MAQEDONIA E ILIRISË MADHËSHTORE

Nga Rasim Bebo   Në gazetën “ILLYRIA” të datës 25-31 korrik 2014, në faqet 16, 17, 30 deri 31, fillova të lexoj artikullin e z. Spiro Butka. Gjatë leximit, mendova i habitur, Lexo më tej

IMAM VEHBI ISMAILI — PATRIOT, NJERI I FESË DHE DISHEPULL I TRADITËS SË TOLERANËS FETARE NDËR SHQIPTARËT

Nga Frank Shkreli   Siç është njoftuar më heret, Papa Françesku do të vizitojë Shqipërinë të Djelën më 21 shtator. Gjatë këthimit të tij me aeroplan nga Seuli për në Romë të Lexo më tej

KUR FILLOI LUFTA II BOTËRORE ? …NË Ç’ANË DO ISHTE NATO ?..

Në prag të 75-vjetorit Nga Agim Shehu, Gjenevë   Pyetje disi të çudiçme, por le të gjykojmë si shqiptarë me arsye e me dinjitet! Së shpejti bota do rikujtojë me bujë në Lexo më tej

RIVARRIMI I NËNËS

Nga Teki dhe Memisha Gjonzeneli – Tragjasi   Qysh vdiqe moj nëna ime, Me një det me hidhërime, Me burgje dhe internime, Ajo çika zemër trime. T e k i u   Lexo më tej

Kaherë Isa Mustafa ishte bllokues i proceseve

Shëmbulli më eklatant i Isa Mustafës ishte bllokimi i derdhjes së mjeteve të trepërqindshit të diasporës shqiptare për Presidencën, në krye të së cilës ishte Dr. Ibrahim Rugova.- Lideri i LDK-së, po Lexo më tej

Rru pa rru qysh ka qëllu

Doli në treg loja më e re kompjuterike “Counter-Strike – Kosova Freedom”, si dhuratë ekskluzive për ata që kanë mbetur pa u rru, mundësisht te kene sa me shumë lesh-leshatukë, pranohet ta Lexo më tej

Padronet ne vacance

Nga Mimoza Dajçi   Guvernatorit te Bankes Shteterore Shqiptare e keshillit mbikqyres u dergohet flete – thirrje per te qene pjese e hetimeve mbi vjedhjen e kryer. Eshte per tu habitur, por Lexo më tej

Identiteti islam i terroristit Ferid Agani tezë e rrezikshme për shqiptarët!

Nga Asllan Dibrani   Lufta e përgjakshme dhe   terrori që po zhvillohet në   disa shtet arabe , ma po shihet nga e grithë  bota  .Po  dënohet ky, akt i shëmtuar i   organizatave Lexo më tej

KULTURA, FOLKLORI, TRADITAT NË EMIGRACION

Nga Danel Cana   Janë tre elementë bazë për jetën e çdo familje emigrante shqiptare në Greqi dhe të çdo individi në veçanti, Kultura, Folklori dhe Traditat. Nuk është se shkruajmë për Lexo më tej

KUR LDK-ja MERRET ME PUNËT E KOJSHISË?!

Nga Shefqet Dibrani Kohëve të fundit kryetari i LDK-së Isa Mustafa, është bërë i padurueshëm me paraqitjet e tij publike, sidomos me ato në Facebook, ku gazeta dhe televizione nuk po përtojnë Lexo më tej

 

Festivali X ndërkombëtar i Imazhit Shqiptar

Nga Engjëll Koliqi

- reportazh:

 

Pamje spektakulare nga Mbrëmja Gala e Festivalit të X Ndërkombëtar të Imazhit Shqiptar

SHQIPTARË TË TË GJITHA PËLLËMBËVE ARBËRORE DHE TË TË GJITHA KATEGORIVE SHOQËRORE E INTELEKTUALE NGRITËN ZËRIN,

ME SLLOGANIN JAM SHQIPËRI

 

Mijëra shqiptarë, edhe miq të kombeve të tjera, nga të gjitha pëllëmbët arbërore, por edhe nga vende të tjera europiane dhe nga Amerika e largët, ia kishin mësyrë Tiranës, për të nderuar Nënëloken në 100 Vjetorin e Pavarësisë, me slloganin tashmë të njohur të Imazhit Shqiptar JAM SHQIPËRI. Festivali i dhjetë ndërkombëtar i Imazhit Shqiptar është hapur dhe udhëhequr nga kryetari i Forumit Imazh&Media, Doc Dr Astrit Memia, i cili edhe i ka dorëzuar çmimet vjetore, në këtë vit jubilar. Festivalin e sivjemë e kanë nderuar pjesëtarët e familjes së shenjtë, të rezistencës dhe sakrificës kombëtare Jashari, nga Prekazi. Edhe në këtë festival është treguar e sheshuar imazhi i shkëlqyeshëm shqiptar, si ai i traditave tona të moçme shenjtërore.

Shkruan: Engjëll KOLIQI

Tiranë, dhjetor 2012

Këto ditë dhjetori u mbajt festivali i dhjetë ndërkombëtar i Imazhit Shqiptar. Sidomos spektakulare ishte dita finale e festivalit, e diela e 23 dhjetorit, që e dridhi kryeqytetin tonë me brohoritjet e fuqishme Jam Shqipëri. Si zakonisht, edhe kësaj radhe, Festivalin e ka hapur e udhëhequr kryetari i Forumit Imazh&Media, Doc Dr Astrit Memia, tashmë nga të gjithë i njohur dhe i cilësuar si Ministri i Burrërisë.

 

Doc Dr Asrtrit Memia, në sesionin ditor kushtuar Akademik Esat Stavilecit

 

Akademik Esat Stavileci

 

Regjizori dhe artisti i mirënjohur Jahja Shehu

 

Të gjithë kishin dëshirë ta kenë një foto kujtimi me Akademik Stavilecin

Në sesionin ditor, që filloi në ora 11, në sallën e konferencave të Pallatit të Operas dhe Baletit, u bë promovimi i librit të Akademik Esat Stavilecit “Gjurmët e një jete”, Gjakovë 2012. Ishte një promovim i denjë, ashtu siç e meriton kolosi ynë i mendimit shkencor e atdhedashës, me fjalë të zgjedhura e me dëshmi të denja. Përveç kryetarit Doc Dr Memia, kanë folur edhe të tjerë, njerëz të letrave, të gazetarisë e veprimtarë të denjë të shqiptarizmës. Pastaj është shfaqur filmi dokumentar “Rrugëtimi prijatar”, kushtuar Akademik Esat Stavilecit, që është ndjekur me shumë interesim, nga qindëra të pranishëm, njerëz të shkencës, të letrave, të gazetarisë, veprimtarë të arsimit dhe të edukimit mbarëshqiptar. Në dokumentar përfshihen hapat kryesorë të jetës dhe të veprimtarisë së Akademikut Stavileci, autor i 42 librave – në 35 autor i vetëm dhe në 7 sish bashkautor. Në fund fare, regjisori i filmit dokumentar – Jahja Shehu, bukur ka intepretuar pjesë nga drama “Epoka para gjyqit”, që u pëlqye pamasë nga të pranishmit. Qoftë gjatë promovimit të librit, qoftë gjatë shfaqjes së dokumentarit mbi akademikun Stavileci, të pranishmit shpesh kanë reaguar me duartrokitje të gjata e frenetike.

I Madhi Akademik Stavileci, të gjithë të pranishmëve ua dhuroi, të firmosur, nga një kopje të librit “Gjurmët e një jete”, si dhe shumë kopje të librave të tij të tjerë.

Në ora 18, në sallën e spektakleve të Pallatit të Operas dhe Baletit, filloi Mbrëmja Gala e Festivalit të X, në të cilën u shfaq një program shumë i pasur kulturo-artistik dhe u dhanë Çmimet Vjetore, për të arritura të jashtëzakonshme në fusha të ndryshme të jetës. Meqë ky festival ishte jubilar, i dhjeti, por edhe u mbajt në Jubileun e Madh të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, sivjet laureatët nuk ishin dhjetë (10), por më shumë – njëzetedy (22).

 

Bijtë e Familjes së rezistencës dhe të sakrificës kombëtare,

Jashari nga Prekazi – Dr Murati dhe Luli (Lulzimi),

madhëruan Festivalin e X të Imazhit Shqiptar

Si zakonisht, hapja e kësaj mbrëmjeje, u bë me këndimin e hymnit kombëtar dhe të hymnit të Forumit Imazh dhe Media. Pastaj në skenë dualën prezentuesit, siç po i quajnë tani – moderatorët. Prezantuesja filloi me këto fjalë:

  • Të nderuar pjesmarrës Përshëndetje dhe Faleminderit që jeni këtu bashkë me ne në

Festivalin e 10 – të “Imazhit shqiptar”. Sot pra, këtu jemi bashkuar në Festivalin e 10-të ndërkombëtar që organizon Forumi Imazh & Media në kuadër të jubileut kombëtar për të dëshmuar lavdinë e epokave në të cilat ka ndritur kombi ynë, krenarinë dhe guximin me të cilin ka mbijetuar nëpër shekuj dhe krijimtarinë e punën, me të cilat është përfaqësuar dhe ka dhënë një shembull unik herë pas here.

Mandej ka vazhduar prezantuesi:

  • Po, të dashur miq e të ftuar, jemi këtu sot për të dëshmuar gjithashtu edhe kontributin e

madh dhe të pamohueshëm që kanë dhënë jo vetëm personalitetet, intelektualët e figurat e këtij kombi ndër vite, por edhe punën e madhe që ka bërë Forumi Imazh & Media për nxjerrjen në pah dhe vlerësimin e tyre. Kështu ky Forum pas një turneu të gjatë, i cili ka zgjatur me aktivitetin e tij artistik gjatë gjithë këtij viti dhe ka përshkuar qyete si: Gjakova, Durrësi, Korça, Tetova etj vjen sot në kryeqëndren e gjithë shqiptarëve për të kurorëzuar të gjithë punën e tij.

Pastaj prezantuesja ka ftuar në skenë Federatën e dansit sportiv, të cilët kanë kënaqur të pranishmit, duke shembëllyer këndshëm me vallëzimin karakteristik – ekskluziv “Imazhi Im”. Duartrokitjet frenetike, në shenjë falënderimi për valltarët e dansit sportiv, kanë dridhur pallatin dhe kryeqytetin e shqiptarëve Tiranën.

Pas këtij vallëzimi fantastik, prezantuesi ka ftuar në skenë këngëtaren e re, shumë të ëmbël, Ertiola Koka, të cilën e ka quajtur “Flutura e Lirë”. Ertiola ka interpretuar në mënyrë të mrekullueshme pikën muzikore “Jam Shqipëri”.

Pas duartrokitjeve të gjata , frenetike, nëskenë vjen prezantuesja, e cila paralajmëron videoklipet speciale, të zgjedhura nga Forumi Imazh & Media, nga konkursi “Jam Shqiptar”. Ishin videoklipe që ringjallën dhe ngrohën zemrat e të pranishmëve, të përcjella me duatrokitje të gjata, siç e meritonin.

Pastaj u fillua me pikën më të nxehtë të kësaj mbrëmjeje tëp madhe të Imazhit Shqiptar, pra me dhënien e çmimeve vjetore, për kontributin e madh, të jashtëzakonshëm, në shërbim të kombit dhe të shoqërisë, në këtë shekull të rrumbullaksuar të Pavarësisë së Shqipërisë. Prezantuesit ftuan në skenë kryetarin e Forumit Imazh & Media, Doc Dr Astrit Memia, për t’ua dhënë çmimet laureatëve. Si zakonisht, shoqëruar me duatrokitje të gjata, të ngrohta, Kryetari Memia i dha 22 çmime, më sa vijon:

  1. Çmimi “Zani i imazhit shqiptar në botë” iu dha Radio Vatikanit, për paraqitjen dhe

përçimin e imazhit shqiptar dhe të kulturës shqiptare në botë, si një zë i veçantë dhe i domosdoshëm në botën europiane. Me pamundësinë e ardhjes së drejtori i Programit Shqiptar të Radio Vatikanit, Don David Gjugja, e kishte deleguar zëdhënësin e Konferencës Ipeshkëvore të Shqipërisë Dom Gjergj Meta, i cili e mori këtë çmim dhe i npërshëndeti të pranishmit e falënderoi Forumin, edhe në emër të drejtorisë së Radio Vatikanit.

 

Kryetari Doc Dr Astrit Memia, duke ia dorëzuar Çmimin e

Radio Vatikanit të deleguarit Dom Gjergj Meta

 

Dr Murat Jashari pranon nga Dr Memia Çmimin Imazhi i

Luftëtarit të Lirisë Adem Jashari

  1. Çmimi “Imazhi i luftëtarit të lirisë” iu dha Adem Jasharit, si një nga figurat më

emblematike që ka nxjerrur kombi shqiptar në shekuj, si simbol i rezistencës, sakrificës deri në vetëflijim, megjithë familjen, në emër të lirisë dhe të bashkimit kombëtar. Kishin ardhur në Festival, i biri i Adem Jasharit – Lulzimi, i biri i Rifatit – Dr Murat Jashari dhe pjesëtarë të tjerë të familjes Jashari e nipa, por çmimin e tërhoqi profesori i nderuar Dr Murat Jashari, i cili edhe falënderoi Forumin dhe të pranishmit, me fjalë të zgjedhura, çfarë gjithëherë dalin nga kjo familje e shenjtë.

  1. Çmimi “Imazhi sqiptar në periudhën 100 vjeçare” iu dha Komunës së Preshevës –

kryetarit Ragmi Mustafa, për mbajtjen gjallë të lidhjes së pashkëputur dhe të madhe me kombin, për mbajtjen në jetë të arsimit shqip për 28 vitet e kaluara, edhe përkundër pengesave serioze në tekste dhe planprogrameve mësimore. Për përpjekjet e vazhdueshme të politikës shqiptare, për zhvillim përmbajtësor ekonomik me qëllim të parandalimit të migrimit të shqiptarëve në drejtim të vendeve të treta dhe ruajtja e autoktonisë shqiptare në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Edhe kryetari i Preshevës Mustafa, falënderoi Forumin dhe përshëndeti të pranishmit me fjalë të zgjedhura dhe inkurajuese.

4. Çmimi “Imazhi i burrështetasit shqiptar” iu dha Sylejman Delvinës punën e tij si udhëheqës dhe drejtues i shtetit shqiptar në shërbim të një të ardhmjeje më të mirë për vendin, politikën dhe zhvillimin e tij. Edhe pjesëtari i familjes Delvina ishte i shkëlqyer, me fjalët e tij përshëndetëse dhe falënderuese.

5. Çmimi “Imazhi shqiptar në median radiofonike” shkoi për Radio Shkupin, për punën e shkëlqyer dhe prezantimin dinjitoz të programeve dhe ideve kombëtare si pjesë e tyre. Përfaqësuesi i Radio Shkupit dukej shumë i lumtur dhe falënderoi me zemër, për këtë formë të ndihmës që jepet nga ana e Forumit, në ikurajimin për mbijetesë, të gazetarisë sonë kombëtare, edhe në qytetin tonë të madh – Shkup, që maqedonasit e kanë zgjedhur si kryeqytet e duan të na e sllavizojnë gjithnjë e më tepër.

6. Çmimi “Imazhi shqiptar në arsim ” iu dha rektorit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ahmetit, për kontributin e jashtëzakonshëm në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja, duke punuar mbi 22 vjet në arsim, fillimisht si arsimtar në shkollimin e mesëm dhe më pas edhe si pedagog në Universitet, për merita dhe kontribut të jashtëzakonshëm, për krijimin e kushteve në fushën e arsimit dhe shkencës, për ruajtjen e vlerave dhe dinjitetit njerëzor, për ngritjen dhe zhvillimin e mendimit shkencor dhe lirive akademike. Profesor Vullneti falënderoi me modesti dhe tregoi edhe ndihmën e madhe, si gazetar në ato vite të vështira të Dr Astritit, derisa e kishin arrstuar sllavo-maqedonasit, kur po raportonte për Universitetin e Tetovës.

 

Rektori i Universitetit të Tetovës Doc Dr Vullnet Ahmeti,

duke pranuar Çmimin nga kryetari Doc Dr Astrit Memia

7. Çmimi “Imazhi shqiptar i vizionarit për bashkim kombëtar” shkoi për Akademik Esat Stavileci, për kontributin e tij të madh e të vazhdueshëm që nuk ndalon edhe sot e kësaj dite, me punën shkencore dhe serioze, me argumentat e arrirë dhe punët serioze në shërbim të kauzës kombëtare të bashkimit. Akademiku i dëshmuar, një nga figurat më të mëdha të kombit, falënderoi nga zemra Forumin Imazh & Media, për faktin se në festivalin jubilar i ka dhënë hapsirë të gjërë, si protagonist i Festivalit.

8. Çmimi “Imazhi shqiptar i gazetarit të lirisë”, iu dha Prof. Nysret Pllanës, për profesionalizmin, vërtetësinë dhe cilësinë e realizimit të punës së tij të vazhdueshme në shërbim të ngritjes së imazhit të një gazetarie serioze dhe me vlera. Ai i gëzoi të pranishmit, kur tregoi se libri i tij “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët”, është futur në bibliotekën botërore të Kongresit Amerikan e është promovuar, në mënyrë soektakulare, deri në Australinë e largët. Gazetari historik Nysret Pllana, në fund të fjalës së tij përshëndetëse, përshëndeti të pranishmit, me fjalët e para që kishte shqiptuar në Radion e luftës ”Ju flet Radio Kosova e Lirë”.

 

Imazhi shqiptar i gazetarit të lirisë i takoi Nysret Pllanës

9. Çmimi “Imazhi shqiptar në art” iu dha, Teatrit të Operas dhe Baletit (TOB), institucionit të elitës së integruar tashmë, të kulturës dhe artit kombëtar që vitet e fundit ka rrezatuar vlera të vërteta artistike, sidomos në 100 vjetorin e Pavarësisë. Drejtori i TOB – Maestro Zhani Ciko, falënderoi nga zemra, në emër të të gjithë artistëve dhe premtoi shfaqje e preformanca të bukura e të këndshme, edhe për vitet e ardhshme.

10. Çmimi Imazhi shqiptar në botimet shqip, shkoi për shtëpinë botuese Plejad, përfaqësuar nga Ndriçim Kulla, i jepet ky çmim për profesionalizmin dhe kujdesin ndaj botimeve të librave shqip me një përkushtim të veçantë. Edhe zoti Kulla falënderoi nga zemra dhe premtoi edhe shumë botime të vlefshme dhe të këndshme nga ana e kësaj shtëçpie botuese.

11 Çmimi “Imazhi shqiptar në sport” iu dha sportistit Ismail Keta, i cili është shpallur 3 herë kampion në Kick Box, për përcjelljen e imazhit të arritjes dhe suksesit në botë si dhe për përfaqësimin dinjitoz në nivel botëror. Sportisti Ketafalënderoi Forumin për përkujdesjen e madhe që po tregon edhe për sportin dhe sportistët dhe premtoi suksese e imazh sa më të mirë të shqiptarëve, edhe në sport, në arenën ndërkombëtare.

12. Çmimin “Imazhi i atdhetarit shqiptar në emigracion”, juria ia dha Ibrahim Kolarit, për punën dhe kontributin e tij atdhetar, pavarësisht largësisë dhe pengesave. Për seriozitetin dhe punën serioze në shërbim të atdheut. Zoti Kolari falënderoi nga zemra dhe i pçërshëndeti të pranishmit me thënien evendosur të të Madhit Fan Noli “Ti moj Nënë mos ke frikë, se ke djemtë në Amerikë”.

13. Çmimi “Imazhi shqiptar në pikturë”, (pas vdekjes), shkon për piktorin dhe personalitetin e kulturës shqiptare Ilia Xhokaxhi. Për kontributin e pazëvendësueshëm me artin e tij të veçantë e origjinal. Falënderoi nga bzemra i biri i tij, i cili premtoi se do e ndjek traditën atdhetare të të jatit.

14. Çmimi: “Imazhi shqiptar në miqësinë shqiptaro – greke”, iu dha Jorgos Vourvakis, i lindur në Prevezë, i diplomuar inxhinier topograf, themelues i kompanisë Viakel Gasa. Në arsyetim u tha se Çmimi i jepet për kontributin në përmirsimin e marrëdhënieve Shqipëri – Greqi dhe në zbutjen e situatave e rritjen e frymës së bashkpunimit. Në fjalën e tij falënderuese Z. Vourvakis tha se jeton në një zonë turke dhe mikun më të mirë e ka një shqiptar nga Kosova, i cili në çdo hap sheshon imazh të mirë të popullit shqiptar.

15. Çmimi “Imazhi shqiptar në studimet historike” iu dha intelektualit dhe njeriut të shquar Prof. Shefqet Vokshi, për kontributin e madh e të pandalur në shkencë, histori e kulturë për vendin e tij. Me punën e tij serioze ai mbetet një ndër figurat universale dhe më të shquara të studimeve historike të kombit tonë. Edhe profesori Vokshi falënderoi nga zemra dhe premtoi studime të vazhdueshme të së vërtetës historike, për popullin dhe vendin tonë.

16. Çmimi “Imazhi shqiptar në dokumentarin historik ” juria e Forumit Imazh & Media ia dha Bajram Hoxhës, për kontributin e madh dhe të paanashkalueshëm në realizimin e dokumentarëve seriozë dhe me nivel të lartë si; Shqipëria në fokus dhe Për Akademikët. Edhe regjisori Hoxha, në fjalën e tij përshëndetëse, premtoi rezultate të reja në këtë fushë.

17. Çmimi “Imazhi i këngës shqiptare”, shkoi për këngëtarin e shquar dhe tashmë të mirënjohur nga të gjithë shqiptarët kudo që janë, Meda. Për realizimin me profesionalizëm dhe nivel artistik të këngëve që paraqesin dhe lartësojnë imazhin shqiptar dhe bashkimin kombëtar. Këngëtari falënderoi dhe i këndoi dy këngë të bukura, të përgatitura special në 100 Vjetorin e Pavarësisë, këngë që u pritën me entuziazëm dhe u duartrokitën gjatë nga të pranishmit.

18 Prezantuesja: Çmimi “Imazhi shqiptar në regji” shkoi për regjizorin Petrit Ruka, për profesionalizmin e lartë, për realizimet regjizoriale të një niveli artistik dhe kontributin e çmuar në mbrojtje të identitetit kombëtar dhe paraqitjen dinjitoze të një prej simboleve më origjinale dhe dalluese të kombit. Nuk mungoi falënderimi dhe premtimi i regjizorit, për suksese të reja dhe të vlefshme, në këtë fushë krijimtarie.

19. Çmimi “Imazhi shqiptar në art të veçantë” iu dha Zotit Zeqir Mehmeti, për punën e tij artistike të një nivlei të lartë dhe posaçërisht për ekspozitën “Perla që flasin shqip” . edhe Zoti Mehmeti premtoi edhe shumë perla të këndshme në artin tonë kombëtar.

Teuta Kamberi Llalla merr Çmimin Imazhi shqiptar i gruas humanitare

20. Çmimi “ Imazhi shqiptar i gruas humanitare”, shkoi për zonjën Teuta Kamberi (Llalla), e cila ka shfaqur dhe kontribuar në ngritjen e imazhit shqiptar të femrës me humanitetin, profesionalizmin dhe suksesin ne profesionin dhe punën e saj. Zonha Teuta falënderoi me shumë emocione dhe premtoi se e tillë do të jetë gjithmonë.

21. Çmimi “Imazhi shqiptar për dokumentarin portret”, iu dha regjizorit dhe skenaristit, Jahja Shehu. Për promovimin dinjitoz të personaliteteve të shquara të kombit dhe kulturës sonë. Regjizori Shehu falënderoi me plot emocione, duke deklamuar në fund thënie të mëdha patriotike, nga drama “Epoka para gjyqit”.

22. Çmimi “Imazhi i gjuhës shqipe” shkoi për Teodor Kavaliotin, çmim që i akordohet pas vdekjes, si nderim, në shenjë të shfaqjes dhe ruajtjes së imazhit të dijetarit dhe intelektualit të palodhur dhe këmbëngulës për nxjerrjen në dritë të vlerave gjuhësore e kombëtare. Këtë Çmim e pranoi artisti dhe patrioti i dëshmuar, me origjine voskopojare – Jorgaç Dyfeku – Gaqo Apostoli.

Ishte një spektakël, çfarë të gjithë e dëshirojnë

Pastaj mbrëmja gala vazhdoi me program të bukur dhe të këndshëm artistik – me këngë, vallëzime dhe me interpretime artistike patriotike (si recitale).

Do të ishte mëkat i madh, po të mos e jepnim në këtë reportazh fjalën e Kryetarit Memia, në këtë mbrëmje spektakulare. Dr Astriti ka thënë dhe parashtruar gjëra dhe fakte shumë të rëndësishem, aq sa më ka bërë të pamundshme të zgjedh ato më të rëndësishmet, prandaj kam vendosur që fjalën e Tij ta jap këtu të plotë, bashkë me shpjegimin e projektit ide të monumentit të Imazhit Shqiptar, që parashihet të vëhet në kryeqytet:

Tek Ilirët e Shqiptarët, feja, ekspansioni ekonomik apo ai territorial nuk ndikonte në luftë, të parët tanë nuk kanë luftuar, sunduar a vrarë në “emër të Zotit”. Nuk kanë vrarë armikun në ikje apo bërë shkatërrim pas betejës a luftës, por prodhojnë, ushqejnë, kontribuojnë në ekspansionin e paqes, harmonisë, lumturisë, begatisë, mirëqenies, mirësisë mes vetes dhe të tjerëve, qofshin shqiptar, apo të huaj.

Shqiptarët, më 1614, 1616, 1620 së bashku me fqinj malazez, serb, boshnjak organizuan kuvendet ndër ballkanike por nuk arritën në ndonjë luftë të suksesshme. Më 1689 në malësinë e Kelmendit kryengritja e udhehequr nga kryepeshkopi Pjetër Bogdani në bashkëpunim me Austrinë korrën sukses kundër turqve.

Koncepti i mikpritjes, si detyrë e shenjtë dhe zgjuarsia.

Nderi, mikpritja shqiptare dhe falja fisnike janë pjesë e bazës së mendimit etnik shqiptar. Shqiptarët janë njerëz zemërgjerë ata kanë një hapje që buron nga “Nevoja Për Të Ndarë”, e pa shpjegueshme dhe e pakonceptueshme nga të huajt sado fisnikë që të jenë, ose të mbahen, virtyti më i shenjtë i të jetuarit në këtë botë, vdesin pra shkojnë në jetën e përtejme me ndërgjegje, me mbikoshiencë e subkoshiencë duke mbrojtur një të panjohur mik në shtëpinë e tyre. E vështirë për tu konceptuar se si një familje mund ti bëjë si “nevoja parësore”, “nevojat e një të panjohuri” që kërkon “ndarjen e së mirës me ta”. Këta njerëz “të hapur” janë tepër të mirë për të qenë të vërtetë. Shqiptarët nuk marrin robër e skllevër ata që i mposhtin por duan vetëm të jetojnë në territorin e tyre. Pra ata njerëz që ndajnë me të tjerët të mirën nuk e vrasin armikun, është virtyt shqiptar.

Shqiptarët e kanë qeverisur veten dhe në rastet kur dominoheshin nga të tjerët. Në Shqipëri ka shumë Kanune dhe shumë fise. Dallimet vareshin edhe nga relievi gjeografik. Besa në kuvend i shërbente bashkimit.

Krerët e bajraqeve dhe pleqtë nëpërmjet besës për të mirën e njerëzisë krijonin aleancën e bajraqeve të bashkuar. Kur një bajrak kërkon ndihmë në raste fatkeqësish dhe rreziqe “Bajraqet e bashkuara janë të detyruar ta ndihmojnë”. Kanuni ishte i ndarë nga kisha dhe asnjë fenuk mund të ndikonte në qeverisje. Kanuni si kod moral dhe civil përfaqëson vullnetin e një grupi njerëzish që në kuvend të burrave ndryshojnë ligjet në shërbim të administrimit të jetës së tyre, mbështetur në barazi, përgjegjësi llogaridhënie, jashtë ndikimeve fetare.

Konceptet e nderit dhe respektik janë ruajtur prej mijëra vitesh nga shqiptarët etnikë. Dhe nuk duhet vlerësuar si e tejkaluar struktura qeverisëse e vendosur nga kanuni. Miss Edith Durham (1864-1943) paraqet rastet e zemërgjerësisë mikpritjes së malësorëve të Shqipërisë së Veriut ajo shprehet: “Më gëzoi shumë kjo gjë, që edhe në qoshet më të humbura të botës ka kaq shumë dashamirësi njerëzore”. Buka e ngrënë jo vetëm prej mikut por edhe prej armikut në shtëpinë e shqiptarit ka rëndësi të madhe dhe nderim.

Në historinë tonë oda e burrave ka qenë log i kuvendit të burrave ku pajtoheshin gjaqet nga njerëz me autoritet e të mençur, mblidheshin burrat e dheut të përkushtuar ndaj idealit kombëtar ndaj lirisë dhe pavarësisë. Një karakteristike e qenësishme e modelimit psiko-kulturor të shqiptarëve është se ata janë të rëndomtë në situata të zakonshme dhe të mbizakontë në situata të jashtëzakonshme (kanë shpirt konkurrues dhe humanizëm). Shqiptarët kanë intuitë të zhvilluar, kanë zgjuarsi natyrore që i ndihmon për të kapërcyer situata të ndërlikuara në jetën e përditshme. “Zgjuarsia – ka shkruar Franc Baron Nopca – e bën shqiptarin t’ia arrijë qëllimit në një kohë të shkurtër dhe shumë herë pa mundim. Lista e gjatë e 36-43, kryeministrave, vezirëve të mëdhenj, e 100 agallarëve te jeniçerëve, e vezirëve trashëgimtarë, e burrave të shtetit dhe e sundimtarëve si Ali Pashë Tepelena dhe familja e Kedivëve të fundit, fakti i një pape (Klementi XI) dëshmojnë qartë për inteligjencën e këtij populli numerikisht të vogël, por që nuk është ndalur kurrë në rrugën e zhvillimit të tij mendor. (Republika e Venedikut vërtetoi “antique statukua” për tu hedhur ndër themelet e statuteve të reja, ku ka gjithfarë dënimesh përveç atij me vdekje, jo (si sot Evropa). Fakt tjetër ky që tregon intelektin e lartë, vullnetin e mirë, virtytin e lartë të popullsisë tonë. Këto ligje të ardhura deri më sot përmes goje kanë gjurmë autoktonie.

Virtyti është e vetmja fisnikëri, “la virty e la seul nobles”. Shqiptarët janë njerëzit më miqësorë, paqedashës, paqebërës dhe më mirënjohës në botë, prandaj ato janë sjellë si qytetarët më të mirë të Evropës. Mirënjohja është virtyt i madh, është cilësi, ndryshe nga mos-mirënjohja, që Shekspiri i madh e quante atë (mos-mirënjohjen) krye vesin e veseve.

Në të gjithë epokat njerëzore, shqiptari në një mënyrë apo në një tjetër, ka qenë në portalet e zhvillimeve historiko-shpirtërore dhe ato të vlerave, që aspironte dhe i bënte produkt të njerëzimit koha dhe rendet sociale.

Raporti i shqiptarëve me Perëndimin, ai që sot zotërohet nga vendet më të qytetëruara dhe më të zhvilluara të Bashkimit Evropian, ka qenë i hershëm, thuajse biblik, dhe bashkëpunues, kanë themeluar parime fondamentale, kanë prodhuar rregulla qytetëruese dhe koncepte themeltare të së drejtës, me të cilën njerëzimi gjithë jetën e vet, ka vrapuar. Në Ballkanin Perëndimorë shqiptarët janë faktor paqeje, stabiliteti, faktor konstruktiv e demokratizues, faktor vlerash qytetërimi e respektues ndaj fqinjëve dhe minoriteteve, pa dallim race, gjuhe, moshe, feje, kulture dhe ideje. Shqiptarët respektojnë të tjerët dhe të drejtat e minoriteteve duke i shërbyer mirëkuptimit, tolerancës, proceseve demokratike në rajonin tonë. Faktori shqiptar në rajonin tonë është në rritje dhe në konsolidim. Shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi dhe kudo kanë luftuar për demokratizimin e rajonit.

Populli që vjen nga kohët mitike, jo vetëm të gadishullit ballkanik, por të gjithë kontinentit, vijon të jetë i nevojshëm dhe i rëndësishëm për kontinentin plak, i cili në kohët e tij më të vështira ia ka shtrirë dorën atij, i ka kërkuar prijës dhe luftëtarë, i ka kërkuar mendje dhe njerëz të zgjuar për t’i shërbyer atij, ekzistencës së tij dhe mbijetesës së qytetërimit të tij. Dhe kjo ka arsyen e vet fondamentale sepse:

- Para 100 shekujsh banorët e parë pritnin e përcillnin si miq e vëllezër kalimtarët, që do t’iu riktheheshin këtyre trojeve, ndërsa pellazgo-iliro-dardanët pritnin vitin 2010, që të lëviznin të lirë në ish-territoret e tyre. Evropa u ri-kthye tek vetvetja. Ilirët, ilirët janë sot , të lirë, si dikur moti, ashtu siç i deshi Zoti.

- Ndër Kombet hyjnore, që kanë marrë përsipër për të shpërndarë paqe e mirësi, që nga koha Evës dhe Adamit, kanë qenë “ekspansionistët” e qytetërimit, mirësisë, paqes, lirisë, stabilitetit e prosperitetit, dashurisë, jashtë çdo “ekspansioni” materialo-ekonomik është kombi shqiptar.

Shqiptarët janë elementi bazë për stabilitetin e rajonit. Elementi që përshpejton proceset integruese euroatlantike të Europës Juglindore. Faktori shqiptar është baza kryesore që do të sigurojë stabilitet në luftën kundër fenomeneve të terrorizmit, krimi i organizuar, pastrimi i parave dhe ndaj çdo lloj trafiku në rajon. Faktori shqiptar tregon vullnet për bashkëjetesë multietnike, multifetare, pluraliste. Ai respekton liritë dhe të drejtat e njeriut për pakicat dhe të gjithë minoriteteve. Të gjithë shqiptarët, në fund të fundit, kanë disa karakteristika. Ata duan vendin e tyre, ata duan njëri-tjetrin, ata duan dhe respektojnë popujt që jetojnë në Europën Juglindore. Ata duan dhe respektojnë kombet e tjerë. Shqiptarët janë një popull me një traditë shumë të lashtë vertikale. Një popull me vullnet për të bashkëjetuar me popujt e tjerë. Ne nuk njohim urrejtje racore, fetare apo etnike. Shqiptarët janë një faktor themelor për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e rajonit. Integrimi dhe jo dizintegrimi, angazhimi dhe jo izolimi, hapja dhe jo mbyllja, bashkëjetesa dhe jo kundërshtimi, bashkëpunimi dhe jo përjashtimi, sendërtimi dhe jo egoizmi, modernizimi dhe jo primitivizmi, kooperimi, partneriteti reciprok, civilizimi perëndimor, politika reale dhe jo intriga, miqësia dhe jo armiqëria, afrimi dhe jo largimi, qytetaria mbi reminishencat e paragjykimeve të së kaluarës, do të kapërcejë barrierat historike të psikologjisë dhe mentaliteteve ballkanase.

Vizat, liria e iliro-shqiptarëve, ashtu siç ndodhi Big Bengu, i mbi 14 miliard vjet, i krijimit të jetës, ky është Big Bengu i shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor. Gadishullit të vjetër i kthehet normaliteti. Qysh prej miliona vjetësh, që shkëlqen dielli mbi tokë e qindra shekujsh që lindi jeta mbi tokë, në Ballkanin ilirik, në pjesën kryesore pellazge, zanat e shtojzovallet, ADN-ja dhe psikika ilire, u trashëgua në këngë, rrëfime, doke e zakone të kombit të hyjnishëm, që si i dërguari i zotit shpërndau “ekspansionin” e paqes, lirisë, të virtytit dhe fisnikërisë, të cilën sot e bëjnë prezent popujt e qytetëruar të Perëndimit dhe më gjerë.

Nga kjo ngjarje dhe kjo arritje, shteti shqiptar, dhe shqiptarët kudo ato ndodhen, ndjehen të vlerësuar, të respektuar dhe pjesë e qytetërimit të sotëm “agresiv” perëndimor, por i tillë ndjehet vetë perëndimi. Shqiptarët që nga qytetërimi i tyre i hershëm, iu kanë dhënë atyre ç’kanë pasur dhe ç’kanë kërkuar. Ky akt është një akt ndershmërie dhe krenarie, të cilin e meritojmë të gjithë.

Shqiptarët në vitin 1908 i prinë Udhës së Dijes përmes Udhës së Shkronjave, në Kongresin e Manastirit, aty mendjet më të ndritura të kombit iluministët dhe Rilindasit tanë, vendosën alfabetin e lashtë të komunikimit të shqiptarëve, (Buzukut, Budit, Bardhit e Bogdanit). Pas shembjes së Murit të Berlinit, demokracia solli Udhën e Kombit, afroi Tiranën me Prishtinën. Sot, liria, Udha e Dijes e elitës dhe super elitës, së qytetërimit kombëtar qarkon ndër shqiptar, duke pritur dhe pjesën e margjinalizuar të Europës, dardanët, të integrohen në Europën e qytetëruar.

Shqiptarët janë kontributorë të historisë së vjetër dhe të re të kontinentit tonë, (që nga pellazgët, iliro-dardanët-arbëreshët-shqiptarët e sotëm). Integrimi etno kulturor, artistik, arsimor, ekonomik, sportiv, ideor, demokratik, shpirtëror, psikologjik, gjuhësor, politik, bashkëjetesa e tre besimeve, unikale dhe model tek shqiptarët, toleranca dhe durimi, do të rrëzojnë perden e hekurt të regjimeve diktatoriale, trarët e ndarjes, barrierat historike të çfarëdo lloji qofshin ato në Ballkanin Perëndimorë.

Si përfundim, çështja shqiptare dhe integrimi i shqiptarëve është një proces i afërt, por i pakthyeshëm, që do të realizohet me paqe dhe në paqe, kurrë me luftë. O zot, shpëtona nga ata që qeshin dhe argëtohen me Luftën dhe qajnë nga Paqja!

Ky eshte shpjegimi i kupes por mos harroni edhe sloganin e ri “Një Shqipëri, Një Komb, Një Zë”, ndërsa kupa quhet “Jam Shqipëri, 100 vjet pavarësi”.

JAM SHQIPERI, 100 VJET PAVARESI”

PROJEKT IDE :

MONUMENT

Imazhi i ketij projekti, bazohet te fillesat e traditës dhe kultura mijëravjeçare e Kombit Shqiptar, si dhe në studimet gjuhësore, historike, arkeologjike, të diakronisë dhe sinkronisë. Për ta paraqitur shqiptarin dhe Shqipërinë në plotësinë e vlerave të tij, mendojmë se, ky projekt lypet të realizohet mbi bazën e simboleve përfaqësuese Shqiptare, në epokën e Globalizmit. Dy duar të fuqishme, nisen vertikal si strukture guri dhe druri, direkt nga dheu, përfundojnë në takimin e tyre horizontal, duke formuar njëkohësisht silueten e shqiponjës, bashkimin, besën, benë të shenjtë te shqiptarët, portën ,(harkun) dhe mbyllja finalizon monumentin, me një flakë të ndarë në pesë pjesë, kontinentet në glob. Monumenti fillon nga toka.

1) Guri, simbolizon guximin dhe trimërinë e Shqiptarit në shekuj, ndërsa druri krenarinë.

2) Porta, mes dy duarve, simbolizon mikpritjen Shqiptare, dhe sot porta e hapur e Europës.

3) Duart, besëlidhjen, konseguencë me qëndresë për liri, paqen ,vllazërimin edhe në pole.Gishtat, flatrat e Shqiponjës në profil, simbolizojnë plisin{ kapuçin},identitetin shqiptar,diellin,dëboren, e shpirtbardhësia jonë.

4) Shqiponja, simbol i identitetit Kombëtar në mileniume.

5) Flaka, simbolizon flakën e lirisë dhe të paqes. Paqja Globale përmes pëllumbit në pamje ballore, dhe simboli i identitetit kombëtar Shqiponja. Flaka, qytetari shqiptar në kontinente, qytetar i Paqes Universale.Vepra, në dukje të parë jep idenë e një lutjeje hyjnore TEREZIANE, e formon shkronjën A – Albania .

Ne sugjerojmë që ky monument mund të vendoset, tek sheshi Rilindja, stacioni i trenit, parku rinia nga pjesa e urës së Lanës, në rrethrrotullim, sepse i shkon për shtat pikës se shikimit tre dimensional.Vepra është menduar të jetë 15 deri 21 metra në bronx ose mermer, në përputhje me hapësirën, ambientin, ku do te vendoset. Platforma do të jetë rrethore dhe skulptura fillon direkt nga toka.

Vepra e dytë është e thjeshtë, dy krahe qe bashkohen lart duke krijuar shqiponjën dy krenare, dhe pese yje te Bashkimit Europian, që simbolizojnë kontinentet.

Ju garantojmë se vepra do të realizohet përsosmërisht, profesionalisht dhe artistikisht.

Me respekt, miku i juaj Astrit Memia

Ishte një festival spektakular, një manifestim i denjë, që vuri vulën e pashlyeshme të imazhit të mirë shqiptar në botë, një vulë të madhe, të rëndësishme dhe të domosdoshme në historinë njerëzore. Ishte një festival, që vlerësohet me notën maksimale, si për nga ana shkencore, patriotike, njerëzore dhe artistike. Ishte një festival që na detyron të mendojmë se ç’po bëjmë konkretisht për të vulosur imazhin e rëndësishëm dhe të shenjtërishëm shqiptar, në histori.

Mbase është ky një reportazh i gjatë, por ishte shumë vështirë të lihet diçka pa e mbarështruar këtu, sidomos fjala dhe shpjegimet e kryetarit të Forumit Imazh & Media, Doc Dr Astrit Memia, që ishte shumë domethënës dhe duhet studjuar e zbatuar të gjithë ne – qeniet arbërore.

Pamje nga sesioni i mesditës, kushtuar Akademik Esat Stavilecit

Pamje nga sesioni i mesditës

Spektakël artistik spektakular, i Mbrëmjes Gala të Festivalit

Recital spektakular që lëkundi zemrat e të pranishmëve

Festivali u mbyll artistikisht.me nga një shkronjë në çdo artist –

KOMBI SHQIPTAR IMAZHI IM

NJË FOTO E PËRBASHKËT E LAUREATËVE TË ÇMIMEVE

Ky shkrim është lexuar 477 herë!

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

RadioEmigranti

facebook comments:


Leave a Reply