XHORXH UASHINGTON ME GJAK SHQIPTAR ?!

Nga Agim Shehu, Gjenevë     Sa filluam të pimë kafen me mikun tonë zviceran, intelektualin me kulturë Yves A. Dupont, ai më pyet: «A e lexove në internet se Presidenti amerikan Lexo më tej

Një replikë e detyruar

Nga Reshat Kripa   Lexova shkrimin me titull: – “Dimri i vetmisë së madhe”, romani i denoncimit të krimeve në diktaturë – të zotit Minella Aleksi, botuar në median elektronike “Fjala e Lexo më tej

SEKRETET E SHKOLLAVE SHQIPE NË GREQI

Nga Danel Cana   Mos u çuditni aspak me titullin dhe mos prisni të zbuloj unë ndonjë “sekret” të pa ditur deri më sotë për hapjen e shkollave shqipe në Greqi ! Lexo më tej

Papa Françesku në Shqipëri – porosi dhe trashëgimi për ne (21 shtator 2014)

Nga Don Lush Gjergji   Gjithnjë jetoj dhe përjetoj skenat madhore të kësaj vizite baritore Kishës Katolike në popullin shqiptar, Shqipërisë, të gjithë shqiptarëve në Ballkan, në Evropë dhe në botë. Ishte Lexo më tej

Familja Jakaj shembull i sakrificës për Kosovën

Nga Gjekë Gjonaj   Gjatë vizitës sime të fundit   në Nju-Jork u njoha për herë të parë me aktivistin   dhe veprimtarin e dalluar të komunitetit shqiptar në Shtete të Bashkuara të Amerikës Lexo më tej

Harta etnike e onomastikës shqiptare në Ballkan

Nga Prof. Dr. Rexhep Doçi Për kufijtë etnikë të Shqipërisë kam tubuar të dhëna në vijimësi, jo vetëm nga burime të shkruara latine, sllave, osmane-turke, po edhe nga terreni.  Brumë onomastik-gjuhësor të Lexo më tej

DRITARIA ME HEKRA…

Nga Fritz Radovani   Disi ndryshej prej ndërtesave të tjera në pamje, ma e naltë, që të jep përshtypjen sikur asht derdhë në beton. Disa rrëkajë lagështine që varën si thakë dukën Lexo më tej

Debat tashmë shumë i vonuar dhe jo principiel

LDK ja, Kryeministri e Blloku Nga Xhevat Rexhaj   Në demokracitë e zhvilluara qështja e të qenurit në politikë që nënkupton edhe marrje postësh është diç e zakonshme, dhe jo shtyrje bërrylash, Lexo më tej

Marie Shllaku(1922-1946) përmendore në Prizren aty ku u pushkatua?!

Nga Leonora Laçi   Marie Shllaku  Brinjët ty t’i thyen, po nuk ta thyen zemrën…         Buzët t’i shkrumuan, po s’ta mbyllën gojën… Sytë t’i shterruan, po në dritë u shëndërruan… Verë e Lexo më tej

Një vend nuk ka miq, vetëm interesa

Nga Aurel Dasareti* Liria është e drejta për të bërë çfarëdo që ligji lejon. Shprehjet e urrejtshme ose me paragjykime në lidhje me një individ ose grup forcojnë ndjenjat dhe qëndrimet negative. Lexo më tej

 

NEXHAT MERSINI, SHKENCËTARI QË I DHA SHTETIT MILIONA DHE S’MORI ASGJË

Nga Luan Çipi

 

Nexhat Mersini

Nexhat Mersini lindi më 4 mars të vitit 1938 ne fshatin Çeprat të Vlorës në një familje të pasur, me tradita patriotike dhe vdiq pa pritur, nga një ishemi cerebrale, në datën 27 korrik 2011 në qytetin e Vlorës, kur kishte ardhur me pushime dhe të gëzonte nipin e tij, në shtëpinë e re te sapo blerë nga i biri.

E kam përcjell me dhimbje vdekjen dhe si shok i hershëm, ndihem i obliguar të shkruaj diçka për jetën e tij të mundimshme dhe veprimtarinë e tij të shquar si shkencëtar dhe ekonomist.

Duke qënë pak më i madh në moshë se Nexhati dhe ekonimist si ai në profesion, u lidhën me të ngushtë në marrëdheniet jetësore dhe në ato të punës. E kam si parasysh Nexhatin qysh fëmijë: Shtatë mesatar dhe i imtë, me vetullat e trasha dhe flokët e zeza përpjetë, të kreshpëruara. Gjithnjë me një trastë krahëve, ku fuste bashkë bukën e misrit me djathë lidhur me shami dhe librat e shkollës. Çdo ditë, qoftë me diell a me shi, për vite me radhë, ai përshkonte mbi dhjetë kilometra rrugë më këmbë, nga Çeprati në Vlorë, sepse ndiqte mësimet në shkollën shtatë vjeçare dhe në Gjimnazin e Vlorës. Disa vite bujti në lagjen Muradie në familjen fisnike numerike të Mantho Konomit, duke u konsideruar atje si djalë shtëpie.

Fjalëpakë dhe i pjekur para kohe, shpejt shkëlqeu talenti i tij i lindur për matematikën. Edhe mësuesit e ditur hije rendë të matematikës, mateshin kur e pyesnin dhe shpejt e përdorën si mjet didaktik për përvetësimin dhe përforcimin e dijeve. Ai u bë si etalon e nxitës për bashkënxënësit, që çuditërisht në shkallën e dijeve që jepeshin njësoj, ishin shumë larg tij. Xhatja shpejt u bë kalorsi superior, fitues i olimpiadave të matematikës në kuadër vendi dhe e lartësoi kështu emrin e Gjimnazit të tij, Ali Demi, që u rendit ndër shkollat e mesme më të dalluara në shkallë kombëtare.

Ishte kjo arsyeja që pushteti diktatorial komunist i kohës, në formë përjashtimore, duke kapërcyer rregullat e rrepta të luftës së egër të klasave, këtë pinjoll pasaniku të përmbysur, e veçoi dhe e dërgoi për studime universitare, në Fakultetin Ekonomik të U.Sh. Tiranë.

Nga viti 1957 deri në vitin 1961, studenti Nexhat Mersini, kreu Universitetin e Tiranës dhe meritoi diplomën me rezultate të shkëlqyera.

Pas përfundimit të studimeve, atë, që meritonte të ishte pedagog statistike apo matematike në Universitet, e emruan Shef Plani në Kombinatin e Konservave “Ernest Telman” në Vlorë, ku punoi deri në vitin 1968. Kjo ndermarrje ushqimore ishte nga më të mdhatë në shkall vendi dhe punonte kryesisht për eksport konservash peshku, mishi dhe perimesh në 80% të prodhimeve të veta. Po ajo nuk e mbante dotë ekonomistin e talentuar, megjithëse ç’është e verteta, kjo periudhe pati të mirën e vet, se aty ai u evidentua si shkencëtar.

Nexhat Mersini jo vetem me njohuritë e fituara sistematikisht dhe më së miri në shkollë, por studjues i përjetshëm, përktheu e çfrytëzoi realizime shkencore bashkëkohore, kryesisht në rusisht. Paralel me aplikimet e reja të kësaj natyre jashtë vendit deri në Amerikën e përparuar, ishte i pari në vendin tonë që ndërmori studimin për aplikimin e metodave matematikore të prerjes, sipas programimit linear. Ishte hapi i parë drejt studimeve shkencore, shoqëruar me përfitim të dukshëm ekonomik, domosdoshmëri për hapa të tjerë të guximshëm, që u ndërmorën nga shkencëtari i ri. Ato u bënë model dhe hapën rrugë edhe për të tjerë studiues të profilit, të cilët ndoqën shpejt shembullin e tij.

Arritjet e para të susksesëshme shkencore e vendosën atë në vitin 1968 detyrimisht në Ministrinë e Financave, që ishte qëndra studjuese e efektivitetit të ekonomisë dhe financës për mbarë vendin, ku punoi si specialist deri në vitin 1970.

Në këtë Ministri fillimisht u përgjithsuan në shkallë vëndi metodat racionale të prerjeve matematikore kudo, si në Uzinën Mekanike të Gjirokastrës dhe gjetiu dhe më pas aplikimi i metodave matemikore në ekonomi u shtri si normë e detyruar metodike e metodologjike në të gjithë sektoret e ekonomisë si: planifikimi rrjetor në Portin e Durresit, shfrytëzimi optimal i burimeve ujore dhe energjitike i lumit Drin e deri shtrimi matemotikor për zgjidhje optimale i bilancit kombëtar ndërdegësor. Këto reforma të programuara dhe hapa praktike projektimi e llogaritjeje efektiviteti, ishin me vlera financiare dhe burim thesari për ekonominë e drobitur shqiptare. Ato nuk kërkonin mund fizik po thjesht aplikim shkencor në ekonomi, sipas shembullit të institutive të shumta shkencore të specializuara dhe të ekonomistëve të shquar bashkëkohor të botës, në lindje e në perëndim.

Këto studime kapërcyen barjerat klasore të kohës dhe detyruan organet përkatëse ta vleresojnë dhe çmojnë më shumë dhe më realisht tani shkencëtarin e afirmuar, që pas kësaj gjendej kudo dhe pyetej e vlerësohej nga të gjithë.

Nga viti 1970–1975 atë e caktuan profesor në Katedrën e Financimit të Ekonomisë në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës.

Më von Nexhat Mersini dha kontributin e tij në Akademinë e Shkencave, (Instituti i Studimeve Ekonomike), ku punoi deri në vitin 1979. Në këtë periudhë, si rezultat i kujdesit dhe vlerësimit të posaçëm prej kolegëve të tij të sektorit akademik profesorëve liberal e njerëzor të Universitetit, Pleurat Xhuvani dhe Isa Gorica, Nexhat Mersini dërgohet për specializim të mëtejshëm në Rumani, që ishte shtet me institucione shkencore të hershme e të konsoliduara.

Po rregjimi komunist nuk mund të vetdilte për një kohë të gjatë nga shinat e hekurta të luftës së klasave. Nexhat Mersinin cmirezinjtë, ziliqarët e karieristët e kishin të vështirë ta denigronin e mposhtnin në fushen e tij, ku shkëlqente si drita, prandaj do të gjenin të shfrytëzonin një terren tjetër, atë të “biografise se keqe”. Kjo do të binte në sy edhe te organet më të larta shtetrore të kohës, të cilat njihnin çdo gjë për të, por ja kishin nevojën. Kështu shpjegohet fakti që Kryeministri, M.Shehu, në një takim me kuadrot e financës dhe ekonomisë në Tiranë, ju drejtua me fjalët: “Dëgjo mor djalë, ti je shume i zoti, por ruaju mos të të hanë burrokratët e Ministrisë së Financës”. Po të mos kishte berë ato studime të rëndësishme për ekonominë e cfilitur shqiptare, (që M. Shehu ishte në dijeni) ai do ta “hante” vet Nexhatin, siç kishte ndodhur gjetiu edhe me të tjerë.

Letrat nga komunistë të bazës u tërheqin vëmendje kolegëve të tyre në qendër dhe ata me frikën se u rrezikohet kolltuku personal, siç parashikoi Kryeministri, e dëbojnë shkencëtarin e palodhur dhe e dërgojnë për të punuar thjeshtë si ekonomist në Kooperativën Bujqësore Malore të Dukatit të Vlorës, ku punoi pa familjen dhe në kushte tepër të vështira jetese, deri në vitin 1982.

Vështirësitë ekonomike që pushtuan vendin, pas shkëputjes me Kinën dhe njëfarë “zbutje” e luftës së klasave detyruan kthimin e shkencëtarit të pazevendësuseshëm në Ministrinë e Financave, ku profesor Nexhat Mersini, punoi si sekretar shkencor deri në vitin 1990.

Nexhat Mersini, si njeri përparimtar dhe pinjoll i ish klasës kapitaliste me ide nacionaliste, përkrahu proceset demokratike dhe u vendos familjarisht në vijën e parë të luftës për përmbysjen e diktaturës komuniste. Në viti 1992 u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Nga viti 1992 deri në vitin 1994 ka qenë Drejtor Ekonomik i Radio Televizionit Shqiptar dhe nga viti 1994 deri në vitin 1996 Drejtor Ekonomik në Qytetin Studenti. Vëllai i tij, Ismet Mersini, arriti deri Kryetar i Partisë Demokratike të Vlorës.

Një karakteristikë e veçantë dalluese e njeriu të mirë Nexhat Mersini ishte dhe besimi i tij në Zot dhe respekti i thellë për ata që besonin. Ai ishte idealist, tejet i ndershëm në kuptimin klasik dhe një demokrat i mirfilltë, që respektonte këdo pa cenuar kënd dhe pa ekstremitete politike. Ishte në çdo gjë për faljen si dhe përtej të mirës e të ligës, për bisedim e mirkuptim me këdo.

Ai e deshte shumë Kosovën, entusiazmohej nga sukseset e arritura nga shkëputja prej Sërbisë dhe aludonte për një bashkim sa më të shpejtë mbarë shqiptar.

Nexhat Mersini ishte një njeri besnik i shoqërisë dhe i miqsisë. Ai tjetërsohej e gjallërohej mes shokësh të vjeter vlonjatë, kur ne takoheshim në Tiranë me njeri tjetrin, pinim kafe bisedonim apo deri këndonim vlonjaçe e labçe dy tre herë në javë, apo i bënim vizita shoqi shoqit në shtëpi. Ishte kënaqësi e veçantë mardhënia reciproke me gjitonët vlonjatë miq të hershëm, Nuri e Aliqi Muço. Ai fliste kudo me respekt e dashuri për ta, ashtu siç i “qeshte nuri” kur takonte e shoqërohej me çdo shok e koleg të hershëm. Ai pinte kafe njërën pas tjetrës në filxhane të mëdha, apo tymoste duhan me tepri, dy zakone të mbrapshta, që e shoqëruan deri në fund.

Nexhat Mersini kishte një dashuri deri në përkushtim për Vlorën, historinë e lavdishme të saj, Ismail Qemalin dhe Pavarësinë dhe krenohej se xhaxhai i tij ishte dëshmor i Luftës së Njëzetës. Ai e adhuronte Vlorën për bukurinë e saj, si të zgjedhur nga Zoti dhe ishte tepër i gëzuar edhe pse po vdiste, nga që djali i tij u bë i vlefshëm dhe ardhur nga Kanadaja, me kursimet e emigrimit, arriti të blinte një apartament buze detit, në Ujin e Ftohtë të Vlorës.

Nexhat Mersini ka bashkëshorte Stelën, ekonomiste, ka djalin, Aurel Mersini, bisnesmen në Kanada si dhe vajzën Laura Mersini-Houghton, shqiptaro amerikane, shkencëtare e afirmuar amerikane në fizikë dhe kozmologji, profesore në Universitetin e Karolinës së Veriut në Amerikë që nga viti 2004, si dhe një nip nga djali dhe një mbesë nga e bija. Ai ndihej me të drejtë krenar për këtë trashgimni të vyer.


Shkencëtari i shquar shqiptar Nexhat Mersini, krahas studimeve dhe aplikimeve të veçanta në ekonomi, ka sjellë në praktikë për ekonominë e vendit tonë, si nga asnjë tjetër, miljona dollarë përfitimi ekonomik.Ai nuk mori asgje nga shteti monist, jo pjesë fitimi, po as kthim pronash. Megjithatë, ai burrë madhështor, deri në çastet e fundit të jetës së tij, rojti me nder dhe i kënaqur, i ndihmuar prej fëmijëve të tij dhe meritoi falënderimet dhe dashurinë e shokëve dhe kolegëve sepse, si rralë kush, ruajti të pastër emrin e një njeriu të ditur e të ndershëm.

Nexhat Mersini është bashkautor në shumë libra universitarë pë financimin e ekonomise dhe metodat matematikore në ekonomi. Ai ka botuar tre libra për metodat matematikore të aplikuara në ekonomike dhe deri në orët e fundit të jetës së tij po punonte paralelisht me një libër voluminoz për Krizën Ekonomike Botërore, si dhe guxonte të thellohej në argumentimin teorik të një ballafaqimi ku çuditërisht ndeshej me teoritë e Anshtajnit të Madh, vepra këto që nuk arriti ti përfundojë. Lexonte dhe përkthente nga gjuha ruse, italiane dhe angleze. Është vlerësuar nga Universiteti i Oksfordit në Angli me letër konsiderate për teoritë dhe mendimet e tij dhe ka marrë vlerësime optimiste edhe nga universitete të Francës, Rumanisë dhe Kanadasë. 

Shpreh bindjen, që me kohë, vepra e shkencëtarit të shquar Shqiptar, Nexhat Mersini, do evidentohet e plot dhe kolegët e tij (edhe tani me pozicione të rëndësishme në Qeveri e Presidencë), do ti japin atij të paktën pas vdekjes, nderet dhe meritat që i takojnë.

Vlorë, më 05.09,2011

.

Ky shkrim është lexuar 546 herë!

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

RadioEmigranti

facebook comments:


Leave a Reply