NGORDHI ME SHKOP NË DORË…

Nga Fritz Radovani Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë…   Me që diktatorët nuk besojnë në një jetë tjetër, kur iu vjen dita… “ata” ngordhin! Edhe mirë bajnë që ngordhin, por Lexo më tej

VJEDHJA E PRONËS PRIVATE NË ULQIN KONSIDEROHET SI NGJARJE E VITIT

E drejta e pronës është e drejtë e njeriut Nga Frank Shkreli   Sipas një njoftimi në portalin e Komunës së Ulqinit, të martën u nënshkrua në hapësirat e komunës së atij Lexo më tej

SHQIPËRI, ME RRËNJË TË THELLA

Nga Rasim Bebo   Për të risjellë në kujtesën historike rrënjët “10 mijë vjet histori: Pellazgë > Shqiptarë”, u mbajtë në Tiranë, më 14 – 15 Nëntor 2014, Simpoziumi i III ndërkombëtar, Lexo më tej

Shpend Ahmet Anti-Krishti, po ia tregon vendin Jezu Krishtit

Nga Kimete Berisha   Sivjet, për herë të parë, Prishtina nuk i pret Krishtlindjet me drita, Krishti le të vjen nëpër terr në dasht me ardh, se edhe ashtu Krishti s’ka nevojë Lexo më tej

ÇFARË DO ZONJA BUÇPAPAJ KËTU – M’U HAKËRRUA ARBEN IMAMI NË MES TË PARLAMENTIT!

Nga Elida Buçpapaj   Sa herë vjen dhjetori prej çerek shekulli fillon retorika e atyre që vuajnë nga sindromi i kultit të individit duke e mbajtur veten si përmbysësit e diktaturës. I Lexo më tej

HAPJA E DOSJEVE: SA SHUME U VONUAM

Nga Gëzim Llojdia   1.  Njerëzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të këqijve, thotë S.Frashëri.Kuptimi filozofik i kësaj urtësia është i lidhur  me çështjen më të debatuar në Lexo më tej

KUSH NUK FLET ME EMNA ?!

Nga Fritz Radovani Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë… ■“NË ÇDO METER KATROR – VETËM DOSJE…” Besoj, ju kujtohet shprehja popullore: “Më ka çue Nana, me la gojën!”… Me rasën e Lexo më tej

MUNGESA E GRUPIT TË PDsë NË KUVEND NUK ËSHTË NDIER – AS PRANIA E TIJ NUK DO TË NDIHET

Nga Skënder Buçpapaj   Le të më lejojë lexuesi që, para se të kem cekur temën e përmendur në titull, të bëj këto paranteza: 1. Në Shqipëri nuk është konsoliduar kultura e Lexo më tej

DUHET TË JEMI REALISTË DHE TË PRANOJMË SE SPOPULL DHE KOMB KJEMI NEVOJË PËR NDRYSHIME TË SHUMTA NË JETË

 Duhet të jemi realist dhe të pranojm se si popull e si komb kemi nevojë për ndryshime të shumta, të cilat janë të nevojshme dhe të domostdoshme për cdo popull. Unë mendoj Lexo më tej

DE RADA – LARTËSIA MADHËSHTORE E ARBËRESHËVE

Nga Agim Shehu   Po mbyllet dhe ky vit e bashkë me të dhe «Viti i De Radës». Asnjë emërtim tjetër nuk do qe më i saktë e më i denjë për Lexo më tej

 

Jam krenar që punoj me shqiptarë

Nga Thoma Pati

 

- Vizita e takime në disa institucione të Westchester-it, New York

 

 

Dr. Higgins

Biseda me mjekët ka qënë dhe mbetet një kënaqësi e veçantë për mua. Mendoj se e ndaj këtë mendim edhe me të tjerët. Kjo nuk është rastësi por ka motivimin e vet. Së pari, do të thosha se komunikimi apo dhe një ndjenjë humori, janë emërues i përbashkët gati për të gjithë mjekët, të paktën ky është një konstatimi im përmes njohjeve që kam pasur me ta, qoftë si pacient i tyre apo dhe si miq e shokë me shumë syresh. Unë këtë nuk do ta quaja rastësi por si një dukuri që ka rrjedhur nga një kërkesë e qënësishme e profesionit të tyre. Po nuk diti të komunikojë me pacientët, një mjek do ta kishte të vështirë të depërtonte tek diagnoza e saktë. Kjo do të përbënte një minus të madh në punën e tij. Së dyti, vetë fakti që, për nga natyra e punës, atij i duhet të ketë të bëjë me kaq shumë njerëz të ndryshëm jo vetëm për nga sëmundja që vuajnë por edhe për nga mosha, profesioni, formimi kulturor e gjithçka tjetër që ka të bëjë me personalitetin e individit, e “detyron” atë, mjekun që, dashje apo pa dashje, ta pasurojë çdo ditë bagazhin e vet me një informacion sa të pasur aq edhe të larmishëm. Ndaj dhe unë nuk do ta quaja rastësi bisedën e ngohtë e tepër interesante që pata me Dr. William Higgins, ndonëse u njoha me të fare rastësisht në një darkë,(party), ku na kishte ftuar të dyve një miku ynë i përbashkët.

Dr.Higgins, apo Billi, siç i thërrasin shkurt, të tërheq vëmëndjen që në pamjen e jashtëme, më atë trup mesatar, sportiv dhe me fytyrën e mbizotëruar përherë nga një buzëqeshje fisnike që të bën për vete. Të them të drejtën, unë as që kisha ndër mend të shkruaja për të sikur të mos më tërhiqte aq shumë biseda dhe sidomos sikur të mos qe pasuar ajo nga të papritura të tjera interesante me të cilat lexuesi do të njihet në vazhdim.

Në vështrim të parë, qoftë edhe nga sa thashë më sipër, duket se profesioni i mjekut është në vetvete tepër interesant. Por, ndërsa ndjek diskutimet e Billit me kolegët të tij, njihem me tërë ato raste të sëmurësh me të cilat ata janë përballur e që iu është dashur të sakrifikojnë jo pak. Ky është një dimension tjetër i këtij profesioni human, pjesë e rëndësishme e misionit të tij për të shpëtuar jetën e të tjerëve. Nisur nga kjo, unë nuk i shpëtova tundimit për ta pyetur Dr.Higgins se përse zgjodhi këtë profesion, kur i duhet të përballojë tërë këto privacione e sakrifica jo të vogla. Mos vallë ka pasur ndonjë trashëgimi nga prindërit, siç edhe ndodh shpesh në profesione të tilla?! Para se të riprodhoj përgjigjen e tij, e ndjej të nevojshme të hap një parantezë të vogël, për ta bërë sa më të qartë dhe shtysën e pyetjes time.

Profesioni i mjekut, në një vështrim, është po ai kudo në botë, për nga qëllimi e detyrat që i duhet të zgjidhë: ka përballë një të sëmurë që pret të shërohet prej tij. Nga ana sociale, ky profesion është i admirueshëm për shumëkënd, veç të tjerash duke e parë atë edhe si një karriere fitimprurese. Të më falë lexuesi por, unë nuk do të isha i sinqertë e i saktë në shtjellimin e temës që po trajtoj, sikur të mos e prekja dhe këtë anë. Duam apo nuk duam ne, në kapitalizëm gjithçka është biznes, ndofta me ndonjë përjashtim të vogël. Kjo nuk ta heq mundësinë që, krahas biznesit të kryesh dhe një mision fisnik, siç është, para së gjithash, profesioni për të cilin po flasim. Por, në Amerikë, sa herë që vjen fjala për profesionet që sjellin më shumë fitime, të përmendin pikërisht mjekësinë dhe jurispudencën. Mos vallë ky ka qënë dhe tundimi që e bëri Billin të veshë bluzën e bardhë të mjekut? Ndryshe nga ç’prisja unë, përgjigja e tij ishte tepër larg përsiatjeve të mija. “Nuk kam pasur asnjë nga para-ardhësit e mij në mjekësi, – filloi të më sqarojë ai. – Orgjiina ime është nga Irlanda, ne jemi një familje tradicionale irlandeze në New York. Gjyshi e prindërit e mij kanë qënë policë. Por ata apo dhe rrethana të tjera, kultivuan tek unë, që i vogël, kënaqësinë e thellë që ndjen njeriu kur iu shërben të tjerëve. Kjo u bë predominate tek unë qysh në fëmijëri. Dhe, kur erdhi puna për të zgjedhur shkollën që do të ndiqja, as që e diskutova fare: kisha krijuar bindjen se profesioni që ta jep më shumë se çdo tjetër një kënaqësi të tillë në jetë është pikërisht mjekësia. Për më tepër që edhe vellai im i madh i përfundoi studimet po për Mjekesi . Dhe tani, pas kaq vjet eksperience, jam bindur për këtë e nuk jam penduar për asnjë çast.”

Megjithatë, unë nuk i shpëtova dot kërshërisë për të mësuar dhe mendimin e tij për raportin e mjekësisë me biznesin. Kureshtja ime nuk ka pse të habisë njeri, mjafton të kujtojmë faktin se jemi rritur në një vend ku kujdesi mjekësor ka qënë falas. Nga ana tjetër, ne kemi hyrë në ekonominë e tregut ku na duhet të paguajmë për çdo shërbim që na bëhet. Në shkrimet e gazetave shqiptare, të këtyre njëzet vjetëve të fundit, predominon vetëm ngjyra e zezë, sa herë që trajtojnë problemet e shërbimit mjekësor. Një përqasje në mes dy sistemeve tona as që do të kishte kuptim, aq larg janë nga njeri tjetri. Por, në të nëjtën kohë, ne nuk do të ishim të realistë po të pohonim se dhe këtu çdo gjë shkon si në vaj dhe se tërë mjekët janë si Billi. Kur ia them tërë këto, ai ndryshon shprehjen e fytyrës, siç ndodh me çdo njeri që detyrohet të flasë diçka që s’i pëlqen: “Sigurisht që dhe këtu mjekësia ka anën e saj të biznesit . Problemi qëndron pikërisht në raportin që ti si shoqëri, shtet apo dhe individ vendos midis këtyre të dyjave, misionit për t’iu shërbyer njerëzve dhe kompensimit financiar. E, pra, unë e thashë që në fillim, – konkludon ai, – se për mua synimi kryesor, në mos i vetmi, është të ndihmoj të tjerët. Biznesi, fitimi për mua janë sekondare. Ligjet e rregullat tona tashmë janë stabilizuar prej kohësh e nuk përbëjnë asnjë shqetësim për ne.”

Megjithatë, – i them unë, si për ta shtyrë më tej bisedën në shtigjet ku dua të dal, – edhe këtu ka dukuri që shkojnë ndesh me parimet që shpalosët ju. Fjala vjen, siç është diskutuar edhe në gazetat tuaja serioze, shumë mjekë, pa qënë nevoja, të dërgojnë për vizita tek specialistët apo të kërkojnë analiza të panevojshme. Madje, edhe nuk i shikojnë fare, siç shkruante vetë New York Times -i pak muaj më parë, për qindra apo dhe mijëra raste të tilla…”. “Po, është e vërtetë se probleme ka, – ma ktheu Billi. Ndodh që shpirti i biznesit mbizotëron mbi atë të misionit humanitar. Në njëzet vitet e fundit, ndërhyrja e qeverise federale dhe e kompanive të sigurimeve shëndetësore ka qënë shume e madhe duke shkaktuar edhe deformime në marrëdhënieve mjek- pacient, jo vetem të karakterit mjekësor por edhe me efekte financiare. Më parë, besomëni, ka qënë shumë më ndryshe nga ky realitet që po shihni juve sot. Por, si kudo, dhe këtu, mania e fitimit ka depërtuar edhe në sektorin tonë, duhet pranuar….” – konkludon ai qejfprishur. Mua mu kujtuan njëzet vjetët tanë që, ndryshe nga ç’shpresuam e ëndëruam, nuk i përligjën dëshirat e shumëpritura. “Mirë njëzet-vjetët tanë, po me këta pse të ndodhte kjo?” – më shkoi në mendje mua, por nuk e pyeta Dr Higgins.

Në biseda të tilla, njeriu harron kohën që kalon si pa u ndjerë e, kur kujtohet e i hedh një sy orës, sikur nuk do që ta besojë atë që tregojnë akrepat e saj.

Ishte një kënaqësi që u njohëm dhe të jam shumë mirënjohës për bisedën që bëmë,” – i them Billit, jo thjesht për të zbatuar formulën amerikane në të tilla raste, por se vërtet më dukej se mora informacione e mesazhe që nuk i ndesh përherë. Të njëjtën gjë përsëriti dhe Billi e, si për të më bindur se dhe ai nuk ma ktheu përgjigjen thjesht për kortezi, shtoi: “Po patët rast, ejani në qëndren tonë mjekësore. Kemi ndërtuar dhe një spital të ri, modern, që na e kanë zili të gjithë…Përveç kësaj, do të përballeni dhe me disa të papritura të tjera që nuk po jua them tani,” – përfundoi ai duke më buzëqeshur përzëmërsisht.

A mund t’i rezistoje një ftese të tillë kur të bëhet nga një person si Dr .William Higgins, – Billi, që është përveç se mjek i sëmundjeve të brëndëshme dhe i mushkërive edhe President i Klinikës Mjekësore të Uestçesterit,(Westchester Medical Practice ) si dhe i stafit mjekësor në Qëndrën Spitalore të Luginës Hadson,(Hudson Valley Hospital Center),?!

* * *

 

Tek po bëheshim gati të hynim në Qëndrën Mjekësore të Jorktaun-it,(Yorktown), instiktivisht më vajtën sytë tek dera ku ishin shkruajtur, si kudo në institucione te tilla, emrat e mjekëve. Ndër ta më tërhoqi vëmëndjen një emër i njohur. U ndala për ta rilexuar edhe një herë më me kujdes por nuk isha gabuar. Krahas emrave të tjerë lexoj: “Dr. Egesta Mani, Internal Medicine”. Billi e kuptoi habinë time dhe më tha gjithë humor: “Kjo është e papritura e parë për të cilat të fola. Egesta punon këtu me ne…Jam shumë i kënaqur me punën e saj, madje ndjehem krenar që kam një mjeke si ajo, jo vetëm për nga profesioni, por dhe si njeri, që bën gjithçka për të ndihmuar pacientët…”.

Më kujtohet Egesta kur sapo erdhi në Amerikë, si shumë e shumë të tjerë. Por e veçanta e saj qe se kishte mbaruar për mjekësi, profesion për të cilin pat sakrifikuar aq shumë por që, me ardhjen këtu, u duk se ëndërra e saj për ta ushtruar atë profesion nuk do të realizohej dot. “Ohu, sa kërkesa ka për të punuar si mjeke këtu, i thoshin gati në një zë tërë miqtë e dashamirët e saj. Edhe për vetë amerikanët mjekësia është një kockë e fortë. Provimet që do të të duhet të japësh janë shumë të vështira…”

Egesta i vlerësonte këshillat që i vinin nga çdo krah, madje dhe i falenderonte për gjithë sa i thoshin, nga që nuk dyshonte në dashamirësinë e tyre. “Dëgjomë mua, – i tha njeri syresh, për të cilin Egesta kishte shumë respekt. – Kanë hyrë shumë veta e janë zhgënjyer keqas. E pse ta provosh dhe ti shijen e hidhur të dështimit?!”. Nga ana tjetër, Egesta kishte dëgjuar për bashkëmoshatarë te saj që i kishin përfunduar me sukses provimet e licensimit. Një nga ata qe dhe Neritani, bashkëshorti i vet, që po punonte si mjek resident në një nga spitalet e qytetit te New York-ut. A kishte shëmbull më të mirë për ta ndjekur?!

Pasuan ditë e netë të trazuara, me dyshime e hamëndësime nga më të ndryshmet. Për gjithë ata që e njohin realitetin amerikan, në këto shqetësime të çiftit Mani nuk kishte asgjë për tu habitur. S’i thonë shaka; mjek në Amerikë e, për më tepër, në Nju York! A nuk përbën kjo një ambicje të madhe?

Më në fund, një ditë prej ditësh ajo trokiti, në dyert e qëndrës studimore “Kaplan”. Nisi kështu për të beteja në disa fronte: punë, kujdesi për familjen dhe përgatitje për provimet e vështira që të tjerët ia kishin bërë gogol. Por, siç thotë një fjalë e urtë, “djalli nuk është aq i zi siç e pikturojnë”. Provimet vërtet qenë të vështira, por me vullnet e përkushtim, ajo arriti t’i kalojë me sukses që të trija e të fillojë stazhin e mjekes në “Lincoln Hospital”, në Bronks .

Egesta tani punon si mjeke e sëmundjeve të brëndëshme, në Kujdesin Parësor të Klinikës Mjekësore të Uestçesterit, (Westchester Medical Practice ). Ndërsa po prisnin që ta takonim atë, me që ishte duke vizitur një paciente, patëm rastin të njihemi e të bisedojmë me Ellen, e cila punon si ndihmës mjeke në të njëjtën klinikë. Për të kishim dëgjuar vlerësimet më të larta si për aftësitë profesionale po ashtu dhe për marrëdhëniet me të sëmurët.

Papritur, një paciente që po na dëgjonte, ngrihet dhe na ndërpret duke thënë “Sa herë që më duhet të vizitohem tek ajo, më ngjan se po shkoj jo tek ndihmës mjekja e kësaj qëndre por tek ndonjë i afërmi im. Të shërben e të trajton si motër, sikur të të kishte vëlla apo djalë e jo thjesht pacient. Sjellja, buzëqeshja e tërë trajtimi i ngrohtë i saj, të ngjan se po ta heq si me dorë dhimbjen që mund të kesh…”. “Mjafton një herë të trajtohesh prej saj, – shtoi një tjetër, – dhe bindesh për sentencën e njohur se në mjekësi edhe sjellja shëron, mbase edhe më shumë se ilaçet.”

Kur i treguam Egestës se ç’na kishin thënë të sëmurët për Ellen-in, ajo, si ta kishte pritur prej kohësh këtë moment, shtoi: “ Unë e quaj privilegj të kujdesem për pacientet në këtë qëndër të njohur për nivelin e lartë të shërbimit. Por, mbi të gjitha, e quaj veten me fat që kam një kolege si Ellen. Ishte pritja e ngrohtë e saj, dashuria e saj, që më bëri ta ndjej veten si në shtëpinë time, qysh ditët e para.”

- A keni pacientë shqiptarë? – qe pyetja jonë për Egestën, kur nisi të na flasë për punën aty. “Po, – tha ajo, – vijnë herë pas here. Në Uestçester, ( Westchester) banojnë relativisht shumë shqiptarë. Unë do të pëfitoja nga rasti e t’i ftoja për t’u vizituar në qëndrën tonë e cila, në vlerësimet e bëra herë pas here, radhitet ndër vendet e para…”.

Për më tepër që të kanë dhe ty!” – ndërhyn Ellen.

Sigurisht, unë do t’i mirëprisja e do të bëja për ta maksimumin e mundshëm, pse jo?!” – tha Egesta. – Për mua të sëmurët janë absolutisht të gjithë njëlloj, në raportin mjek-pacient. Madje kjo është e sanskionuar dhe me ligj e nuk lë vend për diskutim. Por, unë e kisha fjalën gjetkë. Nuk do të isha e sinqertë po të thosha se emocionalisht ndjehem njëlloj si me të tjerët kur marr vesh që një pacient flet gjuhën time. Dhe kjo është më se normale. Mendoj se këtë do ta pohonte edhe kushdo tjetër, në çdo punë që të qe. Por, në mjekësi, kjo merr një vlerë të veçantë që ka të bëjë me të kaluarën e të sëmurit, me kushtet psiko-sociale ku ëshët rritur ai. Këto janë një burim i rëndësishëm informacioni për mjekun në diagnostikimin e sëmundjes e sidomos në kuirmin e saj. Dhe, kush më mirë se vetë bashkëkombësi e njeh këtë back-ground të personalitetit të pacientit se sa ai që është lindur e rritur në të njëjtat kushte si ai?!”

Diaspora TV

Padyshim që pacientët shqiptare s’ka se si të mos ndjehen më të “përkëdhelur”, apo edhe më të privilegjuar, kur shohin se doktori që po kujdeset për ta flet gjuhën e tyre. Ajo/Ai vetvetiu do të jetë më e predisopozuar për t’i dëgjuar, kuptuar e për t’i ndihmuar ata në kapërcimin e barrierave shpirtërore, kulturore e shëndetësore. Jo rastësisht, telefonatat e herë-pas-herëshme me pacientë në gjuhën shqipe tingëllonin aq natyrshëm edhe gjatë gjithë kohës që ne qëndruam atje.

Vetëm kush e ka provuar të vizitohet në klinikat e këtushme e kupton mesazhin që donte të jepte Egesta me ato që na tha. Nuk është fjala thjesht për gjuhën si mjet komunikimi por problemi shtrohet shumë më gjerë. Si të kupton njeriu tënd, s’të kupton dot asnjë tjetër dhe me këtë besoj se bijem të gjithë dakord. Përfitoj nga rasti të hap një parantezë të vogël nga vetë përvoja ime. Në lagjen ku banoj, sa herë që kam pasur rastin të vizitohem në specialistë të ndryshëm, jam ndjerë shumë më familjar me mjekë me orgjinë italiane apo dhe rumune e ruse. Dhe s’ka si të ndodhë ndryshe. Ata na i kuptojnë më mirë hallet tona, si fqinj apo si bashkëvuajtës të sistemeve që lamë pas. Unë do ta quaja një privilegj të jashtzakonshëm sikur të kisha të bëja me një mjek shqiptar që, për fat të keq, lagjia ku banoj nuk ma jep këtë mundësi. Unë, të paktën, kështu e kuptova edhe mesazhin e Egestës.

* * *

U duk sikur bashkëbisedimi ynë po merrte fund, por Billi na kujton premtimin e bërë që më parë për të tjera të papritura. Më pas ne u bindëm dhe vetë se vizita jonë në këtë zonë do të qe e mangët po të mos ishim njohur edhe me Qëndrën Spitalore të luginës së Hadsonit,(Hudson Valley Hospital Center), ku shkuam më pas. E papritura tjetër aty ndodhi sapo kaluam derën. Personi i parë që takuam aty, recepcionistja apo sportelistja, siç i themi ne, qe shqiptare, Marie Dedvukaj, nga Mali i Zi. Buzëqeshja e pritja e ngrohtë e saj qenë një satisfaksion tjetër për ne që po hynim aty për herë të parë. Për më tepër kur mendon se ajo e ka kohën shumë të ngarkuar e natyrën e punës nga më të stresuarat: i duhet t’iu përgjigjet tërë atyre telefonatave të pacientëve dhe, në të njëjtën kohë, të presë e të përcjellë edhe të tjerët që hyjnë e dalin nga spitali. Morëm tutje korridorit kur, pa u ftohur akoma mbresat që na la Maria, u përballëm me një tjetër shqiptare, po aq e dashur dhe e buzëqeshur si ajo, Kathy Selca, punonjëse e sherbimit të Radiologjisë. Kur ua shpreha bashkëshoqëruesve tërë këto, duke i vlerësuar si një privilegj timin që po ma jepnin bashkëatdhetaret e mija, Billi më “korrigjoi”: “Ato po aq të sjellshme e të dashuara janë edhe me tërë pacientët…veç të kesh mundësinë e t’i shohësh…” – shtoi ai. –Këtu punojnë dhe shqiptare të tjera, në pozicione të ndryshme. Për të gjitha ato unë mund të them fjalët më të mira. Por, prit se të papriturën më të madhe nuk e kemi ndeshur akoma…”

Ndërkohë njihemi me spitalin. Gjithçka që shihnim e dëgjonim tingëllonte si një mrekullli që Zoti ia kishte falur këtij komuniteti dhe sidomos atyre që shtroheshin e mjekoheshin këtu. Më parë ka qënë vetëm ajo ndërtesa e vjetër, na sqarojnë

Spitali për të cilin po flasim është themeluar qysh më 1889 me ndihmën e një shoqate jofitimprurëse. Tërë zgjerimet e përmirësimet teknologjike i kryen me të ardhuarat që merr nga komuniteti si dhe nga ato që nxjerr vetë, sepse, kur bëhet bilanci në fund të vitit, ndryshe nga shumë të tjerë, fitimet nuk i ndan për vete stafi drejtues por vihen krejtësisht në shërbim të spitalit.. Para dy vjetësh u bë një investim i madh prej rreth 150 milionë dollarësh që perfshin një ndërtesë të re katër- katëshe për të sëmurët dhe një qendër të re kirurgjie. Në të njëjtën kohë, është drejt përfundimit një qëndër mjekësore ambulatore dhe për trajtime onkollogjike. Sa për të krijuar një ide për rinovimet e bëra, po përmenduim se dhomat e reja kirurgjikale janë 50 përqind më të gjera se ato të zakonshmet që i gjen kudo nëpër spitalet e tjera.

Zgjerimi i mjediseve, futja e teknologjive më të përparuara e më të sofistikuara në tërë procedurat e mjekimit dhe, mbi të gjitha, përkushtimi i tërë personelit mjekësor për t’iu shërbyer të sëmurëve, – thotë John Federspiel, Presidenti dhe Shefi Ekzekutiv,

(Chief Executive Officer, CEO), i këtij spitali, bëri që në më pak se dhjetë vjet të radhitet në një nga spitalet më cilësore të shërbimit komunitar në Westchester dhe New York. Është vlerësuar me shumë çmime, kombëtare e rajonale, që po t’i radhisnim këtu, do të na merrte shumë vend. Megjithatë, nuk mund të mos përmendnim ndonjë syresh. Në nëntor të 2006-ës kjo qëndër shëndetësore mori çmimin për satisfaksionin e pacientëve që ishte arritur në masën 97 përqind; në shkurt 2007 mori çmimin e Forbsit për idetë e reja që kishte zbatuar në fushën e kujdesit shëndëtësor, ndërsa në qershor të po këtij viti, nga një revistë e Uestçesterit, u radhit në dhjetë vendet më të mira për të punuar, i vetmi spital i nderuar me këtë vlerësim.”

Por ne, – pohon Fedrespiel, – sukeset e arritura nuk na kanë bërë që të flemë mbi dafina. Ishtë pikërisht ky synim i ynë i vazhdueshëm që na detyroi neve që të ndërtojmë një spital të ri, nga më të mëdhatë e bëra për të tilla objekte, që nga Nju Yorku e deri në Albany. Vetëm për sistemin e kartelave elektronike, (Electronic Medical Record, EMR), u investuan rreth 11 milion dollarë. Kjo u shërben njëkohëshish si mjekëve dhe vetë pacientëve, për të marrë informacionin e duhur për ecurinë e kurimit. Në realizmin e këtij rinovimi, jo vetëm janë zbatuar arritjet më të fundit teknologjike por është treguar i njëjti kujdes edhe në disajnimin e mureve të jashtëme e mjediseve të brendëshme. Ngjyrat e mureve janë zgjedhur me kujdes për t’i shërbyer qetësimit, (relax-imit), të të sëmurëve, të dashura e të pranueshme për këdo.”

Këtë e shohim dhe tani tek po e viziotojmë spitalin direkt. Hyjmë në një nga dhomat private të të sëmurëve, siç i quajti shoqëruesi ynë. Dhoma me dritare të mëdha, gjithë dritë. Asgjë më pak se dhomat e hoteleve me shumë yje, nga çdo dimension që ta shohësh, si për nga komoditeti i shërbimit ashtu edhe mobiljet e pajisjevet tëtjera teknologjike; gjithçka për t’i shërbyer pacientëve, që ata ta ndjejnë veten si në shtëpinë e tyre apo edhe më mirë. Vetëm prezenca e të sëmurit të kujton se je në spital. Pacientët janë të monitoruar në mënyrën më të sofistikuar për të ditur, në cdo kohë, se ku ndodhen e për të komunikuar me ta në çdo moment. Mbi njerën tavolinë shohim rastësisht menynë e ushqimit, një meny e plotë me shumë asortimente, lehtësisht e krahasueshme me menytë e restoranteve më cilësore. Por, të mos harrojmë se jemi në spital dhe ushqimi është shpesh herë, në mos gjithmonë, pjesë e kurës: duhet kombinuar dëshira apo oreksi yt me atë që i bën mirë qëllimit për të cilin je shtruar.

Sa duhet të presesh për t’u shtruar në spital? – i drejtohemi shoqëruesit tonë. “Sherbimi ynë i Urgjences është nder më të mirët në vend.- përgjigjet ai. Këtu punohet me parimin “ No wait ER”(Mos prit!), që do të thotë se shërbimi në raste urgjente është i menjëhershëm, që nga marrja e informacionit fillestar për të sëmurin e deri tek kurimi i tij i plotë.

Bazuar në statistikat e viti të kaluar, në këtë spital ka pasur 35 mijë e 400 vizita urgjence; 7640 pranime; 4010 ndërhyrje kirurgjikale ambulatore; 78 mijë e 757 procedura radiologjike; 34 mijë e 445 shërbime rehabilitimi e të tjera e të tjera, që të mos e mërzitim me të tjera shifra lexuesin.

Sapo dolëm nga dhoma, u përballëm me të papriturën më të madhe që na kishte rezervuar Billi: Neritan Mani, i shoqi i Egestës, punonte këtu. Në pak vjet ai kishte pasur një ecuri tepër të suksesëshme që do ta kishte zili kushdo tjetër: tani qe drejtor i grupit të mjekëve hospitalorë dhe shef i teknologjisë elektronike mjekësore.

Biseda me tërë këta të njohur kalon sa nga njera temë në tjetrën, duke u alternuar herë pas here dhe me batuta humori apo ndodhira që ngjallin të qeshura.. Një të tillë na treguan edhe për Neritanin. Kur i kishin thënë një të njohuri të tij në Tiranë se ky kishte filluar të punonte si mjek në Nju York, ai ia kishte kthyer në moment, si të qe i sigurt për ato që thosh : “Jo, a derëzi, ia futin kot! Kush të leojn të punosh aq kollaj mjek në Amerikë e për më tepër në Nju York…”. Replika e tij ka lidhje me atë që thamë pak më parë se, për të punuar mjek këtu, vërtet që nuk është e lehtë por, në të njëjtën kohë, duhet pranuar se të vleresojnë drejt duke u bazur në punën që bën dhe aftësitë që zotëron .

Po tani, kur t’i thonë atij mikut se Neritani jo vetëm që po punon si mjek por edhe drejton dy sektorë me peshë në një nga spitalet më të njohura të Nju Yorkut e më tej, me 350 mjekë e 1300 punonjës të tjerë?!

“Duke punuar me shqiptarë, me siguri që jeni familjarizuar sadopak edhe me situatën tek ne, sidomos me problemet që po përballon sistemi ynë shëndetësor, ndonëse janë aq larg njeri tjetrit”, pyes Billin . “Po, është e vërtetë. Disa herë kemi e kemi diskutuar për këtë problem edhe me Neritanin. Nuk besoj se diku ka sistem të përkryer. Sikur të më dëgjonin mua, këshilla ime do të ishte që qeveria të ndërhyjë sa më pak në marrëdheniet e mjekut me pacientin e t’iu lërë veprimtari të lirë e të pavarur institucioneve shëndëtsore. Ato duhet t’i përballojnë vetë vështirësitë dhe problemet, në vartësi të kushteve specifike që ka secili”.

Kjo tema e fundit që prekëm me Billin, na shkëputi nga ky realitet i mrekullueshëm e nga tërë ato përjetime aq të këndëshme e sikur na çoi tek vendi ku kemi lerë e ku jemi rritur. E thamë edhe më parë: nuk e vlen të bësh krahasime me infrastrukturën mjekësore që është këtu, se është aq larg asaj të Shqipërisë; por, për nga përkushtimi ndaj misionit të lartë të mjekut, s’ka pse të mos e kemi ambicjen për të qënë në lartësitë e miqve e bashkëpatriotëve tanë që përmendëm më sipër.

Le të shpresojmë!

 

Tetor 2011 Thoma PATI

Personazhe të reportazhit

 

 

 

 

Ky shkrim është lexuar 937 herë!

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

RadioEmigranti

facebook comments:


Leave a Reply