MODESTIA E PRESIDENTËVE AMERIKANË

Nga Agim Shehu “Asnjë nuk duhet emëruar në detyrë politike nëse ai do t’i qepej asaj me etje këmbëngulëse” – Ajzenhauer    Te Presidentët amerikanë modestia është veçanërisht e hijëshme (kurorat e Lexo më tej

QËNDRIMI I SHTETEVE TË BASHKUARA NDAJ REGJIMIT TË ENVER HOXHËS

Nga Frank Shkreli   Në një intervistë që zhvilloi në programin televiziv shqiptar, “Ilva Tare Tonight”, Ambasadori  i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Z.  Alexander Arvizu u prononcua në lidhje me fotot e ish-diktatorit Lexo më tej

SHQIPNIA PRAP NË RRJETEN E MARIMANGËS NËN DREJTIMIN E INJORANCËS…

Nga Fritz Radovani, pjesa e tretë Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë… 1944          Josif Broz Tito me sherbëtorët e vet në Shqipni, Dushan Mugoshen, Enver Hoxhen dhe Miladin Popoviqin, nga Lexo më tej

KUJDES LDK, JE MES VLAN-IT DHE HASHIMIT!

Nga Elida Buçpapaj, VOAL   Në këta gjashtë muaj katrahurë pas 8 qershorit, e vetmja gjë që të jepte shpresë ishte koalicioni VLAN – ku LDK-VV-AAK dhe Nisma, pavarësisht nga ofertat e Lexo më tej

DODONA KRYEQYTETI I PERANDORISЁ PELLAZGE

Nga Rasim Bebo   Homeri nё “Iliadё” shkruan : “Mbret i pellazgёve dhe i Dodonёve, o Zeus. Ti qё nga larg nёn urdhra mban Dodonёn…” (Iliada, kёnga XVI, rreshti 285-290) Duke lexuar Lexo më tej

SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet

Nga Aurel Dasareti*   Unë frikohesha prej armëve. Serbo-malazezët na terrorizonin me to. Pasi unë mora pjesë në beteja dhe vet u mësova në përdorimin e armëve, e kuptova se armët janë Lexo më tej

Idea per Ribashkim Kombetar

-  Përgjigje Stafit te Përkujtesës – Nga Dr. Ing. Prof.  Vedat Shehu  Te nderuar bashkatdhetar Faleminderit qe me vutë nee djeni për ketë përçapje si përkujtesë paraprake qe keni përgatitur për arritjen Lexo më tej

Duam të arsimohemi si shqiptarë

Nga Gjekë Gjonaj   Shqiptarët në Malin e Zi   kanë organizuar ditën e premte në Ulqin një protestë kundër diskriminimit në arsim me moto: “ Të protesotojmë për dinjitet, stop diskriminimit, duam Lexo më tej

P.K.SH. E DREJTUEME NGA TERRORISTI ENVER HOXHA ISHTE NË SHERBIM TË KASAPËVE SHOVENISTË SERBË…

Nga Fritz Radovani Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë…   1941 – 1944 Kaq na e kanë prue shpirtin në fyt turqit, sa askush, nuk i zenë me gojë bizantinët.             Lexo më tej

Edhe nje here rreth “Fjalorit Frezaologjik Italisht-Shqip”

Pas gabimeve  të rënda gjuhësore të  lejuara nga Naim Balla ,nje nga autorët e këtij fjalori dhe sqarimeve të Prof. Dr. Eshref Ymerit Nga Skifter Këllici Edhe Eshref Ymeri së bashku me Lexo më tej

 

Shi gjethesh

Tregim nga Viron Kona

Viron Kona

-Si dole sot?

-Ç`ka, s`duhet të qahem!

-Të paska ecur, hë?

Tjetri kthehu prapa strehën e kapelës  dhe bëri buzën në gaz:

-Kështu e ka tregu, sot fitoj unë diçka, nesër fiton ti…

Ai që pyeti foli përsëri, por kësaj here me ton ankues:

-Në zonën tonë jemi shtuar shumë. Sot erdhën edhe tre – katër djem të rritur, kështu që s`mbeten fare klientë për ne që jemi të vegjël.

-Edhe nga ne erdhën disa, por as dy – tri orë s`arritën të shisnin se i përzuri me shkelma Kapoja ynë. “- Po ju pashë të shisni më përpara lokaleve të  zonës sime, do t`jua marrë mallin dhe të gjitha paratë, – i paralajmëroi ai. Që atë ditë, ata nuk janë dukur më.

Tjetri e dëgjonte i menduar.

-E keni të egër Kapon?

-Të gjithë e kemi frikë. Po nuk i dhamë dyqind lekë çdo natë, bëhet nami. Zëre se punojmë për atë.

-Edhe ai yni, aq lekë na kërkon…

Të dy çunat, që ende s`i kishin bërë nga dymbëdhjetë vjeç, vazhdonin t`i tregonin njëri – tjetrit se si u kishte shkuar shitja e ditës. Në dorë mbanin kutitë me paketa cigaresh, çakmakë, bajame, çamçakëzë…

Koha dukej e vrenjtur. Bënte ftohtë. Një erë e fortë shkundte drurët në të dy anët e bulevardit. Mijëra gjethe vallëzonin në ajër dhe binin ngadalë në tokë. Binin me shumicë, pa pushim. Era i shpërndante gjithandej: nëpër rrugë e rrugica, në trotuare e bulevard, në çatitë e shtëpive të ulëta, mbi makinat e shumta që s`reshtnin. Sa shumë gjethe! Sa shumë makina!

-Nesër do të shes fara kungulli, – tha djali, të cilit nuk i kishte shkuar mbarë dita.

-Mendon se do të fitosh?

-Ta provoj një herë te bordurat, përballë bulevardit kryesor, atje ku rrinë studentët dhe të pa punët. Kanë vënë re se ata  që s`kanë para të futen në lokale, u pëlqen të shtynë kohën duke përtypur fara kungulli.

-Më mirë të shesësh misra të pjekur, atje ku rri ai lypësi plak që e rrethojnë qentë. E qan pesë mijëshen në ditë.

-Po si?

-Si jo, kështu thotë Dani.

Tjetri psherëtin. Pastaj diç u kujtua.

-Një shok imi shiste çdo ditë nga një kazan të madh me fara luledielli në hyrje të një gjimnazi. Në mëngjes, kur nxënësit hynin në shkollë, kazani përgjysmohej, kurse kur mbaronte mësimi, kazani boshatisej krejt.

-Fitonte?

-Po ore, fitonte goxha. E di ti se çdo të thotë të shesës një kazan me fara luledielli çdo ditë? Por, një mëngjes, e thirri drejtori i shkollës:

-Ankohen pastrueset e shkollës se klasat mbushen me lëvozhga të farave, – i tha dhe e përzuri. Shoku u largua. Nuk e di ku shet tani.

-Kudo është vështirësuar kjo punë. Jemi bërë aq shumë, saqë, edhe klientët e lokaleve i mërzitim, duke u shkuar radhë njëri pas tjetrit, por edhe pronarët nuk na lejojnë. Mua disa herë më kanë nxjerrë me shkelma. Edhe mallin ma kanë marrë, edhe…

-Këto që po më thua ndodhin përditë andej nga ne. Tani kanë filluar të bëjnë sherre edhe ata që mbledhin kanoçe dhe shishe plastike në kazanët e plehrave.

Djemtë biseduan edhe një copë herë dhe u ndanë.

-Natën!

-Natën! – tha dhe djali me kasketë që kishte fituar mirë dhe futi duart në xhep. Ndenji edhe pak në trotuar. Qielli po nxihej, ndërsa era vazhdonte të shtohej dhe sa s`i këpuste degët e pemëve. Përballë tij vezullonte një vitrinë, që reklamonte një ushqim të ri për qentë. Pranë një pjate të madhe disa qenë leshtorë vinin rreth e rrotull dhe lehnin të lumtur. Djali hoqi sytë prej andej. Era, që sa vinte e bëhej më e fortë, përhapte zërin e hoxhës që këndonte lutjen në minare aty pranë, ndërsa që tej vinte zhurma e një daulleje. E njihte daullexhiun. “-Shfrytëzoj ditët e festave fetare, mos fitoj ndonjë lekë”, – i kishte thënë ai.

Papritmas nisën të ndizen dritat. Çfarë, të shkonte që tani në shtëpi? Apo të vazhdonte të shiste edhe ca? Këmbët nuk i ndjente nga lodhja.

-“Ti numëroj një herë paratë, të shohë se sa kam fituar, pastaj të vendos, të kthehem apo të mos kthehem që tani në shtëpi, – tha me vete djali dhe nxori tufën e kartëmonedhave nga xhepi i brendshëm i trikos. Nga paketat ai fitonte fare pak, shitja e tyre kishte rënë që kur në to vihej pulla e shëndetësisë, e cila paralajmëronte pirësit e duhanit për rrezikun e  sëmundjes së kancerit. Por, atë ditë djalit i kishte ecur me bajamet dhe çamçakëzët. Kishte rënë në një lokal, ku kishte pasur shumë çifte të rinjsh dhe, vajzat, i pëlqenin shumë bajamet.

I kthehu shpinën erës dhe nisi t`i numëroj paratë. Ishte i bindur se atë ditë kishte fituar më shumë se çdo ditë tjetër. Një jeshile do ta kishte fituar me siguri.

-Futi paratë në xhep, or çun! – se kush i foli. Ishte bojaxhiu i pallatit aty pranë që po e këshillonte.

E falënderoj bojaxhiun. E dinte se hajdutët ishin sheshit. Kishte prej tyre që i njihte. Kishin emra jo të zakonshëm: Xhagai, Raxhi, Çengeli, Dumdumi, Pronari i kazanëve të plehrave, Karoatreci…

Ata i kishin të ndara zonat ku vidhnin. Një pjesë kishin zënë që në fillim nga një autobus ose furgon, dhe rrallë grindeshin me njëri – tjetrin. Kurse të tjerët ishin të ndarë në grupe që vidhnin çantat e grave, xhepat e pensionistëve, mallra  nëpër tezga e trotuare dhe kioskat e vogla…Ishin edhe hajdutët që vidhnin shitësit e vegjël të cigareve. Me këta s“bëhej shaka. Ishe me fat po të mos kishin në listat e tyre. Akoma më të rrezikshëm ishin ata që vidhnin vjedhësit. Këta ishin kupola. Ishin djem të rritur me armë të ftohta. Grupet e vjedhësve të vegjël paguanin tek ata   “gjobën” dhe nëse e refuzonin, përfundonin të rrahur apo të sakatosur në ndonjë kanal apo në urgjencën e spitalit. Më i tmerrshmi ishte “Hajduti i Bagdatit”. Për atë flitej se nuk kishte zot që ta kapte. Policëve u  ikte për duarsh si gjarpër…Po, për fat ai nuk e kishte me shitësit e vegjël.

-Mos u trembni, – u kishte thënë ai një ditë kur ishin përballur në rrugë dhe, ata, po dridheshin nga frika. – Unë tani s`merrem me cironkat, por me balenat. Prandaj, qërohuni  dhe mos më dilni më përpara! – i kishte kërcënuar ai duke u fryrë.

Megjithëse po kalonte nëpër mend me frikë larminë e  vjedhësve, djalit nuk po i durohej që t`i numëronte paratë. E kush do ta shikonte! Pastaj, ata e dinin se ai një shitës i thjeshtë cigaresh ishte. Peshk i vogël!

Era sillej si e marrë në sheshin e madh, ngrinte pluhur, letra, gjethe. Tërë këto gjethe! Shi gjethesh! – tha me vete dhe ndjeu t`i përkëdhelej sedra. Mësuesja e kishte lavdëruar sepse, herë pas here kur tregonte diçka ose përgjigjej në orën e gjuhës dhe leximit, ai përdorte metafora, krahasime, epitete… U kujtua që kishte bërë shumë mungesa në shkollë. Mësuesja i kishte dërguar disa herë lajm që të mos mungonte…

Gjethet vazhdonin të binin dendur dhe pa pushim, duke vezulluar me një shkëlqim të argjendtë. Një copë herë i mbetën sytë tek ato. “Po sikur, -  i erdhi një mendim vetëtimthi, – ato gjethe të ishin para, dollarë, euro…Të binin nga qielli dhe ai të mblidhte sa të donte dhe t`i çonte në shtëpi. Të merrte lapsin dhe, të gjithë së bashku, të bënin listën e gjërave që do të blinin me to…Sa e gjatë do të ishte ajo listë? Eh, sikur me të vërtetë të gjitha ato gjethe të ishin kartëmonedha? Atëherë, ai nuk do të detyrohej të dilte lokaleve, të endej nëpër trotuar dhe rrugë për të shitur; nuk do të dëgjonte më lloj – lloj fyerjesh, përbuzje, mëshirë….Do të shkonte rregullisht në shkollë si të gjithë moshatarët e tij. Sigurisht që kishte për ta blerë edhe atë biçikletën me marshe, që e shikonte përditë te vitrina e një magazine të madhe; motrës, që s`e kishte ende moshën për në shkollë, do t`i blinte disa lloje kukullash dhe ëmbëlsirash që ajo i pëlqente shumë. Do t`i blinte edhe revista dhe libra me figura të mahnitshme. Nënës do t`i blinte një palë pantofla të buta dhe të lehta, do t`i blinte edhe kafe të  porsa bluar. Babai, doemos që do të hiqte dorë nga pija…, sepse, edhe hallet e  tyre do të mbaronin….

Por, jo. Ato nuk ishin kartëmonedha. Ato ishin vetëm gjethe të zverdhura, të cilat nuk i hanin as bagëtitë. Qeshi hidhur. E pra, do t`i numëronte apo jo, ato të shkreta para` ?!

I vuri kartëmonedhat në dorën e majtë, ashtu  siç bëjnë punonjësit e bankave dhe kambistët, të cilët kishin aftësinë të numëronin me shpejtësi marramendëse dhe pa u ngatërruar qindra dhe mijëra kartëmonedha me vlera të mëdha…Një… tre…gjashtë…nëntë…Era e fortë, po e pengonte që t`i numëronte saktë. Ia ngatërroi numërimin. Hajde edhe një herë: Një…katër…shtatë…njëmbë…

-Oh, oh, njëra nga kartëmonedhat, ajo me vlerë më të madhe, i fluturoi nga dora, ia mori era dhe ajo u gjend në ajër, sipër kokës së tij. Ngriti dorën ta kapte, por era tinëzare e çoi më tutje….Ja, ja tek ishte, e dalloi përsëri kartëmonedhën. Ja, aty afër dritës së neonit, atje ku dukej grumbulli më i madh i gjetheve. Oh, tani ajo u ngatërrua me gjethet!

Djali u trondit: Çfarë? Ajo kartëmonedhë kishte për t`i ikur nga duart? Jo, ai s`kishte për ta lënë, ajo përmbante vlerën e  tërë asaj dite pune. Mprehu vështrimin në mes të gjetheve që rrotulloheshin përqark llambës së neonit, ashtu siç bëjnë ndonjëherë fluturat. E dalloi. Por tashmë ajo po fluturonte si një zog bashkë me gjethet drejt mesit të bulevardit, atje ku rridhte pandërprerë “lumi” i makinave. Ishin aq shumë makina! S`kishin të mbaruar, si dallgët e detit që vrapojnë pa u ndalur njëra pas tjetrës.

Nuk u përmbajt më. U sul pas grumbullit të gjetheve, atje ku vërtitej duke “vallëzuar” edhe kartëmonedha e tij. Por, sapo i dukej se po e kapte, ajo i shkiste për duarsh si një flutur. Ç`ishte më e keqja, ajo erë e mallkuar po e shtynte gjithnjë e më larg, atje ku ishte pamundur që ta merrte më.

Jo, ai nuk kishte për ta lënë atë kartëmonedhë. Jo, pra!

Vështrimin e zemëruar dhe të përlotur nuk e hiqte nga grumbulli i gjetheve që mbanin fshehur kartëmonedhën e tij.

“Lumi” i makinave vazhdonte pa ndërprerë. Kartëmonedha herë zhdukej e herë vezullonte në ajër, duke u larguar përherë e më shumë. Një çast u duk sikur u krijua një boshllëk midis makinave. Vrapoi. Vuri re se po ia afrohej shumë kartëmonedhës, pa i përfillur të sharat, britmat dhe fyerjet që i drejtonin shoferët e veturave.

Ja, edhe pak, ja…zgjati dorën, gati e kapi, po e ka…

Një zhurmë e tmerrshme, një britmë gruaje nga trotuari, ca klithma të përziera me fishkëllima frenash dhe thirrjesh:  “Shpejt, shpejt në spital!”, pasuar nga një rënkim:“Jo, është vonë…tepër vonë…”

Heshtje.

Pas pak, “lumi” i makinave, që ishte ndalur për një çast, vërshoi përsëri, teksa shiu i gjetheve binte e binte pandërprerë…

Ky shkrim është lexuar 235 herë!

Diaspora TV

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

RadioEmigranti

facebook comments:


Leave a Reply