PËRKATËSIA E VEPRIMTARIA SHQIPTARE E VETMJA PENGESË PËR INVESTIMET TONA NË QYTETIN E GUCISË

Reagim ndaj gazetës “Dan” të Podgoricës Nga Sadri Mehaj -Vllaznit Mehaj, biznesmenë në Amerikë, kanë investuar mbi një milionë dollarë USD në pesë vite në motelin “Santea” në  vendlindjen e vet në Lexo më tej

FESTIVALI I GJINOKASTRES DHE SHEMTUESIT E KOSTUMIT KOMBTAR SHQIPTAR

Nga Fritz RADOVANI, pjesa e tretë Boll me përralla! Edhe këte sahat që shihni naltë në Kala, e keni zhgulë në Kishat Katolike të Shkodres! Ditë e natë u mendue vetem si Lexo më tej

Ata, bijtë e shqipes … 2

Nga Ajet Nuro, Montreal, Kanada Pjesa e dytë – Lexoni këtu pjesën e parë Këmbëngulje  Edhe pse kanë kaluar mbi 10 vjetë nga krijimi i shoqatës “Bijtë e Shqipes”, ata që e Lexo më tej

Dritherimat e shpirtit çam – 4

     LEGJENDAT DHE BALADAT, MOTËRZIMET DHE NGJASHMËRITË                             Në këngët popullore të Çamërisë                        Ese nga Prof. Dr. Resmi Osmani Në pasurinë e krijimtarisë folklorike të popullit tonë, ka legjenda e balada Lexo më tej

MOS E SHKELNI MË KUSHTETUTËN?!

THIRRJA NR. 2, për deputetet dhe deputetët e LDK-së Nga Shefqet Dibrani   Të nderuar deputete dhe deputet, më 1 korrik 2014, me një letër publike ju kam bërë thirrje për ta Lexo më tej

Rreth Portit të Mundshëm Detar të Apolonisë

Hipotezë Nga Aristotel Mici Hyrje: Sa herë shkruhet për daljen në detin Adriatik të Apolonisë, përmendet lumi Vjosa, që dikur ka pas kaluar anës kodrës së qytetit të moçëm dhe kish grykën Lexo më tej

A është Turqia shtet mik?

Tru shpërlarësit- oficerë të zbulimit me veladonin e hoxhallarëve e të shoqatave myslimane, përpiqen të vënë në zbatimin teorinë e Davutogllusë për ringjalljen e kufomës së osmanizmit apo fantazmës se neotomanizmit.  Nga Lexo më tej

EDHE TË VDEKURVE UA KANË FRIKËN

 Në Kujtim të Viktimave të Komunizmit dhe Nazizmit Nga Frank Shkreli Të shtunën që kaloi në Washington u shënua 75-vjetori i Paktit nazi-komunist, Molotov-Ribbentrop në bazë të të cilit u nda Europa para Lexo më tej

REPLIKË ME Z. AGIM SHEHU PËR “KOLABORACIONISTËT”

Nga Guri Shyti   Përpara disa ditësh lexova me vëmendje e kërshëri shkrimin e të njohurit tim të vjetër Z. Agim Shehu, ku flitej për fillimin e vërtetë të Luftës së Dytë Lexo më tej

Disa pyetje Drejtorit të Institutit të Integrimit të përndjekurve Politikë

Nga Reshat Kripa   Lexova intervistën e dhënë nga zoti Bilal Kola, Drejtor i Institutit të Integrimit të Përndjekurve Politikë, gazetës “Telegraf” në datat 21 dhe 22 gusht 2014. Të them të Lexo më tej

 

MBI LIBRAT E PLAGËVE TË PA SHËRUARA

Rreth librit të Bujar Leskaj “Muzat e qëndresës”, Tiranë 2011

 

Nga Enver Lepenica

 

 

Muzat e qëndresës të Bujar Leskajt

Me librin e tij të fundit “Muzat e qëndresës”, Bujar Leskaj na sjell tabllot jetësore, të plagëve të pa shëruara të shqiptarëve, duke synuar të ndriçojë kujtesën tonë të përbashkët.

Falë intuitës, inteligjencës dhe largpamësisë, Bujar Leskaj, u fut vrullshëm në jetën shoqërore shqiptare në pranverën e përgjakur të vitit 1997, duke u rreshtuar në atë krah kur shumë njerëz i kishin humbur shpresat, se mund të ishte fitorja. Bujari nuk pa fitoren por interesin e shoqërisë, pa frontin nga duhej të pozicionohej për interesat e vendit të tij dhe atje u rreshtua duke vënë në interes të shoqërisë energjitë e tij, dhe jo pa sukses.

Koha i dha të drejtë atij dhe njëkohësisht provoi potencialin intelektual: mbështetës i Partisë Demokratike dhe Sali Berishës në momente të vështira, optimist për të ardhmen, deputet i Partisë Demokratikë në vitin 2005, ministër i kulturës, anëtar i këshillit kombëtar të PD-së, një karierë në gjitje.

Por jo vetm kaq, doktor i shkencave ekonomike dhe ligjërues në Universitetin e Tiranës, shfaqet edhe si studjues i historisë me veprën “Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë 1912-2009”, botuar në vitin 2009, një studim me vlera për historinë politike të Vlorës, nëpërmjet personazheve që e bënë atë.

Pra, ideja për t`i shërbyer shoqërisë shfaqet së fundmi në vepra të shkruara dhe botuara, kështu po këtë vit ai botoi veprën e tij të dytë “Brenda dhe jashtë… Parlamentit”, që pasqyron aktivitetin si politikan, dhe idetë e shtruara në parlamentin shqiptar.

Dy vjet më vonë në vitin 2011, vjen vepra e tij e tretë “Muzat e qëndresës”, një studim për letërsinë dhe hisoriografinë e persekucionit komunist. Akt intiutiv që lindi së brendëshmi dhe që gjeti pasqyrimin e tij në veprën e botuar.

Personaliteti një njeriu të elitës kulture shqiptare si Bujar Leskaj, nuk mund të jetë i plotë pa përmëndur edhe botimet në fushën e ekonomisë: “Senjorazhi dhe ndikimi tij në financat shqiptare”, punim doktorature, “Paraja dhe banka”, cikël leksionesh, “Leksione në financë”, përshatje nga autorë nobelistë etj.

Kjo është përgjithësisht krijimtaria e dr. Bujar Leskajt, veprimtari dhe krijimtari që jep të plotë figurën e një personaliteti të elitës kulturore shqiptare.

* * *

Vepra studimore me titullin shprehës “Muzat e qëndresës”, hapet me një hyrje të autorit

ku nëpërmjet hulumtimeve bëhen përgjithësime dhe jepen konkluzione për veprat letrare me temën e dhimbjeve dhe vuajtjeve në diktaturë.

Ndryshe nga përshkrimi kronik, i autorëve të tjerë, unë jam bazuar pas letrares, botës së ndieshme që në një mënyrë tjetër i shërben sërish dokumentimit në formë sinteze ideore të asaj që është ndjerë dhe shkruar prej autorëve që kanë provuar mbi shpatullat e tyre diktaturën komuniste”, thotë autori.

Libri ndahet në dy pjesë:

Pjesa e parë përmbledh kritikë dhe analiza të veprave letrare të 12 autorëve të pushkatuar apo të dënuar nga diktatura komuniste, që autori e quan “Shënime për vepra letrare”

Pjesa e dytë përmbledh hisoriografi në formë kujtimesh rrëfenjash dhe analizash të 13 personaliteteve, qëndrestarë ndaj diktaturës, që autori e quan këtë pjesë “Ditarë dhe kujtime historike”.

 

Duke analizuar veprat e këtyre autorëve që arritën të shkruajnë dhe botojnë në liri, vetvetiu të shkon mëndja tek të gjithë ata të persekutuar politik që u ekzekutuan, burgosën apo u internuan dhe nuk mundën të shkruajnë për plagët e tyre.

Pra ky libër vlen jo vetëm për të gjallët por edhe për të vdekurit që mbetën të gjallë në kujtesën e popullit tonë falë qëndresës, vuajtjeve dhe persekucioneve sepse qenë të dashuruar me lirinë.

Mënyra e përzgjedhjesh së veprave dhe autorëve nuk është rastësore. Autori është kujdesur që vepra të jetë gjithë përfshirëse, si në shtrirje gjeografike, me autorët më përfaqësues, në llojin e veprës letrara apo historike, me qëllim që të japi sa më mirë dhe më bindshëm idenë për atë shteresë të popullsisë që kundështuan dhe i qëndruan diktaturës duke u bërë shembul frymëzimi për liri.

Për Bujar Leskajn nuk është e rëndësishme të merret me komunistët, por e rëndësishme për të, është të paraqes para botës shqiptare “muzat e qëndresës”, ata që qëndruan, ata që ju kundërvunë diktaturës, ata që bënë detyrën ndaj atdheut si:

Vilson Blloshmi, Astrit Delvina, Pjetër Arbënori, Bedri Çoku, Visar Zhiti, Koço Kosta, Petraq Kolevica, Amik Kasaruho, Henrik S.G. (Gjoka), Makensen Bungo, Halil Laze, Gëzim hajdari, Musine Kokalari, Havzi Nela, Ejëll Çoba, Uran Kalakula, Fatos Lubonja, Drita Çomo, Leka Toto, Beqir Ajazi, Lekë Tasi, Luan Myftiu, Bardha Mulleti, Ahmet Bushati, Gëzim Çela.

Nëpërmjet veprave të këtyre autorëve autori synon të na tregojë diktaturën si një fatkeqësi njerzore, që frenoi zhvillimin dhe mohoi të drejtat elementare njerzore. Kjo ndodhte në një kohë kur në Europë triumfonte liria e mendimit dhe veprimit, komunistët shqiptar instaluan mbi tokën tonë erresirëm mesjetare osmane.

Komunistët synuan të kontrollonin mendimin e njeriut dhe këtë e quajtën krijimin e njeriut të ri.

Por ajo që paraqitet në veprat që merr në analizë Bujar Leskaj është urrejta e një grupimi ndaj një grupimi tjetër të popullit ose siç e quanin komunistët lufta e klasave. Kjo luftë barbare çnjerzore ndërtoi në Shqipëri burgje, hapi kampe internimi në kohë paqje, vrau njerëz të pa fajshëm dhe e ktheu Shqipërinë në një burg të madh të rrethuar me tela me gjemba.

Kështu pra Bujar Leskaj synon të tregojë dhe jo vetëm të tregojë por edhe të evidentojë për historinë dhe të dënojë një realitet të dhimbshëm me qëllim që të gjithë ne të bashkohemi me mendimin e tij që të mos harrohet diktatura komuniste.

Të gjithë veprat që autori merr në analizë kanë në themel idenë e përbashkët, vuajtjen terrorin dhe persekucionin që rëndoi mbi shqiptarët gjatë 46 vjetëve të sundimit të diktatorit Enver Hoxha, e parë nëpërmjet veprave letrare, poezisë, kujtimeve, eseve, analizave, përsiatjeve dhe refleksioneve. Autorët pra tregojnë historinë e shqiptarëve nën diktaturë.

Shqiptarëve ju duhet një ide për të ecur drejt Europës dhe Bujar Leskaj e sjell këtë ide nëpërmjet analizës, kritikës dhe evidentimit të veprave të autorëve që vijnë nga ferri komunist.

Veçoria e veprës së z. Leskaj është se në analizat, kritikat dhe definicionet që arrin niset gjithënjë nga fakti për të bërë analiza, kështu ai i drejtohet fakteve tronditëse që përshkruan Fatos Lubonja, Ejëll Çoba, Uran Kalakula, Leka Totos, Beqir Ajazit, Fatbardha Mulleti etj.

Nëpërmjet analizës së ideve dhe mendimeve te vepra të 25 autorëve të ndryshëm të gjithë të persekutuar dhe burgosur politik ne shohim edhe shpirtin dhe zemrën e autorit të librit sepse gjithnjë ne marrim në analizë dhe vlerësojmë idetë që jetojnë brenda nesh.

Një vend të gjërë autori i ka dhënë me të drejtë Visar Zhitit dhe veprës së tij, pasi Zhiti është prodhimtari më i madh i ditëve tona në atë lloj letërsie që ai e vetë e quan burgollogji. Kritika letrare është hartuar për dy vepra të Zhitit romanin “Në kohën e britmës”, që Leskaj e cilëson si “një zë të kthjellët në kohën e britmës”, dhe romanin tjetër “Rrugët e ferrit” që Bujari “zbret nën tokë me Visarin”, duke parë atje vuajtjet dhe brengat që hoqën djemtë shqiptarë të dashuruar me lirinë si Visar Zhiti.

Jashtë vëmëndjes së autorit nuk ka mbetur edhe “Memoriali i munguar për gratë martire” që duhet të dalë nga vepra e Fatbardha Mulletit “Dhimbje”. Kjo grua “përshkruan vuajtjet e popullit shqiptar nëpërmjet “dhimbjes” së nënave… një mënyrë origjinale e këndvështrimit historik…” thotë autori.

Në këtë mënyrë autori ka plotësuar gjithë mozaikun e zi të vuajtjeve dhe ndalimeve nën diktaturë.

Petraq Kolevica në romanin “Varri i fshahtë” trajton fatin e zi të vajzave të huaja të martuara në Shqipëri. Ishin ato vajzat e bukura dhe të hapura ruse, që me shpirtin e gjërë rus u dashuruan me studentët shqiptarë, u falën atyre zemrën, lanë atdheun e tyre dhe erdhën në vendin e pa njohur dhe të pa dëgjur që quhej Shqipëri. Dhe cili qe shpërblimi që ato morën për dashurinë e tyre?

Persekutimi, përçmimi si përfaqësuese të “botës borgjezo revizionoste”… vetmia dhe izolimi… poshtërimi që u është bërë sa vite jetuan në tokën shqiptare…”, thotë autori.

Natyrisht që kjo temë kaq delikate, kjo sjellje çnjerzore e komunistëve s`kish se si të mbetej jashtë vëmëndjes së z. Leskaj, sepse siç thotë shpirti tij qytetar:”Na ngarkon ne, dhe të gjithë shoqërinë shqiptare me një ndjenjë faji”.

Gjuetia e pullumbave” të henerik Gjokës, duket se me të drejtë ka lënë mbresa të thella në shpirtin e autorit. Roman që kishte tërhequr edhe vëmëndjen time dhe për të cilin pata folur në një emision televiziv së bashku me të pa harruarin Pjetër Arbënori dhe Agim Mustën.

Muzat e qëndresës” që analizojmë, është e ilustruar me dokumenta historike, fotografi dhe ballina të librave të autorëve që merr në analizë, faksimile e dorëshkrime të autorëve të burgosur, si dhe vendimeve gjyqësore të tyre, piktura që i përshtaten idesë së veprës që autori merr në analizë, karikatura që stigmatizon regjimin në shqipëri, pamje të burgjeve komunist të Burrelit, Spaçit ku kanë vuajtur Bedri Çoku me dy vëllezërit, Pjetër Arbënori, Visar Zhiti, Henerik Gjoka, Halil Laze etj.

Po kështu ka pamje të vendeve të tmerrit me foto të atyre që u pushkatuan apo varën në litar si Kujtim Beqiri, Abdyl Sharra etj

Analizës dhe kritikës duke i bashkangjitur edhe këto pamje e shndërrojnë librin në një enciklopedi të krimit komunist.

Vihet re lehtë dashuria dhe respekti që pushton autorin gjatë leximit dhe analizës së veprës , gjë që e kthen veprën në objekt inspirimi , sidomos për brezin e ri.

Në librin e tij të tretë, apo të pestë po të numurojmë edhe librat e fushës ekonomike duket qartë se Bujar Leskaj e ka kaluar udhën e mundimshme të krijuesit kritikuesit dhe analizuesit dhe tani ai mund të eci i sigurtë në udhën e një studjuesi me vlera

Vlera është përtej asaj që shohin të gjithë dhe kjo e ngre autorin e librit Bujar Leskaj mbi njerzit e zakonshëm.

E parë me vëmëndje e gjithë vepra arrijmë në përfundimin se kemi një stil tregimtari dhe kritike që dallon dhe që ndikon fuqishëm në sistemin ndiesor të lexuesit, s`ka se si lexuesi të mos ndiej dhe të mos preket nga tregimi, analiza dhe përfundimet që nxjerr z. Leskaj.

Stili dhe gjuha është aq e thjeshtë dhe e bukur sa gjatë analizës që bën autori të duket sikur lexon “Globi në rrjetë”, romanin e Astrit Delvinës që thotë:”… Kemi dy rrugë, ose të lëvizim në jetë dhe të bëjmë diçka që na ndëshkon për këtë shkelje, ose të rrimë pa lëvizur, të mos jetojmë që të jemi në rregull me shoqërinë njerzore…”, apo tregimet plot dhimbje të Fatbardha Mulletit në librin me të njëjtin titull: “Shume gra të reja u dërguan në internim bashkë me foshnjat e tyre, … Foshnjat mbetën atje, o në dheun e Tepelenës apo në lumen e Vjosës, ku i hidhnin policët, foshnjat e sapo vdekura…”

Është e nevojëshmë të ëmë re burimet e shumta dhe literaturën që shfrytëzon autori, gjë që e bën bindëse shkrimin dhe idenë e tij dhe që flët për kulturën e tij të gjërë.

Kështu psh, gjatë analizës që ai i bën veprës së Vilson Blloshmit, autori u drejtohet disa autoriteteve të kulturës që kanë shkruar për veprën e Blloshmit si Ismail Kadaresë, Sadik Bejkos, Bardhyl Londos, Emil Lafes, Sabri Hamitit, etj. duke bërë krahasime të poezisë së Blloshmit, edhe me autorë të traditës, si me Asdrenin. Po ashtu autori shfrytëzon arkivin e Ministrisë së Brëndshme, deklarimet e poetit në gjyq, aktekspertizat kundër tij që Leskaj i quan si plumbat e parë që ranë mbi poetin e pushkatuar Vilson Blloshmi.

Kështu pra autori na jep një analizë të plotë e të dokuemtuar të veprës së poetit të pushkatuar.

 

Në këtë libër krahas autorëve që vuajtën burgjeve dhe kënetave të vdekjes, Bujar Leskaj nuk kishte se si të mos kujtonte me nderim dhe inspirim edhe gjyshin e tij Halit Leskaj që vuajti në kënetën e Vloçisht në Maliq, për të vetmin faj se ishte nacionalist dhe që babait të Bujarit, Farudinit i mbetën në vesh tërë jetën klithmat e të atit: “Vloçisht, Orman Pojan, aman shpirt, oh xhan!”

 

Rëndësia e veprës.

Me këtë vepër Bujar Leskaj bëhet përfaqësuesi i brezit të ri që u formua në liri i cili hap udhën për studime të tjera të letërsisë së burgut ose burgologjisë siç thotë Visar Zhiti, dhe të historiografisë të shkruar nëpërmjet kujtimeve, përsiatjeve, analizave, artikujve të atyre që vujtën nëpër burgjet dhe kampet e përqëndrimit të ngritura në Shqipëri, në kohë paqje.

Autori pra na paraqet atë që dëshëron dhe ka pritur shoqëria shqiptare: krijimtarinë e të burgosurve dhe të persekutuarve politikë, një shfqje që nuk na vjen për herë të parë, pasi edhe më parë ka pasur, analiza apo artikuj kritikë për atë që sot dëshmohet si letërsia e burgut, apo për kujtimet e “dosjeve të gjalla”, siç i quan Agim Musta të burgosurit politikë, por Bujar Leskaj për herë të parë na sjell një studim gjithë përfshirës , çka do të thotë një evidentim shkencor të asaj rryme letrare që pasqyron jetën nën diktaturën komuniste dhe kjo është vlera dhe rëndësia e këtij libri.

Vepra e Bujar Leskajt është patriotike, sepse s`ka patriotizëm formal me deklarata se e dua Shqipërinë!

Po patriotizmi është bërë dhe ështe me vepra, ashtu si edhe në rastin e Bujar Leskajt, e nga ky shembull çdo njeri për të parë vlerat e vehtes së tij duhet të pyes veten: Ç`kam bërë unë për vendin tim ?

Në këtë mënyrë Bujar Leskaj merr përsipër të promovojë literaturën antikomuniste përpara botës shqiptare dhe kjo duhet vështruar jo vetëm nga ana kulturore që mund ta bëje një personalitet i elitës, por edhe si një detyrë atdhetare, një domozdoshmëri për një komb që kërkon të integrohet në Europë.

Vepra e Bujar Leskaj “Muzat e qëndresës” është libër që të shtin në mendime të thella. Si u prenë këta lisa të elitës shqiptare që nuk mund të lindin në çdo kohë, si u shembën këto shtylla të kombit që mbanin strehën kombëtare dhe pikërisht pse këta lisa u prenë pse këto shtylla u shembën , u shëmb edhe ngrehina çnjerzore komuniste.

Libra të këtij lloji janë të domozdoshëm sepse ende në vendin tonë ka naziskin që djegin librat që analizojnë e denoncojnë krimin komunist, siç e pamë këtë akt mesjetër edhe në djegien e librit të Blendi Fevziut për diktatorin komunist Enver Hoxha, ne disa qytete të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ky shkrim është lexuar 221 herë!

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

RadioEmigranti

facebook comments:


Leave a Reply