Çoke be, Çoke qebapi…

Rreth rolit të intelektualit në qeverisje dhe në shoqëri Nga Ajet Nuro   Kam kohë që nuk jam marr me shkrime apo opinione politike për atë çka ngjet në Shqipëri, Kosovë apo Lexo më tej

BIJTË E ETËRVE ‘TË DJATHTË’

Nga Skënder Buçpapaj   Bilal Kola u emërua në krye të Institutit të ish të Përndjekurve Politikë, instancë e Qeverisë  së Shqipërisë. Ky lajm më shërbeu si nxitës vendimtar për të shtjelluar Lexo më tej

Një çerek shekulli i rënies së komunizmit në Evropën Lindore

Evropa Lindore ka dëshmuar se kapitalizmi dhe demokracia punojnë së bashku.- Dhjetë vendet që i bashkuan BE-së shënuan përparim të dukshëm të lirisë, demokracisë, sundimit të ligjit, privatizimit të ekonomisë… Nga XHAVIT Lexo më tej

MAQEDONINË SHTET TË FORTË E BËNË SHQIPËRIA DHE KOSOVA!

Nga Xhafer Leci   Pse burg të përjetshëm për 6 shqiptarë në Maqedoni? Avokatët shqiptarë në Maqedoni, nëse e konsiderojnë se të dënuarit me burg të përjetshëm, janë të pafajshëm, le t`i Lexo më tej

Gjenocid dhe Apartheid mbi shqiptarët e FYROM-it

Nga Aurel Dasareti* USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) Kështu është kur bastardët vendosin. Kjo është historia e diktaturës së fshehur FYROM, drejtuar nga sllavo-folësit ortodoks ku në realitet është inteligjenca ruse Lexo më tej

Identiteti europian: identiteti autentik dhe origjinar i shqiptarëve

Nga Ndue Ukaj Pikërisht në kohën kur Europa përjetonte zhvillim të hovshëm, në shkencë, kulturë, art e letërsi dhe kur idetë iluministe ishin ngjizur në kontinentin e kulturës, sidomos në Italinë fqinje, Lexo më tej

SHQIPTARET TE GREQISE- NJI HISTORI E DOKUMENTUEME

Recension nga Prof. Sami Repishti Pjesa e tretë “Çameria gjate L2B dhe pertej” permban 19 dokumente; shumica e tyne botohen per here te pare.    Dokumenti i pare mban daten 21 shtator Lexo më tej

Të hulumtohen-zbardhen rrethanat e vrasjes të Gjeneralmajor Agim Qelës”!

Çfarë thanë Hashim Thaçi dhe Bislim Zyrapi për vrasjen e Agim Qelajt, çfarë donin të fshihnin ata!?   Nga Xhafer Leci   Kryeministri: “Me vjen keq por nuk mundem me ju tregue. Lexo më tej

SHQIPTARËT E BALLKANIT JASHTË SHQIPËRISË DHE KOSOVËS RROJNË NË GJENDJE REVOLUCIONARE, SEPSE U MOHOHET IDENTITETI KOMBËTAR

Nga Artur Vrekaj Shkupi ishte kryeqëndra e vilajetit të Kosovës dhe u çlirua në Gusht të vitit 1912, por që fatalisht u tradhëtua arritja e kësaj lirie. Bile, ishte fare afër edhe Lexo më tej

ÇAMËRIA LËNGON, PREJ 70 VJETËSH, NGA DY “MULLARËT”

Nga Rasim Bebo               U përkujtuan masakrat e Çamërisë të qershorit 1944 dhe të 12 marsit 1945. Emri i Çamërisë u përflak në Prishtinë, në Tiranë në Parlament, kurse këtu në Lexo më tej

 

Masakra e Tivarit (3)

Nga Ismet Hasani

Me rastin e 68 vjetorit të Masakrës, që u krye në Tivar të Malit të Zi, prej 24 mars – 2 prill të v. 1945, ku u vranë e u masakruan me mijëra të rinjë shqiptarë.

 

              

                     …Pas të gjitha këtyre, nënave shqiptare dhe popullit shqiptarë iu mbetet njëra nga detyrat më të  rënda që i takon NJERIUT TË DREJTË:

 

 QË TË SHKULIN vazhdimisht nga shpirti i tyre një keqdashje që mezi zhduket.

 

          T’ua lëmë të vdekurve lavdinë e përjetshme!

          T’ua  dhurojmë të gjallëve dashurinë e pavdekshme!          

 …

Pra,për  masakrën e Tivarit,

s’ka shkrua deri sot zog’ i shqiptarit.

Kjo ka qenë tragjedi kombëtare

e në botë e njohur: ”Tragjedia e Madhe”

”Tregjedi e Madhe”- për metodën e  krimit

veqanërisht për mënyrën e organizimit!

Me qëllim t’posaqëm është zgjedhë Tivari

Me ia humbë fijen çdo shqiptari.

Mos të kishim shpëtuar disa shqiptarë,

Kurrë s’do të dihej për masakrën n’Tivar

Që u krye me urdhër të Serbisë

T’Malit të Zi e t’Maqedonisë,

më një fjalë të ish-Jugosllavisë!

Hije e zezë i pat ra edhe Shqipnisë,

Që s’ju  dual hiç në ndihmë vëllaznisë,

Ia vrau shkjau në derë të shtëpisë,

djemtë më të bukur, në lulën e rinisë,

duhet t’shënohen  n’faqet e historisë!”

Baca Azem kah po rrëfen

leshi i kresë përpjetë po na kërcen,

Masakra e Tivarit mos me u përmendë?!

mbi katërmijë djemë t’ri janë  vra  n’at vend!

Duke vazhduar rrëfimin e vet

Baca Azem sa mirë po flet:

”Për tragjedinë që na shkaktoi Tivari

prej shqiptarëve, unë shkrova i pari!

Jo pse isha unë aq trim,

por i drejtë dhe pata fituar guxim.

Edhe unë isha në lulën e rinisë

I pata shkruar atëherë ”Komitetit të Partisë!”

I kam pas shkruar Komitetit Qendror

të Jugosllavisë dhe atij n’Kosovë,

Si dëshmitar u kam pas shkrua me dorë:

”- Hapni dosjet e mos u bani horë!”

Pra, kanë pas fakte ajo udhëheqësi

në Jugosllavi besa edhe n’Shqipëni.

Çka u bë më vonë se dijta kurrë

Ndër historianë, asnjëni s’u tregua burrë!

Ai që është burrë e flet  t’vërtetën,

kur ka fakte, lehtë e mbron të drejtën

Nuk shtrembërohet e vërteta,

Me ndergjegje t’pastër të na gjej vdekja!

Dënim të rëndë të jep njerëzia,

Po edhe më t’rëndë – vet historia,

të dënojnë nënat edhe fëmija,

TË DËNON AMANETI I T’PARËVE,

TË DËNON GJAKU I T’VRARËVE!

Që e humbën në Tivar rininë,

Mbi katërmijëve, varret nuk ua dijmë!”

Me emocione rrëfen baca Azem,

Edhe diçka po ju thëm:

Për masakren që ndodhi n’Tivar,

duhet të mësoj sot çdo shqiptar!

Nëse dikush nuk do me mësue

gjaku i  t’vrarëve ka me e mallkue,

N’libra shkollore duhet shënue,

sa të është jeta mos me e harrue.

Të hyn si mësim në gjenerata

Në shkolla t’mesme edhe të larta,

Të botohen edhe shumë tekste

Të hyjnë si lëndë në Universitete.

Për Tivarin studentët me mësue,

me përgatitë temë – me diplomue,

në shkolla t’mesme për maturë

në Universitete për doktoraturë!”

Baca Azem kështu na tregoi

disa libra edhe vet i shkroi,

ka dorëshkrime pa i botuar

shumë për to janë interesuar.

Ka dëshirë botimet me iu krye

në gjuhë të huaja me iu përkthye

Por  sa  mjafton që vetëm dëshiron

vet s’ka mundësi, së është në pension!

Baca Azem na porositë:

”Këtë çka them duhet me dijtë:

Ta dijnë pleqët edhe të rinjtë

Se Historia mundet me u përseritë.”

Tash në kohën e lirisë,

Të shënohet n’faqet e historisë,

Të bëjnë shërbim brezave e rinisë

T’ia zbardhim fytyrën krejt shqiptarisë!”

*

Baca Azem e kreu rrëfimin,

Me krejt këtë e arriti qëllimin,

në pleqëri të thellë, e dha provimin

historisë i shtoi ndriçimin.

Ka merita për shumë shpërblime,

Shumë MIRËNJOHJE e  FALËNDERIME.

Që në moshën e thellë të pleqërisë

Të hyjë në faqet e historisë!

 

Si autor, kam edhe këtë mendim,

T’i shërbej  poemës si përfundim:

E përdora diturinë dhe mendjën,

E përpunova me shumë kujdes temën,

E shfrytëzova lapsin e penën,

Për me thurë sa më mirë poemën.

U përpoqa,  si me dëtyrim,

Ndaj Bacës Azem – një obligim,

U mundova ta gjejë mënyrën,

Bacës Azem mos me ia harrua t’mirën.

Baca Azem e kreu dëtyrën,

Ia la popullit Veprën më të mirën

Vetit dhe shokëve ua zbardhi fytyrën.

Të falemnderit, o Azem Xani,

Dëshiroj, larg të ndihet zani,

i dëshmove botës mbarë,

e ndriçove Masakrën në Tivar,

ku janë  vra me mijëra shqiptarë.

Shqiptarisë ia ndriçove historinë,

Mbete i pavdekshëm për brezat që vijnë.

 *                   ___

                    

4. QËLLIMI I VEPRËS

 

Veprat vlerësohen në bazë të qëllimit që kanë.

Veprat llogjikohen/gjykohen në bazë të pasojave.   

Mendoj se qëllimi i kësaj vepre mund të kuptohet nga këto vargje të Poemës:

              …

 Më 1945 në qytetin Tivar,

 u masakruan me mijëra shqiptarë,

Aty ia humbën çdo fije shqiptarit

Prandaj u quajt: Masakra e Tivarit.

Kurrë nuk harrohet ky tmerr i zi

Me shkronja të zeza – në histori.

Historinë duhet ta mësojmë,

Çfarë të bëjmë, çka të ndalojmë,

Për Historinë duhet me e dijtë:

Historia mundet me u përsërit!

Historia është e vlefshme,                       

Me të vërteta e jo e rrejshme,

Kur e njohim mirë historinë

mendojmë ndryshe për ardhmërinë.

              …

5. P  ë  r  f  u  n  d  i  m

 

Për të “shkrirë” thelbin e bërthamës se Qëndres së Rezistencës Shqiptare në Kosovë, Shtabi Operativ i Kosovës dhe Metohise (Kos-met) gjatë muajve mars-prill të v. 1945, urdhëron mobilizimin me dhunë të shqiptarëve për t´i dërguar në Frontin e Dytë “Adriatiku”. Skenari makaber parashikonte itinerarin Prizren-Kukës-Shkodër-Tivar-Dubrovnik-Rijekë. Të mobilizuarit prej oficereve shqiptarë nga cdo cep i Kosovës, u grumbulluan në kazermat e Prizrenit, ku u çarmatosen me arsyetimin se “do t’ju japim armë të reja angleze kur të mberrijmë!?”. Prapaskena ra në sy sidomos kur iu hoqen armët edhe oficerëve shqiptarë. Për shoqërimin e grupeve u ngarkua Brigada e 26-të terroriste e Divizionit 46 serb, e njohur për krimet ndaj shqiptarëve.

Grupi i parë prej 3700 vetash u nis më 24 mars 1945. Grupi i dytë me 4700 veta, u nis dy ditë pas (26 mars 1945). Ndërsa Grupi i tretë prej 2700 vetash u nisë më 28 mars 1945. Pra gjithësejt 11.100 (njëmbdhjetëmijëenjëqind) të  rinj shqiptarë. Shumë prej tyre u vranë gjate rrugës: ose natën në pushim, apo kur tentonin të shkëputeshin nga rreshti për të pirë ujë*. *(ndiejshin etje të madhe, nga se në Prizren, në vend të ushqimit u kishin dhënë mish të infektuar). Në mënyra e metoda të ndryshme shumë (afër 800) u vranë gjatë rrugëtimit për në Tivar.

Me mbërritjen në Tivarin famkeq, nga armata jugosllave, më 30 e 31 mars dhe më 1 e 2 prill 1945 janë vrarë e masakruar 8300 (tetëmijëetreqind) prej tyre.  Një numër janë mbytur në valët e detit. Kjo ishte masakra më e madhe  ndaj popullit shqiptarë, e njohur si “Masakra e Tivarit”.

 Ky krimi merr përmasa biblike, sidomos kur mendon m’u në atë kohë, regjimi i Enver Hoxhës trumbetonte miqsin’ e pathyeshme midis Beogradit dhe Tiranës, ndërsa ata mijëra djemë të Kosovës, duke “trupuar këmbë” nëpër tokën shqiptare/Shqipëri u transferuan në kasaphane/thertore në Tivar, pa u dalë kurrfarë ndihme nga Qeveria e Shqipnisë – nga vëllezërit e tyre shqiptarë. Kjo është e tmerrshme! E pakapshme për mendjet në kokat me ndjenja shqiptare.

Edhe kjo është pjesë e asaj që në historinë Kombëtare Shqiptare, duhet të shkruhet me shkronja të zeza e të trasha.

Por duke mos harruar kurrë për jetë, edhe pas jetës fizike, gjakun e derdhur të këtyre të rinjve shqitparë, që ishin në lulën e rinisë dhe aty, atëherë ju ndërpré jeta. Mbetën veprat ato që jetojnë dhe i bëjnë të pavdekshëm këta të rinj shqiptarë që, pa fije mëshire, pa fije ndërgjegjëje, pa fije turpi u masakruan nga fqinjët e tyre/tanë serbë e malazezë.

Masakra e Tivarit është njëra ndër tragjeditë  e mëdha të jetës që popullin shqiptarë  e bën të dëshprohet, nga se fqinjët e tyre thua se ua vodhën djemtë e tyre, filizat e nënave shqiptare, u shkatuan dhëmbshurinë e përzemërt, ua shkatuan dhe ua shtuan mallin për bijtë e tyre, ua kallën dhe ua përvëluan zemrat dhe zhpirtin. Nënat shqiptare dhe populli shqiptarë, përmes këtyre tragjedive u bë edhe më i fortë, ngjashëm sikurse hekuri që nga zjarri i fortë skuqet, por nga uji i freskët forcohet dhe shndrohet në çelik, kështu edhe këto u dogjën në zemër e shpirt nga dhembshuria për të bijtë e tyre, por mburrja dhe krenaria e veprave të tyre i bën të fortë e të qëndrueshëm – ndjehën faqebardhë sepse edhe bijtë e tyre “shkuan” me faqe të bardhë, ndersa ata që gjakosën duart, për terë jetën e tyre dhe pas vdekjës mbetën me faqe të zezë dhe qyqarë e mjeranë, ngjashëm sikurse ajo plaka malazeze që më të parë shqiptarët e masakruar në podrumin e shtëpisë se vet, u  u tranue, u çmendë/luajti mendësh dhe krejt jetën nuk dinte tjetër pos të bënte: “ku-ku, ku-ku, ku-ku!” e kjo nuk kuptohet ndryshe, pos si këngë e qyqës.

          Pas të gjitha këtyre, nënave shqiptare dhe popullit shqiptar iu mbet njëra nga detyrat më të  rënda që i takon NJERIUT TË DREJTË, QË TË SHKULIN vazhdimisht nga shpirti i tyre një keqdashje që mezi zhduket.

Prandaj, po e përfundoj këtë temë me këto dy mendime:

          T’ua lëmë të vdekurve lavdinë e përjetshme!

          T’ua  dhurojmë të gjallëve dashurinë e pavdekshme!          

                                               F U N D

e-mail: ekspertih@hotmail.com

 

 

Ky shkrim është lexuar 136 herë!

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

RadioEmigranti

facebook comments:


Leave a Reply