Pashko Vasa Mendimtari i Parë Republikan i Rilindjes sonë Kombëtare

Nga Aristotel Mici     Rreth Librit  “Burgimi im”- (La mia Prigionia”) të Pashko Vasës  (Vepër  autobiografike që hedh dritë  mbi rrethimin e  Venecies dhe arrestimin e lirimin e autorit.)  Libri “Burgimi im” Lexo më tej

HALLET DHE PËRFAQËSITË TONA NË GREQI

Nga Danel Cana   Dje, në një takim të rastësisshëm privat me një përfaqësues të ambasadës gjatë bisedës “shkoi dhëmbi tek dhëmbte dhëmballa”, në mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve! Ajo që Lexo më tej

DEFETARIZIMI I POLITIKËS DHE DEPOLITIZIMI I FESË

Nga Skënder Buçpapaj, VOAL   Ne shqiptarët dështuam në përçartjen tonë gjysmëshekullore për t’u bërë qendër botërore e ideologjisë komuniste. Mjerisht, në Tiranë, mjerisht, duket të ketë koka që ende, pas rreth Lexo më tej

Shembulli i një Shqiptaro-Amerikani që lobon i vetëm

Nga Artur Vrekaj   E kërkojmë në qiell lobimin për komunitetin dhe Çështjen Shqiptare. Ai është prezent atje ku Shqiptarët e kthjellët dinë ta bëjnë pa shumë bujë. Ju sjell një rast Lexo më tej

E KENI GABIM z. ALIMADHI

Nga Guri Shyti     Radhët që do të lexoni më poshtë do ta shtyjnë z. Alimadhi, dhe të gjithë ata që mendojnë si ai, të përdorin kundër meje atë fjalën që Lexo më tej

15-VJETË NGA SPASTRIMI ETNIK I NJË POPULLI

Nga Frank Shkreli   Ishte kulmi i luftës në Kosovë.  Periudha Mars-Qershor, 1999 ishte periudha e bombardimeve të NATO-s kundër objektivave të forcave ushtarake dhe policore të Serbisë në Kosovë dhe anë Lexo më tej

Rrugëtimi i USSH-së për një dekadë, organizatës së parë mbarëkombëtare

Nga Albrim S. Badallaj*   Studentët, si e ardhmja intelektuale e çdo shteti gjithmonë kanë pasur rolin kryesorë në proceset politike dhe shtetndërtuese, ku përmes iniciativave të ndryshme kanë arritur të bëjnë Lexo më tej

Tropoja është e tropojasve dhe jo e politikanëve

Nga Gjon Neçaj Kohët e fundit,në zallamahinë e  një opozite që kërkon ta zvetënojnë mazhorancën e sapo ardhur në pushtet,me anë të mitingjeve “paqësore”,e ku qeveria Rama po tenton  t’i bëjë oponencë Lexo më tej

Hajdutët që vijnë dhe horrat që shkojnë

Nga Aurel Dasareti*   Privatizimi i pakontrolluar në trojet shqiptare, ka krijuar një oligarki dhe jo një demokraci, çoi në një shoqëri të karakterizuar nga korrupsioni dhe abuzim të pushtetit. Heronjtë ose Lexo më tej

DY PIKA NAFTЁ PЁR NJЁ EPITAF

Nga Ing. Ahmet Çollaku   Një muaj më parë gjeologu Vangjel Kici që nga Kanadaja më shkruan se shoku ynë Petro Lena, Ing. topograf  që punoi  shumë vite ne Ndërmarrjen Sizmike të Lexo më tej

 

MBESA IME DORELË, MBUSHI 10 VJET…

Ose: Në vend të një libri të dytë, shkruar për të)

Nga Murat Gecaj

Gjithnjë, me “Babushin” tim të dashur…

1.

Sa shpejt ikën koha: ditët, javët, muajt! Më duket si dje, kur ne festuam ditëlindjen e mbesës Dorelë (nga vajza jonë, Mirela). Më 11 mars të vitit të kaluar, ajo mbushi 9 vjet të jetës së saj. Për ta gëzuar atë, unë përgatita një dhuratë tepër të veçantë. Pra, shkrova e botova një libër modest, publicistik-letrar dhe me ngjyra, të shoqëruar me shumë fotografi. Por gëzimin tonë donim ta ndanim edhe me të tjerët. Kështu, për ta përuruar atë libër, ne zgjodhëm shkollën 9-vjeçare “7 Marsi” të kryeqytetit, që drejtohet nga mikja e mirë, Dava Marku. Me atë rast, përveç mësuesve e nxënësve të asaj shkolle, atje shkuan familjarë të Dorelës, miq e kolegë të mi, shkrimtarë e poetë. Por ndodhej aty edhe Fatmir Xhemalaj, drejtues i Shtëpisë Botuese “Filara”, ku u përgatit ai libër. Kënaqësi e veçantë për të gjithë ne ishte, se për ta takuar e uruar Dorelën, erdhi dr. Sevda Basha, e cila kishte qenë e pranishme, pra reminatore, kur ajo lindi në Maternitetin e Tiranës. Folëm e diskutuam së bashku dhe të gjithë morëm me vete mbresa të pashlyera.

Për atë takim mjaft mbresëlënës, por dhe për librin e ri “Dorela”, u shkrua në shtyp e në Internet. Se, ashtu siç m’u shpreh një koleg, isha gjyshi i parë në Shqipëri, që hartoja e botoja libër të veçantë për një mbesë ose nip. Gjej rastin t’i falënderoj nga zemra autorët, që shprehën mendime të bukura dhe ripërsëritën mesazhet e këtij libri. Pra, se prindërit e gjyshërit, është e këshillueshme dhe frytdhënëse që t’i shoqërojnë kudo mbesat e nipat e tyre: në teatër, cirk e kinema, në festa e gazime të ndryshme, në përurime librash, por dhe në vizita familjare etj. Ja, emrat e këtyre kolegëve, shkrimtarë, poetë e publicistë, që shprehën mendimet e tyre, në shtyp e Internet, për këtë libër: Viron Kona (Tiranë), Fran Gjoka (Lezhë), Enkelejda Kondi (Francë), Belantina Venari (Elbasan), Sejdo Harka (Tiranë), Xheladin Mjeku (Prishtinë) dhe Ibrahim Hajdarmataj (Zogaj-Tropojë).

Tashmë, ky libër modest ka shkuar në dorën e lexuesve, në disa qytete të vendit tonë, por dhe në Kosovë, Shkup, Preshevë e Ulqin, në Itali, Francë, Greqi, Suedi, Londër e Nju Jork…Kështu, pra, vogëlushja Dorelë, mbesa ime, është bërë e njohur te mjaft bashkëmoshatarë shqiptarë, prindër e gjyshër të tyre.

Kopertina e parë e librit (Tiranë, mars, 2012)

2.

Një pyetje e natyrshme, mund të bëhet: Po më tej, si vijoi jeta e vogëlushes Dorela, pas botimit të një libri me emrin e saj? Unë, Babushi, a mos e “harrova”, që ajo përsëri dhe përsëri kishte nevojë për ta shoqëruar në vizita e veprimtari të ndryshme? Ndoshta, nuk është aq modeste ta them këtu, po sigurisht, nuk e lashë pasdore atë praktikë të bukur dhe të dobishme, që kisha zbatuar, deri atëherë.

Përmbledhurazi, mund të pohoj tani se, pothuajse, i kam të gatshme shënimet për ta shkruar edhe një libër të dytë për mbesën time. Se, ja për shëmbull, bashkë kemi qenë në përurime librash të tjerë, që organizuar në Muzeun Historik Kombëtar a gjetkë. Dorela i ka takuar disa teta e xhaxha, shkrimtarë e poetë: Bardhyl Xhamën, Viron Konën, Sejdo Harkën, Alketa Dervishin, Xhavit Mëzezin, Anila Dahriun, Isa Halilajn, Dëshira Haxhin, Hulusi Hakon, Belantina Venarin, Qatip Marën, Angjelina Krasniqin, Pilo Zybën , Vojsava Nelon e Pandeli Koçin etj. dhe ka biseduar ngrohtësisht me ta ose ka bërë fotografi të bukura, për kujtim. Është kënaqësi, kur tani takohem me këta kolegë e miq të mirë ose shkëmbejmë mesazhe përmes Internetit dhe jo pak prej atyre, si dhe Sadulla Zendeli-Daja, Ledi Kondi, Qibrije Hoxha, Sokol Demaku, Dinore Loshi-Qmaga, Zyrafete Kryeziu-Manaj, Vjollca Haradinaj, Vera Pelaj etj., më porositin nga afër ose që nga larg: “Përqafoje dhe puthe Dorelën e bukur, nga unë!”

3.

Me qenëse nuk përben ndonjë “sekret” të veçantë, po u tregoj se, pas botimit të librit në fjalë, bashkë me Dorelën kemi qenë në disa vende e veprimtari. Kështu, në verë ishim në një lokal afër Rinasit dhe morëm pjesë në dasmën e djalit të dajës tim, që jeton në Itali. Kënaqësi ishte edhe vizita në Panairin e 15-të Librit të Tiranës, ku Dorela u takua dhe u kënaq shumë, në bisedat me kolegun e mikun tim, shkrimtar, poet e publicist, Sadulla Zendeli-Daja, që jeton e krijon në Suedi. Bashkë ata bënë disa fotografi dhe mbesa ime e ftoi atë për vizitë, në shtëpinë tonë. Po kështu, të ardhur posaçërisht nga Durrësi, në Tiranë, takuam shkrimtarin e poetin arbëresh, prof.Luis De Rossa, botues i revistës Kumbora”, por dhe shkrimtarin Pandeli Simsia e bashkëshorten e tij, të cilët jetojnë në Nju Jork.

Është e paharruar për ne, se kemi shëtitur bashkë nëpër Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe kemi parë manifestimet e bukura, të zhvilluara me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Me atë rast, kemi takuar edhe një grup emigrantësh shqiptarë, me banim e punë në Suedi. Ata kishin ardhur që andej, me autobus e udhëtuan deri në Vlorë dhe u kthyen në Tiranë e pastaj shkuan në vendbanimet e tyre.

Pa fjalë… (Tiranë, 11 mars 2013)

Kohët e fundit, publikova një libër tjetër, kushtuar vizitës sime në Suedi, në prill të vitit të kaluar, me titullin “Me zemër në vendlindje”. Kur e pa Dorela, m’u drejtua: “Të lumtë Babushi im, që e ke shkruar këtë libër për miqtë dhe kolegët tu, disa nga të cilët I njoh edhe unë! Ata ishin njerëz të mirë dhe, ashtu si dajë Ariani e dajë Altini, jetojnë në një vend të huaj. Prandaj ata i merr shumë malli për vendlindjen e tyre, për Atdheun. Ndryshe, nuk do të bënin qindra kilometra, për të ardhur në Kosovë e në Shqipëri, në festimet e 100-vjetorit të Ditës së Flamurit tonë Kombëtar”.

Disa nga këta bashkatdhetarë, në nëntor të vitit të kaluar, bashkë me miq suedezë, erdhën për vizitë e në ato festime, në shkollën 9-vjeçare “Demokracia” të Durrësit. Meqenëse unë isha atje, bashkë me ta, Dorela më pyeti që t’i tregoja ndonjë episod të bukur, nga ajo vizitë. Ndër të tjera, i thashë asaj se aty erdhi edhe mësuesi Remzi Basha, i cili kishte udhëtuar, më këmbë, që nga Prishtina e po vijonte të ecte ashtu, deri në Vlorë, ku ishte ngritur së pari Flamuri ynë Kombëtar, më 28 Nëntor 1912.

4.

Në pragun e vitit të ri 2013, shkova disa ditë në Asti të Italisë, ku jeton edhe djali im i vogël. Kur u ktheva në Tiranë, Dorela u gëzua shumë dhe, pasi mori dhuratat e dërguara prej tij, më pyeste parreshtur: “Si i kalove ditët atje, Babush? Po dajë Altini, me teta Lorin e Marcellon, si ishin?” Sigurisht, kureshtjes së saj, iu përgjigja me dëshirë e i tregova që ishin mirë dhe se i kishte marrë shumë malli për ta takuar atë, sa më parë. Prandaj dhe më pyeti: “Po unë, Babush, kur do të shkoj atje dhe a më lejojnë të udhëtoj, pasi ende jam e vogël dhe nuk e kam nxjerrë letërnjoftimin?”

Dorela nuk kishte kërshëri vetëm për udhëtimin tim në Itali. Po kështu, kur u ktheva nga vizitat e mia të kohëve të fundit, në Shkup, Prishtinë e Ulqin, bashkë me Akademikun Alfred Uçi, ajo donte të dinte se çfarë pamë atje dhe, në përgjithësi, si e kishim kaluar në ato veprimtari të bukura. Sigurisht, i tregova asaj se edhe atje jetojnë e punojnë qindra e mijëra shqiptarë, të cilët e kanë simbol të tyrin, Flamurin tonë Kombëtar. Prandaj dhe i festuan aq gëzueshëm, ashtu si ne në Shqipëri, 100-vjetorin e Pavarësisë, Vitin e Ri, por dhe 7 e 8 Marsin 2013.

Siç dihet, fëmijët kanë intersa jo vetëm për mësimin në shkollë, po dhe për punët e profesionet e ndryshme. Vërtet nuk dihet se çfarë udhe do të marrin ata në jetë, kur të rriten, por ndikim të veçantë ka edhe koha e vegjëlisë. Kështu, një ditë e shoqërova Dorelën për në parukerinë e kusherirës sime, Jozi. Menjëherë u miqësuan bashkë, nisi të bashkëpunojë me të dhe u shpreh me çiltërsi: “Do ta mësoj me ty, këtë profesion, teta. Bile, kur ta mbaroj shkollën, do të bëhem edhe unë, kështu si ti”. Nga takimi e biseda e tyre e ngrohtë, ruaj edhe disa fotografi.

Ju më keni xhan, sepse më keni dhuruar lule për ditëlindjen…(Foto: B.Xhama)

Ishte koha e pushimeve verore dhe ne menduam ta dërgonim Dorelën, për të marrë disa njohuri më të plota për gjuhën angleze, të cilën e kanë në programin e shkollës së tyre. Falë dashamirësisë së teta Lindita Titkës-Pasholli, që drejton një qendër të mësimit të gjuhëve të huaja, Dorela e nisi dhe e vazhdoi me kënaqësi atë kurs, për disa muaj. Mirëpo, një ditë, ajo m’u drejtua, me sinqeritetin e moshës: “Babush, ambarojnë ndonjëherë shkolla dhe këto mësimet?” (ha, ha) Sigurisht, e sqarova atë, se mësimet e dituria nuk kanë fund dhe se ato e shoqërojnë njeriun gjatë tërë jetës.

Një shkrim më vete, për librin e dytë (në projekt) “Dorela”, mbushur me mbresa dhe emocione të forta, mund të përbënte ndarja e përkohëshme, me vëllain e saj, Deivisin, i cili është 9 vjet më i madh. Me vizë të rregullt gjermane, para tri javësh, ai udhëtoi me avion për në Hamburg. Në qytetin e vogël verior, Kiel të Gjermanisë, u vendos te një kusheri i tij. Aty nisi menjëherë një kurs 6-mujor, për mësimin e gjuhës gjermane. Më tej, mendohet që ai mund t’i ndjekë studimet e larta. Këto e fakte të tjerë, Dorela ka shfaqur interes t’i dijë nga unë, por dhe e ka pyetur vëllain e saj, në bisedat e shpeshta, përmes internetit “Skype”.

Ja, më duket se këto shënime të mijat, në 10-vjetorin e ditëlindjes së mbesës së dashur Dorelë, po mbarojnë. Besoj, kisha të drejtë, kur u shpreha se mund të shkruaja edhe një libër tjetër për të, duke u bazuar në ngjarjet, që përshkova më lart e të tjera dhe ku, si gjithnjë, është e pranishme ajo. Sigurisht, këtë gjë nuk do ta ndërpresim as në të ardhmen.

Dëshiroj që, me këtë rast, t’i uroj nga zemra mbesës sonë Dorelë: Paç kurdoherë shëndet të plotë, arritje në mësime e çdo veprimtari, gëzime dhe i përjetosh të gjitha lumturitë e kësaj bote!

Tiranë, 11 mars 2013

Ky shkrim është lexuar 1009 herë!

Share and Enjoy

facebook comments:


Leave a Reply