DUHEJ SHKELË EDHE TOKA KU RUHEJ BESA, BURRNIA DHE BUJARIA !

Nga Fritz Radovani ■DIKUR… Oooo i zoti shtëpisë, a jeni mbrendë se ua kemi mësye sonte per bukë?! – Hajdeni Burra, shtëpia asht e Zotit dhe e mikut! – Mirë se Ju Lexo më tej

FIGURA HISTORIKE NË HARRESË

Nga Rasim Bebo   Është vazhdimi i konjukturës së Enver Hoxhës dhe i miqve të tij të jashtëm, që figura të shquara historike të kombit tonë të lihen në harresë e mospërfillje Lexo më tej

ZILIQARI MEMZI PRET MOMENTIN KUR TË PENGOHESH DHE TE RRËSHQASËSH, AI ËNDËRRON DHE SHPRESON TË GREMISËSH SA MË SHPEJT

Nga Sokol Demaku   Eh, koha sa shpejtë kalon, si marramendja, fluturonë dhe nuk e ndjenë farë. Por cfarë të bëjme, koha është kohë, e kohën duhet ta jetojmë. Duhet apo nuk Lexo më tej

Hijet që lëvizin

Nga Reshat Kripa   Sot mora pjesë në një promovim librash të një autori i cili kishte kaluar 22 vjet në burgun komunist. Bëhet fjalë për një nga mandelat shqiptarë, se të Lexo më tej

Rënie fatale!

Nga Mimoza Dajçi, New York   Humbja drastike e PD për Bashkiaket 2015 ishte një rënie fatale nga “trampolina në thellësitë e Adriatikut”. Pavarësisht dhunës, manipulimeve apo pazareve nën dorë që mund Lexo më tej

Ortek korruptiv me vepra Penale

Nga Flamur Harri   Ne lufte u linda, ne lufte u rrita, ne lufte do te vdes. As kam patur, as kam as do te kem frike nga vdekja, sido qe te Lexo më tej

Gishtat dhe mjekërrat e terrorit

Gishti përpjetë dhe mjekrra pa mustaqe janë semantikë e islamit ekstrem politik, respektivisht janë simbole të Al-Qaida-s dhe ISIS-it. Pse i bartin ose çojnë ato edhe shqiptarët? Nga Jon Leka Nëpër filmat Lexo më tej

Një postim, një reagim dhe një sqarim për peticionin për Rrugën e Arbërit

30 qershor 2015 Kur e nisëm peticionin për Rrugën e Arbërit me 18 Mars 2013, kishim një synim: të ndikonim sa të mundnim te qeveria e pas-zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, në Lexo më tej

JOZI, MOS U BA GRIFSHË POLITIKE !

Nga Ramiz Lushaj   1. Jozi, edhe kësaj here, pothuaj nga gjithkush e gjithkund, paradihej se në Shkodër do të fitonte për të shtatën herë PD. Veç dy gjana nuk diheshin kaq Lexo më tej

PO ME UREN C’PATËN?

Nga Gezim Llojdia   1.   E djathta  mori një nga bastionet e  hershme të së majtës  sic është  bashkia Selenica, që aktualisht ka marrë edhe gjysmën e Lumit të Vlorës,pra bashkia  Lexo më tej

 

DY-TRI FJALË PËR “SPEKTAKLIN” ODEON

Nga Sami Islami

 

 

Sami Islami

Kosova, si shteti më i ri dhe më i varfër i Europës, në mos për asgjë tjetër, me televizione ia ka kaluar edhe shteteve më të zhvilluara europiane! Me një fjalë jemi rrush me televizione! Kemi televizionin publik, por kemi edhe televizione private, ku mund të shikosh lloj-lloj emisionesh, që shikuesi rrallë mund të shikojë vërtetë programe cilësore.

Në televizionet tona mungon kriteri, për tua dhënë, apo jo dritën e gjelbër emisioneve për emetim. Mjafton që dikujt t’i “shkrepë” ndonjë ide dhe një tjetër të sigurojë fonde dhe të nesërmen programin e ke në television! Në RTK, për shembull, para disa muajsh, pënjëherë startuan dy-tri seri, si “Qyteti pa lumë” , Lagjja e re” etj.! Startuan, u dhanë disa spisoda…Por nga që nuk ngjallën pothuaj aspak interes nga publiku, më duket se u hoqën krejt nga programi!

Tani vonë RTK-ja filloi emitimin e një programi argëtues të titulluar “Odeon”. Udhëheqës i “shout” apo i “spektaklit” Naim Abazi! Fort mirë që ia filloi një emision i zhanrit të tillë! Po, ç’t’i bësh që zhgënjimi i spektatorit u vërejt menjëherë, sepse, me aq sa ofroi Naimi me këtë program, u pa sheshazi se më shumë ishte për ta reklamuar veten dhe gruan e tij Mihrijen se sa për të bërë vërtetë “sektakël” që shikuesit të kënaqeshin me këtë program!

 

Momenti që më nxiti në mënyrë të vaçantë të shkruaj është “Odeoni” i një tetorit 2011. Ajo çfarë më ra në sy (posa filloi programi) ishte fakti se “shou” nuk i gjasonte aspak shout të mirëfilltë. Naimi në rolin e një “shoumeni” tregoi se nuk ishte për këtë profesion. Që nga paraqitja , gjuha zëri, lëvizjet në skenë, që të gjitha të lënë përshtypjen e nje diletanti e kurrsesi të një profesionisti! Por Naimi duke u nisur , ndoshta, nga parimi se “fjalët e hallkut, janë si birat e gardhit”, po vazhdonte rrugën e vet, pa i vu veshin askujt! Mjaftonte , që me“shoun” e tij mund ta dëshmonte veten se ishte edhe këngëtar!

E po, nuk shkon gjithmonë dëshira me mundësitë! E kuptoj se Naimi ka dëshirë të madhe të dalë në television, por ama ai duhet ta kuptojë një gjë se televizioni është sopatë me dy teha: njëri të ngrit, kurse tjetri mund të të godasë dhe të hedh për tokë, sa nuk mund të ngritesh kurrë më! Pra gjithnjë duhet pasur kujdes mos të ndodhë kjo e dyta!

Autori, duke e pasur ndoshta edhe “përkrahjen” e disave në televizikon, i ka hyrë kësaj pune me “yrysh”.

Kështu Naimi i hyri punës dhe puna më e lehtë sot është të zgjedhësh publikun e nevojshëm. Naimi këtë problem e ka zgjidhur, duke marrë kryesisht nxënës të shkollave të mesme, apo studentë të universiteve tona shtetërore dhe private , që Prishtina dhe pothuaj të gjitha qytetet tona sot, fatmirësisht , janë plot sish.

Në nga emisionet autori kishte ftuar aktoren Safete Rugova. Bëri një intervistë bukur të gjatë me të dhe bisedën e çoi në atë drejtim sa ta provokonte mysafiren se a ishte marrë në karrierën e vet si artiste edhe me këngë? Ajo i tha se e kishte dëshirë këngën. Autori kërkoi që ajo të këndonte diçka për shikuesit e “Odeonit”. Deri këtu mirë fort! Por me rastin që Safetja ia filloi një kënge (më duket se ishte kënga arbëreshe “Vajta kalova”), në vend se ky t’i jepte rastin ta përfundonte ajo vetë këngën, ndodhi e papritura; Naimi e ngriti zërin dhe vazhdoi të këndonte më shumë vetë se ajo! Tani edhe spektatorët në sallë nisën të këndonin. Naimi u largua nga paneli ku ishte me mysafiren dhe duke kënduar, me zërin e tij karakteristik (!), doli më afër binës, për të qenë më afër publikut dhe, duke i lëvizur duart lart- poshtë, si “dirigjent”, e drejtonte këngën nga auditoriumi! E ç’mund të quhet kjo? A e dëgjuan spektatorët në sallë dhe shikuesit në televizion Safeten? U pa qartë se Naimi me gjasë e kishte përgatitur këtë pikë më shumë për vete (për të treguar se ai dinte të këndonte), se sa për mysafiren! Mendoj se kjo s’do koment!

 

Në rubrikën tjetër Naimi e kishte ftuar një fëmijë 5-vjeçar (vetëm ai e di pse e kishte ftu atë fëmijë!), i cili më tepër dukej i frikësuar, se një fëmijë që do të krijonte atmosferë). Naimi i tha të numëronte prej numrit 50! Fëmija filloi të numëronte dhe shkoi deri në 59! Ai e ndërpreu këtu. Nuk pushoi së lavdëruari fëmijën për atë çfarë po tregonte! Qeshte sa mundtte! Salla duartrokiste! (Dukej që kjo ishte me rëndësi për të, duartrokitjet e spektatorit! Fundja për këtë punë ishin ata! ) Naimi e prezentoi fëmijën se dinte edhe anglisht dhe i tha të numëronte. Fëmija i shkretë nga emocionet u hutua pothuaj fare sa mezi numëroi deri në dhjetë!

Diaspora TV

 

Nuk e di a e verejti edhe ai se fëmija u ndi shumë keq kur ai e prezentoi para spektatorëve se kishte mësuar të lexonte në këtë moshë, por ky kur i shkroi diçka e shkreta mezi arriti ta lexonte! A mos vallë ky mund të quhet spektakël?

Nuk e di vallë a ka menduar Naim Abazi se jashtë asaj salle e shikonin edhe një million shikues që ky “shou”, le që s’ i argëtoi , por thjeshtë i iritoi! A e shikon Naimi dhe ekipi i tij emision para se të emetohet? A ka parë ai kanale tjera televizive, kur fëmijët , sigurisht të përgatitur paraprakisht, të mahnisin me paraqitjet e tyre?

I ftuari tjetër i “spektaklit “ ishte edhe “humoristi” Leci. “Shoumeni”

e ngriti në qiell edhe këtë “humorist”,sikur të ishte ai figura numër një e humorit, jo vetëm në Kosovë, por edhe në gjithë trevat shqiptare! E njohim Lecin të gjithë. I dimë të gjitha “të arriturat” e tij pa pasur nevojë për glorifikim aq të madh për të! Nejse. Pas disa pyetjeve, se si kishte filluar Leci këtë “profesion”, Naimi e pyeti edhe për një këngë që Leci e kishte kënduar në një nga skeçet e tij, kushtuar Shehides, ndoshta një dashnores së tij të rinisë! Edhe Lecin e luti ta këndonte këngën për Shehiden, se aty Naimi mund të “kontribuonte” më së miri! Dhe vërtetë, Leci e nisi, po ama Naimi e bitisi! Bashkë me tri- katër vjaza të tjera në skenë Naimi e mori vallen. Ai u bë zëri i parë! Leci s’u dëgju fare, sikur që nuk u dëgjua as Safetja ma parë! Ai doli prapë në rolin e dirigjentit dhe këngëtarit njëkohësisht duke i inkurajuar që të këndonte auditoriumi, me “dirigjent” Naim Abazin!

 

E çka mund të thuhet më tepër për këtë “spektakël”? Lirisht mund të thuhet se “spektakle” të tilla nuk bën të shfaqen më në RTK (po as në televizionet e tjera), sepse thjesht nuk i japin imazh të mirë as televizionit, as autorit, në fund të fundit as Kosovës! Sikur një program i tillë të ishte dhënë, të themi , para tridhjetë e sa vjetësh , kur televizioni tek ne ishte në hapat e parë të ekzistencës, ndoshta , edhe do të mund të arsyetohej disi, por sot kur teleshikuesi ka mundësi të ndejk televizione dhe programe shumë cilësore ky lloj “shou” të iriton. Prandaj, mendojmë, se “spektali” Odeon, është modeli më tipik që tregon se si nuk duhet të bëhet spektakël!

 

Sami ISLAMI

 

 

Ky shkrim është lexuar 1215 herë!

facebook comments:


Leave a Reply