A është Rusia më demokratike se Serbia?

PSE EVROPA U BESON GËNJESHTRAVE TË SERBISË? Serbia përmes Sigurimit Sekret serb, kishte  organizuar mirë dhe më prapaskenë, për të shkaktuar trazira-incidente politike, në dëm të shqiptarëve..!   Nga  Xhafer LECI   Lexo më tej

ÇAMÇAKËZI I “AKADEMISË SË SHKENCAVE”…

Nga Fritz Radovani, pjesa e tretë   Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë…   Pjesë e origjinalit të letres së At P. Mëshkallës… Nëse dishroni me pa një popull pa t’ Lexo më tej

SHENJTORJA SHQIPTARE QË I LUTEN SERBËT

Mendoj që ka ardhur koha për ti thënë të vërtetat historike të kombit tonë, por e vërteta nganjëherë është edhe e dhimbshme.   Nga Arben LLALLA   Shqiptarët janë një popull euforik, Lexo më tej

Ribashkimi i shqiptarëve preventiv dhe akt i domosdorshëm i qetësimit në Ballkan dhe Evropë

Nga Asllan Dibrani    Raportet politike  gjithmonë kanë qenë   të ngrira me Serbinë dhe me  popujt  grabitqar  fqinje që as edhe një shtet  fqinjë nuk  është formuar  pa gllabëruar tokat shqiptare. Kjo Lexo më tej

“JUP KASTRATI KY BIR (K…) I MADH I SHKODRES ! 2

Nga Fritz Radovani, pjesa e dytë Nga ky dokument i botuem nga anadollaku “ dr. prof.” Jup Kastrati “Parathanje” e librit të Rakip Beqaj: “Veprimtaria Antikombëtare e Klerit Katolik Shqiptar”, kam besimin Lexo më tej

PERDORIMI I TERMIT “SHQIPRI E MADHE” NE MJETET E INFORMIMIT DHE DEBATE, ESHTE VETVRASES PER POPULLIN SHQIPTARE

R E A G I M  ME  KOMENTIM Nga Prof. Dr. Riza Sadiku Jam një nga lexuesit e rregullte te gazetës ditore ”Zëri”, punën e te cilës e çmoje larte, dhe për Lexo më tej

DISA GABIME TË PAFALSHME TË ZOTIT PLATINI

Nga Vlash Fili   Gjithë bota e pa qartë katrahurën që ndodhi në Beograd, në takimin Sërbi – Shqipëri, e vlefshme për kualifikimin në grup, për Europianin Francë – 2016. Dhe për Lexo më tej

PAPA PALI VI PËR SHQIPTARËT DHE KARRIGA BOSH E SHQIPËRISË NË OKB

Nga Frank Shkreli   Të djelën, në mbyllje të Sinodit të Jashtzakonshëm mbi Familjen që u mbajtë  në Vatikan, Papa Françesku celebroi meshën me këtë rast në Sheshin e Shën Pjetrit.  Gjatë Lexo më tej

Politika e Beogradit sulmon Shqipërinë përmes mercenarëve islamiko-shqiptarë!

Nga Asllan Dibrani   Rastin e  ngritjes së flamurit   etnik shqiptar mbi  Beograd  serbët    e shfrytëzojnë  si propagandë   edhe në fushën  diplomatike. Nga urrejtja dhe   primitivizmi  shekullor i tyre,   Ministria    serbe dhe Lexo më tej

KOSOVA ËSHTË ATY KU KA QENË GJITHËKOHËS,SEPSE KA GJURMË JETE – ASGJKUNDI ARDHACAKËT

Dhjetëra lokalitet arkeologjike  nga rreth 400 gjithsej të evidentuara në territorin e Kosovës  Nga GËZIM LLOJDIA*     1. Njerëzit sllavë, serbët u shfaqën në Ballkan mes shek 6 dhe të 7,(shkruan Lexo më tej

 

HAPJA E EKLIPSIT

Nga Xheladin Mjeku

Agim Mato: “JASHTË EKLIPSIT”, poezi dhe poema, botoi SHB. “ACP&LULU”- USA, 2011

Prologu poetik

Xheladin Mjeku

Vogëlsia e mendimit tim për një fushë kaç të gjërë të vëllimit voluminoz poetik “Jashtë eklipsit” të Agim Matos bëjnë të kundrosh formën dhe ndërtimin e tij, sidomos organizimin e cikleve dhe përfshirjen e lëndës letrare. Ambientimi strukturor i poezive dhe parametrat e ndërlidhur mes vete si një thurje zingjirore e ngjarjeve, kohërave dhe personazheve që shtjellon poezia pasqyrojnë periudhën e gjatë, që nga fillet e trungut ilir e deri në zhvillimet e fundit të ndryshimeve të bujshme historike dhe zhvillimeve në botën integruese, që ishte dhe mbetet synim i parreshtur i brezave.

Që në nismë, poezia programatike “Mea culpa” vjen si paralajmërim i autorit për rikthimin e tij në jetën poetike.Kur zbrita sërish pas tridhjetë vjetësh në minierën e braktisur të poezisë/ e po çapitesha në galeritë e lëna përgjysëm, duke kërkuar arin e fshehur nëpër guva,/ veglat e mia të punës, /të shpërndara pa kujdes në çaste zemërimi me perënditë, ngurova papritur dhe ashtu fluturimthi bëra të ngjitem atje lart, ku prej kohësh përgatitesha për salltanetin e madh të vdekjes”.(fq.3). Ky fillim i sërishëm i jetës dhe përballjeve të ndryshme të autorit me botën e tij vullkanike të provokimeve, të ngjarjeve, situatave, qështjeve të ndieshme dhe rreziqeve që paraqet kjo lojë fjalësh të shprehura me guximin intelektual prej përjetuesi të tyre, duke i transponuar në vlera të patjetërsueshme artistike dhe duke i përjetësuar nën petkun historiko-letrar, dëshmohet në vazhdimësi, nga poezia në tjetrën, nga një cikël në tjetrin. Sforcimi i qëndrueshmërisë së poetit, që përkundër gjithë asaj që do t’i ketë ndodhur gjatë rrugëtimit të tij të mundimshëm, me vrullin e vargut shpërthyes ndërton ambientin poetik dhe shtrin gjërë e gjatë fuqinë thumbuese në përballje me trishtimin kohor deri në triumfimin e tij mbi të keqen e madhe që kishte pllakosur gjithçka në një kohë të pakohë.

 

Ata na censuronin gjuhën

dhe na përplasnin para hundëve dyert e redaksive.

Ata bënin shkrime festive, vjersha festive, jetë festive

dhe shkelnin mbi gjuhët tona të prera,

mbi librat tona që i hiqnin nga libraritë, bibliotekat

dhe i kthenin sërish në brumë”.

Diaspora TV

(“Ne të pagojët”, fq. 9)

Gjithnjë në ngritje të vlerave të qëndrueshme letrare të Agim Matos takojmë pretendentin e përkushtuar, duke tejkaluar cenzurën dhe hallkat tjera gllabëruese të kohës për të sfiduar të gjitha pengesat e tmerrit të totalitarizmit. Këtë e arrinë nga çasti në çast, mbi themele të shëndosha të krijimit të sensit të tij poetik, me guximin e hapjes së kapitullit të ri të jetës, me aromë deti, mali. fushe, në përgjithësi me aromën e atdheut. Mendimi i Matos që të “vizatoj me vargje” konsumon gjithë forcën e tij prej krijuesi deri në brumosjen e vlerave konvencionale të autoktonisë frymëzuese të tij.

Ndërtimi i piramidës jetësore

Do të rrezikoja me ndëshkimin nga lexuesit për nismën e një këndvështrimi prej mbresave modeste që nguliten në kujtesën time që nga fillimet e “kacafytjes” me poezinë që ngërthen brendia e këtij brumi poetik, si inspirime të jetës plot peripeti dhe imazhe të bukura. Edhe përkundër një ndërtimi të kujdesshëm të librit, do të sfidoja këtë radhitje, për të shpalosur kujtimet nga fundi i librit, duke i dhënë lexuesit disa shembuj nga poemat “Qafa e botës”, “Ati ynë që zbret në tokë” dhe “Ullinjtë”, të cilat paraqesin fillet e angazhimit të Agim Matos në nismën e tij poetike për të hapur kapitullin e poezisë së tij me rirrjeshtimin e vrullshëm në botën letrare. Introdukta e librit, apo fillimet e saj kanë pikënisjen nga këto poema, të cilat në mënyrë retrospektive paraqesin zhvillimet e jetës në kapërcyellin historik të shqiptarëve që nga antikiteti e këtej, duke prekur tema e ngjarje nga më të veçuarat, deri në luftën e fundit të UÇK-së. Kjo parathënje, që do ta kishte vendin meritor që në fillim të librit, për të hapur rrugët e reja në lërimin e temave të ndryshme, që sipas sistemimit nëpër ciklet e radhës paraqesin motive, ngjarje, cytje në fshehtësitë e jetës në kohëra dhe hapësira të ndryshme për shekuj me radhë.

Kështu, derisa në ciklin “Jashtë eklipsit” shquhet tematika shumë sensitive e jetës së hidhur në periudhën më të zymtë që do të ketë përjetuar autori, ku gjithçka kalon nëpër vijën e eklipsit; një mbyllje totalitare deri në humbjen e arsyes për jetë. Pikërisht këtu shpërthen tisi i kësaj gjendjeje; këtu ndodh hapja e eklipsit të tmerreve, për të vazhduar pastaj me zhvillimet e reja plotë aventura të rrezikshme dhe interesante për lexuesin. Në këtë ndarje ciklike shquhen sidomos poezitë: ”Ne të pagojët”, “Hiri i ditirambeve”, “Krimbi”, “Njëmbëdhjeta”, etj. “Kronika e Arbërit” na paraqet periudhën e zhvillimeve historike nga iliria e deri në kohën kur autori po e jeton një frymë të re të jetës, duke iu gëzuar ndryshimeve në shekullin e Mileniumit të Ri. “Dyrrahium”, “Karl Topia”. “Legjendarët”, e ndonjë poezi tjetër paraqesin ambientet e botës shqiptare nëpër shekuj.Dhe nuk arrinte kurrë të thahej gjaku i derdhur nëpër limane,/ dhe nuk arrinte kurrë të pastrohej bloza e dyfqeve  në frëngjitë e kullave” (fq. 48). Këto vargje paraqesin besnikërisht atë që Agim Mato do ta ketë shtjelluar pothuajse në të gjitha poezitë e këtij cikli. Me ciklet “Parfum leshterikësh”, “Nympheum”, “Qumështi i yjeve”, etj. autori sjell motive nga më të ndryshmet, ku shtjellohen temat nga jeta e peshkatarëve, pasqyrimi i zhvillimeve të vendlindjes së tij, pastaj ngre lartë emra e figura të shquara nga historia e lavdishme, si tek poezia “Naim Frashëri”, “Abedin Madani”, “Vallja e OsmanDakës”, etj, për të mbijetuar edhe çastet e lumturisë së ndrydhur rinore përplot batica e zbatica, që nga dashuriçkat e deri në përballjen me sfidat e hidhura që i kushtëzojnë edhe mbijetesën fizike të autorit. Ky ndërtim i piramidës jetësore përmes poezisë paraqet strumbullarin e një krijimtarie përplot tema e ngjarje, që Agim Mato nuk rresht së krijuari nëpër vite.

Poetika e imazheve si epilog

Poezia e Agim Matos edhe atëherë kur këndon për heroizmin nëpër shekuj, edhe atëherë kur prek aktualitetin, sado që përplot rreziqe e ndërskamca të politikës së kohës, pasqyron me përkushtim dhe vetëdijshëm realitetet e jetuara në fakt, duke dhënë pasqyrën reale dhe pothuajse të saktë deri në nuancat që me vështrësi do të hetoheshin në jetën e rëndomtë. Ky imazh i vendlindjes, bashkë me ngjyrimet e politikës dhe heroizmit të parreshtur shkojnë zikzakeve të arenës së pandërprerë në përplitjet e dyluftimeve mes kohërave, deri në përmbysjen e së keqes fatale dhe ndërtimin e imazhit real, dëshirë dhe ëndërr e njeriut të sotëm, jeta e të cilit ka vlerë dhe domethënje.

Frymëzimi poetik i përcjellur me elemente letrare, me gjuhën e rrjedhshme, me metaforat, toponimet, portretizimin dhe pasqyrimin e jetës dhe ambientimin kohor, janë vlerat sublime të kësaj përmbledhjeje poetike me titullin simbolik dhe shumë domethënës që i japin jetë këtyre lirikave plot mesazh dhe portretizojnë kohë-historinë e një periudhe përplot zhvillime dramatike.

Nga ndruajtja e zbehjes së vlerave të lëndës voluminoze poetike të strehuar nën kupolën e librit “Jashtë eklipsit” të Agim Matos kam prekur vetëm disa nga pikat e ndiesisë poetike, për t’ia lënë mundësinë çdo lexuesi që të lëshohet thellë labirintheve të kësaj materie, vështirë të zbërthyer me një lexim a një prekje të mbresave të hetuara. Gjurmët e kësaj poezie qëndrojnë si vrragë të kohës, ku flatrat e saj rrijnë hapur të përqafojnë ndjenjat dhe kurreshtjen e çdo lexuesi.

 

 

Ky shkrim është lexuar 143 herë!

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

RadioEmigranti

facebook comments:


Leave a Reply