogdanit. Monumente të tjera natyrore  janë përfshirë guri me qiell në fshatin Vranisht,katund që ka shtrirje në rrëzë të Malit përkarshi përtej lumit Shushicë

Prof .Dr Nasip Mecaj ne enciklopedinë e Kurvleshit sjell këto të dhëna:Morfologjia karstike ka përhapje të vogël, ndonëse kushtet natyrore dhe përbërja litologjike e terrenit është tepër e favorshme për zhvillimin e tyre. Ndikim negativ në zhvillimin e tipit të relievit karstik ka luajtur shkalla e lartë e materialeve të patretshme dhe kushtet jo të përshtatshme topografike (pjerrësia e lartë e shpatit) etj. Disa forma karstike sipërfaqësore i vërejmë gjatë kurrizit të malit. Dukuria e tretjes në sipërfaqe është shumë e ngadaltë, për të mos thënë se ky proces ka përfunduar për shkak të izolimit të tyre me material të patretshëm. Më tepër kemi të bëjmë me një karst nëntokësor, sesa sipërfaqësor. Shpati perëndimor në pjesën më të madhe është i pyllëzuar, duke përbërë sektorin më të dendur me pyje të krejt vargut malor. Katet bimore kanë një shpërndarje graduale në drejtim vertikal, duke zëvendësuar njëri-tjetrin. Sipërfaqen më të madhe e ka brezi i dushkut. Sipër tij vjen brezi i pishës dhe i bredhit, që arrin deri në 1600 m mbi nivelin e detit. Rrobulli ka një areal të vogël përhapjeje. Mbi halorët shtrihen kullotat verore, të pasura me një bimësi barishtore të shumëllojshme, shumica e të cilave janë bimë mjekësore, ku dominojnë çaj i malit, trëndafili i egër, tërfili, trëndelina etj.

Ky shkrim është lexuar 612 herë!

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

RadioEmigranti

facebook comments:


Leave a Reply