MOS E SHKELNI MË KUSHTETUTËN?!

THIRRJA NR. 2, për deputetet dhe deputetët e LDK-së Nga Shefqet Dibrani   Të nderuar deputete dhe deputet, më 1 korrik 2014, me një letër publike ju kam bërë thirrje për ta Lexo më tej

Rreth Portit të Mundshëm Detar të Apolonisë

Hipotezë Nga Aristotel Mici Hyrje: Sa herë shkruhet për daljen në detin Adriatik të Apolonisë, përmendet lumi Vjosa, që dikur ka pas kaluar anës kodrës së qytetit të moçëm dhe kish grykën Lexo më tej

A është Turqia shtet mik?

Tru shpërlarësit- oficerë të zbulimit me veladonin e hoxhallarëve e të shoqatave myslimane, përpiqen të vënë në zbatimin teorinë e Davutogllusë për ringjalljen e kufomës së osmanizmit apo fantazmës se neotomanizmit.  Nga Lexo më tej

EDHE TË VDEKURVE UA KANË FRIKËN

 Në Kujtim të Viktimave të Komunizmit dhe Nazizmit Nga Frank Shkreli Të shtunën që kaloi në Washington u shënua 75-vjetori i Paktit nazi-komunist, Molotov-Ribbentrop në bazë të të cilit u nda Europa para Lexo më tej

REPLIKË ME Z. AGIM SHEHU PËR “KOLABORACIONISTËT”

Nga Guri Shyti   Përpara disa ditësh lexova me vëmendje e kërshëri shkrimin e të njohurit tim të vjetër Z. Agim Shehu, ku flitej për fillimin e vërtetë të Luftës së Dytë Lexo më tej

Disa pyetje Drejtorit të Institutit të Integrimit të përndjekurve Politikë

Nga Reshat Kripa   Lexova intervistën e dhënë nga zoti Bilal Kola, Drejtor i Institutit të Integrimit të Përndjekurve Politikë, gazetës “Telegraf” në datat 21 dhe 22 gusht 2014. Të them të Lexo më tej

PEDOFILIA, “MOLLA” E SHERRIT POLITIK NJË SHANS I KEQ PËR VIKTIMËN E RADHËS…

Nga Ilir Çumani* Nuk po ndalem për të shpjeguar në termat shkencor dhe profesional se ç’është pedofilia dhe si klasifikohet ajo nga Organizata Botërore e Shëndetit. Tashmë, pedofilia është e listuar në Lexo më tej

EKSTREMIZMI FETAR TROKET NE PORTAT TONA

Nga Prof. Sami Repishti “Kujtojeni humanizmin; dhe, harrojini te tjerat!”                  Russell-Einstein Manifesto,(1955) Ridgefield, CT. USA.- Shtypi i hapesines shqiptare ne Ballkan dhe ai nderkombetar njoftojne se nji vale e padeshirueshme “vullnetaresh” Lexo më tej

VIKTIMAT E KOMUNIZMIT NË SHQIPËRI NUK KA KUSH T’I KUJTOJË – PS DHE PD JANË ANËT E SË NJËJTËS MONEDHË

Nga Elida Buçpapaj, VOAL   Në Shqipërinë e cila përjetoi për gjysmë shekulli diktaturën më mizore të Europës nuk kujtohet dita ndërkombëtare e viktimave të komunizmit, e njohur si Dita e Fjongos Lexo më tej

TRI JOTË JETIKE TË KOSOVËS

Nga Skënder Buçppaj   1. JO ZGJEDHJEVE TË JASHTËZAKONSHME. Tashmë edhe vetë ndërkombëtarët e Kosovës, përkatësisht qeveritë të cilët ata i përfaqësojnë, janë bindur se Kosova nuk mund të shkojë në zgjedhje Lexo më tej

 

Ai, mësuesi

Në kujtim të mësuesit të letërsisë dhe gjuhës Dilaver Shkodra

Nga Dr. Luan Zyka

 

Dilaver Shkodra

Emrin e Dilaver Shkodrës e kisha dëgjuar nga vëllai im i madh që atëkohë ishte nxënës në gjimnazin e qytetit tonë të vogël.   Mësuesit që jepnin mësim në shkollat tetevjeçare dhe në gjimnazi aty  kryesisht ishin nga Elbasani, që akoma ishte qendra e pedagogjisë shqiptare – dhe ky ishte një nga fatet e pakta të atij qytetthi. Ata vinin e ktheheshin brenda ditës me autobus, ndërsa një pjesë e tyre kishin vendosur të banon në qytet dhe jetonin mes njerëzve të tij. Nuk e di nëse ishte zgjedhja e tyre, apo ishin të detyruar nga pushteti për të jetuar aty, ashtu si edhe në një farë mënyre kishte ndodhur edhe me familjen time.

Profesor Dilaveri, i cili jepte mësimin e letërsisë në gjimnaz, jetonte aty prej vitesh me familjen; gruan, mësuese Balin, dy vajzat, Tinën, Irinin dhe djalin Aliun. Banesa e tij, një apartament si gjithë të tjerët në pallatet me tulla të kuqe, ishte njëra nga pikat e referimit në urbanistikën gojore të qytetit;- shtëpia e profesor Dilaverit. Vëllai më tregonte se herë pas here profesor Dilaveri ftonte në shtëpi nxënësit e tij dhe aty mes tingujve të kitarës që ai i binte vetë, bisedonin lirshëm për tema të ndryshme, kryesisht rreth artit dhe letërsisë

Të pakta ishin kënaqësitë që të ofronte ai qytetth  si i rënë pa dashje mes fushave të mbjella me bimë bujqësore. Mimozat e bulevardit që për pak kohë mbushnin rrugët me aromë, ndonjë vështrim dashuriçke nga cepi i perdeve dhe atje në fund të bulevardit ngrihej godina trekatëshe e gjimnazit me tulla të kuqe. Të qënit gjimnazist ishte “brand name” i fëmijvë aty. Vajzat bukuroshe dhe djemtë e gjallë ishin jeta e qytetit në të gjitha dimensionet e tij. Aty shkonin nxënësit që pretendonin të vazhdonin studimet e larta, si edhe ata me “kleçkë”  biografie që nuk lejoheshin të shkonin në shkollat e mesme teknike, por as të vazhdonin shkollat e larta.

Unë e kisha ndarë mendjen; pas mbarimit të tetëvjeçares  do shkoja në gjimnaz. Isha nxënës në klasën e tetë kur në orën e mësimit të letërsisë, dhe ishte ora e hartimit,  hyn në klasën tonë profesor Dilaveri. Bisedoi diçka me mësuesin tonë dhe duke u drejtuar nga ne nxënësit na pyeti – kush  nga ju dëshiron të vazhdojë në gjimnaz ? U ngritën lart disa duar, mes tyre edhe unë, por me një ndroje mos ndoshta do më dilte ndonjë pengesë. Ishte koha kur dëshirat nuk shpreheshin lehtë, dhe ndërkaq plotësosheshin shumë rrallë. Ai mori hartimet e nxënësve që dëshironim të shkonim në gjimnaz dhe doli nga klasa.

Pas disa ditësh, mësuesi ynë i letërsisë në klasën e tetë, më thërret dhe më çon në sallën e mësuesve ku qëndronte i ulur profesor Dilaveri. Ai, duke  më hedhur një buzëqeshje të ngrohtë, por provokuese, më pyeti – çfarë libri jashtëshkollor po lexon tani ? Nuk e mbaj mend titulline librit që i thashë, por nuk e harrova pyetjen e tij; nuk ishte për mësimet, por më tej se ato. Vonë e kuptova atë pyetje; ai, mësuesi, kërkonte nxënës që të kishin interesa më të gjera se detyrat e shkollës.Ai kishte lexuar hartimet tona, ku aty gjurmonte shkëndijat e karaktereve që kishin prirje për të ecur më tej. Ai më pyeti për librin, sepse interesohej për plotërinë e personalitetit të njeriut , dhe kjo natyrisht arrihej nëpërmjet diturisë dhe vlerave shpirtërore që përçonte fjala e shkruar në përgjithësi, dhe përtej atyre që  përmbante programi shkollor. Mbaj mend se kaloi lehtaz pëllëmbën mbi kryet e mia dhe më tha; – ti duhet të vish në gjimnaz.

Kisha marrë mjaft fletë lavdërimi në shkollë, por kjo ishte hera e parë që dikush më jepte një vlerësim të tillë, më pëzgjidhte, më jepte vlerë, më nxiste për të bërë më tej në jetë…Fjala e atij mësuesi kishte peshë të veçantë në qytetin tonë, ishte nga mësuesit dhe njerëzit më të respektuar.

Ora e mësimit të letërsisë me profesor Dilaverin, nuk matej me sistemin e zakonshëm të kohës. Aty jetonim shumë kohë njëherësh, periudha të ndryshme të zhvillimit njerëzor, skena të shumëllojta, vlera dhe antivlera. Homeri I verbër, Prometeu i lidhur, rilindja europiane, Shekspiri, Hygoi, Molieri, Tolstoi, Bajroni, rilindasit shqiptarë, fjalët e qiririt të Naimit, kangët e paknueme të Migjenit, liria e Mjedës, kënga pleqërishte e Lasgushit…

Ai vinte në shkollë i veshur pastër e me sqimë. Hynte në klasë dhe na përshëndeste duke na e bërë me dorë që të uleshim. Pasi merrte mungesat, ngrihej dhe shkruante në dërrasën e zezë temën e mësimit të ditës. Ndalonte mendueshëm një hop, ngrinte kokën dhe një dritë i buronte nga sytë e shpërndahej  mbi gjithë klasën, pastaj hapte duart si një drejtues orkestre dhe fillonte spjegimin e mësimit në një mënyrë si të na  merrte me vete mbi vargje, fjalë e metafora në një gjendje emocionale duke hapur para nesh botëra dhe kohëra të tjera.

Edhe tani më ushton zëri i tij në monologun e Makbethit: Më dil përpara si ari Rusie, / si rinocer a tiger Ukranie. Merr ç’formë tjetër daç përveç kësa, j/ dhe të përball me nerva të çelikta.

Tensioni dhe ritmi i zërit i binte vetëm kur ulej në tavolinë, dhe aty na ftonte ne në bashkëbisedim të analizonim figurën tragjike të Makbethit duke zbërthyer ferrin ku të katandis zilia pafre dhe etja pa fund për pushtet. Makbethi, në luftën për pushtet nuk kishte kursyer as edhe shokun e vet të armëve, Bankon. A kishte nënkuptim për pushtetarët e partisë, të cilët qëkur kishin ardhur në pushtet vrisnin herë pas here njëri – tjetrin ? Apo vetë fakti se mësuesi analizonte kaq thellë këtë tragjedi të epshit për pushtet, na dërgonte mesazhin moral neve nxënësve të tij. Edhe vetëm me këtë ai kishte kryer rolin e mësonjësit në pastërtinë tonë shpirtërore.

Duke na spjeguar rilindasit dhe rolin e tyre në mbarsjen dhe formimin e idesë kombëtare shqiptare, gjithmonë vinte theksin në ngritjen e nivelit kulturor të një populli. Një nga postulatet që shkruante në dërrasën e zezë ishte shprehja e Naimit; – “Dhe drita e diturisë përpara do na shpjerë”. Si të na thoshtë se, një popull i pa kultivuar me virtyte dhe vlera kulturore e ka të pamundur të rrojë në përparim dhe me dinjitet. Ato ide ishin fillesat e para të mendimeve të mia dhe kërkimeve të mëtejshme për konceptin e kulturës.  

Por jo vetëm kaq. Diturinë ai nuk e konceptonte si një stoli të veçuar, por si një mjet dhe kusht për lirinë njerëzore, shoqërore dhe kombëtare. Mbaj mend me sa pathos dilte e shkruante ne dërrasën e zezë vargun e Mjedës; – Lirim, lirim bërtet gjithkah Malcija…” dhe pastaj analizonte vlerën e lirisë si oksigjeni i jetës për përparimin njerëzor. Kështu e konceptonte lirinë edhe në jetën e përditshme. Fëmijët e tij dalloheshin për nga shkalla e lartë e emancipimit, të qeshur, të shoqërueshëm me shokë e shoqe; hijeshonin rrugët me mimoza të qytetit tonë të vogël.

Të vetmet fjalë që nuk dëgjova nga ai ishin ato për partinë, gjë e rrallë kjo për shkollën e viteve ’70-të kur ishte shpallur me të madhe “revolucionarizimi i shkollës”, ajo teori dhe praktikë që shkatërroi përfundimisht arsimin shqiptar duke arritur të “formonte”  njeriun pa formë.

Ishte koha kur partia i kishte shpallur shkrimtarët dhe krijuesit si “ndihmës të partisë në edukimin komunist të masave”.  Kisha lexuar në atë kohë shkrimin – pamflet të Leninit për partishmërinë në letërsi, e mbroçkulla të tjera që s’mi nxinte mendja. Me atë shqetësim se po më trembnin atë tufën e paqtë të pëllumbave poetikë, mora guximin dhe shkova një ditë tek salla e mësuesve ku takova mësues Dilaverin. I tregova që kisha lexuar Leninin dhe nuk e kuptoja; letërsia ishte e lashtë dhe i shërbente njeriut edhe kur nuk kishte parti, si mundej Eskili apo  Migjeni të ishin ndihmës të partisë, konkretisht të atij sekretarit koktrash të qytetthit tonë. Kush ishte i pari ? – Ai më nguli sytë, si një mjek kur shikon rrezikun e infektimit tek pacienti, pastaj më hodhi dorën duke më mbështjellë qafën dhe tha: “- E para është fjala…Ik tani …” Unë u lëshova nëpër shkallë i  lehtësuar duke i nxjerrë gjuhën një shprehje të Leninit aty në murin kur zbrisje në katin e parë “ Politika në plan të parë”   

Ai fliste një shqipe të pastër, të rrjedhshme, kumbonjëse. Përkushtimi i tij ndaj gjuhës ishte në atë shkallë, sa atë kohë ai mblidhte mësuesit e gjuhës së shkollave të zonës dhe u bënte seminare për drejtshkrimin e shqipes, pa e detyruar kush përveçse idelait të tij. Sa shërbeu si mësues, nuk synoi dhe as i dhanë ndonjë titull shkencor apo pedagogjik. Por mjafton një vlerësim i të madhit Eqerem  Cabej në një konferencë shkencore kur ishte shprehur “– bilbili i gjuhës shqipe, Dilaver Shkodra”  Besoj se me modestinë që e karakterizonte, edhe pse nuk mund ta linte pa e prekur vlerësimi i një Cabejt, ai do buzëqeshte lehtas duke shprehur mirënjohjen e tij fisnike.

Ishte pranverë e vitit 1976, të gjithë nxënësit e gjimnazit na çuan tufë-tufë në kinemanë e qytetit. Këto lloj grumbullimesh ishin jo të rralla dhe ne nxënësit asnjëherë nuk i jepnim rëndësi. Kinemaja ishte mbushur plot me punëtorë dhe nxënës. Unë isha nga rreshtat e fundit, ku në krah të majtë ishte mësues Dilaveri dhe përbri tij një tjetër mësues I. O., i cili kishte mbështetur krahun mbi supin e mësues Dilaverit. Nuk mbaj mend se çfarë dilte nga megafoni i tribunës ku fliste një sekretare e partisë së rrethit, ish mjelëse lopësh nga ferma e qytetthit tonë. Dhe aty pas fjalëve klishe për armikun e klasës më buçitën veshët kur dëgjoj; – mes nesh kemi edhe armiq të partisë si Dilaver Shkodra që kritikojnë partinë pse u prish me Kinën…

Nuk mbaj mend çfarë tha më tej, duket sikur edhe veshët vetë i penguan fjalët e saj të kalonin për të helmuar më shumë shpirtin tim… Kthej kokën majtas nga mësuesi im. Ai qëndronte i palëvizur, i ngrirë drejt dhe dinjitoz. Mësuesi tjetër i hoqi krahun nga supi, sikur ju këput edhe atij të mjerit krahu nga trupi. Më tej nuk mbaj mend, as mendjen nuk e mbaja dot, po më ikte nga vendi…

Në mbrëmje ishim mbledhur në shtëpi me vëllanëdhe babanë tim ku unë po u tregoja atë që kisha përjetuar në kinema. – Po mirë e ka profesor Dilaveri – tha im atë. Kur u prishëm me BS thamë se do hamë bar, dhe e hëngrëm, por tani që po prishemi me Kinën do hamë dhe

Ndërkohë kishin arrestuar edhe dy inxhinjerë të uzinës së naftës, me akuzën për agjitacion dhe propogandë  Ata ishin miq me mësuesin tim dhe ishin nga familjet më të mira që jetonin në qytetth. Gruaja e njerit, Violanda M, kish qene edhe mësuesja ime e gjuhës në tetëvjeçare. Ato tre familje i jepnin aq hijeshi qytetit tonë, si ti bënin hije zilisë së pushtetit. Qyteti do të mbetej qytetth; dy inxhinierët i dënuan me burg, dhe miku i tyre e mësuesi ynë, që nuk pranoi të dëshmonte kundër tyre, do të dënohej të punonte punëtor bujqësie.

Të nesërmen na thërresin dy a tre nxënës në këshllin pedagogjik, ku ishte edhe mësuesi im. Ish kolegët e tij nuk e shitën, përveçse njërit, që ishte kandidat partie dhe seç tha rreth pakënaqsive të tij ndaj politikës së partisë. U ngrit e foli edhe mësuesi ynë. “Kam 20 vjet , tha, që bëj detyrën time duke u mësuar nxënësve gjuhën dhe letërsinë shqipe, e si mund të jem unë armik i popullit ? Por kam edhe unë një peng, asnjë nga dy vajzat e mia që mbaruan shkëlqyeshëm gjimnazin nuk ju dha e drejta për në shkollën e lartë, kush prind e mban këtë…? Heshtje…

Në orën tjetër kishim letërsi dhe në klasë hyn professor Dilaveri. Ne u ngritëm në këmbë, dhe asnjë nuk po ulej…E ndjenim se kjo ishte ora e përcjelljes. Ai na vështroi të gjithëve, jo si herë të tjera me atë dritën që do na mbulonte të gjithë por me një dritëz të përhumbur nga digjnin fjalët e qiririt të Naimit; – Në mes jush kam qëndruar/ dhe jam duke u përvëluar…

“Eshtë ora e fundit që bëjmë mësim bashkë – tha. Jam munduar t’ju jepja çfarë dija dhe me sa munda. Por, me atë mënyrën time, që siç duket nuk ishte revolucionare… “ U ul në tavolinë para regjistrit ku u vuri nota kaluese nxënësve që deri atëherë nuk kishin marrë nota të  mira. Donte të merrte çdo të keqe me vete. Buzëqeshi, me atë ngjyrimin e butë human përzier me ironinë e pafuqishme ndaj asaj shoqërie antihumane, dhe u largua…për të mos u kthyer më. E dënuan duke e larguar nga mësimdhënia dhe e çuan punëtor në bujqësi.

            Pas disa kohësh dikush më tha se e kish parë professor Dilaverin duke punuar tek një arë me misër, në të dalë të qytetit. Shkoj atje, dhe e shoh së largu të vetmuar, lidhur një shami në kokë. Teksa po i afrohesha, ai u kthye nga unë, buzëqeshi, po ajo buzëqeshje që e njihja për së largu. Thua se nuk i kish ndodhur gjëkafsh. Për një çast edhe unë e përjetova si një gjendje të zakonshme; askush nuk mund të mposhtte mësuesin tim. Por kur vërejta drapërin në dorën e tij, u preva dhe u shkërmoqa i tëri…Nuk ishte opinga e shqyer e Lulit të Migjenit “si  me dashtë me hangër mësuesin”, ishte drapëri në dorën e mësuesit që po priste në mes nxënësin. Ato duar kishin mbajtur sa e sa qindra duar të shkruanin gërmat e gjuhës shqipe. Ato duar kishin zbardhnur dërrasat e zeza me shkumbsin e bardhë duke mbushur me dritë shpirtrat dhe mendjen tonë. Në ato duar pra, tani kishin vënë drapërin, gjysma e simbolit të tmershëm drapër e çekan, si triumf i shkatërrimit, i ligësisë, i poshtërimit. Nuk e mbaj mend se çfarë më tha. Unë heshtja, jo si pamundësi për tu shprehur, por si paaftësi për të formuluar vorbullën e ndjenjave për atë botë të padrejtë.

Që atëhere nuk e pashë më mësuesin tim Dilaver Shkodra. Pas disa vitesh ai iku nga kjo jetë. Iku herët, si duket nuk priste më shumë nga kjo botë, ai që më së shumti rronte me botën e epërme të mbrujtur me magjinë e fjalës së shkruar…Kjo jetë mes shumë jetëve; atje ku do më dilte  shpesh mes fjalëve të librave, ose diku pranë meje kur u bëra edhe vetë pedagog. Me atë buzëqeshjen e tij të humanizmit të përjetshëm…

 

Selanik, 5 mars 2012

Ky shkrim është lexuar 250 herë!

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

RadioEmigranti

facebook comments:


Leave a Reply