Nga Prof Dr Eshref Ymeri
Shumë i nderuar dhe i respektuar zoti Nexhat,
Shumë faleminderit për të gjitha sqarimet tuaja. Por ka një çështje që bashkë nuk mund të merremi dot vesh kurrë. Ju deklaroni se kombësinë njeriu mund ta zgjedhe sipas dëshirës. Po a e kuptoni që ky është një paradoks i kulluar, ore zoti Nezhat? Kombësia, ore zotëri, vjen që nga thellësia e kohërave, atë njeriu e ka trashëgim që nga paraardhësit e tij të kryehershëm. Sipas jush, shqiptarët mund ta zgjedhin kombësinë sipas dëshirës. Interesante!!! Po deklaroni ju, po të dëshironi, se doni të konvertoheni në kombësi franceze, italiane, gjermane, angleze ose amerikane. Po a mund t’ju pranojë vallë Franca, Italia, Gjermania, Anglia apo Amerika si pjesëtar të kombësisë të vet? Kurrën e kurrës. Nuk e di se ç’mendim kanë lexuesit e nderuar të “Tribunës Shqiptare”. Djali im ka pasaportë amerikane, por në të e ka të shënuar: kombësia – shqiptar. Po si ka mundësi që vetëm Greqia pranon që shqiptari ta ndryshojë kombësinë nga shqiptare në greke. Sepse shovinizmi i leckosur grekokaragjoz dhe kisha e tij kriminale kërkon ta greqizojë Shqipërinë, në përputhje me platformën e Megaliidesë së vitit 1844. Për arritjen e këtij synimi, Athina gëzon përkrahjen e Brukselit zyrtar, me qëllim zhbërjen e kombit shqiptar dhe shndërrimin e tij në në një bashkësi multietnike. Madje Evropa deshi ta zhbënte përfundimisht kombin shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, në vitin 1919. Por, falë ndërhyrjes së Presidentit amerikan Uillson, ujqit evropianë nuk arritën ta realizonin dot qëllimin e tyre kriminal. Në qoftë se ju, zoti Nexhat, nuk ëshironi ta kuptoni një gjë të tillë, kjo është punë e formimit tuaj intelektual.
Sa për anafolat (aluzionet) tuaja lidhur me vendbanimin tim, po ju njoftoj se unë jam me origjinë nga Smokthina e Vlorës, pra, jam vlonjat denbabaden, por banoj në Tiranë që prej vitit 1961. Jam banor i lagjes 8, rruga Sulejman Delvina, pallati 7/1, apartamenti 7. Nr. i telefonit: 0355 4 2 25 90 78. Në Amerikë kam ardhur përkohësisht te fëmijët dhe në muajin tetor kthehem në Tiranë. Megjithëse jam banor i Tiranës gjatë 50 vjetve, unë nuk mund ta quaj dot veten kurrë tiranas. Madje edhe fëmijët e mi që kanë lindur e janë rritur në Tiranë, veten e quajnë vlonjatë nga Smokthina. Kurse sipas formularit të zotit Pollo (të cilin zoti Berisha e mbron me një pasion të jashtëzakonshëm, duke i fyer publikisht kundërshtarët e formularit në fjalë), unë mund ta deklarojë kombësinë greke dhe pastaj veten ta quaj athinjot!!! Se kështu i do qejfi Papandreut, Janullatosit, kishës shoviniste greke dhe klasës politike të Tiranës, që është e zhveshur nga çdolloj dinjiteti kombëtar dhe tërhiqet zvarrë para Brukselit dhe para Athinës, e cila sot, në sytë e mbarë njerëzimit, përfaqëson mishërimin e gënjeshtrës, e mashtrimit, e hipokrizisë, e pabesisë dhe të hajdutërisë. Sot vetë grekëve duhet t’u vijë turp ta quajnë veten grekë, se janë qytetarë të një shteti të poshtër, të përfaqësuar nga klasa politike më e degjeneruar dhe më kusare e rruzullit tokësor.
Klasa politike e Tiranës sot ka ndërmarrë një sulm të ulët kundër nacionalizmit shqiptar. Madje ndonjë përfaqësues i lartë i saj ka arritur deri në atë derexhe, saqë nacionalizmin shqiptar ta vlerësojë si strehën e fundit të maskarenjve. Kurse unë mendoj se antinacionalizmi është streha e fundit e tradhtarëve.
Në Kosovë kam qenë 5 herë gjatë vitit 1999 (në periudhën korrik-dhjetor), kur kam shoqëruar si përkthyes gazetarë ukrainas dhe rusë. Kam qenë edhe në Prizren. Përshtypjet nga ato vizita i kam hedhur në dy shkrime, të botuara asokohe në gazetën “55″. Shkrimi i parë titullohej “Kur Kosovën unë e pashë”, kurse shkrimin e dytë e pata titulluar: “Dertete e një përkthyesi”. Kur të kthehem në Tiranë, do t’i hedh në kompjuter dhe do t’ia dërgoj për ribotim moderatorit të nderuar të “Tribunës Shqiptare”, zotit Ajet Nuro.
Me kaq debatin e quaj të mbyllur.
Me shumë respekt.
Eshref Ymeri
Santa Barbara, Kaliforni
23 korrik 2011
Ky shkrim është lexuar 26 herë!
Share and Enjoy


