StatPress

Vizita sot: 148

 

May 2013
M T W T F S S
« Apr    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Albanian Yellow Pages

Shqiptari i Montrealit 1 by Ajet Nuro

SHËNIME KRITIKE NOVELLA TORREGIANI

Nga Novella Torregiani

(Per Poetin shqipëtare në diaspore Dr. Zef Mulaj)

 

Novella Torregiani

Poet i Atdheut dhe i paqës midis popujve, poeti shqiptar Zef Mulaj gjurmon si qëllim të vjersherimit të tij bashkëpunimin dhe miqësine midis popujve me të ndryshem si mundësi të Qyteterimit dhe të Progresit në botë, e thjeshtuar, gati, në këto kohe, si në epoka të tjera, ne të vetmën fushë beteje.

«Kali i vjeter i kohëve» duhet të svanitet për të krijuar një lloj njerezish më të përkryer, me të pasur me vlera etike dhe drejtesie.

Vë re se mëndimi i Mulajt mund te ndërthuret dhe vllaznohet me mëndimin e poetit tone të madh nga Rekanati, Xhakomo Leopardi, i cili, me ndjenja të ngjashme thotë tek «Gjineshtra» që, për të ngritur, pjeserisht, fatin e trishtuar të ekzistences universale, ështe e nevojshme që të shtrëngohemi të gjithe në «zinxhirin social», në «drejtesi e mëshire» baza të pamohueshme për paqën.

Në veprat e tij poetike, të thjeshtësise se skajshme, por të zhytura në një lirike që mallengjen si dhe

ndjenja të mëndimit të larte, të shprehura me metafora të ideimit befasues e, në diskutim,

anaforikisht, thekson e thekson prape fjalet e tij derisa thirrja e tij të dëgjohet.

Mulaj vë figuren femërore si ëngjell që mund të shpëtoje njeriun dhe në shiun që, nga qielli,

lan gjakun e të gjitha lufterave, si pagezim të purifikacionit.

Pra, vlere e shquar sociale poezise se tij sepse ai këmbengul pa u lodhur kurre, duke shpresuar,

sido qe te jete, në racën njerëzor.

Ky shkrim është lexuar 80 herë!

Share and Enjoy

Më pëlqen & Komente

Leave a Reply