FALJA E PABËRË PËR VIKTIMAT E KOMUNIZMIT DHE PASOJAT

Nga Artur Vrekaj   Është e pafalshme të mos ndodhë ende. Është e pafalshme për këtë klasë politike të Tiranës që do të përhumbë përfare të gjitha gjurmët e makabritetit të regjimit Lexo më tej

RUSIA E RE SI RUSIA E VJETËR

Nga Frank Shkreli   Ndërsa gjëndja në Ukrainë sa vjen e keqësohet dita ditës, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), në një raport që botoi të martën mbi gjëndjen e të drejtave të Lexo më tej

30 DITE PA MA TE DASHURIN TONE

IN MEMORIAM -  Faton Sadiku 30  gusht 1978   -   17  mars  2014 Nga Prof. Dr. Riza Sadiku   Faton Sadiku lindi ne Prishtine me 30 gusht 1978. Disa vite te  shkollimit, sikurse Lexo më tej

Pashko Vasa Mendimtari i Parë Republikan i Rilindjes sonë Kombëtare

Nga Aristotel Mici     Rreth Librit  “Burgimi im”- (La mia Prigionia”) të Pashko Vasës  (Vepër  autobiografike që hedh dritë  mbi rrethimin e  Venecies dhe arrestimin e lirimin e autorit.)  Libri “Burgimi im” Lexo më tej

HALLET DHE PËRFAQËSITË TONA NË GREQI

Nga Danel Cana   Dje, në një takim të rastësisshëm privat me një përfaqësues të ambasadës gjatë bisedës “shkoi dhëmbi tek dhëmbte dhëmballa”, në mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve! Ajo që Lexo më tej

DEFETARIZIMI I POLITIKËS DHE DEPOLITIZIMI I FESË

Nga Skënder Buçpapaj, VOAL   Ne shqiptarët dështuam në përçartjen tonë gjysmëshekullore për t’u bërë qendër botërore e ideologjisë komuniste. Mjerisht, në Tiranë, mjerisht, duket të ketë koka që ende, pas rreth Lexo më tej

Shembulli i një Shqiptaro-Amerikani që lobon i vetëm

Nga Artur Vrekaj   E kërkojmë në qiell lobimin për komunitetin dhe Çështjen Shqiptare. Ai është prezent atje ku Shqiptarët e kthjellët dinë ta bëjnë pa shumë bujë. Ju sjell një rast Lexo më tej

E KENI GABIM z. ALIMADHI

Nga Guri Shyti     Radhët që do të lexoni më poshtë do ta shtyjnë z. Alimadhi, dhe të gjithë ata që mendojnë si ai, të përdorin kundër meje atë fjalën që Lexo më tej

15-VJETË NGA SPASTRIMI ETNIK I NJË POPULLI

Nga Frank Shkreli   Ishte kulmi i luftës në Kosovë.  Periudha Mars-Qershor, 1999 ishte periudha e bombardimeve të NATO-s kundër objektivave të forcave ushtarake dhe policore të Serbisë në Kosovë dhe anë Lexo më tej

Rrugëtimi i USSH-së për një dekadë, organizatës së parë mbarëkombëtare

Nga Albrim S. Badallaj*   Studentët, si e ardhmja intelektuale e çdo shteti gjithmonë kanë pasur rolin kryesorë në proceset politike dhe shtetndërtuese, ku përmes iniciativave të ndryshme kanë arritur të bëjnë Lexo më tej

 

DASMA SHQIPTARE NË AMERIKË

* Dasmorë nga te gjitha trojet shqiptare
* Ne balle qendronte flamuri kuqezi dhe amerikan
* Pa Kosovë e Çameri s´ka Shqiperi dhe Oj Kosove,oj nena jone,kenket qe i kallen flake dasmoret
* Dasmoret vallzonin e qanin nga malli
* Dasma ishte e Hamit Krasniqit,nga Prizreni, nuse ishte ARBNORA BADALLAJ e dhendri BEKIM KRASNIQI
* Amaneti i Nolit:”Kudo qe shkoni,gjuhen e memes folni”
* Edhe ne Amerike nuk jane shuar burrat e ARBËRIT


Nga RESHAT BADALLAJ, NJU JORK

Arbnora dhe Bekimi, çifti i martuar

Kesaj radhe ishte bere “sebep”, mbesa ime RILONA,qe koka i ra pertoke me 17 qershor 2011,pra u bera gjysh,qe fluturova bashke me bashkshorten time Shukrien,pertej Oqeanit ne Nju Jork,pikrishte ne Wolcot ne Cenetickut (Kenerike).  Fluturoja ne Shtetin qe eshte kampion i Demokracise Boterore,aty ku vendoset fati i cdo njeriu qe merr fryme lirishte ne kete planet…

Si cdo shqiptare qe i´a kishte lene shendene pragut te shtepise,nga zullumi i egersirave te vojvodeve e zhupaneve te gjakut te karagjorgjeviqeve serbiane, edhe familja Krasniqi nga fshati Drenovc i Malisheves,por me konak ne Prizren hiq me pak se dyzetevjete. Bijte e Tahir Sokol Krasniqit; Ibrahimi (atje njihet si Brahim Shkodra), Hamiti,Hashimi dhe sugari Naimi,se pari ishin vendosur ne Austri. Pas nje kohe ata vendosin te gjithe se bashku te ikin ne Amerike. Pas shume problemeve dhe mundimeve te panumerta i´u pervishen punes.

Puna dhe djersa e tyre dha shume fryte, te gjithe i kane shtepite e veta secila me e mire se shoqja. Bile edhe dy restaurante me name. Por, kurre nuk i´u ndane trungut Shqiperise dhe Kosoves. I´a kane kthyere borxhin vatanit,perpos me mjtete te dalluar, nga ky konak ishin te veshur me uniformen e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves. Shume bisnizmen qe shkelin Nju Jorkun,trokasin ne konakun e ketyre burrave. Nuk eshte veshtire te gjendet restauranet e tyre,sepse krahas flamurit Amerikan,era e perplas edhe flamurin me shkaben me dy krere…

Para  kater viteve, Hamiti me bashkshorten Shyhreten,djemte Bekimin e Leutrimin dhe vajzen Blerinen, i´a mesyjne vendlindjes Prizrenit historik,aty ku Avdyl Frasheri, i mblodhi per here te pare ne historine e njerzimit, 300 burra nga te gjitha trojet shqiptare. Plaku i tyre Tahir Sokol Krasniqi,  i perngjan kreshnikeve te lashtesise. Ne Prizren cdo kush e njehe dhe i bie ne sy,per mustaqet karakteristike mbi 30 centimetra, u kishte lene amanet per se gjalli, qe nipat e mbesat,ku do qe te jene qe te martohen me gjakun e Arberit-Shqiptar dhe deri me tani amaneti i plakut eshte derguar ne vend. Djali dhe vajza e Hamitit,Bekimi dhe vajza Blerina, kishin dalur per te cmallur me qytetin e lindjes,kishin vizituar shtepine e Lidhjes dhe per te pire uje ne “Shadervan”. Bekimit, i´a kishte terhjekur vrejtjen vajza nga Zhuri, Arbnora Badallaj. Kishin lidhur ashikni dhe kishin vendosur te jetojne bashke.

Kurbeti e bene te veten dhe nuk i nxorrem telashe per martesen, Ne Gjermani e ata ne Amerike, ishte e pamundur te behemi bashke ne Kosove,ndonese ceremonite me familje,miqe e daje i kryem ne Zhur e Prizren…

Hamit miku ISHTE BETUAR SE NUK DO TE BEJE DASEM NE AMERIKE PA DYQINDE (200) DASMORE. Dhe, vertet kushtu ndodhi. Me grishi si e do zakoni i Arberit. Nusja jone, Zana, na kishte pergatitur si eshte me se miri me te gjitha bakshishet. Avioni i kompanise airberlin i dhezi motoret dhe me shpejtesin marramendese u nda nga toka gjermane,pikerishte nga Duseldorfi. Monitori brenda ne avion tregonte te gjitha te dhenat,qe i´a kthyem shpinen Evropes plake,fluturonim mbi oqean. Por kur flutoronim mbi ajrin e Bostoni, fillova te flas gruas per Fan Stelian Nolin dhe Faik Konicen,per keta dy burra patriot shqiptare.I´a perkujtova gruas qe Fan Noli, ka lene amanet. kudo qe shkoni,gjuhen e memes folni… Avioni puthi token Amerikane,pikerishte aeroportin John F. Kenedy, ne New York. Aty kishin dalur per mireseardhje Hamit miku, Bekimi, Arbnora dhe mbesa e vogel Rilona. Gezim e vaje bashke.Rilona qe nuk kuptonte fare qe po ndodhe vetem vezhgonte me sy geshtenje…

Hamit Krasniqi, ishte pergatitur per dasmen e madhe. Aty Brahimi,Hashimi, Naimi,Leutrimi,Flamuri,Valoni,gra e burra bashke.Shyhretja e Blerina, nene e bije shpate. Miqe e shoke nga te gjitha anet,duke pyetur me celular: Hamit, a je bere gati? Urime vinin nga Kosova dhe viset tjera. Dasma ishte vendosur te mbahet ne qytetin WATERBURY ne hotelin MARRIOT. Nderkaq, per ne prinderit e nuses,nusen dhe dhendrin e Rilonen kishin pergatitur nje surprize: Limuzinen,tri ore me shetitur para dasmes. Bashke me ne na shoqeronte “kamermani dhe fotografisti” Valoni, nje djal shume i lezetshem, ndonese i ri me dha BESEN SHQIPTARE qe do te martohet me vajze te shqipeve. Dhashte ZOTI!

Fiks ne oren 17 e 30, sipas kohes amerikane, filloi dasma. Ne “balle te oxhakut”, ne te majte,ishte flamuri Amerikan nderkaq ne te djathte shendriste flamuri kuqezi. Ai flamur qe e kishin mberthyere pllembet e Gjergj Kastriotit, Ismail Qemalit, Adem Jasharit… 

Hamiti me vellezer, burra e gra ishin bere rreshte per t´i pritur mysafiret. Lina, kishte organizuar per mrekulli, kush dhe ku te ulej. Ne salle ishin hiq me pak se 246 dasmore. Hamiti, kishte dhene fjale, se dasmen nuk do e beje me pak dasmore. Dasmore nga qytete te ndryshme te viseve te Arberit; Prizreni,Malisheva,Prishtina,Mitrovica,Gjilani,Skenderaj… Shkupi,Struga, Dibra, Kercova…Kukesi,Durresi… Salla ushtonte nga muzika, kenketari me mbiemrin Uka e tundi. Kenga per Flamurin e 68-tes,Oj Kosove, oj nena jone dhe pa Kosove e Çameri s´ka Shqiperi… beri qe dasmoret perveq vallzimit nga malli per atdheun shperthenin ne lote…

Dasma vazhdoi deri ne oret e mengjesit, bashke me shqiptare vallzonin edhe amerikan qe mbeten goje hapur per traditat e shqiptareve qe i percjellin brezpasbrezi,nuk bastardohen…

Ne shfrytzuam rastin te bisedojm me z.Rini Feratin, jurist nga Struga me zonjen Balkizen nga Dibra,poashtu me fakultet, me z. Petrit Zeken, nga Durresi me bashkshorten e mrekullueshme dhe djalin Blerimin,poetin e ardhshem, me Ramadanin nga Prishtina,vozites te autobusit te shkolles dhe ndermjetsues per shitblerje te banesave dhe zonjen Mihrijen,me z.Hysniun nga Kijeva,burre i mrekullueshem, me Avdil Kobocin, nga Kukesi, shokun tim nga burgu e Prizrenit. Te ky raste dua te ndalem pak. Avdyli. kishte ikur nga Shqiperia dhe ishte kapur nga ushtaret jugosllave, e prune ne birucen 21, ne burgun e Prizrenit, une isha ne birucen 20. Fshehurazi,dy-tre sekonda shiheshim kur ndrronim WC. I dhash gajret:Mos u merzit, se burgu eshte per burra dhe une kerkohem te denohem me vdekje per demonstratat e Zhurit, nga disa langoje dhe tradhtare shqiptare…Nga ky gajret,Avdyli me pyeti:A ke femije?Po i thash;Arberin,Arbnoren dhe Fatbardhin.Gruan e kam me barre me tha dhe cka te me lind deshiroje te pagezoje me emrin e nje femije tend. Te falemnderit qe me nderon:Dhe vertet burri i Shqiperise e mbajti fjalen. I lindi vajze dhe morri emrin e vajzes sime Arbnores.Kush e ka menduar se nje dite do te dal gjalle nga burgu dhe do te vallzojme bashke ne dasmen e vajzes sime Arbnores ne Nju Jork. Kete mrekulli e bene vetem ZOTI I MADH… Me inxhinierin e kumjuterve Arberin,nga Struga, qe kishte kryere Biologjine ne Prishtine, dhe atje bashke me bashkshorten kryejne edhe punen e kamermanit dhe fotografes per dasma e gezime te tjera shqiptare, me burrin e mrekullueshem nga Shkupi, kushuririn e legjendes se boxit te te gjitha koherave,Aziz Salihun, z. Nazim Salihun,stilisti e njohur,qe dyqanin e kishte pagezuar “NOLI”, me Hajredinin, qe e vari Flamurin kuqezi…

Te gjithe ishin me trup ne Ameriken e larget dhe me zemer e tru ne atdheun e te pareve,atje ku u ka rene koka:Memedhe quhet toka,ku me ka rene koka.Ku kam lene nene e at,ku me njeh dhe guri i thate… Keshtu kendonte Çajupi nga Misiri. Kendonte edhe Filip Shiroka nga Bejrutri:Shko dallandyshe tuj fluturue, te varri i nenes e i babes… Dhe krejt ne fund,te gjithe te njezeri ishin se MALLI GRYEN GURIN,E LERE ME BURRIN. Une, e perserita edhe njehere amanetin e Nolit:”KUDO QE SHKONI,GJUHEN E MEMES FOLNI” DHE:”I´U SHKURTOFTE GJUHA ASAJ NENE QE FEMIJES NUK I´A MESON GJUHEN ARBERORE” Dhe mos te harrojme se kemi:Nje gjuhe,Nje kombe,Nje atdhe dhe nje flamur…

Qellimi i keti shkrimi ishte;Qe shqiptaret qe kane gjak shqiptari, nuk e harrojne historine e Arberit dhe se burrat e ARBERIT NUK JANE SHUAR, ata do te rrojne,sa te te rroje taka e qielli….

Nga ky shkrim,shfrytzoj rastin qe t´i falenderoje:Hamitin me familje,familjen Krasniqi dhe te gjithe shqiptaret qe me bene pritje madhshtore duke me nderuar tej mase qe ndoshta nuk e meritoje…


Me shume respekt,RESHAT BADALLAJ, vjeshte,02 i nates 2011

Klokoni sipër fotove për të parë formatin e zmadhuar!

 

Ky shkrim është lexuar 1552 herë!

Share and Enjoy

facebook comments:


Leave a Reply