SHQIPËRI, ME RRËNJË TË THELLA

Nga Rasim Bebo   Për të risjellë në kujtesën historike rrënjët “10 mijë vjet histori: Pellazgë > Shqiptarë”, u mbajtë në Tiranë, më 14 – 15 Nëntor 2014, Simpoziumi i III ndërkombëtar, Lexo më tej

Shpend Ahmet Anti-Krishti, po ia tregon vendin Jezu Krishtit

Nga Kimete Berisha   Sivjet, për herë të parë, Prishtina nuk i pret Krishtlindjet me drita, Krishti le të vjen nëpër terr në dasht me ardh, se edhe ashtu Krishti s’ka nevojë Lexo më tej

ÇFARË DO ZONJA BUÇPAPAJ KËTU – M’U HAKËRRUA ARBEN IMAMI NË MES TË PARLAMENTIT!

Nga Elida Buçpapaj   Sa herë vjen dhjetori prej çerek shekulli fillon retorika e atyre që vuajnë nga sindromi i kultit të individit duke e mbajtur veten si përmbysësit e diktaturës. I Lexo më tej

HAPJA E DOSJEVE: SA SHUME U VONUAM

Nga Gëzim Llojdia   1.  Njerëzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të këqijve, thotë S.Frashëri.Kuptimi filozofik i kësaj urtësia është i lidhur  me çështjen më të debatuar në Lexo më tej

KUSH NUK FLET ME EMNA ?!

Nga Fritz Radovani Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë… ■“NË ÇDO METER KATROR – VETËM DOSJE…” Besoj, ju kujtohet shprehja popullore: “Më ka çue Nana, me la gojën!”… Me rasën e Lexo më tej

MUNGESA E GRUPIT TË PDsë NË KUVEND NUK ËSHTË NDIER – AS PRANIA E TIJ NUK DO TË NDIHET

Nga Skënder Buçpapaj   Le të më lejojë lexuesi që, para se të kem cekur temën e përmendur në titull, të bëj këto paranteza: 1. Në Shqipëri nuk është konsoliduar kultura e Lexo më tej

DUHET TË JEMI REALISTË DHE TË PRANOJMË SE SPOPULL DHE KOMB KJEMI NEVOJË PËR NDRYSHIME TË SHUMTA NË JETË

 Duhet të jemi realist dhe të pranojm se si popull e si komb kemi nevojë për ndryshime të shumta, të cilat janë të nevojshme dhe të domostdoshme për cdo popull. Unë mendoj Lexo më tej

DE RADA – LARTËSIA MADHËSHTORE E ARBËRESHËVE

Nga Agim Shehu   Po mbyllet dhe ky vit e bashkë me të dhe «Viti i De Radës». Asnjë emërtim tjetër nuk do qe më i saktë e më i denjë për Lexo më tej

JU LUTEM, NDIHMONI KËTE FËMIJË !!..

Nga Fritz Radovani  Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë…  Shënim, fotoja që shpqëron shkrimin Foto asht marrë nga Gazeta “Dielli”…  29 Nandor 2014…   ■Fatkeqësi! .. Në vitin 1974, në muejn Lexo më tej

STOP KORRUPCIONIT!

Nga Frank Shkreli   Këtë javë, Dita Ndërkombëtare kundër korrupcionit tërhoqi vëmendjen e udhëheqsve të lartë botërorë, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, (OKB) Ban Ki Moon dhe të Sekretarit amerikan të Shtetit, Lexo më tej

 

KËTO DITË DOLI NGA SHTYPI EDHE NJË FJALOR I DOBISHËM, ZBAVITËS DHE ME NJË PËRDORIM TË THJESHTË ME AUTOR SADULLAH ZENEDELIN-DAJA

Nga Sokol Demaku

 

Autori i fjalorit më të ri me titull “Fjalori im i parë i ilustruar” Sadulah Zendeli – Daja me banim në qytetin Färjestaden të Suedisë emigrant që nga vitet gjashtëdhjeta thotë:

-Erdha në mërgim, po si të flija i qetë!

Çfarë të bëja për kombin tim?

Përveç profesionit bibliotekar u bëra edhe mësues dhe… mësuesi ka detyrë fisnike. Prandaj pa u vonuar bëra çmos që të hap tunele drite dhe të bëja edhe të pamundshmen që fëmijët tanë të mos e harrojnë gjuhën dhe atdheun. Si mësues nga 2 orë në javë i shtova në katër orë në javë. Paga mujore si shef i bibliotekave ish më lartë se paga e arsimtarëve në një diferencë goxha të  madhe. Unë zgjodha të ndihmojë nxënësit, të ndihmojë bashkëkombësit e mi hallexhi e jo të pasurohem…! Nga këta  nxënës sot kanë dalë 55 intelektual vetëm në Nybro, 30 të punësuar në lami të ndryshme, disa vazhdojnë   vitin e pestë, katërt, tretë e me radhë po kështu edhe 30 nxënësit e qytetit Kalmar kanë dalë akademik të shquar disa punojnë në lami të ndryshme dhe disa vazhdojnë universitetin.

Ministria e  Arsimit  dhe Kulturës  e Suedisë kish bërë një marrëveshje me shtetin Jugosllavë. Në këtë  marrëveshje  thuhej se  emigrantët nga Jugosllavia  ku bënin pjesë edhe  shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë dhe trojeve tona shqiptare duhej që të  kishin domosdoshmërish për fjalor atë  serbokroatisht. Kroatët  dhe maqedonët bënë fjalorin e vetë  Svensk-Kroatisk dhe Svensk -Makedonisk. Nga kjo u  dëshpërova pa masë. Patëm një mbledhje me rajonin e arsimtarëve të krahinës Småland në Entin për shkollën të Suedisë në Stokholm. Këtu kish rafte librash dhe emri i shtetit. Unë nuk e njihesha Jugosllavinë si shtetin tim. Shkova tek rafti i librave të shtetit shqiptarë, fatëkeqësisht libra nuk kishte. U mblodhëm me arsimtarët  për të diskutuar  për zgjidhjen e  problemit jo të vogël. Vendosa  ti  drejtohem  ‘Entit për shkollim’ për mungesën  e librave  në gjuhën shqipe.Unë ju luta të dërgojë libra shqip që të vihen në raftin e librave të shtetit tim Shqipëri. E miratuan dhe u dërgova katër pako me libra shqip natyrisht pa karakter politik. Pas një muaji kërkova të takohem me Drejtoreshën e Entit për botim dhe me përgjegjësin e  Fjalorëve Lexin. U takova dhe bisedova për hallet e shqiptarëve që ata nuk e njohin gjuhën serbokroate, burrat shumë pak, ndërsa  gratë e fëmijët aspak. Kërkova të ndihmojnë se emigrimi  i shqiptarëve nga Kosova e Maqedonia filloi të dyfishohet. Zonja drejtoreshë  fluturojë për në Beograd  dhe u  takua  me udhëheqësin e Ministrisë së Kulturës së Jugosllavisë. Ajo më tha:  “Shkova deri në Beograd u takova dhe u thashë Fjalori Sudisht-Shqip në grupin e fjalorëve Lexin patjetër ta bëjmë  sepse  kemi shumë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia dhe trojet tjera shqiptare. Ata vetëm më shikuan u zverdhën në fytyrë dhe dolën nga dera duke më lënë  vetëm.”U ktheva në Suedi, bisedova me ekspertët e grupit Lexin dhe  vendosëm që Fjalori Suedisht-Shqip do të jetë në pjesën e programit të  gjuhëve të tjera duke motivuar se ky fjalor është i domosdoshëm për integrimin e mërgatës shqiptare në Suedi”. Pas një konkursi të dhënë me shkrim dhe me gojë e fitova projektin dhe fillova me dashuri të madhe dhe entuziazëm ta përkthej Fjalorin e parë Suedisht-Shqip dhe Fjalorin e dytë po  këtë vit edhe fjalorin e tretë. Bëra një punë shumë të madhe që bashkëkombësit dhe nxënësit do të kenë në dorë Fjalorin Suedisht-Shqip dhe shpjegimet rreth këtyre fjalorëve.  Pak fjalë për historikun e gjuhës shqipe dhe pengesat që i janë bërë gjuhës shqipe gjatë historisë së sajë të lavdishme. Historiku i fjalorit Suedisht-Shqip më duket shumë i rëndësishëm dhe me vlerë se sa gjithë fjalori që zgjati katër vjet. Tani kemi dy  fjalorë  Suedisht- shqip  dhe një fjalor Shqip-suedisht. Deri tani gjuhët e tjera të këtij lloji Lexin kanë një fjalor ose dy Suedisht – gjuhë e huaj.

Të jesh përkthyes me gojë për mërgimtarët shqiptarë duhet të kesh shpirt të madh, të jesh largpamës. Secili që mërgon i ka hallet e veta shumë të mëdha, braktis vendlindjen, miq e shokë, shkulet nga një vend që i kanë jetuar të parët e tij. Përkthyesi duhet të bashkohet me  shpirtin e këtij mërgimtari. Këshilla nuk mund ti japësh pse ka emigruar, përse ke lënë vendin, por në anën tjetër përse ka emigruar edhe përkthyesi. Duhet ti dalësh zot si vëlla, shqiptarë si njeriu  yt.

Diaspora TV

Tre fjalorët Suedisht-shqip dhe Shqip-suedisht. Shkrimet publicistike janë koha kur kam qenë 10 vjeç, kam shkruar atë që e kamë përjetuar si fëmijë. Kam shkruar për dhunën që u bëhej shqiptarëve nga armiku që e okupoi vendin tonë iliro-shqiptar. Sjellja e tyre ka qënë tejet brutale  ndajë një populli të tërë që për “faj” kishin vetëm krenarinë shqiptare.

Sadullah Zendeli-Daja në fund të vitit 2011 na vjen me fjalorin e tij më të ri në katër gjuhë të cilinë e ka titulluar “Fjalori im i parë i ilustruar” në katër gjuhë, në shqip-anglisht-italisht –suedisht.

Duhet të themi se ky fjalor ka 176 faqe me rreth 1000 zëra, rreth 1000 ilustrime me ngjyra që tërheqin vëmendjen e lexuesit fillestar të mësimit të gjuhës, i botuar nga shtëpia botuese Botimet Tonea në Tiranë, botues Fatmir Toçin, përkthyes ne italisht e anglisht Meri Toçi ndërsa ne suedisht Sadullah Zendeli-Daja.

Është një fjalor i dobishëm, zbavitës dhe me një përdorim shumë të thjeshtë për prindër dhe mësues, të cilët duan ti drejtojnë fëmijët e tyre në mësimin e një gjuhe të huaj. Këtu janë zgjedhur fjalë të cilat kanë një përdorim mjaft të zakonshëm, të cilat fjalë janë të lidhura me jetën dhe punët e përditshme, me familjen, shkollën, shtëpinë, lojërat e fëmijëve.

Ilustrimet e punuara me shije nga Marco Viale dhe përkujdesja grafike nga Donatela Bergamino dhe disa te tjerë të punuara me mjeshtri dhe shije të ngjyrave të këndshme të cilat ilustrim e shoqërojnë fund e krye fjalorin ata çdo fjalë e bëjnë në konsultim me textin e paraqitur dhe ai text për lexuesin është më i thjeshtë dhe shumë më i kuptueshëm me ilustrimin adekuat. Sipas autorit ky fjalor ka qellim të dyfishtë: në njërën anë tu jap prindërve dhe mësuesve udhëzime të qarta si mbështetje të punës së tyre dhe fëmijëve një instrument të këndshëm loje dhe të kuptuari.

Ky shkrim është lexuar 182 herë!

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

RadioEmigranti

facebook comments:


Leave a Reply