MAZHORANCA DHE OPOZITA NË UNISON

Nga Elida Buçpapaj, VOAL   Mazhoranca dhe opozita janë në unison. Sado absurd që të duket ky fakt, kur ke para sysh se si bëhen mish për qofte në Kuvendin e Shqipërisë, Lexo më tej

Islami Sisters placed on administrative leave after 30 years working at the Voice Of America (Anglisht)

By Mërgim Korça The two legendary journalist sisters, Isabela (Islami) Çoçoli and her sister Zamira (Islami) Edwards, have been placed on Administrative Leave at the Voice of America. This announcement rightly spurred Lexo më tej

Çoke be, Çoke qebapi…

Rreth rolit të intelektualit në qeverisje dhe në shoqëri Nga Ajet Nuro   Kam kohë që nuk jam marr me shkrime apo opinione politike për atë çka ngjet në Shqipëri, Kosovë apo Lexo më tej

BIJTË E ETËRVE ‘TË DJATHTË’

Nga Skënder Buçpapaj   Bilal Kola u emërua në krye të Institutit të ish të Përndjekurve Politikë, instancë e Qeverisë  së Shqipërisë. Ky lajm më shërbeu si nxitës vendimtar për të shtjelluar Lexo më tej

Një çerek shekulli i rënies së komunizmit në Evropën Lindore

Evropa Lindore ka dëshmuar se kapitalizmi dhe demokracia punojnë së bashku.- Dhjetë vendet që i bashkuan BE-së shënuan përparim të dukshëm të lirisë, demokracisë, sundimit të ligjit, privatizimit të ekonomisë… Nga XHAVIT Lexo më tej

MAQEDONINË SHTET TË FORTË E BËNË SHQIPËRIA DHE KOSOVA!

Nga Xhafer Leci   Pse burg të përjetshëm për 6 shqiptarë në Maqedoni? Avokatët shqiptarë në Maqedoni, nëse e konsiderojnë se të dënuarit me burg të përjetshëm, janë të pafajshëm, le t`i Lexo më tej

Gjenocid dhe Apartheid mbi shqiptarët e FYROM-it

Nga Aurel Dasareti* USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) Kështu është kur bastardët vendosin. Kjo është historia e diktaturës së fshehur FYROM, drejtuar nga sllavo-folësit ortodoks ku në realitet është inteligjenca ruse Lexo më tej

Identiteti europian: identiteti autentik dhe origjinar i shqiptarëve

Nga Ndue Ukaj Pikërisht në kohën kur Europa përjetonte zhvillim të hovshëm, në shkencë, kulturë, art e letërsi dhe kur idetë iluministe ishin ngjizur në kontinentin e kulturës, sidomos në Italinë fqinje, Lexo më tej

SHQIPTARET TE GREQISE- NJI HISTORI E DOKUMENTUEME

Recension nga Prof. Sami Repishti Pjesa e tretë “Çameria gjate L2B dhe pertej” permban 19 dokumente; shumica e tyne botohen per here te pare.    Dokumenti i pare mban daten 21 shtator Lexo më tej

Të hulumtohen-zbardhen rrethanat e vrasjes të Gjeneralmajor Agim Qelës”!

Çfarë thanë Hashim Thaçi dhe Bislim Zyrapi për vrasjen e Agim Qelajt, çfarë donin të fshihnin ata!?   Nga Xhafer Leci   Kryeministri: “Me vjen keq por nuk mundem me ju tregue. Lexo më tej

 

Shkollat shqipe festojnë pavarësinë e Kosovës

Vargje për Abetaren, Nënën, Flamurin, Trojet etnike Shqiptare, Krujën e Skënderbeut

Nga Xhafer LECI

Pamje nga grupi vallëzues

Në Stuttgart të Gjermanisë për herë të parë 3 shkolla shqipe me mësim plotësues- Shkolla „Migjeni“në Stuttgart, në Stuttgart-Freiberg dhe ajo në Ruit-Ostfildern, bashkarisht festuan katër vjetorin e pavarësisë të Kosovës.

Më datën 10.03.2012 në këtë adrsë: 70327 Stuttgart-Untertürkheim, Sängerhalle, Lindenschulstraße 29

Manifestimin e moderuan Valesa Asllani e Kaltrina Elezaj – nxënëse të shkollës shqipe

Me nga një minutë heshtje u nderuan dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës si dhe u ndoq himni kombëtar dhe ai i Republikës së Kosovës Këtë aktivitet të shkëlqyer me një program të pasur kulturoro arstistik e përgatitën këshilli i prindërve të nxënësve në bashkëpunim me arsimtarët çiftin Zejnije e Zeqir Asllani.
Në skenë u paraqit koreografi i mirënjohur Xhevdet Nikqi, me një valle kreshnike,
i shoqëruar nga zonj. Sanije Nikqi me vallën e Shotës, të cilët u përcollën nga disa qindra bashkatdhetarë pjesmarrës me një durtrokitje të gjatë frenetike. Vlen të themi se koreografët Xhevdet e Sanije Nikqi me Albesiana Selimin, drejtojnë-ushtrojnë për mrekulli grupin artistik të nxënësve në kuadër të shkollës shqipe. Manifestimin e moderuan Valesa Asllani e Kaltrina Elezaj – nxënëse të shkollës shqipe

Vallja e Rugovës, pikë e veçantë e manifestimit

Ndryshe nga manifestimet që organizojnë klubet, shoqatat e shoqëritë, subjektet politike, këtu tek shkollat vërehët një dallim i madh cili zbukuron shumë manifestimin me veshjen e tradicionale kombëtare disa dhjetëra nxënësve, prezent në skenë dhe në sallë. Programi përfundoi me vallen e Rugovës, e cila u përcoll me interesim dhe durtrokitje të gjata.
Aktiviteti filloi me ftesën e moderatorëve për arsimtarin e shkollës shqipe, Zeqir Asllani, cili bëri hapjen e kësaj mbrëmje festive-familjare. Ai i përshëndeti musafirët dhe pjesmarrësit në luftë si dhe familjarët e luftëtarëve të UÇK-së. Në fjalën e tij të rastit z. Asllani foli për rëndësinë historike të pavarësisë së Kosovës, për luftën çlirimtare, komandantin legjendar Adem Jashari… Në vazhdim ai tha: Dita e Pavarësisë është data më e shenjtë dhe më madhështore në historinë e Kosovës. Rruga për liri dhe Pavarësi, ishte e vështirë dhe e gjatë…
Në kuadër të këtij aktiviteti z. Asllani ua uroj edhe Epopen e UÇK-së, 5,6, dhe 7 marsin,- 7 marsin ditën e mësuesit, dhe 8 marsin ditën e gruas.
Zotri Asllani prezantoi pjesmarrjen në këtë aktivitet të ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja dhe bashkëatdhetarëve iu drejtua me këto fjalë:
Të nderuar bashkëatdhetarë, ndjehem i kënaqur, që sonte në mesin tonë kemi Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Rep. së Kosovës, z. Ramë Buja. Gjithashtu për këtë mbrëmje festive-kultorore, kemi nderin që në mesin tonë janë prezent ambasadorët e nderuar, z. Vilson Mirdita, ambasador i Rep. së Kosovës në Berlin dhe z. Naim Malaj, ambasador i Rep. së Kosovës në Bern të Zvicrës, si dhe zëvendës konsullin zot. Imer Lladrovci në Stuttgart. Ai prezantoi si pjesmarrës në veprimtarinë për 4 vjetorin e pavarësisë edhe kryetarin e KASH-it për Gjermani, z. Xhemshir Hazirin, i cili është mësues në Osnabrück e me një përvojë pune mbi 20- vjeçare.
Më pas diskutuan ministri Buja, ambasadorët Mirdita dhe Malaj etj. Ministri Ramë Buja tha: „Të dashur nxënës, mësues, pedagog, të nderuar ambasador, zot.Vilson Mirdita dhe zot. Naim Malaj, ndihem i privilgjuar sot që gjendem në mesin tuaj, pikërisht në festën e Pavarësisë së Rep. së Kosovës të organizuar nga shkollat shqipe. Është kënaqësi për mua që sot ju takoi së bashku: nxënës, mësues dhe prindër me rastin e katër vjetorit të Republikës së Kosovës.“ Ndër të tjera Buja falënderoj mërgimtarët për kontributin e dhënë për shëndetësinë, arsimin dhe luftën. Ambasadori Vilson Mirdita iu drejtua pjesëmarrësve me këto fjalë: „ Të nderuar nxënës, mësimëdhënës, prindër, i nderuari Minister Buja, i nderuari Ambasador Malaj, i respektuari Kryetar i KASH-it zot. Haziri, të nderuar vëllazër , unë ndihem sot krenar që gjindem në mesin e miqëve të mij, por njëherit ndihem shumë i nderuar që gjindem në mesin e nxënësve të shkollës shqipe në mërgim – kjo është krenaria dhe ardhëmeria jonë.“

Përralla me tupan, një pikë humoristike

Ndërsa ambasadori Naim Malaj u shpreh: „ I nderuari ambasador zot. Mirdita, Minister Buja, të nderuar nxënës, të respektuar mësues, njëherit të gjithë ju të pranishëm, ju uroi festën e Pavarësisë, kurse shkollën shqipe „Migjeni“ e përgëzoi për punën e tyre të madhe, që kanë bërë për këtë mbrëmje festive. Zëvendës konsulli Imer Lladrovci, foli në pika të shkurtëra për luftën çlirimtare Krytari i KASH-it Xhemshir Haziri përshëndeti Ministrin Buja, Ambasadoret Mirdita dhe Malaj, njëherit foli për rëndësinë e shkollës shqipe në Diasporë, duke falënderuar nxënësit përzemërsisht për këtë paraqitje të shkëlqyeshme të tyre në këtë manifestim. Haziri foli edhe për rëndësinë e hapjes së shkollës të parë shqipe, më 7 Mars 1887 në Korçë.
Mësuesi i parë i kësaj shkollë shqipe Pandeli Sotiri njëkohësisht ka qenë edhe drejtor…
Këtë mbrëmje festive me pjesëmarrjen e tyre e nderuan edhe vëllazërit Mustafë dhe Tahir Shabani nga shoqata „Yjet e Kosovës“ nga Freiburg-u, veprimtarë të dalluar cilët kanë krijuar miqësi dhe zhvillojnë aktivitete edhe me palën gjermane…Mr. Mazllum Hasimja, ish mësimëdhënës në Universitetin e Prishtinës, dhe nga vitet e 1990-ta, njëri ndër mësuesit e parë në Republikën-landin e Baden-Württemberg-ut, aktiv edhe sot.
Këtë manifestim e përcollën edhe mediat elektronike të përfaqësuar nga Muhamet Hoxhaj drejtues i KosovariMedia.com, Zef Prenka drejtues i Rrezore.com dhe Sali Veselaj, kamerman bashëkpuntor i RTK-së. Si dhe veprimtarët Nue Lekaj, Xhemajl Aliu, Shaqir Hysenaj, etj. Për punën e saj të mire në shenjë respekti nga nxënësit e shkollës me një buqet lulesh për 8 marsin u nderua mësuesja Zejnije Asllani.
Nga shkolla humoristi i mirënjohur nga „Përralla me tupan- Vala Mala Show“ Butrintin e vogël, Artan Asllanin-begatoj programin me humor dhe këngë.
Nxënësit e shkollës sërish u paraqiten me 4 Valle të bukura, duke recituar vargje për Abetaren, Nënën, Flamurin, Trojet etnike Shqiptare, Krujën e Skënderbeut, Vlorën e Ismail Qemailit, për lidhjen e Prizrenit, Çamërinë, Janinën qytetin e madh të Ilirisë, Prishtinën, Kaçanikun, Kumanovën e Ismet Jasharit, Vraninën e Oso Kukës, Preshevën, Prekazin e Adem Jasharit dhe nënën Shqiperi, Pavarësinë, për gjuhën e ëmbël shqipe, për dheun e Kosovës, për shqiponjën dykrenare dhe për shqiptarin kosovar.

Bujar Osaj këngëtar i mirënjohur me instrumentalistët vëllazërirt Gjocaj, vazhduan programin me këngë dhe valle nga trojet shqiptare deri në orët e vona
Meritat kryesore për këtë mbrëmje festive u dedikohet këshillit organizativ dhe prindërve të nxënësve, cilët nuk kursyen asgjë për përgaditjen e programit.
Unë artikullshkruesi i ktyre rreshtave duke përcjell me shumë vemendje programin artistik të ktyre shkollave, të cilat edhe në vitin e kaluar po ashtu patën manifestuar 99 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë në Stuttgart, ku edhe atëherë isha present, vërtetë kam mbetur i mahnitur me arritjen e rezultateve të mira të ktyre nxënësave me vallëzimet, recitimet dhe sjelljet e tyre shumë kulturore e disciplinore.

Pamje nga manifestimi

Një pamje tjetër duke vallëzuar

Ky shkrim është lexuar 206 herë!

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

RadioEmigranti

facebook comments:


Leave a Reply