Ribashkimi i shqiptarëve preventiv dhe akt i domosdorshëm i qetësimit në Ballkan dhe Evropë

Nga Asllan Dibrani    Raportet politike  gjithmonë kanë qenë   të ngrira me Serbinë dhe me  popujt  grabitqar  fqinje që as edhe një shtet  fqinjë nuk  është formuar  pa gllabëruar tokat shqiptare. Kjo Lexo më tej

“JUP KASTRATI KY BIR (K…) I MADH I SHKODRES ! 2

Nga Fritz Radovani, pjesa e dytë Nga ky dokument i botuem nga anadollaku “ dr. prof.” Jup Kastrati “Parathanje” e librit të Rakip Beqaj: “Veprimtaria Antikombëtare e Klerit Katolik Shqiptar”, kam besimin Lexo më tej

PERDORIMI I TERMIT “SHQIPRI E MADHE” NE MJETET E INFORMIMIT DHE DEBATE, ESHTE VETVRASES PER POPULLIN SHQIPTARE

R E A G I M  ME  KOMENTIM Nga Prof. Dr. Riza Sadiku Jam një nga lexuesit e rregullte te gazetës ditore ”Zëri”, punën e te cilës e çmoje larte, dhe për Lexo më tej

DISA GABIME TË PAFALSHME TË ZOTIT PLATINI

Nga Vlash Fili   Gjithë bota e pa qartë katrahurën që ndodhi në Beograd, në takimin Sërbi – Shqipëri, e vlefshme për kualifikimin në grup, për Europianin Francë – 2016. Dhe për Lexo më tej

PAPA PALI VI PËR SHQIPTARËT DHE KARRIGA BOSH E SHQIPËRISË NË OKB

Nga Frank Shkreli   Të djelën, në mbyllje të Sinodit të Jashtzakonshëm mbi Familjen që u mbajtë  në Vatikan, Papa Françesku celebroi meshën me këtë rast në Sheshin e Shën Pjetrit.  Gjatë Lexo më tej

Politika e Beogradit sulmon Shqipërinë përmes mercenarëve islamiko-shqiptarë!

Nga Asllan Dibrani   Rastin e  ngritjes së flamurit   etnik shqiptar mbi  Beograd  serbët    e shfrytëzojnë  si propagandë   edhe në fushën  diplomatike. Nga urrejtja dhe   primitivizmi  shekullor i tyre,   Ministria    serbe dhe Lexo më tej

KOSOVA ËSHTË ATY KU KA QENË GJITHËKOHËS,SEPSE KA GJURMË JETE – ASGJKUNDI ARDHACAKËT

Dhjetëra lokalitet arkeologjike  nga rreth 400 gjithsej të evidentuara në territorin e Kosovës  Nga GËZIM LLOJDIA*     1. Njerëzit sllavë, serbët u shfaqën në Ballkan mes shek 6 dhe të 7,(shkruan Lexo më tej

Fati i Kosovës ishte dhe është edhe sot se patëm një diasporë të fuqishme

Nga Ramiz Dërmaku Diaspora  shqiptare e Kosovës ishte ajo e cila mbi 17 vite aparteidi e gjenopsidi, social e kombëtar, nuk lejoi që Kosova  t’i nënshtrohet Serbisë për një kafshatë goje.               Lexo më tej

Në përkujtim të 10 vjetorit të Anita Bitrit

Mbresa dhe kujtime nga një tragjedi shqiptare në Amerikë që mori jetën e tri hyjneshave shqiptare Nga Keze Kozeta Zylo Ndonëse ka kaluar një dekadë që nga ikja tragjike e artistes së Lexo më tej

Kanibalët dhe Shqiptarët

Nga Aurel Dasareti*   Ulërima në kor e 35.000 bretkosave kanibal serb:”Vritini, vritini shqiptarët, masakrojini, derisa të mos mbetet asnjë gjurmë shqiptari mbi tokë” na i kujton ulërimat e nazistëve të Hitlerit Lexo më tej

 

DRITËRO AGOLLI, i mbiquajturi “Patriark’i letrave shqipe”.

Nga Mërgim Korça

 

Mërgim Korça

Gjatë muajit Maj u gjënda në Shqipëri dhe duke patur rastin të ndjek me vëmëndje të madhe veprimtarít’e zhvilluara nga partitë si edhe aleancat e tyre lidhur me pikësynim zgjedhjet parlamentare të ardhëshme të 23 Qershorit, një shtjell’e vërtetë mendimesh vinte e krijohej në mëndjen time dhe kjo, e theksoj, vinte e rritej si një stuhí sa herë ndiqja fjalimet e mbajtura nga kryetari i P.S.-së Edi Rama !  Sa të papërfillëshme e kishte ai vlerën e konsideratës ndaj votuesit-popull ! Thoshte dhe përsëriste premtime të rréme, me një ton vetëbesimi tamam patollogjik tek premtonte heqjen e taksave … Apo kishte edhe guximin e përfliste duke qesëndisur ndërtimin përgjatë dy legjislaturave të fundit të rrugëve duke iu mburrur, atyre që merrnin pjesë në takimet me të se, po t’i jepesh vota më 23 Qershor, ai brënda katër viteve do të ndërtonte katërfishin e rrugëve të ndërtuara brënda tetë viteve marrë së bashku ! Po a thua mendon sadopak Edi Rama se populli nuk i ka parasysh arritjet madhore (?) gjatë periudhës kur socialistët e kishin pushtetin në dorë ?  Kaq mëndjeshkurtër e konsideron ai votuesin shqiptar ?  Nuk po zgjatem më shumë por sa për t’u pozicionuar rreth propagandës elektorale të P.S.

Tashti hyjmë në temën e mirëfilltë. 

Më 19 Maj e bleva gazetën flamurtare të së majtës shqiptare, Zëri i Popullit, me tregues botimi : Viti 72 i botimit.  Dakord, thashë me vete. Nostalgjija i bën të jenë krenarë si vazhdues të traktit të parë emërtuar Zëri i popullit.  Mirëpo mbresa e thellë që më shtyu t’a blija gazetën ishte fakti se titulli i gazetës nuk qé i shkruar në krye të gazetës por … në krye ishin dy pohime, njeri i atij që e kanë emërtuar Patriarku i Letrave Shqipe, (Dritëro Agolli) dhe në skajin tjetër të faqes së parë një pohim i Ilir Metës. Poshtë këtyre pohimeve që zinin gjerësin’e 16 radhëve shtypi gazete, vinte këtë herë titulli i gazetës …

                                                 ZëRI I POPULLIT 

Në skajin e djathtë lart, mbi titullin e gazetës, lexohej pohimi i Ilir Metës shkruar me të kuqe :  

                                               META: E MAJTA ME 80 MANDATE NË KUVENDIN E RI ! 

                                               BERISHA E DI QË PO IKËN. 

Kurse në skajin e majtë lart ishte shkruar nga redaksia e gazetës :

QERSHOR 1991 / DRITËRO AGOLLI :

KATËR GABIMET E RËNDA TË DIKTATURËS.

Ribotohet  e  plotë  fjala e  mbajtur  në  Kongresin e 10, që  dërrmoi  ekstremistët  e  sistemit totalitar dhe i hapi rrugë një vizioni ndryshe të politikës së majtë shqiptare.

I prirur t’i çfaq para publikut ndjenjat që më ngjallën këta dy pohime, do t’a filloj krejtë kalimthi me atë të Kryetarit të L.S.I.-së, z.Ilir Meta.

Sikur mos t’a dija se njera nga veprat madhore të prof.Ernest Koliqit, ajo e titulluara “Tregtar Flamujsh”, ka qenë botuar në vitin 1935, pikërisht 34 vite përpara se z.Ilir Meta t’a shikonte dritën e diellit, veprimet prej pehlivani të këtij të fundit me gjithë partin’e themeluar prej tij, duke u hedhur sa majtas, djathtas e së rishmi majtas, do të më bënin të mendoja se elementi nxitës i fantazisë së shkrimtarit të madh dhe themeluesit të prozës moderne shqipe, prof.Ernest Koliqit, ka qenë pikërisht z.Ilir Meta !

E lemë më një anë tashti edhe cepin e sipërm të djathtë të faqes parë të Z.P. dhe merremi më thelbësisht me Patriarkun e Letrave Shqipe dhe pohimet e tij që gazeta Zëri i Popullit i sjell me shënimin : 

“ Në Kongresin e 10-të fjala e Agollit nuk u botua. Sot kjo gazetë risjell diskutimin e plotë.”

Tek e lexova me shumë vëmëndje këtë fjalë  mbajtur nga z. Dritëro Agolli, sinqerisht u shastisa që në kalimet e fillimit e dora, dorës, duke e vazhduar leximin, nga dhjetra e dhjetra mendime q’e turbullonin mëndjen time erdhi dhe u kristalizua një pyetje :  Ky që shprehet kësisoji është po ai Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, (përgjatë 20 viteve), e në vazhdim edhe anëtar i K.Q. të partisë që në Kongresin e saj të VII-të, apo … ndonjë armik i partisë dhe i popullit i cili shprehet tashti, mbas shkërmoqjes së diktaturës, me kaq mllef kundra saj dhe që i kishte shpëtuar vigjilencës së diktatorit ?! 

Duke i analizuar katër gabimet e rënda të diktaturës, që në krye z.Agolli shprehet e thotë : “ I pari gabim është vija e diktaturës së hekurt në udhëheqjen e lartë të partisë, në byronë politike dhe në komitetin qëndror; është diktatura që vendosi Enver Hoxha për t’a nënshtruar këtë repart pararojë të klasës punëtore për të mos lejuar asnjë mendim të lirë të kundërt me atë që kishte ai vetë. Në kushtet e kësaj diktature në byronë politike dhe në komitetin qëndror u zhduk demokracia dhe u shua çdo shkëndij’e saj … filloi të prishej e të gërryhej morali i njerëzve dhe humanizmi i shoqërisë, mbinë në arat e diktaturës antihumanizmi, hipokrizia, servilizmi, gënjeshtra, korrupsioni, abuzimi, ryshfeti, hatëri, vjedhja, thashethemnaja dhe mbi të gjitha u shkatërrua personaliteti i njeriut dhe ndodhi varfërimi i tij shpirtëror. U shemb tradita e burrërisë shqiptare dhe e fisnikërisë kombëtare, e bujarisë, e besnikërisë e mikpritjes dhe e shpirtgjerësisë, e urtësísë dhe e punëdashjes. Lindi mosbesimi, dinakëria, dembelizmi.”  

Mbas tronditjes së parë e mblodha mëndjen.  E kuptova se nuk ishte thjeshtë çështje leximi deri në fund të sa e si shkruante z.Agolli. Jo. Këtë herë duhej gjykuar mendësia e një personi me dy fytyra dhe të dilej me një përfundim, falë krahasimit të fakteve, në se personi në fjalë ishte vërtet njeriu i ri socialist i projektuar nga Enver Hoxha … apo kishte akoma ndonjë mangësi që duhej korrigjuar e të ishte plotësisht i tillë, ashtu si e donte diktatori ?         

U referohem vargjeve nxjerrë nga poezia me titullin “Fjala gdhënd gurin”:
            “Për Enver Hoxhën këngë thur tërë jetën / Se nëna ime bukë i dha me dhallë; / Me të në dhomën pa tavan ne fjetëm / Na puthi ne fëmijëve mu në ballë / Na puthi ne, fëmijët e rreckosur / Në tymin e kandilit e të pishës, / Të zverdhur prej rigonit e prej gjizës / Dhe pa në sytë tanë vetëtima, / Dhe pa ata që sot ngrenë turbina.”

Vazhdojmë edhe me një pohim tjetër drithëronjës të z.Agolli tek shkruan :

“Enver Hoxha …dhe, si arkitekt i tipit te ri, në balle të komunistëve dhe të popullit iu  përvesh  luftës  dhe  punës  për  ta ndërtuar të ré Shqipërinë, të ré me njerëz të rinj ”.

Nuk mundem t’i shmangem një komenti për lexuesin. Tek vargjet e poezisë Fjala gdhënd gurin, nga që flitet për rrethanat e takimit të z.Agolli me Enver Hoxhën, lexuesit pa dashur i shkon mëndja tek fëmijëria e autorit i ndikuar ky nga vargu “… Na puthi ne fëmijëve mu në ballë …”, kurse duhet mos të ndikohemi nga forma e të mendojmë se autori i shkroi këta vargje kur qé fëmijë. Jo, sepse kjo poezi është shkruar më 1977-ën, pra pikërisht viti gjatë të cilit z.Agolli u përzgjodh dhe u bë anëtar i komitetit qëndror të partisë.

Kurse fjalía tjetër gjatë së cilës E.Hoxhën z.Agolli e përshkruan si arkitekt i tipit të ri, është shkruar më 1987-ën, kur kishin kaluar plot dy vite që nga vdekja e diktatorit !  Pra, nuk ka se si të mos ndalemi hap pas hapi përgjatë rrugës shtjellimit të pohimeve të ndryshëme nga z.Agolli, teksá në krye të faqes me numër 6 të gazetës Zëri i Popullit shkruhet si thirrje elektorale nga organi i shtypit i P.S.-së :  

 

Botohet e plotë fjala e mbajtur në vitin 1991, që dërrmoi ekstremistët e sistemit totalitar dhe i hapi rrugë një vizioni ndryshe të politikës së majtë shqiptare.         

 

Në vazhdimin e analizës që i bën z.Agolli gabimit të parë të diktaturës komuniste,  a mund t’a besojë lexuesi se ai shprehet integralisht : “ … Ai që guxonte të shprehte një mendim të kundërt, jo vetëm nxirrej jashtë byrosë, komitetit qëndror dhe partisë, por edhe vritej apo burgosej si tradhtar, agjent i imperializmit  e revizionizmit, kapitullues apo devijator. Po të guxonte, fjala vjen, të thoshte në K.Q. të Partisë në vitet 60-të … të lidhemi me Europën, ky heretik lidhej me zinxhirë … në fillimin e viteve 80-të po të thoshte ç’është kjo marrëzi e tufëzimit … ky rebel ose dënohej me vdekje ose zinte qelinë e errët e plot lagështirë.”  

Përgjatë periudhës 20-vjeçare si Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve z.Agolli, e në vazhdim, mbas Kongresit të VII-të të P.P.Sh.-së edhe si anëtar i bindur i komitetit qëndror të partisë, veproi në sintoní të plotë me porosít’e diktatorit, (deri më 11 Prill të vitit 1985), si edhe në vazhdim të lakéut të diktatorit, R.Alisë. Në vitin 1991 z.Agolli, sipas analizës që po i bëjmë fjalës së tij, na delka krejtësisht papritmas një disident i heshtur i diktaturës komuniste në Shqipëri, i cili vetëm në saje të një mrekullíje hyjnore i paska shpëtuar përndjekjes vigjilente të diktatorit pa e zhdukur me gjithë familje ose si minimum, ai të varej e familja t’i kalbej në internim.  Mirëpo nga ana tjetër a nuk ishte ai, si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, i cili i ka  pasë miratuar njëzëri të tëra ekspertizat që u bënë nga anëtarë të kësaj lidhjeje, bazuar në të cilat u hartuan akt akuzat konform të cilave u pushkatuan të ndjerët poetë e shkrimtarë Vilson Blloshmi si edhe Genc Leka si edhe u burgosën, duke vuajtur ferreve të Spaçit e Qafë Barit, ata shkrimtar’e poetë që duhen quajtur fatlumë, (po patën dalë gjallë nga  kampet e tmerrëshme), si poeti e shkrimtari Visar Zhiti me shokë ?  Po në rastin e poetit Havzi Nela, i cili u detyrua të arratisej nga Shqipëria në Jugosllavi vetëm se u komentoi nxënësve të tij poezin’e Filip Shirokës Shko Dallandyshe, e cila sipas realizmit socialist çonte në shtigje dekadentizmi, mbasi pala jugosllave i a dorëzoi poetin sigurimit shqiptar, i cili e bëri të vuajë burgjeve si edhe internimit dhe la të shkruar ndër shumë vargje edhe : Më mire me mbyllë sytë / Më mire zemra t’më pushojë / Më mire mos me pa më dritë / Kur harbuti t’më mundojë”, (shkruar në burgun e Burrelit më 1977-ën, e derisa poetin e varën në Gushtin e vitit 1988), ç’bënte i mënçuri  disident potencial z.Dritëro Agolli ?  Ai i hidhte diktatorit hí syve, (sepse siç del nga sa ka pohuar ai në Kongresin e X-të ai, si edhe poeti i ndjerë, mendonte e mos edhe më keq), por vetë zyrtarisht shkruante vargjet e titulluara KOMUNISTËT ! 

Në vazhdim, duke e analizuar gabimin e dytë të diktaturës të cilin z.Agolli e cilëson si Vija e shtrembër politike në ekonomi, ai e sintetizon si : “ Pasqyrë e kësaj vije është gjendja katastrofike e ekonomisë së vëndit, është varfërimi deri në palcë i Shqipërisë, djemtë e vajzat e së cilës kanë marrë dhe po marrin arratinë nëpër botë për t’i shpëtuar mjerimit … Moskomunikimi ekonomik me botën nën dritën e marksizëm – leninizmit fitimtar, bënë që Shqipëria, vëndi më i pasur në Ballkan, të çapitet me opinga të grisura dhe me torbë të çpuar në kurrizin me kocka të dala … A nuk ishte eksperiment tufëzimi i bagëtisë që për një dekadë të tërë shkatërroi si me plan të caktuar blegtorinë kombëtare ?!”.  Po përgjatë kësaj vije përshkrimi z.Agolli thekson se : “ U krijua barazia në varfëri. Interesi për punën në fabrikat e arat tona humbi, pasi humbi interesi dhe fitimi personal.” Dhe e bukura është se duke menduar kësisoji z.Agolli nuk binte në gabimin e të shkruante konform mendimeve të tij, përkundrazi, pikërisht tek vëllimi poetik “Fjala gdhënd gurin”, ai shprehet në fq.256 “Nga shekujt në shekuj në gji koncentroi Shqipëria / Të mbledhur pikë për pikë atë eksploziv madhështor / Që ende s’e kishte shënuar në librat e saj historia / Atë eksploziv që gjëmoi në nëntor / Atë esksploziv komunistët ja vunë botës së vjetër / Në gjoksin e kalbur nga plaga tuberkulare / Nga kolla që hapte mikrobet në shtratin e vdekjes / Ia vunë pa pasur mëshirë nga lutjet lajkatare !”

Dhe z.Agolli edhe në fushën e tij shprehet në vitin 1991 e doemos edhe sot, duke qenë konsekuent i mendësë së tij : “ … U dënua edhe e bukura, pasi quhej si ndikim i huaj … në kulturë e në letërsi, lindi kulti i të shëmtuarës : rroba të shëmtuara, etiketa të shëmtuara, prodhime të shëmtuara, ndërtime të shëmtuara, piktura me figura të shëmtuara, drama me heronj të shëmtuar … ja se ç’solli vija politike e gabuar në ekonomi, vijë e përpunuar nga Enver Hoxha dhe nga Partia e Punës …”.  

Pra, duke u shprehur kësisoji lidhur me këndvështrimin e tij, z.Agolli fillë mbas shkërmoqjes së diktaturës komuniste në Shqipëri doli publikisht si njeriu i cili sistemit diktatorial i kishte konstatuar veç anë negative dhe ndjekja e asaj vije, si pasojë përfundimi logjik që nxjerr ai, vetëm të këqija i kishte sjellë kombit tonë !

  E të ishte me kaq, do të kishte qenë vetëm gjysma e së keqes !  Por ai vazhdon të çfaqë bindjet e tija se si gabimi i tret’i rëndë i diktaturës komuniste kishte pasë qenë :  “Vija politike e pamëshirëshme në të drejtat e liritë e njeriut dhe në lirinë e ndërgjegjes.” Në këtë kuadër ai shprehet me shumë mllef duke rikujtuar se si :  “Kulmin çmenduría e luftës së kllasave e arriti kur filloi prishja e institucioneve fetare kur … shkatërronin dhe digjnin kisha, xhamí, teqé, tyrbe e vende të tjera të shenjta. Asnjë kult të mos mbetej, të mbetej vetëm kulti i partisë dhe i Enver Hoxhës.”  Mirëpo, për hir të së vërtetës, nuk mundem të mos i radhis edhe disa vargje të Z.Dritëro Agolli i cili, me një zgjuarësí të rrallë si edhe karakter-plotë, ka dijtur t’a maskojë mllefin e tij ndaj shkatërrimit të institucioneve fetare duke e bindur diktatorin se sa besnik e parimor e kishte këtë fshatar revolucionar !  Ja si shprehet ai me disa vargje tamam të një stilit naif në poemën KOMUNISTËT (fq.210 – 211) :   

“Bile kam shkelur / Mbi qitap / Të hoxhës ! Kam shkelur / Atëherë / Kur qitapit i thoshin / pleqtë / libër perëndie, po unë / ia kam varur / qafës cjapit me rebelim / të madh / prej djalërie.”

 Kurse në vitin 1991 veç kur z.Agolli fillë na del udhërrëfyes : “Motoja e këtij parimi ishte parulla e paturpshme: Të zhvillojmë pa ndërprerje luftën e kllasave … Ajo fëmija e vogël në çerdhe apo në kopësht që duartrokiste Parti-Enver, nuk e dinte se kurrë nuk do të bëhej poet, inxhinier, mësues, shkencëtar, pasi gjyshi i saj nuk kishte qëndrim të mirë moralo-politik … Lufta e kllasave në fakt ishte luftë biologjike nga më të përbindëshmet që ka njohur historia e popullit shqiptar. Shpërthimi i kësaj lufte, veçanërisht në kriza politike më 1948, kur u prishëm me Jugosllainë, më 1956 pas Kongresit të 20-të të Partisë Komuniste të BRSS, më 1960 kur po largoheshim nga kampi socialist, më 1966 kur nisi revolucioni kulturor kinez, më 1973, pas plenumit të katërt dhe më 1982, pas dënimit të Mehmet Shehut, merrte me vete mijëra njerëz me përjashtim nga partia, me internim, me burgosje, me pushkatim …”. Sa bukur dhe me dhimbje e trajton problemin e luftës kllasave z.Agolli. Tamam u çel studjuesve të brezave të ardhshëm horizont të prekshëm lidhur me terrorizmin me të cilin partia e punës e udhëhequr nga diktatori e zhvillonin luftën e kllasave !  Doemos ky rravijëzim që i bën zoti Agolli kërkon edhe plotësime edhe shtesa.  Ai p.sh. vendos piketa, kjo ësht’e qartë si drita e diellit. Po sa për një sqarim, do të sillja një shëmbull konkret se si duhen zbërthyer referencat e z.Agolli, tek pohon se : Shpërthimi i kësaj lufte, (lufta e kllasave-shënim i M.K.), … më 1973, pas plenumit të katërt … dhe hidhet tek periudha e vrasjes së Mehmet Shehut pa e trajtuar sadopak edhe se si lidhur me Festivalin e 11-të Radio – Televizionit Shqiptar, u shkarkua menjëherë për qëndrim liberal ish Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Dhimitër Shuteriqi, duke e zëvëndësuar me një komunist shumë më parimor dhe konsekuent në zbatimin e luftës së kllasave i cili që në plenum u shpreh skajshmërisht egër ndaj shokëve të tij të ngushtë të dikurshëm Fadil Paçrami dhe Todi Lubonja duke i quajtur hiç më pak por : “ Deviacionistë të djathtë dhe elementë antiparti duke iu shmangur edukimit komunist të masave. “

Si gabim të katërt të rëndë të diktaturës, z.Agolli quan :  Vijën e mbrapshtë në polititkën e jashtme.  Z.Agolli shprehet tekstualisht : Në të vërtetë kjo ishte vija e izolimit nga mirëqënja dhe kultura evropiane, nga liria dhe demokracia e saj, për ta mbajtur popullin në errësirë dhe në varfëri pasi vetëm në këtë gjëndje ai mund të nënshtrohej , komandohej dhe të drejtohej më lehtë … në qoftë se nuk do të ishim stalinistë, (pas prishjes me vëndet e kampit socialist, shënim – M.K.), mund të lidheshim menjëherë me Europën, që në vitin 1960, dhe sot të kishim një nivel të lartë ekonomik e kulturor, të lidheshim jo me një shtet por me të gjithë sipas interesave më të mira.” Sot, me këto pozicionime që paska patur z.Agolli, tamam që i bind njerëzit se ky shok tamam që paska patur pikësynime jashtëzakonisht pozitive dhe në të mirë të vëndit po ç’e do që … nuk e ndoqi kush ! 

Z.Dritëro Agolli nuk ndalet së kritikuari vetëm diktatorin Enver Hoxha, por ai ashpër godet edhe pasuesin në krye të partisë, ish bashkëpunëtorin e ngushtë të tijin, Ramiz Alinë tek shprehet :

“ Edhe më 1986-1987, nja dy vjet pas vdekjes së Enver Hoxhës, ne patëm një shans të madh për t’u hapur me botën, për të marrë kredi e ndihma, siç ishte shansi me Gjermaninë Perëndimore pas vizitës së Shtraus-it … I refuzuam kreditë dhe ndihmat për t’i qëndruar besnikë testamentit dhe vijës së Enver Hoxhës, vijës së varfërisë dhe mjerimit.”      

Sa bukur e përmbledh z.Agolli mendimin popullor rreth byrosë politike si edhe udhëheqjes partisë tek shprehet integralisht :  “ … njerëzit e mençëm thoshin se ishte udhëheqja më e pakulturuar dhe më trashamanja e gjithë historisë së Shqipërisë sonë të dashur që ka nxjerrë aq burra mëndjendritur …”. Vetëm një gabim i gjej këtu z.Dritëro Agolli, dhe marr lejen t’ia ve në dukje se, në saje të atyre të pakulturuarve e trashamanëve një “ vargëzues naif “ e daç thuaji “ bejtexhi fshati “ u mbiquajt, Patriark i Letrave Shqipe !(?)  Apo e kam gabim ? 

Edhe lidhur me Kosovën i ziu Patriark i Letrave Shqipe, nuk rri dot pa i shprehur pikëpamjet e tija (mbas shkërmoqjes së diktaturës, natyrisht) tek thotë : “ Kosova e martirizuar, Kosova e rraskapitur nga serbët kërkonte një nënë të papërtuar, një nënë me vizion europian, një nënë të vërtetë demokratike … pa autoritetin e nënës Kosova nuk mund të ndihmohej … ndihmën ndaj Kosovës dhe luftën për fitoren e saj … e kemi pasur fatkeqësisht shumë të kursyer, me zik-zake e tepër konjukturale.” Përgjatë këtij konteksti nuk rrij dot pa i vënë në dukje z.Agolli, këtij analisti të hollë të katër gabimeve të rënda të diktaturës komuniste, (pavarësisht se në këto përfundime ai arrin mbas pilafit, siç do t’i shkonte një bejtexhiu fshati), vetëm më 1991. Megjithatë, këto pohime ai i bën se ai nuk i ze në gojë ç’kanë bërë edhe thënë ata intelektualë të shquar që diktatura komuniste i quajti tradhëtarë dhe i zhduku ose i kalbi burgjeve dhe internimeve. Sa për Kosovën dhe problemin kosovar, në kohën kur Kosova i ishte bashkuar Shqipërisë Mëmë, atdhetari i zjarrtë si edhe gjuhëtari i shquar Mustafa Kruja qe shprehur tekstualisht :  “Mâ mirë nji Shqipni gjys’e pamvarun por me Kosovën, se sa e pamvarun e pa Kosovën. Tue kênë me Kosovën pamvarsíja e plotë tash vjen, âsht veç çashtje kohe !”  E këtij pohimi madhor dua t’i shtoj edhe faktin se si kur kosovarët luftonin t’a fitonin pamvarësin’e tyre, akoma pa iu njohur ajo zyrtarisht, ata ia vunë rrugës kryesore të Prishtinës, e cila kalonte para parlamentit, emrin Rruga Mustafa Kruja ! 

Këtë pjesë analize lidhur me sa e si shprehej z.Dritëro Agolli në vitin 1991 dua t’a mbyll edhe me një krahasim tjetër. Në vitin 1991 ai merr pozicionim skajshmërisht të kundërt ndaj të gjithë veprimtarisë së diktatorit Enver Hoxha për dyzet vite radhazi e gjithashtu edhe në vazhdim ndaj politikës vazhdimësisë të Ramiz Alisë me pasoja dramatike për Shqipërinë si edhe shqiptarët.  Dakord.  Po në qoftë se do të vihej tashti z.Dritëro Agolli në pozitat e të “pandehurit” që duhej të përgjigjej lidhur me pozicionimet si edhe sjelljet e tija, personalisht të tijat, përgjatë periudhës diktatoriale komuniste në Shqipëri, a mund t’i avitej ai sadopak qëndrimit të atdhetarit tjetër, ish luftëtarit me çetën e Themistokli Gërmenjit për pavarësí, Xhevat Korçës, për të cilin prokurori në Gjyqin Special të Prillit 1945 Bedri Spahiu kërkoi dënimin me vdekje me pushkatim si tradhëtar fashist ?  Xhevat Korça në fjalën e Tij drejtuar trupit gjykues u tha :  “ Gjemani një fjalë të thënë publikisht ose një fjalí të vetme, shkruar kudoqoftë, ku unë të flas pro fashizmit, ua them me ndërgjegje të plotë jepmëni dënimin kapital !”

Do t’a mbyll këtë pjesë analize tamam fluturimthi, se si i ka parë bëmat e sistemit diktatorial nga hapësirat qiellore z.Dritëro Agolli e duke u bërë atyre kritikë të ashpër distancimi nga ana e tij në vitin 1991, i pozicionuar vetë si astronaut q’e fton popullin shqiptar të ndjekë pikërisht atë rrugë q’e kishin përzgjedhur ata intelektualë të shquar e personalitete atdhetare që sistemi diktatoriak komunist i kositi me kosën e vdekjes, kalbjes nëpër burgje ose internimeve ! 

Me pak fjalë z.Dritëro Agolli fton t’a besojnë së rishmi, se mbas thuajse gjysëm shekulli eksperiment që rezultoi skajshëm i mbrapshtë në të gjitha drejtimet për vëndin si edhe popullin shqiptar, t’ia harrojnë të kaluarat e të votojnë në masë për partin’e tij, P.S.- që do t’a lumturojë, (sipas tij këtë herë), popullin … siç nuk bënë partitë në të cilat militoi vetë z.Agolli, (fillimisht që në B.S.ku u pranua anëtar i P.K. e pastaj në vazhdim partia e tij e ashtuquajtur e punës).

Mbyllja që i bën z.Agolli analizës së tij rreth gjithë fajeve që bijen mbi diktaturën komuniste ku ai, me një djallëzí tipike jo thjeshtë të një vargëzuesi të aromës së brazdave të fshatit, mundohet t’a shpërndajë përgjegjësinë sa më gjerë, na detyron t’i referohemi integralisht se si ai shprehet :       

Si gjithë poetët më të shquar shqiptarë, që nga Ismail Kadareja e me radhë, unë u kam kënduar idealeve dhe ëndrrave të kësaj partie, ideale dhe ëndrra që pak u bënë realitet, i kam kënduar Enver Hoxhës, siç e kam ëndërruar, i kam kënduar socializmit, që mendoja se vërtetë do t’a transformonte botën dhe do t’a pasuronte shpirtërisht e materialisht njeriun, por ka kohë që e kam kuptuar edhe gabimin tim në këtë besim dhe veçanërisht sot e pohoj i zhgënjyer, se duhet hequr dorë krejtësisht nga rruga e gabuar, rrugë që e shpuri shqiptarin në mjerim, duke ia ulur dinjitetin dhe krenarínë kombëtare. Rrënjët e gabimeve të kësaj rruge janë në teorinë e Marksit dhe Leninit për diktaturën dhe luftën e klasave.” 

Do t’i mbyll këto radhë duke marrë shkas nga një referencë e z.Agolli, (me anën e së cilës ashtu si pa i dhënë rëndësi, me rastin e 79-vjetorit të tij), ai do të tregojë erudicionin e tij rreth kulturës perëndimore, tek z.Agolli citon :  Në Romën e lashtë aty nga vitet 60 para Krishtit, sundonte një politikan i quajtur Katilina, i cili shpërdoronte pushtetin dhe varfëronte vendin. Atëherë Ciceroni, oratori i madh i antikitetit, iu drejtua në Senat Katilinës me këto fjalë: “Deri kur o Katilina, do të abuzosh me durimin tonë?!”

Pikërisht nisur nga kjo referencë, do t’ia nënshtroj gjithë analizën e z.Agolli lidhur me katër gabimet e diktaturës komuniste, dhe doemos duke patur mirë parasysh shikuar se si jo aq thellë në historin’e Romës antike por me gjykimin në vitet 1300 të Epokës së Ré, në cilin pozicion do t’a vendoste Dante Alighieri në Komedinë Hyjnore të tijën personazhin e Dritëro Agollit ?

Në atë kon gjigant me kulm drejtuar qendrës së globit tokësor të mbiquajtur Ferri, sipas fajeve autori i vendos edhe personazhet e njohur.  Duke menduar se i cilësuari patriark i letrave shqipe e ka studjuar tashmë me hollësí veprën e quajtur Hyjnore nga Bocaccio-ja i famshëm, i bëjmë të ditur z.Agolli se përgjatë nëntë rrathëve të Ferrit dantesk, autori i tij i pakrahasueshmi në famën e tij, Dante Alighieri, lidhur me bëmat fajësuese përgjatë jetës së z.Dritëro Agolli, do t’a kishte bërë këtë të fundit të rrëshqiste drejt qendrës së tokës tek rrathët e Ferrit sa vinin dhe e zvogëlonin diametrin e tyre se edhe të dënuarit aq rëndë sa vinin dhe zvogëloheshin në numur, derisa për një çast Dante-ja do të qé lëkundur.  Pse, lind natyrshëm pyetja ?  Sepse tek fundi i rrethit të VIII-të qenë ata që i shfytyruan të vërtetat.  Mirëpo fillë mbas këtij rrethi, në të IX-tin, qenë dënuar ata që i karakterizonte pabesíja e lindur, shpirti i ashpër dhe i ftohtë, tradhëtimi i atyre me të cilët kishin qenë të lidhur nga marrëdhënje të veçanta miqësore.       

Pikërisht në këtë rreth të Ferrit dantesk e bën z.Dritëro Agolli t’a mbajë frymën analiza e tij tejet e goditur rreth fajeve të sistemit diktatorial komunist në Shqipëri.

 

Diaspora TV

Ky shkrim është lexuar 376 herë!

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

RadioEmigranti

facebook comments:


Leave a Reply