Ata, bijtë e shqipes … 1

Nga Ajet Nuro, Montreal, Kanada  Pjesa e parë Duke qenë në pozicionin e editorit dhe publikuesit, më bie të njihem me organizata dhe veprimtari të shqiptarëve në të gjithë botën. Herë-herë, janë Lexo më tej

VRASJA BRUTALE E NJË GAZETARI

Nga Frank Shkreli   Të mërkurën, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama ndërpreu pushimet verore për të dënuar në mënyrën më të ashpër dhe më të theksuar vrasjen makabre, ekzekutimin me prerje koke të Lexo më tej

Dritherimat e shpirtit çam 3

   3. TRIMËRIA DHE ATDHEDASHURIA Ese nga Prof. Dr. Resmi Osmani          Ninullat,përherë kanë qenë një çast i mëvetësishëm, ku nëna për përgjumjen e foshnjës, shpreh poetikisht edhe dëshirat sesi e Lexo më tej

REFORMA ORIGJINALE E KRYEMINISTRIT RAMA Domosdoshmëria e një revanshi femëror në zyrat e partisë dhe të shtetit

Nga Skënder Buçpapaj   Mendoj se tashmë e kemi kuptuar të gjithë reformën tejet origjinale të kryeministrit Edi Rama – zgjedhjen dhe emërimin e sa më shumë vajzave dhe grave në zyrat Lexo më tej

EDI RAMA DUHET TA ÇRRËNJOSË KUPOLËN FEUDALE-TRIBALE TË DIKTATURËS 23 VJEÇARE TË TRANZICIONIT

Nga Elida Buçpapaj, VOAL Skandalet e fundit në Shqipëri janë ai i Bankës të Shtetit dhe sekretarit të punësimit të deputetit Kokëdhima. Këto skandale flasin qartë për degradimin e sistemit në Shqipëri, Lexo më tej

MAQEDONIA E ILIRISË MADHËSHTORE

Nga Rasim Bebo   Në gazetën “ILLYRIA” të datës 25-31 korrik 2014, në faqet 16, 17, 30 deri 31, fillova të lexoj artikullin e z. Spiro Butka. Gjatë leximit, mendova i habitur, Lexo më tej

IMAM VEHBI ISMAILI — PATRIOT, NJERI I FESË DHE DISHEPULL I TRADITËS SË TOLERANËS FETARE NDËR SHQIPTARËT

Nga Frank Shkreli   Siç është njoftuar më heret, Papa Françesku do të vizitojë Shqipërinë të Djelën më 21 shtator. Gjatë këthimit të tij me aeroplan nga Seuli për në Romë të Lexo më tej

KUR FILLOI LUFTA II BOTËRORE ? …NË Ç’ANË DO ISHTE NATO ?..

Në prag të 75-vjetorit Nga Agim Shehu, Gjenevë   Pyetje disi të çudiçme, por le të gjykojmë si shqiptarë me arsye e me dinjitet! Së shpejti bota do rikujtojë me bujë në Lexo më tej

RIVARRIMI I NËNËS

Nga Teki dhe Memisha Gjonzeneli – Tragjasi   Qysh vdiqe moj nëna ime, Me një det me hidhërime, Me burgje dhe internime, Ajo çika zemër trime. T e k i u   Lexo më tej

Kaherë Isa Mustafa ishte bllokues i proceseve

Shëmbulli më eklatant i Isa Mustafës ishte bllokimi i derdhjes së mjeteve të trepërqindshit të diasporës shqiptare për Presidencën, në krye të së cilës ishte Dr. Ibrahim Rugova.- Lideri i LDK-së, po Lexo më tej

 

DY ORË ME LAVER BARIUN

Nga Dashmir Zaçe

Autori me Artistin e Popullit Laver Bariu

Ketë rradhë e kisha vënë në plan se nuk do të largohesha nga Përmeti pa takuar usta Laverin. Provon një ndjesi të çuditshme kur ndodhesh pranë njeriut të thjeshtë dhe artistit të madh.

   E dija se usta Laveri e pinte kafenë tek Çilua i Mitatit. Shkova atje dhe prita sa erdhi ustai dhe Zihni Dinoja. Doja të bëja një ballafaqim për këngën Përmetare dhe sidomos për disa këngë që për mua nuk janë kënduar kurrë. Këto këngë kanë nota të theksuara erotizmi, prandaj edhe për shumë vite nuk janë kënduar, ose më saktë nuk lejoheshin të këndoheshin dhe censuroheshin deri në absurd nga “ specialistët ” e kohës. A është kënga Përmetare në krizë? Kjo pyetje më kishte lindur, kur lexova një shkrim të gazetës sonë shkruar nga zoti Brahollari.

   Këto shqetësime të mija morrën përgjigje gjatë atyre dy orëve që kalova me ustanë Zihnine.

   Ustai erdhi tek klubi ku e prisja unë, u ul ngadalë në karrige dhe unë i thashe se e doja shumë dhe kisha qejf të pinim një kafe.

   Ustai më tha se e donin dhe dhe të tjerët dhe duke qeshur “ po mirë, o i biri Xhelos, vtëm kafe do të pimë?”

-       Çfarë të duash, usta, – thashë dhe vazhdova, – të tjrët tëk ti duan artistin e madh, unë dua dhe  respektoj dhe përmetarin e madh që i dha emër qytetit tonë anë e kënd Botës.

-       Ja kështu, të paçim uratën, o djali i Mejdenit, – më tha ustai. Pasi erdhi kafeja dhe rakia, filluam bisedën. E pyeta ustane se a vdes kënga përmetare,

-       Po jo mo t’u bëftë Lefteri, kënga jonë as vdes as është në krizë. Ajo fluturon e ngre fole në zemrat e njerëzve dhe atë e këndojnë pleq e të rinj, këngëtarë të zanatit dhe këngëtarë popullorë, me një fjalë të gjithë. Jo, jo nuk vdes dhe as e zë kriza këngën tonë.

-       Usta, më fal, – i thotë Zihni Dinua, – kënga jonë, pra e qytetit tonë eshtë këngë dasme ose dashurie, pra këngë erotike, këngë shpirti dhe po vdes shpirti, vdes dhe kënga. Pa pritur ja morri këngës.

Jeleku me kopsa

Qepur e kopsitur

Ah në të mbërthefsha

Kam për të ta grisur.

   Ustai me atë zërin e tij brilant, por të lodhur ( sot ai është rreth 81 vjeç) ia ktheu dhe të krijohej një ndjesi e jashtëzakonshme.

   Po, jo mo i biri i Xhelo Mejdenit, nuk vdesin këto këngë. Ne i kemi krijuar për të rrojtur sa të jetë jeta.

   Kur e pyeta ustanë se a ka ndonjë emër që ka krijuar tekste këngësh siç kanë trevat e tjera, Zihniu kthehet e më thotë :

 

-       Dëgjo, Dasho, këngët tona kanë anonimat të plotë. Ato nuk kanë zënë vend menjëherë , por kohë pas kohe janë lëmuar e janë sot si të tilla dhe ja merrr këngës :

Kjo vap e korrikut,

Ç’të ligu ç’të treti

As ma nge pak linjën

Gjer ku është adeti….

Vij e ta ngej unë

A më del zameti.

   Pastaj Zihniu vazhdon: Kjo këngë është e vjetër sa vëtë bota dhe kush vë dorë në të për ta modernizuar e prish.

Të më falë lexuesi, se unë nuk jam muzikant dhe druaj të flas për të, për të mos bërë gabime. Këngën popullore përmetare e dëgjoj dhe e pëlqej shumë, ndonjërën prej tyre e këndoj dhe vetë. Unë përveç kënaqësisë që më shkakton muzika interesohem më shumë per folklorin letrar që këto tekste këngësh të mos humbin se bashkë me to humbet edhe muzika e bukur. Pëe muzikën flet ustai dhe Zihniu. E ç’ do të duhej më shumë, të dz janë mjeshtra me njohje dhe ne interpretimin e saj.

   Muhabeti vazhdon, raki e këngë. Ustai në mëmyrë të bëftë i thotë Zihniut ( ustai ka një humor të hollë):

-       O Zihni sa fëmijë ke ti ?( Zihniu është rreth të 70-tave)

-       Dy, i thotë Zihniu,- djalë e çupë.

-       Po pse se bën djalin me një vëlla? – dhe qesh me shumë çiltërsi, por sytë e tij shprehin dhimbjen e moshës.

Dhe Zihniu ia mori këngës, ustai e rrëmbeu. Ishte një mrekulli tek shihje ata dy njerëz të moshuar t’u ndrisnin sytë e lumturoheshin, sepse kënga u kishte ngacmuar kujtimet e rinisë, kur fshehur nen hijen e kaçkës a të manit ( të cilat Përmeti i ka patur me shumicë) i këndonin çupës së adhuruar. Dashuria, dëshira dhe mundësia shkriheshin në zërat e mjeshtrave dhe kënaqësia ishte e jashtëzakonshme.

I them zihniut të më kujtojë vargjet e këngës “ O bandill, bandill, o të paçim sa malet”. Ai filloi të më thotë vagjet që unë i dija.

-   Jo këto vargje, jo. Atë stofën që s’është kënduar asnjëherë gjatë diktaturës. Nuk e këndonin se ishte e jashtëmoralshme.

Ustai pasi ktheu edhe një herë gotën i thotë Zihniut:

-       E mo Zihni, qënka i lezeçëm ky i biri Xhelos. Dashka ato,- dhe ia morri këngës:

O bandill bandill

O qen i tërbuar

 

 

 

 

Tërë natën e natës

Më ke mbajtur zgjuar

Si qebap kafeje më ke rrotulluare

S’më le vend pa puthur

S’le vend pa kafshuare.

Kuptohet se ustai nuk e çonte dot deri në fund  këngën dhe pasi pushoi e mori gotën në dorë i them :

-       Të kishim edhe vaskën këtu, o usta.

-       Për Vaskën e Leshicës e ka ky? – iu drejtua Zihniut dhe pasi mori miratimin e tij vazhdoi: – Ka zë shumë të mirë Vaska, dhe këndon bukur. Është usta i vërtetë.

Ky vlerësim i ustait është besimi që ka ia tek te rinjte se – thotë ai, – Përmeti ka shumë të rinj që e këndojnë  këngën tonë të cilët janë në rrugën e rritjes. Të bëhesh artist i madh do kohë, punë e sigurisht talent. I ka permeti këto.

Ky besim i ustait më qetësoi shqetësimin tim se kënga jonë s’është në krizë. Krijimtaria si ajo që u cituan më sipër dhe të tjera si ato duhen paraqitur në publik dhe të mos humbasin a të kalben në sirtaret e “ fondeve rezervë” siç janë mbajtur për 50- vjet pa parë “dritën” e skenës si këngë amorale. Dha kush i quante kështu? Injorantët e asaj kohe që mbajtën në errësirë një popull të tërë. Edhe pse ato nuk janë bërë publike  ne aktivitete të ndryshme, ato u ruajtën në kujtesën e popullit dhe këndoheshin në gëzime e dasma. Kështu në një dasëm rreth fundit të viteve ’70 në Leskovik kam dëgjuar edhe këtë këngë:

Dz cicat e tua

Kullumbri prej gjëmbi

U plakçë i mjeri

Nuk m’i zë dot dhëmbi.

Kjo këndohej me zë të ulët e me sy të mbyllur, duke lëvizur dorën në ajër sikur dikë kishte pranë. Ishte një interpretim prej aktori. Pa le metaforat e vargut 2 dhe 4 një bukuri e rrallë. Kënga ka një ndjenjë të pastër sensualizmi, por larg sensualitetit vulgar. Pse s’i shohim në festivale dhe televizione këto këngë. Në televizione shohim “këngë të dehura” nga alkoli dëgjojmë këngë cingish a këngë rrugësh që këndohen nga artistë të patalentuar e vulgare. Po edukojmë një brez me shije vulgare vetëm e vetëm se dikush nga pronarët e TV kërkon të pasurohet. Kësaj dukurie duhet t’i kundërvihen të gjithë: Shteti, specialistët dhe masa e madhe e artdashësve. Të mos lejojmë që të na mposhtin shijet vulgare e të na zërë kriza dhe në krijimtarinë popullore.

 

-       Dëgjo, – më thotë ustai, – sikur u zgjua nga gjumi – Nuk është në krizë kënga përmetare, ( Siç duket reagimi i bëftë i ustait tregoi se ai po mendonte për shqetësimin tim ) dhe vazhdoi: – Ka djem dhe vajza plot Permeti që e këndojnë atë. Kënga në Përmet do të rrjedhë si ujët e vjosës dhe burimet e Dhembelit. Burimet do të gurgullojnë dhe nuk do të shterojnë kurrë.

Këtë vapë gushti, në Përmet, më freskuan shpirtin këto mrekulli të burimit përmetar të cilat nuk i zë kurrë kriza, sepse ato kanr lindur në jetën e përmetarëve nëpërmjet përvojës dhe vuajtjeve të mëdha, janë shpirti i popullit që s’vdes kurrë.

 

Përmet, Gusht 2010                              

                                                      Dashmir Zaçe

                                                 Emigrant në Selanik

 

 

Ky shkrim është lexuar 189 herë!

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

RadioEmigranti

facebook comments:


Leave a Reply