DITA NDËRKOMBËTARE E DEMOKRACISË DHE KOMEDIA E PARTIVE POLITIKE SHIQPTARE

Nga Frank Shkreli   Anë e mbanë botës më 15 shtator u shënua Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, e përcaktuar si e tillë më 2007 me një rezolutë nga Asambleja e Përgjithëshme e Kombeve të Lexo më tej

PYETJE TË NJË INTERVISTE, TË CILAVE RAMIZ ALIA NUK IU PËRGJIGJ

Nga Skifter Këlliçi - Pas intervistës së gazetarit Roland Qafoku, me Nexhmije Hoxhën - Intervista e mësipërme ka pasur debate… Pro dhe kundër… Edhe nga bashkatdhetarë këtu në Amerikë. Arsyeja: Pyetjet duhej Lexo më tej

KU I KANË VARREZAT KËTA BURRA..?!

Nga Fritz Radovani ■KËTA KLERIKË KATOLIK NUK KANË AS SOT VARREZA… ■ASKUSH NGA VRASËSIT E TYNE NUK KA KERKUE FALJE…   1.■Don Lazer Shantoja (2 Shtator 1892 – 5 Mars 1945) Meshtar Lexo më tej

ESHTRAT E SHENJTOREVE NUK SHITEN

Nga Rasim Bebo   Edhe ketu ne Addison, si ne c’do vend tjeter, mblidhen shqiptaret ne fund jave per t’u takuar me atdheun. Me teper te kafeneja e te birit te shqiptarit Lexo më tej

Ju lutem…..mos e vritni Gurakuqin per here te katert

……u vra pabesisht ne Bari me 2 mars 1925…. …. “u vra per here te dyte”…. diten qe atentatori i tij u lirue si i pafajshem….. …. “u vra per here te Lexo më tej

SHEMBULLI KOMBËTAR I LURËS MEDALION SHQIPTAR PLANETAR I VIZITËS SË BEKUAR TË ATIT TË SHENJTË

Nga Ramiz Lushaj   1.        Kisha katolike Shën Maria në Lurë, që mban emrin e Nanës së Jezu Krishtit,  ndoshta e ngritur në shek. XV, vend pelegrinazhi i kahershëm, nga erozioni Lexo më tej

Binomi “Fe e Atdhe” gjate viteve te diktatures se kuqe, u tregue nji fortese e pathyeshme, dhe e paperkuleshme!

Nga Prof. Sami Repishti          PERSHENDETJE I NDERUEMI Z. KRYETAR, ZONJA DHE ZOTENIJ TE NDERUEM:      Miredita! Jam mirenjohes qe me jepet mundesia me fole sot para kesaj Konference kuptimplote qe Lexo më tej

Helsi Dardeli: Ligji ekziston në një mënyrë apo tjetër por janë njerezit të cilët duhet ta ndjejnë zbatimin e tij

Nga Brunilda Gorovelli   Helsi Dardeli, jurist në Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë vjen me një rrëfim mbi jetën e tij. Ai na tregon momentin kur iu dha Lexo më tej

BRUNO SELIMAJ, NJË EMËR I KOHËS SHQIPTARE

Nga Ramiz Lushaj   1.        Bruno Selimaj, i Nokshiqit të historisë, i qytetit ilir të Gucisë, me shtatin  lis  bjeshke, u çue vigan në kamb’ në restorantin e vet elitar në Lexo më tej

NJI VIZITË E PRITUN PREJ SHEKUJSH

Nga At Konrrad GJOLAJ O.F.M Vizita e Shejtnisë së Tij Gjon Pali II, dashtë e padashtë, do të hyjë n’ analet e historisë si ajo ma e shkurta ndër komunitete, gati si Lexo më tej

 

TË VLERËRSOJMË DHE ÇMOJMË PËRKRAHJEN E POPULLIT MIK SUEDEZ, NË KOHËRAT MË TË DUHURA, QË NA U GJEND PARA LUFTE,GJATË LUFTËS DHE PAS LUFTËS

-thotë Hysen Ibrahimi Kryetar i SHSHAKSHS  “Papa Klementi XI-Albani” në Suedi-

Bashkëbisedoi Sokol Demaku

Hysen Ibrahimi

Së pari të shkruhet për at se çfarë është punuar dhe vepruar nga ne shqiptarët në Suedi, e që kjo t’u mbetet gjeneratave të ardhshme dhe historisë së popullit Shqiptar.
Të vlerësojmë dhe çmojmë përkrahjen e popullit mik suedez, në kohërat më të duhura, që na u gjenden, para lufte, gjatë luftës dhe pas luftës.
Të dëshmojmë se edhe ne shqiptarët mund të punojmë punë ekipore dhe të dalim me shkrime shkencore në kuadër të një asociacioni e që tani është Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijueseve Shqiptarë “Papa Klementi XI-Albani” në Suedi. Me ndihmën dhe përkrahjen e pa rezervë të gjithë juve, sot kjo është realitet. Prandaj, suksesin për themelimin e kësaj shoqate ua dedikoj juve si sukses i të gjithëve bashkërisht. Vetëm bashkimi bën fuqinë.
Për mua personalisht, gjuha dhe kultura shqiptare ka qenë primare. Isha i përkushtuar në shërbim të çështjes kombëtare që nga ardhja e ime në Suedi në fillim për të sensibilizuar problemin e shqiptarëve në ish-Jugosllavi e në veçanti në Kosovë. Tani si mërgimtar, kishim dy obligime, për të ruajtur traditat dhe kulturën dhe për të prezantuar para opinionit suedez sa më mirë që është e mundur përmes organizimeve kulturore.
Nuk dua të krijoj skepticizëm sepse nuk jam i tillë. Por jeta kulturore nuk është në nivelin e duhur, kur kemi para sysh mundësitë e organizmit. Angazhimi nëpër shoqata kulturore është në minimum për të mos thënë fare. Edhe ato shoqata që funksionojnë, nuk e kanë përkrahjen e duhur nga vet ne. Ne i kemi disa organizime kulturore të cilat janë kryesisht komerciale, që vinë nga Kosova.
Sa i përket arsimit në mërgatë, mendoj se nuk është në nivelin e kënaqshëm, kur e dimë se çfarë kërkohet. Kjo nuk është për fajin e punëtorëve të arsimit, por prindër shqiptarë duhet të angazhohen më shumë në këtë drejtim. Tani kur kemi institucionet e shtetit tonë, mendoj se arsimi duhet veçuar dhe ndihmuar.

Pyetje:  Ju lutem një prezantim të shkurtër për lexuesit tanë? (Kush jeni, nga jeni, gjendja familjare, shkollimi dhe çka ju punoni).

Përgjigje: Së pari përshëndes juve miku im prof. Sokol Demaku, për punën e juaj si pedagog, publicist, shkrimtar, kryeredaktor i revistës Dituria dhe veprimtar i denjë i çështjes kombëtare. Tani së fundi edhe anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesëve Shqiptarë “Papa Klementi XI-Albani” në Suedi. Keni një elan për punë, kështu që ju admiroj.

Po ju them se u linda më 4 janar 1962 në lagjen Shpat (ish Shupkovc), komuna e Mitrovicës – Kosovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse shkollën e mesme ekonomike e mbaroi në Mitrovicë.
Ishte anëtar i Grupit Organizativ të demostratave të 3 dhe 4 prillit 1981 në Mitrovicë me në krye Xhelal Ferizin.
Emigrova në Suedi më 12 prill 1988 ku, në Suedi, kreva shkollimin e informatikës dhe të politikës ndërkombëtare. Jam angazhuar në poklitikë që nga ditët e para të ardhjes në Skandinavi, për një dekadë në Fondin e Republikës së Kosovës i ashtuquajturi “trepërqindëshi” si dhe në aktivitete të tjera për sensibilizimin dhe informimin e opinionit sudez rreth çështjes së Kosovës. Me profesion është politolog.
Kryetar i LDK-së dega në Suedi 2001-2007. Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së në Prishtinë 2004-2007. Kryetar i LDD-së dega në Suedi që nga viti 2007. Anëtar i Këshillit Kombëtar të LDD-së në Prishtinë nga vitit 2007. Për tërë këtë aktivitet jam shpërblyer me disa mirënjohje dhe falënderime të shumta në nivel kombëtar dhe ate të Suedisë.
Më 10 nëntor 2000, në Förslöv, kam promovuar librin e të titulluar “Solidariteti i Mërgatës Shqiptare në Suedi”.
Më 24 dhe 25 korrik 2006, kam marrë  pjesë në Sesionin e V-të shkencor ”E DJATHTA  SHQIPTARE NË MBROJTJE TË SHQIPËRISË ETNIKE”  -  5, me temën:  ”Ilaz Rrustem Kolla – trim i kauzës  shqiptare, luftëtar antikomunist”,  që u mbajtë në Orosh dhe Rrëshen  të Mirëditës në Shqipëri.
Më 17 korrik 2009, promovova librin e dytë në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë me titull: ”Kosova në zemrën e mërgatës në Suedi”.
Më 15 shtator 2011, promovova librin e tretë në Bibloteken Kombëtare dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë me titull: “Mërgata për Arsimin në Vendlindje”.
Më 26 nëntor 2011, në Förslöv të Suedisë zgjodha kryetar i Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesëve Shqiptarë „Papa Klementi XI – Albani“ në Suedi.
Deri më tani kam botuar shumë artikuj, punime, studime, opinione me karakter politik, kulturor dhe arsimor të cilat janë botuar kohë pas kohe nëpër gazeta shqiptare si në Kosovë, Shqipëri dhe Suedi.
Kam në dorëshkrim dy librat, një rreth arsimit që ndihmuan mërgata e Suedisë dhe një roman. Planifikoj në një të ardhme të afërt të riatdhesohem në vendlindje.

Pyetje:  Profesioni i juaj?

Përgjigje: Politolog, shkrimtar, publicist.

Pyetje:  Përveç se jeni një aktivist i shquar i çështjes shqiptare në diasporë do te ishte me interes te mësonim nga ju se si e përkufizoni rolin e një aktivisti kulturor dhe kombëtar në diasporë?

Përgjigje: Aktivisti duhet të posedon bagazh kombëtar, intelektual, humanitar dhe të është njeri i sinqert, i sakrificës dhe i vendosur.

Pyetje:  Çka ju shtyri t’a leni vendlindjen dhe sot të jeni këtu ne Skandinavi?

Përgjigje: Ne të gjithë e dimë se shpërnguljet e shqiptarëve kanë qenë të planifikuara nga makinerija serbo-sllave qysh herët, që për synim kishin spastrimin e trojeve etnike shqiptare. Edhe unë si shumë të tjerë, moshatarë të rinjë në moshën 26 vjeçare, isha i detyruar që të lë vendlindjen dhe të emigroj në Suedi.

Pyetje:  Ju i jeni përkushtuar pra edhe këtu çështjes së kombit, gjuhës dhe kulturës shqiptare si e ndieni veten si këtu ne krahasim me vendlindjen?

Përgjigje: Secili shqiptarë, i cili ka migruar jashtë Kosove, ka qenë i përkushtuar për të ruajtur traditën, gjuhën dhe kulturën shqiptare, dikush më shumë e dikush më pak. Për mua personalisht, gjuha dhe kultura shqiptare ka qenë primare. Isha i përkushtuar në shërbim të çështjes kombëtare që nga ardhja e ime në Suedi në fillim për të sensibilizuar problemin e shqiptarëve në ish-Jugosllavi e në veçanti në Kosovë. Në atë kohë, për Kosovën as që kanë ditur se ekziston gjëkundi. Tani si mërgimtar, kishim dy obligime, për të ruajtur traditat dhe kulturën dhe për të prezentuar para opinionit suedez sa më mirë që është e mundur përmes organizimeve kulturore. Gjë që ne ja kemi dalur, bashkërisht  si Kosovë, Shqipëri dhe Mërgatë. Me vetfaktin kur Republika e Kosovës është shtet dhe e njohur ndërkombtarisht nga 86 shtete të botës, këtu nuk do koment.

Pyetje:  Nga e merrni frymëzimin ne punën e juaj? Çfarë ju frymëzon në punën tuaj?

Përgjigje: Po nuk di se për cilën sferë e keni fjalën. Por në qoftëse mendosni në sferën kombëtare, frymëzimi është qysh nga të parët tanë të cilët na rritën, na shkolluan, na frymëzuan në rrugën drejtë pavarësisë së Kosovës dhe të Unitetit Kombëtar Shqiptar. Ata ishin frymëzimi ynë dhe për këtë ne duhet të u jemi mirënjohës, në veçanti dëshmorëve të Kombit.

Pyetje:  Ju jeni shumë aktiv edhe ne jetën shoqërore dhe kulturore te shqiptareve këtu, çka ju shtyn në ketë drejtim dhe më çka me shumë është i angazhuar Hyseni Ibrahimi?

Përgjigje: Para luftës 1999, kryesisht kam qenë i angazhuar në procese politike për të ndihmuar çështjen kombëtare për pavarësinë e Republikës së Kosovës. Koha e kërkonte dhe nuk kemi pasur shumë përzgjedhje. Duheshin organizime, protesta, grumbullimin e ndihmave për shqiptarët në vendlindje si në Kosovë, Iliridë e po ashtu kemi ndihmuar edhe në Shqipëri gjatë vërshimeve. Kurse pas mbarimit të luftës, më tepër jam i përkushtuar në shkrime, duke konstatuar se ne shqiptarët duhet shkruar historinë vet, dhe mos të na shkruajnë të tjerët.  Jemi kjo gjeneratë e cila e krijoj Epokën e saj të pavarësisë së Republikës së Kosovës, prandaj duhet shkruar shumë se do na qortoj historija.

Pyetje:  Çka mendoni për sistemin  arsimit sot në Diasporë, çka kishit me ndryshua ne ketë drejtim po të pyetni ju?

Përgjigje: Sa i përket arsimit në mërgatë, mendoj se nuk është në nivelin e knaqshëm, kur e dimë se çfarë kërkohet. Kjo nuk është për fajin e punëtorëve të arsimit, por prindët shqiptarë duhet të angazhohen më shumë në këtë drejtim. Tani kur kemi institucionet e shtetit tonë, mendoj se arsimi duhet veçuar dhe ndihmuar. Mendoj se duhet gjetur metodën për të angazhuar fëmijët në shkollë, dhe ata që nuk i dërgojnë fëmijët në mësimin plotësues në gjuhë amtare të sanksionohen nga isntitucionet tona të Republikës së Kosovës. Mënyrën e saknsionimit të gjejnë vet organet e Arsimit në Kosovë. Kontaktet në mes të institucioeneve të Republikës së Ksoovës respektivisht të Ministrisë për Arsim me mërgatën duhet intensifikuar duke shkëmbyer ide  rreth përfshirjes sa më të madhe të nxënësëve tanë në mësimin plotësues të gjuthës amtare.

Pyetje:  Si e kalon Hyseni një ditë të punës ku ai punon?

Përgjigje: Zgjohem në mëngjes rreth orës 08:00, përcjelli lajmet e mëngjesit, musafirin e mëngjesit, duke pirë kafe me bashkëshorten. Pastaj, ulem para kompjuterit dhe hapi faqet mediale për lajmet në Kosovë dhe në gjithë hapësirën shqiptare. Filloj me shkrimet e mia deri në mesditë, e mëpastaj fillon cingërrima e telefonit për planet ditore apo ato të cilat kanë qenë në agjendë. Tërë dita kalon me takime, biseda me telefon dhe me angazhime të sferave të ndryshme. Në mbrëmje përcjellë lajmet 19:30, kurse pas lajmeve lexoj ndonjë libër. Ndodhë organizojmë me shoqëri mbrëmje sidomos vikendeve ndonjë darkë të mirë me verë të kuqe apo ndonjë birrë të fohtë. E adhuroj muzikën sidomos ato popullore të vjetra.

Pyetje:  Ju jeni me profesion politolog, por merreni edhe me shkrime dhe publicistikë, çfarë momentalisht është me interes për ju?

Përgjigje: Prioritet i prioriteteve për mua në këto kohëra janë shkrimet. Sa i përket politikës, i kemi partitë tona politike në Kosovë, të cilat duhet të kontribuojnë për Kosovën. Ne nuk mund të ndikojmë në politikën e Kosovës në këto kohëra nga mërgata. Arti dhe kultura janë ambasadori më i mirë i kombit Shqiptar.

Pyetje:  Një publicist dhe një punëtor kulturorë kërkon te jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje te shkurtër.  Si është Hyseni nga natyra?

Përgjigje: Po këtë pyetje, më mirë do ta kishin formuluar të tjerët për mua se sa unë për vete. Por me që insistoni po ju përgjigjem. Është i hapur, i disponuar në çdo kohë, tolerant, reflekton optimizëm, modesti çdo herë.

Pyetje:  Ju jeni edhe një aktivist i dalluar i çështjes kombëtare dhe kulturës, mund te themi një ambasador i kulturës shqipe dhe i çështjes shqiptare këtu, çfarë është aktiviteti juaj në këtë drejtim dhe sa jeni i kënaqur me këtë?

Përgjigje: Unë e ceka më lartë se arti dhe kultura janë ambasadori më i mirë i kombit Shqiptar kudo në botë. Duke u nisur nga kjo mund të them se, duke e prezentuar kulturën traditën, artin në mënyra të ndryshme dhe vlerësimin përmes botimeve të librave shkencor për të gjithë ata që na ndihmuan në ditët më të vështira të luftës në Kosovë, mund të them se jemi në rrugë të mbarë. Në librin tim të dytë “Kosova në Zemrën e Mërgatës në Suedi” kam shkruar një pjesë për popullin mik Suedez, për kulturën dhe traditën e tyre humanitare që është shumë e ngjajshme me kulturën dhe humanizmin tonë. Tani pas themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesëve Shqiptarë “Papa Klementi XI-Albani” në Suedi, jam më optimist se bashkërisht si asociacion i themeluar në Suedi, zëri ynë do të shkoj më larg, sidomos kur tani planifikojmë me daljen e disa botimeve të librave, të cilat do të pasqyrojnë aktivitetin dhe veprimtarinë e vëllezërve tanë për pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe të drejtat e shqiptarëve kudo që jetojnë në trojet e tyre etnike. Krahas kësaj do zend vend të merituar përkrahja e popullit suedez, që na u gjenden dhe na strehuan në kohët më të vështira. Ne do u jemi për jetë mirënjohës këtij populli mik sa të ekzistoj kjo botë. Pas këtyre të gjithave, do jem më i knaqur në angazhimet e mia personale dhe kolektive.

Pyetje:  Çka mendoni për jetën kulturore të shqiptareve në Suedi, si ju e shihni ketë?

Përgjigje: Nuk dua të krijoj skepticizëm sepse nuk jam i tillë. Por jeta kulturore nuk është në nivelin e duhur, kur kemi parasyshë mundësitë e organizmit. Angazhimi nëpër shoqata kulturore është në minimum për të mosthënë fare. Edhe ato shoqata që funksionojnë, nuk e kanë përkrahjen e duhur nga vet ne. Ne i kemi disa organizime kulturore të cilat janë kryesisht komerciale, që vinë nga Kosova. Aty kemi program muzikor, e një pjesë e tij me “tallava” që fare nuk ka të bëjmë me muzikën e mirëfilltë shqiptare. Pastaj, mungon arti, kënga e mirëfillt shipe, drama etj. Edhe këtu institucionet e vendit, duhet marrë masat, për të biseduar me solistët tanë, që t’i ikun kësaj muzike, kur të dalin në mërgatë për të çfaqur program.

Pyetje:  Çka mendoni mbi gjendjen politike shqiptare në përgjithësi, parë në prizmin Shqipëri-Kosovë dhe trojet tjera shqiptare?

Përgjigje: Sa i përket situatës politike në sferën e zhvillimit ekonomik, mendoj se Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenjë, kurse Kosova ka shkuar mbrapa. Në fushën politike Shqipëria më në fund do ta kalon hendekun e marrëveshjes politike në mes opozitës dhe pozitës për miratimin e disa ligjeve si kusht për marrjen e statutit kandidat në BE, kurse Kosova nuk është në hapat e përparimit edhe pse BE dha një beneficion në saje të pranimit për bisedimet në mes palëve Kosovë-Serbi për marrjen e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Këtu Serbija, diti të shfrytëzon këto bisedime dhe mund të na shkaktoj dëme rreth njohjes së një statuti special të serbëve të veriut në Mitrovicë. Institucionet e Republikës së Kosovës, sidomos Qeveria, nuk është as për së afërmi për të arritur premtimet e saj për zbutjen e krimit të organizuar dhe korrupcionit, përkundrazi këto janë në rritje e sipër. Në Iliridë, partitë politike janë nën ndikimin e partive politike të atyreve në Kosovë dhe Shqipëri, gjë që kjo nuk kishte guxuar të ndodhë, por duhet të vihen në shërbim të interesave kombëtare shqiptare në Iliridë. Sa i përket Kosovës Lindore si Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, mendoj se duhet përkrahur për drejtat e tyre nga dy shtetet shqiptare, Shqipëri dhe Kosovë, të njejta me ato të drejta që i gëzojnë serbëte e Kosovës, sidomos në hapjen e Universitetit Shqiptar në ati vise shqiptare atje, të drejtat e tyre kulturore dhe kombëtar, pastaj hapjen e vendeve të reja të punës, për tu zhvilluar edhe ky rajon paralel me vendet e tjera të rajonit. Përderisa për serbët e Kosovës kujdesen edhe institucionet e Kosovës edhe të Serbisë, për vëllezërit tanë në Kosovën Lindore nuk po kuhdesen as institucioente e Kosovës e as të serbisë. Mos të harrojnë se vëllezërit tanë ishin përkrah neshë gjatë gjithë kohës për të ndihmuar institucionet e Republikës së Kosovës sidomos para lufte.

Pyetje:  Pse ekziston kjo ndasi kaq e madhe mes shqiptareve në Diasporë?

Përgjigje: Ndasitë mendoj se reflektojnë nga vendi i lindjes. Ato transferohen edhe tek ne në mërgatë, edhe pse nuk janë në shkallë më të lartë se atje, janë disi më të buta. Më në fund po shohim se nga ndasitë askush nuk fiton, vetëm humbje kemi të gjithë pa dallim. Për kundërshtarët tanë serb, kjo është e mirëseardhur, kurse ne nuk po mund të gjejmë forcën për të tejkaluar këto ndasi, që kryesisht janë politike. Mërgata duhet të funksionoj si e tërë, e bashkuar për realizimin e synimeve të saja, kryesiht për ruajtjen e gjuhës dhe traditave kombëtare për mos u asimiluar.

Pyetje:  Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmësen tënde në realitetin që jetojmë ne shqiptarët, ku mendon konkretisht që duhet ndryshuar diçka ne dhe pse?

Përgjigje:  Zhdukjen e korrupcionit, zbardhjen e të gjitha krimeve, kurse kriminelët dhe të korruptuarit të dalin para organeve të drejtësisë, për të marrë denimin e merituar. Pastaj, do të kisha bërë përpjekje maksimale për të krijuar traditë pune si gjermanët, suedezët, anglezët, francezët për një zhvillim të hovshëm ekonomik të Kosovës.

Pyetje:  Nëse puna që bëni nuk do të ishte profesioni juaj, ne çfarë profesioni do e gjente veten Hyseni më së miri?

Përgjigje:  Me që më pëlqen drama, filmi dhe muzika, sigurisht se do të isha marrë me aktrimin.

Pyetje:  Jeni iniciator i themelimit të Shoqatës së Shkrimtareve dhe Krijuesve Shqiptarë ne Suedi, jeni zgjedhë edhe Kryetar i këtij asociacioni këtu, çka u shtyri në këtë?

Përgjigje:  Tri gjërat janë që më kanë nxitur:
-Së pari të shkruhet për at se çfarë është punuar dhe vepruar nga ne shqiptarët në Suedi, përmes librave që ne planifikojmë t’i shkruajmë, e që kjo t’u mbetet gjeneratave të ardhshme dhe historisë së popullit Shqiptar.
-Të vlerësojmë dhe çmojmë përkrahjen e popullit mik suedez, në kohërat më të duhura, që na u gjenden, para lufte, gjatë luftës dhe pas luftës.
-Të dëshmojmë se edhe ne shqiptarët mund të punojmë punë ekipore dhe të dalim me shkrime shkencore në kuadër të një asociacioni e që tani është Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesëve Shqiptarë “Papa Klementi XI-Albani” në Suedi. Me ndihmën dhe përkrahjen e parezervë të gjithë juve, sot kjo është realitet. Prandaj, suksesin për themelimin e kësaj shoqate ua dedikoj juve si sukses i të gjithëve bashkërisht. Vetëm bashkimi bën fuqinë.

Pyetje:  Çfarë  është aktiviteti i këtij asociacioni?

Përgjigje:  Botimi i librave, mbajtja e orëve letrare, promovimin e botimeve nga autorë shqiptarë dhe të huaj, mbajtja e sesioneve shkencore, grumbullimi i materialeve për veprimtarinë tonë dhe të miqëve suedezë, hapjen e ekspozitave nga piktorë tanë, përkrahja e veprimtarive të tjera në sferën e kulturës. Të gjitha këto janë të përfshira në Statutin e Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesëve Shqiptarë “Papa Klementi XI-Albani” në Suedi.

Pyetje:  Çka ju benë të lumtur dhe çka ju mundon më së shumti në jetë?

Përgjigje: Të arriturat e popullit Shqiptar, të shoqërisë, kolegëve dhe të familjes. Ndërtimi dhe zhvillimi i secilit vend ku jetojnë shqiptarët në trojet etnike shqiptare. Më mundojnë vrasjet ndërshqiptarë, korrupcioni, varfëria në Kosovë dhe në trojet etnike shqiptare, urretja dhe mosvlerësimi i punës së mërgatës.

Pyetje:  Përveç punës, aktiviteteve kulturore takimeve me bashkëkombës ç’farë ka në plan ditor në jetën e tij Hyseni?

Përgjigje:  Leximi, sporti, shetitja dhe vizitë te të afërmit e mi.

Pyetje:  Një porosi për prindërit e nxënësëve dhe të rinjtë në mërgim.

Përgjigje: Ne të vjetrit duhet t’i japim vetes detyrë për të edukuar të rinjtë në frymën kombëtare, dhe për t’i dërguar në mësimin plotësues në gjuhën amtare. Pastaj ata të vazhdojnë për të ruajtur gjuhën, traditën dhe kulturën e lashtë shqiptare. Të rinjët të arsimohen dhe mos të knaqen me një vendpune me një pagë mesatare. Mesazhi im për të rinjët është që ata t’i shfrytëzojnë të drejtat që i ofron shteti suedez për shkollim duke mbaruar doktoratura dhe mëpastaj të shërbejnë edhe për kombin Shqiptar. Shkollimi i tyre i lartë me profesione si folozof, mjek, ingjinier, profesor, arqitekt etj, të gjithë me origjinë shqiptare, një ditë do të jenë krenaria e Kombit Shqiptar.

Pyetje:  Po të kishit mundësi të zgjidhni, ku do kishit jetua sot?

Përgjigje: Pyetje e cila nuk do koment. Vendlindja për mua është gjëja me e shtrenjta në këtë planet. Afër 24 vite po i mbushi që jetoj në Suedi, asnjëherë të vetmen nuk kam pa ëndërr në Suedi, por vetëm në vendlindjen time në Shpat (ish-Shupkovc) – Mitrovicë. Atje dua të jetoj derisa të kam jetë.

Ky shkrim është lexuar 311 herë!

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

RadioEmigranti

facebook comments:


Leave a Reply