KOSOVËS SI KURRË MË PARË I DUHET VLERA AKADEMIKE E KOMBERTARE E JO MILITANEIZEM INATEÇOR DHE ORDINER

Nga Asllan Dibrani dhe Sylë Mujaj   Se Kosova është në duart e bandës vrastare të Hotel “Rognerit”,  nuk ka dilema!.Kosova e pasluftës kudo që prek, kudo që shkel , kudo që Lexo më tej

NËSE DONI TA SHPËTONI ATDHEUN, SHPETOJENI SA I KA MBETË EDHE PAK FRYMARRJE

Nga Agim Gashi Me emrin Lavdërim e mbiemrin Muhaxheri, një shqiptar nga Kaçaniku, në njëren dorë mban thiken e në dorën tjter koken e një të riu, dhe kaq mjafton përshkrimi i terroristit Lexo më tej

Edhe INA u bashkohet zërave lobues për përshpejtimin e shenjtërimit të Nënë Terezës!!!

Nga Instituti për Çëshje Kombëtare   Instituti i Çështjeve Kombëtare (INA) bashkohet me përpjekjet e disa intelektualëve shqiptarë dhe të huaj të cilët, që nga 15 qershori 2014, po lobojnë nëpërmjet një Lexo më tej

MUND TË JETË KRIM LUFTE

Nga Frank Shkreli   Komisionerja e Lartë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay dënoi të hënën rrëximin e aeroplanit të pasagjerëve të linjes ajrore Lexo më tej

Një vlerë universale

Faktori kohë si vlerë Nga Vilhelme Vranari Haxhiraj      Të nesërmen vendosa të shkoja  te mjeku. Papritmas në rrugë u ndesha me kolegen time, e cila parkoi makinën dhe u bashkua me Lexo më tej

KOSOVA PA RUGOVËN DO TË ISHTE BËRË SI PALESTINA

KOSOVA PA RUGOVËN DO TË ISHTE BËRË SI PALESTINA Nga Xhafer Leci Më 17-07-2014  tek Koha.net, E. Robelli kishte shkruar një shkrim me titull: “Kosova nuk është pështymore për bijtë e Ibrahim Lexo më tej

MAZHORANCA DHE OPOZITA NË UNISON

Nga Elida Buçpapaj, VOAL   Mazhoranca dhe opozita janë në unison. Sado absurd që të duket ky fakt, kur ke para sysh se si bëhen mish për qofte në Kuvendin e Shqipërisë, Lexo më tej

Islami Sisters placed on administrative leave after 30 years working at the Voice Of America (Anglisht)

By Mërgim Korça The two legendary journalist sisters, Isabela (Islami) Çoçoli and her sister Zamira (Islami) Edwards, have been placed on Administrative Leave at the Voice of America. This announcement rightly spurred Lexo më tej

Çoke be, Çoke qebapi…

Rreth rolit të intelektualit në qeverisje dhe në shoqëri Nga Ajet Nuro   Kam kohë që nuk jam marr me shkrime apo opinione politike për atë çka ngjet në Shqipëri, Kosovë apo Lexo më tej

BIJTË E ETËRVE ‘TË DJATHTË’

Nga Skënder Buçpapaj   Bilal Kola u emërua në krye të Institutit të ish të Përndjekurve Politikë, instancë e Qeverisë  së Shqipërisë. Ky lajm më shërbeu si nxitës vendimtar për të shtjelluar Lexo më tej

 

RECESIONI GLOBAL DHE NDIKIMI I TIJ NË EKONOMINË SHQIPTARE

 Botime Universitare

Shifrat nuk e drejtojnë botën, por ato na mësojnë se si duhet drejtuar ajo”

G ë t e

Nga Enver Memishaj, ekonomist

 Historia na mëson se studjuesit në përfundim të analizës që bëjnë për plagët e shoqërisë, konfliktet dhe krizat arrijnë gjithmonë në përfundimin se konfliktet e krizat kanë ndodhur sepse ata që drejtojnë shoqërisë, politikanët dhe burrat e shtetit nuk kanë dëgjuar, specialistët, njerëzit e ditur që janë profetët që Zoti dërgon mbi tokë.

Në kohën e sotme gati e gjithë bota po kalon një krizë financiare, nje recesion i cili preku të gjitha fusht e jetës. Amerikanët si gjithnjë, shembulli i administrimit model të një shoqërie të drejtë, nxorrën nga buxheti i shtetit mbi miliarda dollarë për bankat private dhe shpëtuan falimentimin e tyre.

Ne shqiptarëve na shkon menjëherë mëndja tek viti 1997, dhe sot mendojmë sa mirë do të ishte sikur shteti jonë të kishte vepruar si Amerika, të kishte marrë përsipër shlyerjen e borxhit të firmave piramidale dhe nuk do të kishte ndodhur ajo katastrofë që  ndodhi e cila si nga ana ekonomike ashtu edhe në dëme njerzore e morale ishte shumë më e madhe se detyrimi që firmat piramidale u kishin qytetarëve të tyre.

Sot Shqipëria kërcënohet nga recesioni global dhe gjendet në prag të një depresioni, ndikimi i të cilit u pasqyrua qartë gjatë vitit 2012.

1. Ç`duhet të bëjmë ?

Kësaj pyetje duhet ti përgjigjemi me një fjali të vetme, që vjen nga përvoja historike e botës dhe e vendit tonë: Të dëgjojmë zerin e ekonomistëve, zërin e njerzëve të mënçur.

Një zë i tillë është edhe zeri i Prof. Dr. Alqi Naqellarit, i shprehur në dhjetra konferenca brenda dhe jashtë Shqipërisë, në intervista televizive dhe në auditoret e disa universiteteve në Shqipëri, Maqedoni e Kosovë.

Kjo veprimtari shkencore e publiçistike e ka bërë sot në fushën e ekonomisë një zë të respektuar dhe të njohur profesor Alqi Naqellarin. Autor i 10 teksteve universitare, 3 monografive  në fushën e ekonomiksit të botuar vetëm dhe në bashkëpunim me autoritete të fushës së ekonomisë, autor i më shumë se 20 artikujve shkencorë të botuar në revista prestixhioze ekonomike brënda dhe jashtë Shqipërisë, në shqip dhe në anglisht.

Tani së fundi ai vjen me veprën e tij të njëmbëdhjetë  “Recesioni global dhe ndikimi i tij në ekonominë shqiptare”, botim i Universitetit Ndërkombëtar të Strugës dhe Universitetit Mesdhetar të Tiranës, Strugë 2012.

Kjo vepër është një bashkëpunim i suksesshëm ndërmjet Profesor Alqi Naqellarit dhe ekonomistëve të rinj që po hedhin hapa të suksesëshëm përkrah profesorit: Magjistër Robert Maliqit dhe Magjistër Almarin Naqellarit. Bashkëpunim që është për t`u përshëndetur si nga guximi të rinjëve që premtojnë shumë për të ardhmen, ashtu edhe nga fisnikëria dhe mënçuria e profesorit në përkrahje dhe bashkëpunim me talentet e reja, një shembull qytetarie dhe profesionalizmi që duhet përshëndetur dhe ndjekur.

Libri voluminoz prej gati 600 faqesh, që analizojmë duhet të shërbejë si manual për ekonominë tonë në kohën e sotme.

2. Përmbajtja e librit.

Libri ndahet në gjashtë kapituj:

Në kreun e parë është përshkruar pamja e ekonomive të rajonit dhe vendeve kufizuese të këtij rajoni, veçanërisht e parë ndërmjet viteve 2008-2011.

Në kreun e dytë janë analizuar modelet ekonomike që aplikohen sot në botë.

Në kreun e tretë janë analizuar treguesit kryesorë makro ekonomikë dhe është arritur në përfundimin se që nga viti 2009, ekonomia shqiptare duke përjashtuar treguesin e inflacionit, në treguesit e tjerë nuk ka pasur rezultate të kënaqëshme.

 Në kreun e katërt janë analizuar politikat ekonomike që janë aplikuar gjatë periudhës së recensionit 2008-2011, dhe është arritur në konkluzionin se Banka Qëndrore nuk ka aplikuar politika ekspasioniste  në mbështetje të politikave ekspasioniste fiskale të aplikuar nga qeveria.

Në kreun e pestë janë analizuar mundësitë dhe prespektivat e ekonomisë shqiptare.

Në kreun e gjashtë janë dhënë konkluzinet e nxjerra nga studimi dhe analizat që bëhen në këtë vepër.

Nga kjo paraqitje e shkurtër e përmbajtjes së kësaj vepre del e qartë se kjo është një vepër e çmuar, që vjen në kohën e duhur, si një shërbim i madh që i bëhet shoqërisë dhe që ju shërben në radhë të parë burrave të shtetit dhe politikanëve që kanë për detyrë të influencojnë për të orjentuar ekonominë e vendit në drejtimin e duhur. Është kjo arsyeja që autorët u kanë dhuruar nga një kopjo të librit partive politike dhe shoqatave që kanë peshë në shoqërinë tonë.

Vepra është e vlefshme gjithashtu për profesoratin e universiteteve tona, për intelektualët, për studentët dhe jo vetëm të ekonomisë dhe për të gjith shoqërinë që të mësojnë të vërtetat mbi ekonominë tonë e për pasojë të dinë të orjentohen drejt në ekonominë e tregut dhe në votën që duhet t`u japin partive politike.

 

Disa çështje të rëndësisë së veçantë, që trajtojnë autorët në libër.

Siç paraqitëm në krye të fjalës sonë problemet në këtë vepër janë trajtuar me profesionalizëm dhe janë të shumta, por ne do të ndalemi në disa prej tyre të cilat përfshijnë edhe çështjet për të cilat ne nuk po flasim direkt për to.

Prej fillimi deri në fund vepra herë e thënë direkt dhe herë indirekt, përshkohet nga çështja se cili është modeli ekonomik që duhet të ndjekë Shqipëria për t`i shpëtuar rënies në krizë dhe për ecur në udhën e rritjes ekonomike.

Fillimisht na duhet të sqarojmë se nuk bëhet fjalë për ndryshime të themeleve të ekonomisë së tregut ato janë dhënë njëherë e përgjithmonë, por bëhet fjalë për reformat ekonomike me një këndvështrim të gjërë dhe politike që duhet të ndiqen për rritjen ekonomike të vendit.

Konkretisht në Shqipëri:

- Mungon mirëkuptimi politik ndërmjet partive për reforma themelore të cilat do të japin frytet e tyre për një kohë të gjatë dhe jo 4 apo 8 vjet sa ç`vijnë e shkojnë partitë. Kjo mungesë marrëveshje ka sjellë pasoja, pasi kur një qeveri flet për një reformë opozitarët deklarojnë se sapo të vijnë ata në pushtet do ta anullojnë reformën.

Kjo gjendje sjell pasigurinë e investitorëve të huaj e për pasojë ngadalësimin e rritjes ekonomike, si dhe marrjen e vendimeve të rëndësishme strategjike.

- Buxheti i vitit 2012, nuk ishte planifikuar realisht dhe për pasojë solli ndryshime të shumta gjatë vitit.

- Sistemi pensioneve sot është pranuar se ka dështuar dhe ende nuk janë marrë reformat e duhura për ta nxjerrë këtë sistem nga kolapsi. 

- Amnistia fiskale nuk u bë maksimale si shembulli i Italisë, por gjysmake dhe që nuk dha rezultatet e dëshëruara dhe të pritura.

- Megjithse flitet shumë se ndarja e territorit të republikës duhet të bëhet sipas kushteve gjeografike dhe ekonomike dhe jo sipas interesave elektorale ende nuk është arritur në mirëkuptimin e partive dhe ndarja vazhdon të rëndojë ekonominë dhe të mos ketë efektivitet. Po kështu ka institucione të administratës publike paralele  si Këshilli i Qarkut me Prefektin e Qarkut.

- Gjykata administrative kaq e nevojshme për ekonomine dhe drejtësinë ende nuk po funksionon në vendin tonë, etj etj

Guximshëm autorët kanë dalë në dy konkluzione të rëndësishme: i pari që modeli ekonomik i aplikuar në Shqipëri pas viteve 90 ka dështuar dhe i dyti që është vijim i të parit edhe sistemi financiar i aplikuar ka dështuar.

Modeli ka dështuar sepse në përgjithësi është i bazuar në tre shtylla, në remitanca, në shitjen e pasurisë shtetërore dhe në kredi dhe jo në zhvillimin dhe rritjen e sektorëve të prodhimit. Tre të parat janë të shtershme ndërsa rritja e faktorëve ekonomik të brendshëm duke shfrytëzuar resurset e vendit është baza e rritjes ekonomike. Industria nxjerrëse e përpunuese, bujqësia e shërbimet duhet të jenë baza e rritjes permanente. Sistemi financiar ka dështuar, kjo nga modeli i gabuar që u aplikua dhe vazhdon të aplikohet. Privatizimi total ishte një gabim i madh, ishte kalimi nga njëri ekstrem në tjetrin. Nuk u zbatua sistemi bursë-bankë si në perëndim por e kundërta bankë –bursë si në lindje. Privatizimi i Bankave shtetërore të nivelit të dytë ishte sipas autorëve gabimi fatal. Pasojat e këtij privatizimi duken në frenimin e rritjes ekonomike pasi Bankat private nuk i ndjekin dhe shoqërojnë më politikat monetare të Bankës Qëndrore.

Pra, autorët arrijnë në përfundimin se Shqipërisë i duhet një model i ri ekonomik, sa më shpejtë aq më mirë. 

 

B o r x h i :

Analiza e borxhit është komplekse dhe e gjithanëshme. Mendimet e dhëna se borxhi duhet të kontrollohet  e kufizohet me kushtetutë nuk është i drejtë, pasi ka shumë institucione brenda vendit që mund ta kufizojnë atë.

Problemi dytë me rëndësi është se për çfarë merret borxhi? Në se borxhi merret për investime në ekonominë e vendit të cilat pritet të japin efektivitetin e tyre në rritjen ekonomike atëherë marrja e borxhit është e drejtë dhe e pa kritikushme. Po kështu duhet të anlizohet edhe dinamika e shlyerjes së borxhit.

Pra kur rritja ekonomike nuk është në nivelin e duhur niveli i borxhit bëhet një barrë e rëndë për ekonominë.

Sot në Shqipëri niveli i borxhit është 62.6 % dhe ka një rritje prej 4 %, në një kohë që për vende si Shqipëria  niveli borxhit duhet të jetë në kufijtë 40-50%, veçanërisht kur nuk evidentohen burime të reja të rritjes ekonomike.   

Një problem tjetër me rëndësi është nxitja e konkruencës midis bankave, zgjerimi kreditimit  dhe monitorime me rreptësi, veçanërisht ndikimi i shtetit me anë të dispozitave ligjore për funksionimin normal të bankave dhe influenca e tyre në ekonominë shqiptare. Një ekonomist i madh italian ka thënë se “ Me jepni kredi tu rregulloj gjith botën” Por ç`ndodh me bankat shqiptare? Sot niveli i kredive të këqia  është 22 deri 23 % dhe bankat nuk arrijnë të veprojnë e operojnë shpejt sepse ka mungesë të legjistacionit, ka pengesa administrative  dhe vonesa të stërgjatura në ekzekutimin e vendimeve. 

Në vitin 2013, siç kanë deklaruar burimet vendase dhe të huaja do të ketë një farë stabiliteti dhe nje rritje ekonomike, por autorët e veprës që analizojmë na tërheqin vëmëndjen duke na thënë se treguesi i rritjes ekonomike duhet parë në gjërësi dhe në thellësi  pasi nuk është i vetmi tregues që tregon zhvillimin e vendit dhe të ekonomisë.

Në këtë rritje do të kenë influecën e vet  edhe vendet fqinj si Italia dhe Greqia.

Tek ky tregues duhet të mbështetemi kur ai harmonizohet  dhe vjen në unitet me tregues të tjerë të ekonomisë.

Por viti 2013, duke qënë një vit elektoral, parashikohet që 6/mujori parë do të ketë një rritje ekonomike për shkak të interesave elektorale ndërsa në 6/mujorin e dytë do të ketë një keqësim të treguesve.  

Ne ekonominë e një vendi dhe në përballimin e krizës rëndësi të veçantë ka edhe gjendja psikologjike e cila infuencon në jetën e njerzëve dhe zhvillimin ekonomik më shumë se vetë varfëria. Autorët na thonë se sot në Shqipëri papunësia është në nivelin e 13-14 %,  si dhe ka një pakësim të konsumit të brendshëm, një ulje të investimeve të brendëshme dhe të huaja. Bizneset punojnë nën kapacitetin e tyre, importet për investime janë pakësuar, ka një rritje të depozitave në banka, çka do të thotë se njerzit presin situata më të favorshme.

 

Rëndësia e veprës.

Autorët theksojnë se në kohën e sotme autoritete të shteteva të mëdha të botës kanë deklaruar se kriza nuk ka përfunduar, prandaj duhet të jemi të vëmëndshëm  dhe në studim të çështjes më qëllim që efektet e krizës të jenë minimale pasi jemi ne njerzit që bëjmë që ligjet e zhvillimit të shoqërisë t`i ngadalsojmë apo t`i shpejtojmë.

Bark Obama ka kërkuar që t`i kushtohet vëmëndja e veçantë difiçitit buxhetor, rritja e taksave dhe ulja e shpenzimeve nuk është udha më e mirë që duhet ndjekur.

Merkel e Gjermanisë ka deklaruar se viti 2013  do të jetë një vit i vështirë, sepse beteja nuk është fituar, por nuk duhet të dekurajohemi dhe të vazhdojmë luftën me anë të reformave ekonomike, sepse ato të marra deri tani kanë sjellë efektet e dëshëruara. 

Këto konkluzione duhet të na bëjmë të lexojmë me vëmëndje librin ”Recensioni global dhe ndikimi i tij në ekonominë shqiptare” prej së cilës, drejtuesit e ekonomisë shqiptare, do të nxjerrim mësime të vlefshme.

 

Ku mbështeten autorët Alqi Naqellarit, Robert Maliqit dhe Almarin Naqellarit në konluzionet e tyre?  Në konkluzionet që ata na kumtojnë ne lexuesve të interesuar kanë arritur nëpërmjet një analize të thellë të mbështetur në të dhëna të shumta numerike dhe statistikore, mjafton të përmendim se autorët i mbështesin konkluzionet e tyre në 146 tabela numerike, statistikore, dhe grafike që tregojnë si në pasqyrë përfundimet e arritura.

Gëtja i madh, ai gjeniu gjerman ka thënë se: ”Shifrat nuk e drejtojnë botën, por ato na mësojnë se si duhet drejtuar ajo”, pra autorët e kësaj vepre që analizojmë na paraqesin pasqyrën e të dhënave numerike dhe grafike për të na mësuar e udhëzuar se si duhet drejtur dhe ç`farë modeli ekonomik duhet të ndjeki ekonomia shqiptare.

Siç thamë në krye në se profesorati jonë do të kuptojë dhe zbatojë konkluzionet e arritura në këtë vepër të rëndësishme të kohës sonë atëhere ekonomia jonë do të shpëtojë nga rënia  dhe do të ketë rritje të të gjithë treguesve ekonmiko financiar.

Autorët kanë qënë shumë të kujdeshëm dhe kanë përdorur një gjuhë të thjeshtë me shëmbuj të shumtë për ta bërë veprën lehtësisht të kuptueshme për një masë të gjerë të lexuesve dhe kjo përbën një vlerë dhe meritë të autorëve.

*     *     *

Morëm përsipër t`i bëjmë me dije botës shqiptare  vlerat dhe rëndësinë e një vepre të fushës ekonomike me interes të gjërë, pasi flitet për ekonominë që është baza e zhvillimit dhe mirëqënies së së vendi. Kufijtë e një artikulli të vetëm na kufizojnë për të folur më gjërë për rëndësinë dhe mësimet që nxjerrim nga kjo vepër

Ky shkrim është lexuar 133 herë!

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

RadioEmigranti

facebook comments:


Leave a Reply