13 DHJETOR 1990 SHKODRA PERSHËNDETË DEMOKRACINË

25 VJETË PA TIRANIN ENVER HOXHA ! Nga Fritz Radovani   13 DHJETOR 1990 ■Edhe njëherë plot dritë kjo ndertesë e Prefekturës së Shkodres! Ishte zgjue Shkodra mbarë me një mendim 46 Lexo më tej

TË DREJTAT E NJERIUT SI STANDARD NDËRKOMBËTAR

Nga Frank Shkreli   Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet nga komuniteti ndërkombëtar çdo vit me 10-dhjetor, date kjo që përkujton ditën kur në vitin 1948, Asambleja e Përgjithëshme e Kombeve të Bashkuara Lexo më tej

Ismail Morina, të lirohet dhe të vihet nën mbrojtjen e sigurimit të shtetit shqiptar!

Barometri diplomatik Nga Prof. Dr. Mehdi HYSENI *** Pse nuk e arrestuat dhe nuk e burgosët kriminelin Zhelko Razhnjatoviq-Arkan, i cili së bashku me gruan e tij, Cecën, me pasaporta fallso nga Lexo më tej

Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën derisa kjo të bashkohet me Shqipërinë

Barometri diplomatik Prof. Dr. Mehdi HYSENI    *** Nelson Mandela: “ No single person, no body of opinion, no political doctrine, no religion doctrine can claim MONOPOLY  on TRUTH.”   *** Dialogu Lexo më tej

Ëndrra e dhjetoristëve: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”…

(Përjetime të një mësueseje në prag të 25-vjetorit të lëvizjes studentore që përmbysi regjimin diktatorial të Enver Hoxhës).  Nga Keze Kozeta Zylo             Ndonëse ka kaluar çerek shekulli qëkur filluan lëvizjet e Lexo më tej

Kur zihen elefantet shtrihet bari

Nga Gëzim Llojdia   Cila ishte udha e  mallkuar  që ndërmerrnin  xhihadistët për në  vendin konfliktit ç’praj vitit 2012 , kur Siria nisi luftën e brendshme civile.The guardian  ditë më parë shkruante Lexo më tej

AMERIKA PËR KOSOVËN

Nga Frank Shkreli Marrëdhënjet midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të përshkruhen si, historikisht, të shkëlqyeshme ç’prej sulmeve ajrore të NATO-s që i dhanë fund fushatës brutale të policisë dhe ushtrisë së diktatorit Lexo më tej

Jo në Zrenjanin pa simbole të Republikës së Kosovës, sepse Kosova nuk është Serbi, por Shqipëri!

Barometri diplomatik Prof. Dr. Mehdi HYSENI   ***-Nuhi Gashi (kryetar i FTK-së)  nuk  kërcënon askë, por me plot të drejtë  nuk pranon të garojë nën shajkaqën çetniko-serbe në  Ballkaniadën Taekwondo në Zrenjanin Lexo më tej

Madhështia e Festës së Pavarësisë

Nga Mimoza Dajçi New York, nentor 2015 Mbrëmjen e 28 nëntorit anija “Majesty Yacht” mblodhi në bord për një udhëtim rreth Manhattan Isle 1000 pasagjerë. Shumica e tyre shqiptarë, festues të 103 Lexo më tej

Të lutem xhaxhi Kryeministër!

Nga Pierre-Pandeli Simsia   Të lutem xhaxhi Kryeministër i vendit tim! Me këtë fjalë ”Të lutem” po j’u drejtohem unë, fëmija shqiptar i ngujuar prej disa muajsh në shtëpi. Jam i ngujuar Lexo më tej

 

KOLË MIRDITA- MIRDITORI ATDHETAR QË ME GJAKUN E TIJ I DHA DRITË KOSOVËS

Nga Mr. sc. Nue Oroshi

 

Kole Miredita

Diaspora TV

Mirdita historikisht është njëra ndër krahinat më të njohura shqiptare ku u ruajt tradita, besa burrëria, feja dhe çdo gjë e bukur dhe e madhërishme që i takon kombit shqiptar. Mirditasit përveç besës dhe burrërisë, ata, janë shquar edhe për luftëtarë të fortë në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare. Po e jap vetëm një rast gjatë një periudhe historike, me rastin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Lidhje e cila kishte gjithsejtë rreth 18.000 luftëtarë, e, prej të cilëve 10.000 ishin Mirditorë që udhëhiqeshin nga komandanti i tyre suprem Prenk Bib Doda, i cili ishte edhe Kapidan i Mirditës, që, llogaritur në përqindje del se 60% të forcave të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit përbëhej nga Mirditorët.

Mirditorët historikisht janë udhëhequr nga Dera e Kapidanit të Mirditës, derë e cila u shqua për një qëndresë të gjatë historike dhe një sakrifikim sublim për kombin dhe atdheun e robëruar.

Mirditorët gjatë periudhave historike patën edhe lëvizje të ndryshme. Një pjesë e Mirditasve u vendosen edhe në Kosovë, kryesisht në rrafshin e Dukagjinit, ky ishte edhe një shkas për Prenk Bib Dodën që në Konferencën e Londrës t’i kërkoi lordit Beconsfild një zonë të gjerë te Mirditës, e cila do të përfshinte 58 bajraqe, domethënë edhe komplet Dukagjinin. Në këtë frymë kombëtare të ruajtjes së zakoneve të të parëve me tiparet e besës dhe burrnisë duke u bazuar në moton “Komb e fe, besë e Burrni”, u kalitën edhe shqiptarët Mirditorë të cilët ishin të vendosura në zonën e Lugut të Drinit, ku edhe në këto vise edhe pse larg Mirditës mirditorët e Kosovës ishin të lidhur ngushtë me Luftëtarët e tjerë Mirditorë të cilët u shquan në luftëra të ndryshme.

Edhe Lugu i Drinit, siç quhej zona ku ishin të vendosur mirditorët, u shqua nëpër periudha të ndryshme historike, ku spikatë formimi i qetës së Fandit me 400 luftëtarë e të cilët udhëhiqeshin nga Pjetër Qeli- Luka, Zefi i Vogël, Zef Gjidoda, Pjetër Ramaja e shumë luftëtarë të tjerë kombëtarë të cilët me bekimin e Don Luigj Palajt iu bashkuan qetave të Isë Boletinit dhe u shquanë në Beteja historike e sidomos me vendosjen e flamurit Kombëtar shqiptar në qendrën shpirtërore të shqiptarëve në Shkup.

Më pas, në Lug të Drinit e kemi qëndresën e luftëtarit të Shqipërisë Etnike, Ndue Përlleshit me shokë, i cili me luftërat dhe qëndresën e tij bëri që Lugu i Drinit të ishte një vatër e qëndresës antikomuniste, pa harruar edhe shumë e shumë luftëtarë tjerë të kësaj ane të cilët e bënë “dekën si me le”, dhe, të gjithë luftëtarët e Shqipërisë Etnike e kishin komandën e tyre në Mirditë që udhëhiqej nga Kapidan dr. Mark Gjon Marku komandant i përgjithshëm i luftës antikomuniste në të gjitha viset etnike shqiptare.

Edhe familja e Kolë Gegë Mirditës gjyshit të dëshmorit të kombit Kolë Mirdita ishte vendosur nga Spaqi i Mirditës në Ranoc të Lugut të Drinit. Kolë Mirdita duke trashëguar gjenin e pastër kombëtar nga të dy anët, pra nga ana e gjyshit Kolë Gegë Mirdita dhe ana e Dajës Pjetër Jaku pa harruar atdhetarizmin, besën e burrninë që me shekuj e kanë trashëguar Mirditorët atdhetarë, e, ai në vend të jetës rinore në robëri, zgjodhi luftën për liri, edhe pse i ri atë asnjëherë nuk e mashtroi jeta e një të riu, por me virtyte të larta kombëtare ku me pushkë në krah flamur në gji e uratë në dorë mori rrugën e daljes zot tokës së Arbrit. Kjo të kujton betimin që atdhetarët nacionalistë të Shqipëri Etnike gjatë përgatitjes për çlirim e bashkim kombëtar e jepnin betimin në Flamur, revole dhe në Bibël e Kuran, për t’i dalë zot tokës së Arbërit. E, me siguri edhe nëna e Dëshmorit Kolë Mirdita do të ketë pasur njohuri rreth këtyre betimeve të nacionalistëve shqiptarë se, si bijë e atdhetarit Pjetër Jaku, do të ketë parë dhe dëgjuar betimin e atdhetarëve të Shqipërisë Etnike, dhe djalin Kolën e përcjell me flamur e uratë, si në balada të vjetra shqiptare ku thuhej “Biri i Lokës paqe uratën”, “ti la pranë penën dhe shpatën”. Kola e la penën për ta rrokur armën derisa ra heroikisht me 9 Korrik 1998 te Rrasa e Zogut në kufirin shqiptaro shqiptar ku ranë edhe shumë atdhetarë të tjerë shqiptarë.

Trupi i dëshmorit Kolë Mirdita i bëri rojë atdheut edhe pas rënies heroike, e ku si në balada të lashta shqiptare bashkëluftëtarët gjëmojnë e nuk vajtojnë për dëshmorin e rënë për liri, ata e gjetën trupin e tij ku iu ndihmoi urata që e mbante si testament në besimin hyjnor dhe flamuri kombëtar në betimin se, deri në pikën e fundit të gjakut do ti dal zot tokës Arbërore. Rënia e Kolë Mirditës në moshën 22 vjeçare për lirinë e Kosovës është një rënie e një idealisti atdhetar, gjaku i të cilit i bën dritë Kosovës, kushtrimi i tij për liri është kushtrim brezash për të mbrojtur tokën e Arbrit, aty ku bukës i thuhej bukë e ujit ujë, ku nënëloket tona me ninullat e tyre na kanë rritur duke na kujtuar, se nga vijmë, kush jemi dhe nga jemi, ndërsa babëlokët tanë nëpër odat e burrave kanë treguar ngjarje historike, dhe, kështu që brez pas brezi dhe djalë mbas djali janë trashëguar nëpër brezni, duke iu lënë amanet brezave për të vazhduar luftën për liri aty ku e kanë lënë të parët.

E aty ku e kishin lënë Prenk Mirdita e Pjeter Jaku të cilët, që të dy, ishin pushkatuar nëpër periudha të ndryshme historike, nga forcat pushtuese serbe, e kishte vazhduar dëshmori i kombit Kolë Mirdita, i cili me qëndresën heroike u bë shembull i sakrificës sublime se si duhet të luftohet, punohet e vdiset për atdhe. Gjaku i Kolë Mirditës dhe trimave të tjerë u bë shkëndija drite për lirinë e Kosovës, liri e cila fatkeqësisht po keqpërdorët nga tregtarët e flamujve. Por koha e tregtarëve të flamujve është kohë kaluese, kurse gjaku i Kolë Mirditës dhe trimave të tjerë do të mbetet përgjithmonë i pashlyer në gjurmët e historisë, ku emrat e dëshmorëve të kombit janë kalitur në faqet më të ndritura të historisë tonë shqiptare. E në këto faqe të historisë në panteonin e figurave kombëtarë është shënuar me shkronja të mëdha edhe një emër. Kolë Mirdita, Mirditori atdhetar që me gjakun e tij i dha dritë Kosovës.

Ky shkrim është lexuar 466 herë!

Vizitoni Tribuna Shqiptare Video: Shikoni dhe n'a dërgoni video interesante...Tribuna Shqiptare Video

facebook comments:


Leave a Reply