Oborri mbretëror shqiptar: Reagimi drejtuar mediave nderkombetare

Nga Oborri Mbretëror   Leter drejtuar sponsorit zyrtar te ekipit kombetar te Serbise, ku kerkohet distancimi nga aktet e dhunshme dhe rasiste qe demonstrohen gjate zhvillimit te ndeshjeve te ketij ekipi. Reagimi Lexo më tej

A është Rusia më demokratike se Serbia?

PSE EVROPA U BESON GËNJESHTRAVE TË SERBISË? Serbia përmes Sigurimit Sekret serb, kishte  organizuar mirë dhe më prapaskenë, për të shkaktuar trazira-incidente politike, në dëm të shqiptarëve..!   Nga  Xhafer LECI   Lexo më tej

ÇAMÇAKËZI I “AKADEMISË SË SHKENCAVE”…

Nga Fritz Radovani, pjesa e tretë   Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë…   Pjesë e origjinalit të letres së At P. Mëshkallës… Nëse dishroni me pa një popull pa t’ Lexo më tej

SHENJTORJA SHQIPTARE QË I LUTEN SERBËT

Mendoj që ka ardhur koha për ti thënë të vërtetat historike të kombit tonë, por e vërteta nganjëherë është edhe e dhimbshme.   Nga Arben LLALLA   Shqiptarët janë një popull euforik, Lexo më tej

Ribashkimi i shqiptarëve preventiv dhe akt i domosdorshëm i qetësimit në Ballkan dhe Evropë

Nga Asllan Dibrani    Raportet politike  gjithmonë kanë qenë   të ngrira me Serbinë dhe me  popujt  grabitqar  fqinje që as edhe një shtet  fqinjë nuk  është formuar  pa gllabëruar tokat shqiptare. Kjo Lexo më tej

“JUP KASTRATI KY BIR (K…) I MADH I SHKODRES ! 2

Nga Fritz Radovani, pjesa e dytë Nga ky dokument i botuem nga anadollaku “ dr. prof.” Jup Kastrati “Parathanje” e librit të Rakip Beqaj: “Veprimtaria Antikombëtare e Klerit Katolik Shqiptar”, kam besimin Lexo më tej

PERDORIMI I TERMIT “SHQIPRI E MADHE” NE MJETET E INFORMIMIT DHE DEBATE, ESHTE VETVRASES PER POPULLIN SHQIPTARE

R E A G I M  ME  KOMENTIM Nga Prof. Dr. Riza Sadiku Jam një nga lexuesit e rregullte te gazetës ditore ”Zëri”, punën e te cilës e çmoje larte, dhe për Lexo më tej

DISA GABIME TË PAFALSHME TË ZOTIT PLATINI

Nga Vlash Fili   Gjithë bota e pa qartë katrahurën që ndodhi në Beograd, në takimin Sërbi – Shqipëri, e vlefshme për kualifikimin në grup, për Europianin Francë – 2016. Dhe për Lexo më tej

PAPA PALI VI PËR SHQIPTARËT DHE KARRIGA BOSH E SHQIPËRISË NË OKB

Nga Frank Shkreli   Të djelën, në mbyllje të Sinodit të Jashtzakonshëm mbi Familjen që u mbajtë  në Vatikan, Papa Françesku celebroi meshën me këtë rast në Sheshin e Shën Pjetrit.  Gjatë Lexo më tej

Politika e Beogradit sulmon Shqipërinë përmes mercenarëve islamiko-shqiptarë!

Nga Asllan Dibrani   Rastin e  ngritjes së flamurit   etnik shqiptar mbi  Beograd  serbët    e shfrytëzojnë  si propagandë   edhe në fushën  diplomatike. Nga urrejtja dhe   primitivizmi  shekullor i tyre,   Ministria    serbe dhe Lexo më tej

 

Etnografia e poetja Bora Balaj në faqet e shtypit shqiptar në SHBA

Nga  Mimoza Dajçi

 

Bora me punën tuaj krijuese si etnografe e poete jam njohur nëpërmjet medias elektronike, e ndërsa sot kam rastin të bisedoj me ju pranë familjes së veprimtarëve të njohur në SHBA Tereza e Pashk Maksuti.

Bora: - Edhe unë ndjej kënaqësi të kem rastin të komunikoj me periodikun i cili mban gjallë frymën shqiptare larg Atdheut, por kam kënaqësi të flas këtu ku takoj shumë njerëz që vazhdojnë të punojnë, të frymojnë e të kultivojnë edhe kulturë edhe traditë Shqiptare, por edhe vlera që i kontribuojnë vendit dhe pasurisë shpirtërore. Vërtetë, në këtë familje gjeta shqiptarinë dhe intelektin modern e tradicional.

M.D: – Ju keni kryer fakultetin ekonomik në Pejë, si kaluat më pas në poezi dhe në hulumtin e veshjeve tona kombëtare?

Bora: - Shkollimin e bëra siq e bëjnë të gjithë, apo siq e bënim në atë kohë, aty ku është më afër. Atë botë studioja në Pejë dhe zgjodha një drejtim që më tërhiqte së paku të studioj dhe të kem një përgatitje shkollore të Lartë, por edhe nuk e kisha largë dëshirës këtë profesion të drejtimit ekonomik. Ndërsa, në mua ishte e lindur dhe vazhdoja ta mbjellja pasionin e leximit dhe të krijimit që heret. Poezia erdhi si krijimtari në mua dhe ndjeja nevojë të zbërthehem në diçka të shkruar. Këtë e them kështu, sepse më vonë linden dhe vërshuan edhe shumë ide tjera të hulumtoj artin e krijuar në popullin tim. Pikërisht në zonën ku unë jam rritur, ky art është kultivuar më shumë nga populli dhe ky etnos është ruajtur herë si një sfidë, e herë si kulturë autoktone. Dhe veshjet, të cilat edhe i punonim në mesin tonë, punë dore pra, u bënë pasion i imi të kalojnë në mua si fondacion koleksionues. Dhe me disa nga miqët e mi, thamë pse mos ti mbledhim dhe pse mos ti prezentojmë publikisht. Kështu që unë edhe mblodha shumë nga veshjet, edhe hulumtova edhe i botova në një lidhje si boletin koleksionar. Kjo bëri bujë dhe ia ka vlejtë besoj.

M. D : – Që nga viti 2002 ju drejtoni Agjensinë e Modës “Bora – Fashion” në Gjakovë, a kanë paraqitur interes  vendasit apo të huajt ndaj vlerave tona tradicionale?

Bora: - Vlerat tradicionale janë kudo në botë. Secili popull ka krijimtarinë e vetë nga lashtësia. Por, dikush din bukur  ti ekspozojë, ti paraqesë dhe ti plasojë tek të tjerët. Unë kam parë një mahnitje tek të huajt, por më ka befasuar edhe tek vendasit. Sepse gërshetimi i kulturave është duke e zbehur traditën. Dhe kur tanët mahniteshin me ato vlera tona, thoja me mendje, se si qenkem vonuar me këto botime. Pra, është pritur mire, së pari Agjensia ime duke plasuar këso vlerash dhe janë pritur mirë edhe punët që kemi paraqitur nëpër ekspozita.

Në cilat treva të vendit keni qenë për të siguruar elementët më të hershëm të veshjeve e kulturës sonë etnike shqiptare?

Bora: - Kosova është një njesi e vogël për tu ndarë në treva. Por, ndikimi i kulturave është ndryshe nga një trevë në tjetren. Ideologjitë fetare edhe kanë sjellë motivet e veta dhe shumë nga trevat i kanë ruajtur duke i ngatërruar me kombëtaret. Unë kam marrur për modesti të them veshje nga Dukagjini më së shumti, sepse, atje edhe janë ruajtur më shumë . Pastaj nga Drenica, nga Hasi, nga Gollaku pakëz, nga pjesë të shumta të Shqipërisë dhe nga Maqedonia. Por, këtu në blenin e parë janë prezentuar vetëm një pjesë dhe pritet të dalin volume tjera në publikim.

M. D: – Po veshjet popullore Çame a zenë vend në Agjensinë “Bora – Fashion”?

Bora – Çamëria është dhimbje e jona edhe në historik edhe në kulturë. Ato veshje do të zënë vend në botimin e dytë shpresoj, sepse jemi duke e plotësuar gjeografinë Shqiptare.

M. D: – Ju merreni vetëm me hulumtimin e veshjeve popullore, apo keni edhe atelienë tuaj të dizinjimit e prodhimit të tyre?

Bora -  Unë edhe i hulumtoj ato veshje kudo që janë, por edhe i dizajnojë duke bërë edhe krijime të reja. Në Shtëpinë e Modës ku unë punoj dhe e menaxhoj kemi sjellur modifikime si dhe modele të reja. Këtë punë edhe e vazhdoj ta e bëjë me disa modelare dhe manekine.

M. D: – Puna e dorës ka qenë historikisht një traditë e bukur e femrës shqiptare, a ka edhe organizata apo agjensi të tjera në Kosovë që merren me kulturën tonë etnografike?

Bora  -  Puna e dorës deri vonë ka qenë edhe profitabile edhe vetë ekzistenca e jonë. Ajo sot më pakë punohet. Në  Kosovë viteve të fundit është stimuluar me të madhe nga disa Shoqata të grave kjo punë dhe po mbahet aktive sot duke u stimuluar në rrafshin artistik për të prezentuar autoktoninë tonë.

M. D: – Gjatë qëndrimit tuaj në SHBA, a biseduat me organizata apo individë të ndryshëm në lidhje me projektet tuaja për të ardhmen, e cilat janë konkretisht ato?

Bora: - Kam pasur kontakte me disa grupe dhe individë te njohur ne SHBA aktiviste te ceshtjes kombetare si dhe kam pautr rast te viziotoj Federaten Panshqiptare Vatra dhe te takoj anetare te organizates se gruas Hope & Peace ku ju Mimoza jeni themeluese e saj.……….

M. D: – Le ti kthehemi paksa poezisë, pasi edhe letërsia është edhe ajo një nga pasionet tuaja. Sa libra keni botuar dhe a mund të mësojmë titujt e tyre?

Bora:  - Unë botova së pari librin me poezi “Zogu pa Qerdhe” dhe “Loti ne sy” , tani kam ne dore edhe nje liber tjeter me poezi.

M.D: – Përsa i përket etnografisë ju jeni nominuar në disa Çmime e jeni fituese e shumë prej tyre, a mund të ndalemi pak në sukseset tuaja?

Bora: -  Puna në etnologji më është bërë edhe profesiona, pasi që jamë duke studiuar edhe shkencërisht këtë fushë të gjerë dhe interesante. Deri më tani jam shpërblyer me disa çmime që në fakt janë modeste, por tek unë kan një çmim që më bëjnë të ndihem mirë. Çmimi më i mirë është kur vepra jote shpërndahet, pranohet mirë si dhuratë dhe prezenton historinë e vendit tënd. Secili prej nesh kemi obligim të paraqesim mjeshtrin tonë.

M.D: – Po familja sa është e gatshme për t’ju ndihmuar në këto inisiativa, dhe a është i apasionuar në këto fusha ndonjë prej fëmijëve tuaj?

Bora:  - Familja është mbështetësja më e madhe në këtë punë që më shumë ka shpenzime se sa përfitime. Bashkëshorti imë është më shumë stimulus dhe ka krijuar një passion edhe pse nuk e këtë lëmi. Edhe sot llogarisë më shumë tek familja, se, më duhet të jem në levizje dhe nga atje e marr edhe stimulimin material.

Faleminderit e suksese

Bora:  -  Unë ju falenderoj më shumë juve, ngase e kisha për dëshirë të jem në mediumet në Amerikë, posaqe tek lexuesi Shqiptarë, ngase puna që bëj unë i dedikohet popullit tim kudo që është ai. Urime dhe suksese edhe juve.

Ky shkrim është lexuar 341 herë!

Diaspora TV

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

RadioEmigranti

facebook comments:


Leave a Reply