StatPress

Vizita sot: 429

 

May 2013
M T W T F S S
« Apr    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Albanian Yellow Pages

Shqiptari i Montrealit 1 by Ajet Nuro

Nënë Tereza bashkon shqiptarët e Kanadasë

Nga Ajet Nuro

Montreal, Kanada

- Shqiptarë nga Montreali dhe rrethinat, por edhe nga Toronto, Hamillton, Otava dhe Granbi u mblodhën në Oratorinë Shën Jozef për të nderuar bamirëse e madhe Nënë Tereza -

Saint Joseph's Oratory - Montreal, CANADA

Në datën 15 janar 2012 bënte një i ftohtë … siberian që, këtu në Montreal, nuk është edhe aq i çuditshëm. Termometri shënonte minus 17 gradë celsius por një gjë e tillë nuk i pengoi dhjetra shqiptarë nga Montreali dhe rrethinat por edhe nga Toronto, Hamilltoni dhe Otava (Provinca e Ontarios) si dhe nga Grambi (Rreth 100 kilometra nga Montreali, Provinca e Kebekut). Siç edhe ishte njoftuar edhe në faqen e Tribunës dhe media të tjera, Bashkësia Shqiptare e Kebekut në Montreal do t’i dhuronte Oratoriumit Shën Jozef në Montreal një pllakë të skalitur në dru me portretin e bamirëses së madhe shqiptare, të lumes Nënë Tereza. Sa për njohurin e atyre që nuk e njohin këtë institucion, Oratoriumi Shën Jozef (Saint Joseph Oratory në anglisht apo Oratoire Saint-Joseph në frëngjisht) është institucioni më i madh fetaro-turistik pasi ai vizitohet nga rreth dy millionë vizitorë në vit. (http://www.saint-joseph.org/)

Nuk ka kënaqësi më të madhe se të shikosh shqiptarët nga qytetet kryesore të Kanadasë të mblidhen të gjithë së bashku. Shumë prej tyre u shprehën se është Nënë Tereza që bënë një mrekulli të tillë. Kuptohet që shumica e të pranishmëve ishin nga Montreali dhe rrethinat dhe origjina e tyre gjeografike ishte e larmishme që përfaqësonte të gjitha trevat shqiptare. Zoti Agron Muhaxhiri nuk kishte harruar të merrte me vehte flamurin tonë kombëtar që e shtuam në dekorin festiv të sallës së madhe të Orotoriumit. Ai gjithashtu kushte sjellë me vehte edhe një portret pikturë të Nënë Terezës. « Unë jam nga ajo pjesë e Kosovës nga ka oridjinën Nënë Tereza » na tha zoti Muhaxhiri me krenari. Kjo e bëri të hynte në bisedë me një mysafirët e ardhur nga Toronto dhe me origjinë nga Kosova, z. Gjergj Nikolla. Nga ana e vetë z. Nikolla ishte kujdesur që të sillte një delegacion të « rëndë » ku përfshihej ai, Don Xhovani Kokona, z. Zef Dedaj, z. Aleksandër Kokadhe, z. Xhemajl Osaj por, ai nuk kishte harruar të njoftonte edhe motrat e misionit të Nënë Terezës si në Toronte edhe në Montreal. Pra, të pranishme ishin aty edhe motrat e misionit që Nënë Tereza ka ngritur edhe këtu në Kanada.

Nga Hamilltoni, nga Bashkësia shqiptare aty, erdhën Shani Pnishi dhe Arsim Krasniqi. I pari është edhe një nga korrespondantët e gazetës « Illyria » si dhe « Zëri ». Të dy u shprehën pozitivisht për aktivitetin por edhe për domosdoshmërinë e bashkëpunimit mes shqiptarëve që banojnë këtu në Kanada.

Nga Otava, ndonëse nga ambasada shqiptare aty, për arsye objektive nuk mundën të vinin, sigurisht që pati përfaqësues. Zonja Cezarina Kora kishte ardhur me gjithë babain e saj, ndonëse ky i fundit është i moshuar nuk mund të mungonte në një ceremoni të tillë.

Pamje nga salla ku u organizuar ceremoni

Ceremoninë e hapi At Grow, Drejtor i përgjithshëm i Oratoriumit që edhe drejtoi ceremoninë. Duhet thënë se ndonëse ceremonia u zhvillua në një institucion kanadez, gjuha e përdorur aty ishte kryesisht shqipja. Kështu pas At Grow, fjalën e mori kryetari i Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në Montreal zoti Kujtim Ismaili, i cili pasi solli para të pranishmëve një biografi të Nënë Terezës dhe veprës së saj të mbështetur në fakte dhe shifra ai u bëri të ditur të pranishmëve se e diala e dytë e janarit të çdo viti në oratoriumin Shën Jozefit do të jetë dita e shqiptarëve, ditë në të cilën ikona e Nënë Terezës do të ekspozohet në sallën kryesore dhe shqiptarët nga të gjitha anët mund të nderojnë idhullin dhe bashkëkombasen e tyre të shquar. (Këtu më poshtë ju keni fjalën e z. Ismaili që ua kishte shpërndarë versionin frëngjisht miqëve të huaj.)

Kryetari i Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në Montreal, z. Kujtim Ismaili

Një të papritur të këndëshme u shkaktoi të pranishmëve në ceremoni pesëmbëdhjetvjeçari nga Granby Dardan Isufi, i cili kishte përgatitur një material në frëngjisht që ishte një reflektim mbi atë që Nënë Tereza ka realizuar dhe që frymëzon jo vetëm shqiptarët por gjithë njerëzimin. Ai e fillon reflektimin e vetë me shprehjen e Nënë Terezës « Nga gjaku, unë jam shqiptare… » shprehja që na bënë krenar ne shqiptarët si popull …

Për arsye objektive, askush nga ambasada shqiptare nuk mundi të merrte pjesë. Por, ambasadorja, Shkëlqesia e Saj Elida Petoshati kishte dërguar një përshëndetje që u lexua nga zonja Cezarina Kora. Përshëndetje a ambasadores ndodhet gjithashtu këtu më poshtë.

Don Xhovani

Pastaj fjalën e mori Don Xhovani që është prifti i kishës katolike të shqiptarëve të Torontos i cili pasi vlerësoi me nota maksimale punën e Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në Montreal dhe sidomos atë të kryetarit të saj z. Kujtim Ismaili, ai theksoi devotshmërinë e Nënë Terezës në ndihmë të më të pambrojturve dhe më të varfërve. Ai theksoi besnikërinë e saj në rrugën që ajo kishte zgjedhur që ishte besimi tek Krishti. Kështu Nënë Tereza, nuk pranoi të shkonte në Shqipërinë komuniste me një nga kushtet që regjimi i vuri që ajo të hiqte një kryq që ajo e mbante të varur në një vend të dukshëm në krahqafë. Ajo shkoi në Shqipëri duke mbajtur kryqin me të cilën ajo kishte lidhur jetën e saj. Vepra e Nënë Terezës është frymëzim për të gjithë.

Artisti skulptor Petrit Spahiu, autor i pllakës kushtuar Nënë Terezës

Dhurata, ikona e Nënë Terezës e gdhendur në dru, që iu bë Oratoriumit Shën Jozef u bë e mundur falë artistit shqiptar Petrit Spahiu që jeton prej mbi dhjetë vjetësh në Montreal. Ai u foli të pranishmëve për frymëzimin që ai dhe ç’do shqiptarë kanë nga vepra dhe jeta e bamirëses së madhe, nobelistes Nënë Tereza.

Pastaj At Grow dhe ndihmësit e tij bekuan pllakën me ikonën e Nënë Terezës dhe të pranishmit. Në ceremoni u kënduan këngë dhe u lexuan vargje nga Bibla të zgjedhura nga organizatorët me këtë rast.

Pastaj të pranishmit bënë foto në pranë ikonës së Nënë Terezës.

Fëmijë shqiptarë duke pozuar para ikonës së Nënë Terezës dhe flamurit kombëtar

Së fundi mund të themi se një aktivitet i këtij lloji jo vetëm është një sukses por është nga ata aktivitete që do të mbahen mend prej të gjithë të pranishmëve. Nuk do të ishte e tepërt nëse do t’i shprehnim përgëzimet tona z. Kujtim Ismaili, kryetarit të Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në Montreal, për idenë dhe organizimin e ceremonisë, autorit z. Petrit Saphiu për mirëkuptimin dhe zemërgjerësinë si dhe drejtuesve të Saint Joseph’s Oratory për gatishmërinë, mirëkuptimin dhe mbështetjen që i dhanë komunitetit shqiptar të vendosur këtu në Montreal. Përgëzimet më të mëdha për të gjithë të pranishmit dhe miqët e largët që e nderuan këtë ceremoni dhe kemi besimin se 15 janari do të jetë ditëlindja e një tradite të re, atë të mbledhjes së bashku në çdo të djelë të dytë të janarit në vitet në vazhdim.

Le të urojmë që ikona e Nënë Terezës të ndihmoj në bashkimin dhe bashkëpunimin ndërshqiptar këtu në Kanada.

Ajet Nuro

Montreal, Kanada 18 janar 2012

anuro@albemigrant.com

Fjala e hapjes e kryetarit të Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në Montreal, z. Kujtim Ismaili

MONTREAL 15 JANAR 2012                        

FJALA E HAPJES             

TE NDERUAR MIQ, ZONJA E ZOTERINJ, I NDERUAR AT GROW.

SE PARI JU FALENDEROJ JUVE AT GROW DHE GJITHE EKIPIN E ORATORIUMIT ST. JOSEPH PER MIREKUPTIMIN DHE BONSENSIN QE KENI TREGUAR NE DREJTIM TE KOMUNITETIN TONE NE ARRITJEN E KESAJ DITE SHUME DOMETHENESE PER C’DO SHQIPETAR KUDO NE KANADA E ME TEJ.
NJE FALENDERIM TE VECANTE EDHE PER MIQTE E ARDHUR NGA TORONTO OTAWA E NGA QYTETET E TJERA TE KANADASE NE KETE DITE TE FTOHTE JANARI POR TE NGROHTE PER ZEMRAT TONA.
SOT KOMUNITETI YNE ESHTE MBLEDHUR QE NEPERMJET DHURATES SE PREGATITUR NGA ARTISTI PETRIT SPAHIU PER KETE ORATORIUM TE NDEROJE NOBILISTEN DHE SHENJETOREN E VETME SHQIPETARE NENE TEREZEN.
AJO QUHEJ GONXHE BOJAXHIU DHE ISHTE FEMIJA E TRETE E PRINDERVE KOLE E DRANE BOJAXHIUN NGA PRIZERENI DHE NOVO SELA E GJAKOVES.
DITELINDJA E SAJ ISHTE 27 GUSHTI I 1910 . ARSIMIN FILLOR DHE TE MESEM I  MORI  NE SHKUP. PASJONET E SAJ ISHIN , MESIMDHENIA TE SHKRUANTE E RECITONTE POEZI DHE TE LUANTE MUZIKE.
EMRIN TEREZA E MORI NE MOSHEN 18 VJECE MOSHE NE TE CILEN U BE EDHE MURGESHE E U LARGUA NGA SHKUPI DHE U VENDOS NE KALKUTA ( INDI) KU FILLIMISHT U BE MESUESE DHE SHUME SHPEJT DREJTORE E SHKOLLES SE VAJZAVE.
NENE TEREZA E KALKUTES E QUAJTEN KUR THEMELOI UREDHERIN
“MISIONARET E DASHURISE” ( 1951) PER T’JU SHERBYER ME TE VARFERVE DHE ME TE PASHPRESEVE TE KALKUTES, INDISE DHE GJITHE PLANETIT. NE VITIN 1979 KUR MORI CMIMIN NOBEL PER PAQE , E GJITHE BOTA E MESOI SE NENE TEREZA ISHTE SHQIPETARE.
SHQIPTARJA TRUPVOGEL ISHTE KTHYER NE NJE LEGJENDE TE GJALLE. AJO ISHTE NENE KUJDESTARE E 7500 FEMIJEVE NE 60 SHKOLLA, ISHTE NENE QE MJEKONTE 960 000 TE SEMURE NE 213 DISPANSERI,ISHTE E VETMJA NE BOTE QE TRAJTONTE 47000 VIKTIMA TE LEBROZES NE 54 KLINIKA, KUJDESEJ PER 3400 PLEQ TE BRAKTISUR E TE LENE RRUGEVE, NE 20 SHTEPI PLEQSH ETJ ETJ. KETO JANE SHIFRA TE MESIT TE VITEVE 80 E PADYSHIM QE SOT KANE NDRYSHUAR SHUME.MOTRAT E URDHERIT TE NENE TREREZES JANE PREZENT KUDO NE BOTE. ATO JANE TE PAFJALA , VETEM PUNOJNE E USHERBEJNE ME NEVOJTAREVE.
LEGJENDA SHQIPETARE E SHEKULLIT TE CILEN E NDEROI GJITHE BOTA E QYTETERUAR , NUK DO TE MBETEJ NJE GOJDHANE E TEJKALUAR NE KOHE , POR DO TI PARAPRINTE NJE EPOKE TE RE NE MIJEVJECARIN E RI KUR SHPREHEJ SE;
“JETA JOTE ESHTE TE JETOSH, TE DUASH, TE DESHMOSH DASHURINE E HYJIT (ZOTIT) NE TE TJERET.
KOMBI YNE KA PATUR DISA FIGURA TE SHQUARA HISTORIKE , KU MUND TE PERMENDIM
-GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEUN I CILI MORI TITULLIN E LARTE NGA VATIKANI “ATLET I KRISHTI”.
-PAPEN SHQIPETAR KLEMENTI I XI –ALBANI I CILI DREJTOI VATIKANIN NE VITET 1700-1721    DHE SE FUNDI SHENJETOREN E VETME SHQIPETARE NENE TEREZEN.
KOMUNITETI YNE MEGJITHESE I VOGEL NE NUMER POR SHUME DINAMIK EDHE KETE RRADHE ME PJESMARRJEN E TIJ TREGOI SE ESHTE I BASHKUAR DHE PUNON PER TE NJEJTIN QELLIM, ATE TE NJOHJES SE VLERAVE TE KOMBIT TONE , FORCIMIT TE POZITAVE TE EMIGRANTEVE SHQIPETARE NE KANADA DHE KONSOLIDIMIT  TE LIDHJEVE E MARREDHENIEVE TE KANADASE E SHQIPERISE.
DO TE DOJA T’JU PRPOZOJA GJITHASHTU SOT QE ;
NE BASHKEPUNIM ME ORGANET DREJTUESE TE ORATORIUMIT E DJELA E DYTE E JANARIT TE C’DO VITI TE SHPALLET DITA E KOMUNITETIT SHQIPETAR KETU NE ORATORIUMIN E ST-JOSEPH DITE NE TE CILEN IKONA E NENE TEREZES DO JETE EKSPOZUAR SI SOT E KUR SHQIPETARET DO TE GJEJNE E RIFITOJNE QETESINE E URTESINE QE KARAKTERIZONTE NENE TEREZEN.
FALEMINDERIT PER PJESMARRJEN E ZOTI QOFTE ME NE.

Përshëndetja e ambasadores shqiptare në Kanada Elida Petoshati

Të dashur bashkatdhetarë,
I nderuar At Grow,

 

Zonja Cezarina Kora duke lexuar përshëndetjen e ambasadores Petoshati

15 janari i sotëm do të mbetet në memorien tonë si një nga ditët më të bukura të vitit që sapo ka hyrë. Nderimi i Nënë Terezës është gjithnjë një akt krenarie për çdo shqiptar kudo ku ndodhet, por dita e sotme merr një kuptim përtej simbolikes, pasi imazhi i dashur i kësaj gruaje të jashtëzakonshme çel siparin e Vitit të Shqipërisë në Kanada, një inisiativë e Ambasadës së Shqipërisë në Otavë, së bashku me të gjithë shoqatat e shqiptarëve të Kanadasë.

Për mua si Ambasadore ky është fillimi më i mbarë për paketën e veprimtarive që do të organizojmë në kuadër të festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë, që këtu në Kanada do të synojë të celebrojë marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve tona mike.

Kombi ynë dhe mbarë njerëzimi i mbeten tributarë jetës dhe veprës unike të bamirëses shqiptare, e cila i fali njerëzimit mrekullinë e mirësisë dhe të dashurisë që tejkalon racat, besimet, dasitë, egoizmin e çdo ndjenjë tjetër të meskinitetit tokësor,  duke i bashkuar të gjithë në përmasën e dinjitetit njerëzor.

Nuk besoj se ka një alter ego më të bukur për karakterin dhe spiritualitetin e botës shqiptare!

Të dashur miq,

Me gjestin e sotëm të vendosjes së pllakatës përkujtimore në Oratorin Saint-Joseph, Bashkësia e Shqiptarëve të Montrealit, por edhe gjithë shqiptarët e Kanadasë përcjellin një homazh të pazakontë për Shenjtoren shqiptare në një nga vendet më të rëndësishme të kultit dhe pelegrinazhit shpirtëror të këtij metropoli me emër në të gjithë botën.

Ky është padyshim një homazh që, përtej vlerës së përfaqësimit, bart pashmangshmërisht vlerat e komunitetit shqiptar të Montrealit dhe të mbarë Kanadasë, atdheut të tyre të dytë.

Por është gjithashtu një shenjë e thellë respekti për Oratorin, qytetin e Montrealit, bashkëqytetarët e tyre kanadezë dhe çdo vizitor tjetër nga bota, duke u shfaqur para publikut të gjerë me një nga emblemat më krenare të kombit tonë, që për rrjedhojë sjell afër vlerat dhe virtytet më të mira të shqiptarëve.

Gjej rastin të falenderoj ngrohtësisht Bashkinë e Shqiptarëve të Montrealit dhe veçanërisht Kryetarin e saj, z. Kujtim Ismaili, i cili u angazhua me një përkushtim të admirueshëm për të bërë realitet këtë ngjarje të gëzueshme për ne të gjithë. Të njëjtat falenderime të përzemërta do të dëshiroja t’i drejtoj edhe skulptorit Petrit Spahiu, i cili me bujarinë e artistit fisnik prodhoi një pllakatë të mrekullueshme për t’ia lënë trashëgim Oratorit dhe shqiptarëve, si akt përshpirtjeje dhe nderimi për një nga simbolet e gjithëpranuara të njerëzimit.

Duke ju përshëndetur të gjithëve nga zemra për solidaritetin dhe praninë tuaj në ceremoninë e sotme, më lejoni të dashur bashkëkombas t’Ju drejtoj gjithashtu përgëzimet e mia më të sinqerta për gjestin tuaj të lartë, që vendos një tjetër urë të fortë në miqësinë shqiptaro-kanadeze, duke celebruar diversitetin dhe respektin ndaj multikulturatitetit, si vlera të patjetërsueshme që ndajnë dy vendet e kombet tona.

Me konsideratë për të gjithë Ju!

Elida Petoshati, Ambasadore e RSH-së në Kanada
Honorable Pere Grow,

En tant qu’Ambassadeur de la République d’Albanie au Canada, je ne pourrais pas m’abstenir de formuler un bref voeu en français à l’occasion de cet événement heureux.

Puisse le symbole de Mère Thérese veiller à ce que nous Albanais considerons si cher à nos valeurs, à savoir le respect des autres cultures et religions, l’entente et l’harmonie entre les peuples.

Je voudrais également exprimer mon admiration face à la communaute albanaise du Montréal et du Canada, laquelle s’est acharnée de pouvoir realiser un projet de haute envergure spirituelle, menant à renforcer les liens forts d’amitié existant entre l’Albanie et le Canada.

La présence dorénavant de la plaque commémorative avec le symbole de Mère Thérese à l’Oratoire Saint-Joseph de Montréal sera perdurable comme d’ailleurs l’oeuvre immortelle que cette Grande Sainte a laissée derrière comme un héritage des plus précieux. Chaque visiteur sentira de la sorte la merveille qu’elle a inspirée dans l’entière planète, mais aussi les valeurs et virtues que la communauté Albanaise ne cesse de rayonner au Canada. Je voudrais réserver un très grand remerciement à la générosité des autorités de l’Oratoire et de la ville de Montréal lesquelles ont répondu sans retard aucun à la réalisation de ce ce projet, mais aussi le sentiment de la plus profonde gratitude envers le Canada, son gouvernement et son peuple pour le respect et l’acceptation qu’ils démontrent vis à vis la communauté Albanaise vivant depuis bien des années dans ce merveilleux pays.  

Elida Petoshati

Ambassadeur
de la République d’Albanie
au Canada

La biographie du Monsieur Petrit Spahiu

 

Montreal, le 12 janvier 2012
Le sculpteur, Pertit Spahiu est ne a Tirana, en Abanie, le 13 sept 1949 Il fait de la sculpture sur le bois depuis son enfance.
Etant donne que sa famille a ete persecute durant le regime communiste, il n’avait pas le droit d’aller dans une ecole speialisee  pour etudier la sculpture. Mais malgre ces difficultes, Petrit a suivi sa passion en faisant de la sculpture. Ses oeuvres remarquables representent des sujets historiques, comme le portrait de Mere Theresa, des sujets mytologiques, des figures d’animaux, etc.
Apres la chute du communisme albanais, il a surtout fait de la sculpture  iconostate en Grece durant quelques annees.
En 1999, avec sa famille, il s’est installe a Montreal ou il continue toujours a faire de la sculpture sur le bois. Il a aussi participe avec ses oeuvres a des expositions au Salon des Metiers d’Arts, tout en essayant de transmettre a son fils la passion de sa vie, la sculpture.

Fjala e Dardan Isufit, Granby

Dardan Isufi

Mère Theresa

« Par mon sang, je suis albanaise. Par ma nationalité, indienne. Par ma foi, je suis une religieuse catholique. Pour ce qui est de mon appel, j’appartiens au monde. Pour ce qui est de mon cœur, j’appartiens entièrement au Cœur de Jésus. »

C’est ce qu’a déclaré fièrement la bienheureuse, mère Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Jeune albanaise avec une foi solide comme le roc, Mère Teresa, qui vers 17 ans, se vit confier la mission de proclamer la soif infinie de l’amour de Dieu, à travers son parcourt, en particulier avec les plus pauvres. Elle était une âme remplie de sympathie, d’altruisme, d’intégrité, mais, plus que tout, une âme qui donnait et partageait son amour avec les autres, pour un seul désir, apaiser la soif de paix. Cette affection, tant appréciée, a et continue, d’aider les plus démunies à combattre leurs dures réalités quotidiennes. Comptons-nous chanceux, comme humanité, d’avoir eu à nos côtés, un être qui a su consacrer sa vie, au dévouement de l’autrui.

J’aimerais terminer en vous énonçant une célèbre citation de cette religieuse, qui suite à ça perte, continuera à changer nos manières de voir ce monde. Voici ;

« Nous réalisons que ce que nous accomplissons n’est qu’un goutte dans l’océan. Mais si cette goutte n’existait pas dans l’océan, elle manquerait. »

Tout le courage, exprimé à travers de quelques syllabes. Que son innovation nous sert d’exemple. Merci de votre attention et je vous souhaite une excellente journée.

Dardan Isufi
Granby, Qc.
2012-01-12

Pamje nga ceremonia

 

Ky shkrim është lexuar 74 herë!

Share and Enjoy

Më pëlqen & Komente

Leave a Reply