ÇAMÇAKËZI I “AKADEMISË SË SHKENCAVE”…

Nga Fritz Radovani, pjesa e tretë   Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë…   Pjesë e origjinalit të letres së At P. Mëshkallës… Nëse dishroni me pa një popull pa t’ Lexo më tej

SHENJTORJA SHQIPTARE QË I LUTEN SERBËT

Mendoj që ka ardhur koha për ti thënë të vërtetat historike të kombit tonë, por e vërteta nganjëherë është edhe e dhimbshme.   Nga Arben LLALLA   Shqiptarët janë një popull euforik, Lexo më tej

Ribashkimi i shqiptarëve preventiv dhe akt i domosdorshëm i qetësimit në Ballkan dhe Evropë

Nga Asllan Dibrani    Raportet politike  gjithmonë kanë qenë   të ngrira me Serbinë dhe me  popujt  grabitqar  fqinje që as edhe një shtet  fqinjë nuk  është formuar  pa gllabëruar tokat shqiptare. Kjo Lexo më tej

“JUP KASTRATI KY BIR (K…) I MADH I SHKODRES ! 2

Nga Fritz Radovani, pjesa e dytë Nga ky dokument i botuem nga anadollaku “ dr. prof.” Jup Kastrati “Parathanje” e librit të Rakip Beqaj: “Veprimtaria Antikombëtare e Klerit Katolik Shqiptar”, kam besimin Lexo më tej

PERDORIMI I TERMIT “SHQIPRI E MADHE” NE MJETET E INFORMIMIT DHE DEBATE, ESHTE VETVRASES PER POPULLIN SHQIPTARE

R E A G I M  ME  KOMENTIM Nga Prof. Dr. Riza Sadiku Jam një nga lexuesit e rregullte te gazetës ditore ”Zëri”, punën e te cilës e çmoje larte, dhe për Lexo më tej

DISA GABIME TË PAFALSHME TË ZOTIT PLATINI

Nga Vlash Fili   Gjithë bota e pa qartë katrahurën që ndodhi në Beograd, në takimin Sërbi – Shqipëri, e vlefshme për kualifikimin në grup, për Europianin Francë – 2016. Dhe për Lexo më tej

PAPA PALI VI PËR SHQIPTARËT DHE KARRIGA BOSH E SHQIPËRISË NË OKB

Nga Frank Shkreli   Të djelën, në mbyllje të Sinodit të Jashtzakonshëm mbi Familjen që u mbajtë  në Vatikan, Papa Françesku celebroi meshën me këtë rast në Sheshin e Shën Pjetrit.  Gjatë Lexo më tej

Politika e Beogradit sulmon Shqipërinë përmes mercenarëve islamiko-shqiptarë!

Nga Asllan Dibrani   Rastin e  ngritjes së flamurit   etnik shqiptar mbi  Beograd  serbët    e shfrytëzojnë  si propagandë   edhe në fushën  diplomatike. Nga urrejtja dhe   primitivizmi  shekullor i tyre,   Ministria    serbe dhe Lexo më tej

KOSOVA ËSHTË ATY KU KA QENË GJITHËKOHËS,SEPSE KA GJURMË JETE – ASGJKUNDI ARDHACAKËT

Dhjetëra lokalitet arkeologjike  nga rreth 400 gjithsej të evidentuara në territorin e Kosovës  Nga GËZIM LLOJDIA*     1. Njerëzit sllavë, serbët u shfaqën në Ballkan mes shek 6 dhe të 7,(shkruan Lexo më tej

Fati i Kosovës ishte dhe është edhe sot se patëm një diasporë të fuqishme

Nga Ramiz Dërmaku Diaspora  shqiptare e Kosovës ishte ajo e cila mbi 17 vite aparteidi e gjenopsidi, social e kombëtar, nuk lejoi që Kosova  t’i nënshtrohet Serbisë për një kafshatë goje.               Lexo më tej

 

UÇK-FARK

Nga Hafir Hoxha

Hafir Hoxha në mes të ushtarëve

Si kuptohen dhe trajtohen këto dy elemente tek qytetaret tanë dhe pse nuk i sqarojnë gjerat personat kompetent për këtë çështje ! ? Lëvizjet për çlirimin dhe bashkimin e trojeve Shqiptare kurrë nuk jenë ndalë . Ka pasur momente apo periudha kohore kur ato kanë qënë më pasive e ndonjëherë më aktive , të gjithë ata njerëz shekuj me radhe që kanë punuar dhe kanë bërë rezistence të llojllojshme ndaj okupatorëve të vendit dhe kombit tonë janë meritore dhe i kanë pri punës që më në fund vitin 1998 të fillojë lufta e armatosur kundër okupatorit Serb në Kosovë.
Pasi 56 shtete neutrale ( kryesisht shtete Afrikane , Arabe dhe Aziatike) e që atyre u printe kryetari i ish Jugosllavisë Josip Broz Tito , ishin jo të përshtatshme dhe nuk u konvenonte aleancës së NATO-s që ato të jenë si një pakt dhe të zhvillohen në aspektin gjeostrategjik, jashtë kontrollit të tyre. Ato shtete kishin udhëheqës kryesisht diktatorë dhe në to nuk funksiononte demokracia. Pikërisht për këtë u investua dhe u bë strategjia për shpërbërjen e tyre . Ato që ishin me sistem socialistë komunistë organizuan dhe realizuan revolucionet e tyre demokratike të brendshme aty ku u dobësuan pozitat e diktatoreve të tyre , ne disa u dashtë edhe të luftohet dhe të intervenohet me forca të NATO-s siç ishte Jugosllavia, Libia, Iraku, Afganistani dhe ne disa shtete të vogla Afrikane dhe ky proces ende vazhdon edhe sot ne Siri, Iran dhe shtete të tjera . Jugosllavia ishte mjaftë e fuqishme dhe specifike, sepse brenda saj kishte shumë interesa dhe për ta shkatërruar u deshtë që patjetër të bëhet luftë e brendshme, të lokalizohet lufta mes republikave Jugosllave dhe mos të zgjerohet konflikti ne rajon. Kjo u arrit me përgatitje të mire të Amerikës dhe aleatëve të saj , për disa gjera edhe jashtë vullnetit dhe dëshirës së Unionit Evropian!
Në vitin 1991 filloi lufta ne Slloveni. Unë dezertova nga armata Jugosllave si eprori i parë dhe ju bashkangjita ushtris Sllovene me tër njësitin tim dhe më 29.06.1991 dhe pas tri dite u bënë 250 ushjtare shqiptarë që dezertuan nga armata Jugosllave dhe ne dëshironim te fillojmë luftën ne Kosovë por kishte qen stratqgji e gabuar . Une pasi u kyqa si epror i rregullt i armates Sllovene si komandant bataljoni bllokova dhe qlirova 6 karakolla kufitare me ishtarët e mij qe une i kisha strërvite dhe ne tavane të dy karakollave gjeta nga 5 ushtarë Shqiptare te lidhur per shtylla dhe gojen mbyllur të cilit kishin tentue te dezertojnë nga APJ por ishin kapur nga eproret e dhe ushtaret kolegv te tyre . Ne, shqiptarët, ishim të parët që e dëshironim dhe ia bënim hyzmetin shkatërrimit të Jugosllavisë. Mirëpo, Amerikanët e kishin variantin e tyre me të arsyeshëm dhe dallonte nga i yni .
Me ndihmën e diasporës sllovene , kroate, shqiptare dhe atë të Serbisë punuan shumë që të fusin konflikt ndërnacional dhe të fillojë lufta brenda Jugosllavisë ku secilit nga këta të lartpërmendur u kishte premtuar shtetësi , demokraci dhe pavarësi Amerika. Kjo edhe u arrit; fillimisht u pavarësua Sllovenia, pastaj Kroacia , luftë me e gjatë ishte në Bosnje, pastaj Maqedonia u nda si tampon zone me qëllime të caktuara të NATOS . Shume armatim dhe teknologji ushtarake u koncentrua ne Serbi , edhe asaj me vonë ia ndanë Malin e Zi që mos të këtë qasje ne detin Adriatik. NATO deri më tani nuk pati dëshirë as nevojë të intervenojë, sepse si desert e kishte Serbinë e cila ishte më e padëgjueshme dhe kërcënonte fqinjët , dhe për këtë kishte mbështetje nga Rusia. Për ta përgatitur edhe intervenimin ne Kosove dhe Serbi u duhej të bëhen përgatitje të gjata dhe diplomatike në aspektin gjeostrategjik dhe politik nderkombëtarë.
Ne shqiptarët e Kosovës, duhej të prisnim radhën, gjatë tërë kohës sa zgjatën luftërat në republikat tjera të Jugosllavisë nga viti 1991 -1997. Pra duhej të qëndronim të qetë, të durueshëm dhe t’i përcjellim polikat paqësore të Ibrahim Rugovës dhe Lëvizjes kombëtare të LDK e që ishin të sinkronizuara me Amerikën. Kur erdhi koha dhe u pjekën kushtet për t’i shkatërruar përfundimisht edhe strukturat e fundit të Jugosllavisë që ishin akumuluar ne Serbi, filloi skenari ynë mirë i përgatitur me aleatët tanë.
Së pari për të pas hapësirë manovrimi dhe për të bërë një udhë e dy punë , në vitin 1997 u demobilizua Ushtria Shqiptare që ishjte e stërngarkuar me njerez dhe ende system komuniste te subordinimit në te , pastaj ministria e Mbrojtjes dhe e Punëve të Brendshme, në Shqipëri u krijua situate “ jashtë kontrollit “por gjithnjë nën kontrollin amerikan që mos të dilte konflikti jashtë vendit dhe kornizave të përcaktuara paraprakisht.
Ne Kosovarët, tani kishim mundësi dhe hapësirë të mjaftueshme për mobilizim , manovrim, stërvitje, dhe luftime në hapësirat “jashtë kontrollit të shtetit Shqiptar” , sepse Shqipëria kishte telashe të brendshme ! . Prandaj nuk mund t’i kontrollonte lëvizjet tona , nuk ushtronte kontroll ne tërë sipërfaqen e shtetit dhe ne kishim të gjitha mundësitë gjeostrategjike dhe politike që ta fillojmë luftën edhe me tërë seriozitetin që kërkon lufta.
Gjatë tërë kësaj kohe bërthamat e UÇK ishin aktive në Kosovë, vepronin dhe kryenin detyra operative, kurse politika legjitime e qeverisë në egzil proklamonte luftën paqësore dhe zgjidhjen e problemit në formë me të butë. Me këtë formë qeveria fitonte simpati diplomatike te shumë vende. Kombinimi i politikes paqësore dhe lëvizjes për luftë ishin “pa dashje“ mirë të sinkronizuara dhe të dyja jepnin rezultate të mira në teren dhe në politiken vendore, rajonale dhe ndërkombëtare .
Kur në Kosovë hyri sasi e mjaftueshme e armatimit dhe teknikës luftarake, kur u siguruan pajisje të mira të logjistikës nga Perëndim dhe Shqipëria për ta mbështetur luftën , ateherë Komandanti legjendar, Adem Jashari nga ana e tij e filloi luftën. Dr. Ibrahim Rugova me kanalet e famshme largoi dhe strehoi popullatën në derë të shtëpisë, në Maqedoni dhe Shqipëri dhe opinioni botëror u informua mirë se Serbia tani së fundi edhe në Kosovë po zhvillon terror dhe masakër sikurse ne Bosnje dhe në republikat tjera , bën pastrim etnik dhe se duhet të dënohej me intervenim të NATO-s.
Nga këndvështrimi gjeopolitik, të gjitha arsyet dhe mundësit ishin ne favor të intervenimit dhe NATO intervenoni dhe zhduk pikat e fundit të shpirtit Jugosllav ne Serbi. UÇK-ja ishte strukturë ilegale një kohë të gjatë në Kosovë. Pas vitit 1997, në Shqipëri liderët e saj kishin mbështetje nga liderët e Shqipërisë sepse e dinin detyrën që do ta ketë UCK-ja. Disa liderë dhe aktivist që nuk ishin të kyçur ne strukturat e UCK-së e që i përkisnin lëvizjes se LDK-se dhe qeveris ne egzil pasi filloi lufta menduan dhe tentuan t’i ngjallin institucionet që ato ta bëjnë dhe zhvillojnë luftën e UCK-së. Kjo formë nuk i shkonte në favor politikës së SHBA-ve! U favorizua UÇK-ja e organizuar spontanisht dhe në vija horizontale zë komandimit . Lideret politik dhe komandantet e UCKe “u vonuan “ deri u publikuan emriat etyre , të Shtabit të UÇK dhe të gjithë përfaqësuesve tjerë të atij Shtabi ushtarak dhe politik. Qeveria në egzil doli jashtë ekipit dhe grupit të orkestrës, tentonte me buxhetin e vet të 3% ta fus tërë situatën nën kontroll e që nuk kishte fare mundësi .
Kështu, Shpalli kolonel Ahmet Krasniqin ministër të FARK-ut. Pra, paraqitën Forcat e Armatosura të Republikës se Kosovës – FARK. Shumë njerëz në këtë strukturë kishin punuar në ilegalitet, kishin stërvitur dhe kishin kryer edhe disa nga ta edhe detyra operative në terren kundër okupatorit. Të gjithë këta ushtarë erdhën në Shqipëri dhe ne Kosove dhe me emblema të UÇK-se janë stërvitur si ushtarë të UÇK, punuan, luftuan dhe nuk ekzistonte dallimi në mes të fishekut të tij dhe të atij të UÇK –se për armikun. Dallonte vetëm burimi financiar, sepse ushtaret dhe eprorët në qendrat stërvitore dhe mobilizuese ne Shqipëri u financonin nga fondi i të gjithë qytetareve të Kosovës, pra nga Fondi i 3%, kurse bërthamat dhe Shtabi i UÇK-se nga fondi “Vendlindja thërret”.
Dallim kishte edhe struktura organizative dhe për këto çështje kishin takime të shumta z. Azem Syla dhe z. Ahmet Krasniqi. Pasi në takimet e tyre për shkak të pikëpamjeve politike nuk arrinin të akordohen ani pse Kolonel Ahmet Krasniqi ishte i kuptueshëm, qëllim mirë dhe tolerant, ata që e shpallen ministër të Mbrojtjes të FARK-ut nuk lëshonin pe dhe mendonin se do të ia dalin ne parimet e tyre politike, e me vonë pas vrasjes se colonel Krasniqit ata u binden që e patën gabim. Pse? Sepse pas vrasjes se Ahmet Krasniqit, po ata njerëz ia ofrojnë Fondin e 3% disa komandantëve të UÇK-se e bile disa bëhen edhe ministra dhjetë vite pas përfundimit të luftës. Njerëz të tillë që kanë pas dëshirë të kenë funksione dhe pozita në shpinë të Ahmet Krasniqit, Salih Çekaj, Agim Ramadanit dhe shume heronjve dhe luftëtareve të tjerë, ata kanë penguar në kohën e luftës, kanë bërë përçarje dhe ata sot e bëjnë listën e FARK-istëve dhe kërkojnë sot status të veteranëve të luftës se UÇK-se. Ata në listat e tyre tani kanë futur shumë dëshmorë dhe heronj dhe mundohen të mbulohen me veprat e tyre heroike.
Ahmet Krasniqi i ka thanë shumë qartë Azem Syles : “Azem të gjithe ushtarët dhe eprorët që janë në qendra stërvitore dhe në luftë janë pjesëtarë të UÇK-së , të gjithë janë nën komandën e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, dhe tëgjithë do të vihen nën urdhërat e Shtabit të përgjithshëm te UCK-së , por mua më nevojitet emri dhe mbiemri i komandantit të Shtabit të UÇK-së t’ia dorëzojë tërë këtë arsenal teknik dhe njerëzor sepse unë jam Ministër i FARK-ut e ne ketë ministri kam edhe Mbrojtjen Teritoriale të Republikës së Kosovës me Shtabin dhe strukturat e njësitet e tyre dhe e kam Ministrinë e Punëve të Brendshme, kështu që këto tri struktura përbejnë FARK-un”.
Tani e kemi situatën më të qartë se çka dhe kush dëshirohej të ishte FARK-u . Për të qenë kështu nuk u duhej vetëm një letër e shkruar me dorë , e pa protokolluar dhe e shkruar në një kafene, sepse një letër të tille për këto gjëra mua dhe Agim Ramadanit na e pati treguar kolonel Ahmet Krasniqi kur ne tashmë kishim tre muaj që ishim në strukturat e LKÇK-së. Atë letër, atë lloj „vendimi“, ia kishte dhanë z.Bujar Bukoshi me nënshkrimin e tij. Agim Ramadani i pati thanë : “Kolonel Krasniqi, a hajgare janë kah bëjnë ata njerëz me ty, me neve dhe këtë popull a !? Kush janë more ata që japin kësi vendime dhe në këtë formë !? Lej këto senez. kolonel, po eja të punojmë këtu ku jemi duke punuar, se nuk na nevojiten neve asi ministra, ne mundemi t’i kryejmë punët tona edhe pa ta e pa këso letrash “.
Prandaj, ne të gjithë ushtarët dhe eproret që kemi veprua në të gjitha zonat luftarake të UÇK-së , të gjitha brigadat që kanë luftuar, të gjitha qendrat stërvitore ku kemi stërvitur, pajisur dhe sheruar me mijëra ushtare të UÇK-se, ishim dhe jemi pjesëtarë të UÇK-së, edhe pse një kohë kemi pas burim financiar nga Fondi 3% , prandaj ata persona që kinse ishin të ministrisë se Punëve të Brendshme , të ish Mbrojtjes Territorialë të Republikës se Kosovës që nuk kanë qenë në radhët e UÇK-së, logjikisht nuk do duhej të mund të jenë veteranë të UÇK-së, sepse ka emërtime dhe merita tjera edhe për ta. Mos të lejojmë t’i përziejmë gjërat dhe dikush të hyj nën hijen e heronjve, dëshmoreve, invalidëve dhe veteranëve të luftës se UÇK pamarre parasysh ideologjinë e tij politike dhe religjioze. Kryesorja vepra e tyre flet. Ata që dëshirojnë t’i politizojnë këto gjera lehtë është t’i identifikojmë sepse vepra dhe faktet flasin për të gjitha këto që unë i përmenda.
Respekt për të gjithë por e vërteta është kjo!
Shkruan : Hafir Hoxha , ish ushtarak i APJ, nga 29.06.91 epror i ushtrisë Sllovene, nga 20 .03.98, i UÇK, dhe në TMK pas luftës . Në detaje, në shume gjëra të cekura nuk kam kohë as mendjen të hy , edhe pse për shumë çka që kam cek këtu nevojiten sqarime më detaje. Pasi nuk merrem me politikë edhe kjo që thash ishte mjaftë.
Dhashte zoti qe sa me shpejte të hyn Serbija ne NATO dhe pastaj të happen rruget edhe për neve Kosovarëve .
Gjërat ndryshe i kishte pas bërë gati Ibrahim Rugova, Adem Jashari me njerzit e tyre me Ameriken dhe aleatet te tjere !…

Ky shkrim është lexuar 2649 herë!

Diaspora TV

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

RadioEmigranti

facebook comments:


Leave a Reply