“DR. ISLAM LAUKA, TI S’JE SI ATA…”

Nga Ramiz Lushaj   “Gëzohu se t’i s’je si ata. Ti je ai që duhet të jesh dhe jo ai që duan ata…” – e komenton Xhavit Hasanpapaj në Nju Jork analizën Lexo më tej

Sa për kujtesë Profesorit Nexhmedin Spahiu

Nga Prof. Dr. Eshref Ymeri   Në faqen e internetit të datës 27 prill 2015 të portalit “Çamëria”, Profesor Nexhmedin Spahiu, në përforcim të bindjeve të veta për shpikjen e “kombit kosovar”, Lexo më tej

KUR SHKRIHEN KËTA KRAHË TË KALBUN ?! – 13

Pjesa e trembëdhjetë i ciklit  “Hapni dosjet” Nga Fritz Radovani   Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë…                                                               ■42 VjetË…ME KRAHË NALTË… KA MBETË “DOSJA” E HAPUN ! ■Nuk mbyllen Lexo më tej

LETERKËMBIM MIDIS SHKRIMTARËSH ME SUBJEKT “KRITIKËN LETRARE”

Nga Luan Çipi 1)      Letra e dr. profesor Resmi Osmanit:    I dashur Luan Çipi,                                                                       Tiranë, më 05.02,2015                                               I takojmë të dy, thuajse të njëjtit brez dhe që kemi filluar Lexo më tej

Letër drejtuar Deputetëve të Dibrës për Rrugën e Arbërit

Nga Dr. Gëzim Alpion   Angli, 23 Prill 2015 Të nderuar Deputetë të Dibrës: z. Shkëlqim Cani z. Bedri Hoxha z. Roland Keta z. Ulsi Manja z. Sherafedin Shehu z. Përparim Spahiu Lexo më tej

NË SHKUPIN SHQIPTAR, 2015?????????!!!!!!!!!!

Nga Frank Shkreli   Besojeni ose jo, por është e vërtetë – kjo është një demonstratë që u zhvillua të premtën në sheshin para xhamisë së Murat Pashës në   Shkup, në mbështetje të tezës së  Turqisë se gjenocidi  Lexo më tej

PERKIJT KOMANDANTIN E BRIGADES 134, DHE DESHMORIN E KOMBIT z. SALI CEKU

Gjaku i juaj i Agim Ramadanit, dhe i shumë luftëtarëve të UCK-së, ka filluar ngadalë ta ujitë tokën e Kosovës Nga Ramiz Dërmaku    Atij që nuk i kërset pushka për 3 Lexo më tej

TRAGJIZMI GREK, MEGALI IDEA DHE PANHELEMIZMI

Ese nga Prof. Dr. Resmi Osmani   1 Fqinjët tanë lindorë, grekët, që bashkë me ne (shqiptarët), janë nga popujt më të lashtë të gadishullit Ilirik, qysh në zanafillë të tyre, shquhen Lexo më tej

Dr. Ibrahim Rugova, lideri që i dha popullit shqiptar zemër e guxim për Liri

Nga Ramiz Dërmaku   E dijnë edhe ata që deshën ta pengojnë politikën e tij paqësore e demokratike…, por ata me orvatjet e tyre e ngritën edhe më lartë. Dhe ishte “FAT” Lexo më tej

ÇFARË ISHTE SHQIPËRIA LATINE FILLIM TË SHEKULLIT TË NJËZETË?

Nga Gëzim Llojdia   1. Në fillesë e  zgjedhur nga poema Çajld Harold e Bajronit, disa vargje  të saj :”Shikoni në gjirin e Ambracia ku dikur ishte një botë e humbur për dashurinë enjë gruaje…”   studiuesja italiane Olimpia Gargano ka përgatitu një studim me temë nga Lexo më tej

 

Lufta Heroike e Vlorës (Qershor 1920)

Nga Prof. Neki Babamusta

Londër, 29 Dhjetor 2011

  1. Vdekja e dyshimtë e Ismail Qemalit

Ismail Qemali

Qeveria italiane për qëllime shoviniste punonte në fshehtësi për të realizuar synimet e saj pushtuese si dikur perandorët e Romës. Me 19 Janar 1919, qeveria italiane niset për në Konferencën e Paqes në Paris me përfaqësuesin e saj, kryeminstrin Orlando. Ndërsa, Ismail Qemaili, si përfaqësues i Shqipërisë, dëshironte të merrte pjesë në Konferencë. Fillimisht ai shfaqi dëshirën të takohej me autoritetet italiane. Por në Peruxhia e njoftuan se delegacioni Italian ishte nisur për në Paris dhe nuk ia respektuan kërkesën. Nga sa kuptohet, prezenca shqiptare me Ismail Qemalin në krye, cënonte interest vetiake të Italisë.

 

Ismail Qemali, duke e kuptuar pabesinë, pësoi një goditje apopletike, dhe tha: “Më hëngrën në besë”. Me 24 Janar 1919 Ismail Qemalit iu provokua një konferencë shtypi para gazetarëve. Para se të fliste, i ofruan për të ngrënë. Sipas Ethemit, djalit të Ismailit, sapo hyri në sallë, Ismaili filloi të belbëzoi me një çehre të verdhë. Pas shkumës nga goja dhe të vjellët, zemra e tij pushoi së rrahuri.” (Gazeta Dielli, Nëntor 2011).

 

Foto e vitit 1908 kur Ismail Qemal Vlora ishte në Napoli. Nga e majta në të djathtë. Lartë: Ymer Radhima, Qazim Koculi, Xhafer Xhuveli, Sadik Shyti, Qazim Kokoshi, Ahmet Dyrmishi. Në mes: Hamza Isai, Yzeir Muço, Qamil Vlora (me bluzë të bardhë), Tahir Vlora, Qazim Vlora, Mahmut Vlora, Nazif Hadëri. Ulur: Alem Tragjasi, Namik Delvina, Ismail Qemal Vlora, Et'hem Vlora.

 

Helmimi i Ismail Qemalit në Itali mbetet mister! Qeveria e Sulejman Delvinës, e dalë nga Kongresi i Lushnjës në Janar 1920, u transferua me seli në Tiranë në shkurt 1920. Detyra e parë e kësaj qeverije qe mbrojtja e tërësisë tokësore e Shqipërisë. Për të përzënë pushtuesit italian nga Vlora, kjo qeveri udhëzonte formimin e batalioneve vullnetare në ndihmë të luftëtarëve heroik të Vlorës.

Foto: Foto e liderave të katër fuqive të mëdha aleate, në Paris 1919 tek Traktati i Versajës: Vittorio Orlando, David Lloyd George, Georges Clemenceau and Woodrow Wilson

 

  1. Komiteti i Mbrojtes Kombëtare

 

Komiteti “Mbrojtja Kombëtare” u formua në Vlorë për të drejtuar luftën kundër pushtuesve Italian, me qëllim që të mos copëzohej Shqipëria. Duke pasur në krye 12 drejtues (ndërmjet të cilëve: Osman Nuri, Qazim Kokoshi, Duro Shaka, Ali Beqiri, etj), komiteti me vendim unanim i dërgoi ultimatum gjeneralit Italian, Piaçentinit, që të largohet sa më parë nga Vlora. Ultimatumi kërkonte:

Populli shqiptar ka 5 vjet që po duron kaq padrejtësi nga shteti italian në Vlorën e Shqipërisë. Por e vetëquajtura Itali e lirë, caktoi ndarjen e Shqipërisë përmes traktatesh të fshehta, duke shkelur nderin e saj, me mohimin e traktatit që ajo ka firmosur në Londër me 1913. Komiteti “Mbrojta Kombëtare” i shtërnguar nga i gjithë populli i Vlorës dhe gjithë Shqipërisë, mbledhur këtu dëshirën, që Zotëria juaj t’i përgjigjet kërkesës sonë, gjer nesër, 4 Qershor, përpara ores 19.” (Gazeta Dielli, Shtator 2010).

Ultimatumi u dërgua nëpërmjet Mehmet Selim Mallkeqit. Gjenerali mendjemadh u ndje i fyer nga kërkesa e komitetit dhe i tronditur deklaron me arrogancë:

Diaspora TV

T’u thoni brigandëve se përgjigjen do t’ua japin topat e Kotës, Gjormit, Llogarasë, Drashovicës, Tepelenës.” (Gazeta Dielli, Shtator 2010).

Përgjigja e gjithë popullit shqiptar kundra pushtuesit italian ishte lufta heroike e Vlorës, që i shporri pushtuesit nga Shqipëria dhe i hodhi në det.

 

  1. Vullnetarët e Kavajës pranë vëllezërve vlonjatë

 

Sipas rrëfimit nga Rexhep Bygjymi, veteran në luftën e Vlorës. Bashkëbisedoi me të, prof. Neki Babamusta, në Kavajë, në Qershor 1966.

 

Për të ndihmuar vëllezërit e Vlorës kundër pushtuesve italianë, një batalion vullnetarësh me 400 luftëtarë niset drejt Vlorës. Nisja bëhet me 6 qershor 1920, me komandat batalioni, oficeri akademist, Adem Riza Hoxha (Berati). Të përcjellë nga populli me përzemërsi, luftëtarët nisen drejt Vlorës duke ndjekur këtë itenerar: prej Kavaje mbërritëm në Fier, në Cakran, kaluam Vjosën natën, duke u future në ujë, sepse ushtria italiane e kishte prishur urën e përgjithshme. Mbërritëm në fshatin Tre Vëllezërit, në Llakatund, Mëkat dhe mandej u përqëndruam në Çoprat.

Me bukë dhe ushqime na furnizonte populli i krahinës. Të gjithë rrugën e përshkuam me këmbë. Secili nga ne kishte armën e tij. Kur Komandanti ynë, Adem Riza Berati u betua përpara flamurit për të luftuar gjer në pikën e fundit të gjakut kundër pushtuesve, edhe ne vullnetarët, si u përkulëm dhe puthëm me rradhë flamurin, u bëmë gati për sulm. Komanda e mbrojtjes në Vlorë kërkoi nga batalioni ynë, të dilnin vullnetarë për të sulmuar mbi tela, sepse terreni ishte i rrethuar nga pushtuesit italianë.

Vrasja heroike e plakut patriot, Selam Musai na hidhëroi së tepërmi, por na shtoi edhe më tepër guximin për të luftuar. Natën ne sulmonim të maskuar: me fira, druj shkurre, sepse ushtria italiane ndriçonte vendin nga deti. Morëm pjesë në shumë beteja, ku shokët tanë treguan vendosmëri dhe guxim.

Në këtë luftë morën pjesë nga Kavaja edhe fshatërat e saj. Më kujtohen disa nga pjesëmarrësit luftëtarë, shumica e të cilëve nuk jetojnë më, si: Faje Felahu, Pëllumb Daiu, Faje Tabaku, Ahmet Xhurnolli, Sulejman Rrica, Bed Zenuni, Dyl Elezi, Mustafa Degërmeni, Islam Xhebili, Dylaver Cani, Osman Moncja, Ismail Patoshi, Andre Pepa (mitralieri), etj. Në këtë luftë mbeti i plagosur edhe nipi i Komandatit të batalionit, Adem Beratit, i cili edhe më vonë vdiq.

*Katër fëmijët e Adem Beratit, dy vajzat, Nysrete dhe Zinije, si dhe dy djemtë, Irfani dhe Hulusi, në kohën e diktaturës komuniste provuan përndjekje barbare me burgime, internime. Vajzat e tij, ish-mësueset e mija, kanë dhënë një kontribut të shkëlqyer për çështjen e arsimit kombëtar.

 

 

(*Shënim nga Neki Babamusta)

 

 

Ky shkrim është lexuar 973 herë!

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

RadioEmigranti

facebook comments:


Leave a Reply