KOSOVËS SI KURRË MË PARË I DUHET VLERA AKADEMIKE E KOMBERTARE E JO MILITANEIZEM INATEÇOR DHE ORDINER

Nga Asllan Dibrani dhe Sylë Mujaj   Se Kosova është në duart e bandës vrastare të Hotel “Rognerit”,  nuk ka dilema!.Kosova e pasluftës kudo që prek, kudo që shkel , kudo që Lexo më tej

NËSE DONI TA SHPËTONI ATDHEUN, SHPETOJENI SA I KA MBETË EDHE PAK FRYMARRJE

Nga Agim Gashi Me emrin Lavdërim e mbiemrin Muhaxheri, një shqiptar nga Kaçaniku, në njëren dorë mban thiken e në dorën tjter koken e një të riu, dhe kaq mjafton përshkrimi i terroristit Lexo më tej

Edhe INA u bashkohet zërave lobues për përshpejtimin e shenjtërimit të Nënë Terezës!!!

Nga Instituti për Çëshje Kombëtare   Instituti i Çështjeve Kombëtare (INA) bashkohet me përpjekjet e disa intelektualëve shqiptarë dhe të huaj të cilët, që nga 15 qershori 2014, po lobojnë nëpërmjet një Lexo më tej

MUND TË JETË KRIM LUFTE

Nga Frank Shkreli   Komisionerja e Lartë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay dënoi të hënën rrëximin e aeroplanit të pasagjerëve të linjes ajrore Lexo më tej

Një vlerë universale

Faktori kohë si vlerë Nga Vilhelme Vranari Haxhiraj      Të nesërmen vendosa të shkoja  te mjeku. Papritmas në rrugë u ndesha me kolegen time, e cila parkoi makinën dhe u bashkua me Lexo më tej

KOSOVA PA RUGOVËN DO TË ISHTE BËRË SI PALESTINA

KOSOVA PA RUGOVËN DO TË ISHTE BËRË SI PALESTINA Nga Xhafer Leci Më 17-07-2014  tek Koha.net, E. Robelli kishte shkruar një shkrim me titull: “Kosova nuk është pështymore për bijtë e Ibrahim Lexo më tej

MAZHORANCA DHE OPOZITA NË UNISON

Nga Elida Buçpapaj, VOAL   Mazhoranca dhe opozita janë në unison. Sado absurd që të duket ky fakt, kur ke para sysh se si bëhen mish për qofte në Kuvendin e Shqipërisë, Lexo më tej

Islami Sisters placed on administrative leave after 30 years working at the Voice Of America (Anglisht)

By Mërgim Korça The two legendary journalist sisters, Isabela (Islami) Çoçoli and her sister Zamira (Islami) Edwards, have been placed on Administrative Leave at the Voice of America. This announcement rightly spurred Lexo më tej

Çoke be, Çoke qebapi…

Rreth rolit të intelektualit në qeverisje dhe në shoqëri Nga Ajet Nuro   Kam kohë që nuk jam marr me shkrime apo opinione politike për atë çka ngjet në Shqipëri, Kosovë apo Lexo më tej

BIJTË E ETËRVE ‘TË DJATHTË’

Nga Skënder Buçpapaj   Bilal Kola u emërua në krye të Institutit të ish të Përndjekurve Politikë, instancë e Qeverisë  së Shqipërisë. Ky lajm më shërbeu si nxitës vendimtar për të shtjelluar Lexo më tej

 

DHE NGA TË GJITHA ARTET, MË SË SHUMTI MË PELQEN MEDITIMI-TË RRISH E TË MOS MENDOSH NË ASGJË!

-thotë gazetarja dhe moderatorja e Radio Kosovës, Radije Hoxha-Dija

Bashkëbisedoi Sokol Demaku

 

Radije Hoxha-Dija

Radije Hoxha-Dija është me prejardhje nga Kosova. E lindur në Shkup. Shkollën fillore dhe të mesme (të mjeksisë, dega infermiere) i ka kryer në Shkup. Ka studjuar për mjeksi në Universitetin e Prishtinës. Ështe diplomuar për Mjeksi Tradicionale Kineze, dega Akupresure dhe Tui-na masazh “Belladona bimed”, në Shkup, në klasën e prof. dr. Edvin Dervisevic. Në Prishtinë ka kryer shkollen Art of Living ( ideator dhe udheheqes i saj është Sri Sri Ravi Sankar, nga India). Ka punuar 7 vjet gazetare në Shkup (Maqedoni) dhe 3 vjet në radio IRIB në Teheran (Iran), redaksia e programit në gjuhen shqipe. 13 vitet pas liftes punon ne Prishtine, per RTK, Radio Kosova.
Është anetare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë në Maqedoni, anetare e Haiku Klubit Shqiptar “Ha” në Tiranë dhe anetare e Haiku Klubit Kroat “Karolina Rijecka”.

Ka marrë pjesë në shumë manifestime kulturore poetike, në Ballkan dhe në Azi.
Ka botuar librat me poezi dhe prozë. “
Zoti më do natën”-poezi, botuar në Shkup, nga Shoqata e Shkrimtareve Shqiptare në Maqedoni, në vitin 1995. Libri : “Unë bëhem Ajo” (poezi) botuar nga i njëjti botues, në vitin 1997. Ky libër (po në këtë vit), në Manifestimin Ndërkombetar letrar- poetik “Ditët e Naimit” në Tetovë, fitoi çmimin “Libri i Vitit”. “Mosdija”, -roman, botuar në vitin 2000 nga Shtëpia Botuese “Buzuku” në Prishtinë. Libri u shpërblye me botim. Libri me poezi : “Gjeniu pleqnon çmendinë time”, botuar nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptarë në Maqedoni, në vitin 2005. Në manifetimin poetik “Ditët e poezisë Korçare” në Shqipëri, ky libër fitoi “Çmimin e Kristaltë”

Poezitë e saj janë përkthyer në anglisht, maqedonisht, kroatisht, boshnjakisht, rumunisht dhe turqisht, ndërsa janë botuar në disa revista letrare në rajon.

Ne Radio Televizionin e Kosovës, saktesisht ne Radio Kosovë drejton dhe moderon nje radio program javor, “Portat e natës”.

 

 

Dije, keni kryer shkollën fillore dhe të mesme (të mjeksisë, dega infermiere) në Shkup, Maqedoni. Çfarë mundë të na thoni për këtë kohe të rinisë suaj?

Dija: Rinia ime ka qene e bukur dhe e ndrydhur!…Vitet me të bukura të jetës i kalova me maqedone! Shkollen fillore e kreva shqip por kur erdhi radha te shkoj metutje, u detyrova te mesoj maqedonisht! Ne ate kohe vetem Gjimnazi vijohej shqip! Te gjitha shkollat tjera maqedonisht, pra edhe Shkolla e Mesme e Mjeksise. Kjo shkolle kishte kritere shume te rrepta (e krahasonin me shkolle ushtarake)! Me përjashtim te nje vajze turke te gjitha shoqet e klases i kisha maqedone! Mesimi dhe jeta ishin shume bukur te organizuar, por kishim dhe organizimin tone te “brendshem” shkonim neper ekskursione, ne shëtitje…benim aksione e aktivitete te ndryshme, madje arrita te regjistrohem ne alpinista e parashutista…por gjithmonë me brente nje gje: fakti qe nuk kisha kontakte me shqiptaret dhe qe po kryeja shkollen pa lexuar asnjë liber shqip! Libri ishte imperativ i kohes! Shkalle qytetërimi! Shume vone lexova librat: “Sikur te isha djale”, “Pse”, “Gremina e dashurise”…Jane kujtime te zbehta…Sakaq dhe te pakuptueshme!…Mbaj mend te qeshurat (bashke me nje shoqen time) te varri i Titos ne Dedinje! Na cuan per mature. Jo qe dija ndj gje atehere politiken por sec na kapi nje e qeshur me lote, gati sa s’vdiqem! Njerezit mendonin se po qajme ndersa ne u keputem duke qeshur! Na bente te qeshim hipokrizia e njerëzve! Atehere nuk dija pse por sot e di qe ajo sjellje eshte prototip i pjekurise time emocionale!

Edhe dicka me kujtohet nga ajo kohe, era e librit “Hasta la vista”! Librit i vinte ere letre te djegur! I merrrja ere! Edhe sot e njoh ate ere!… Meqe libri nuk kishte gjurme nga zjarri kuptova se ishte ajo era e fashizmit te djegur nga lufta ne Spanje (ku moren pjese shume shqiptare; Asim Vokshi, Xhemal Kada) e përzier me zjarrin e dashurise mes Gorit (luftëtarit shqiptar) dhe Anites (infermieres spanjolle)! Gjurmova dhe gjeta se romani eshte shkruar me1958 ndersa filmi “Doktor Zhivago”, do te realizohej shtate vjet me vone! Me interesojne historite te dashurise, ngadhënjimi mbi vdekjen! Me pelqen te kerkoj te raportet dhe te perbashketat mes njerëzve. Psh. Omar Sharifit (protagonistit kryesor te filmit) u miqësua me nobelistin Nagip Mahfuz ndersa Petro Marko me (nobelistin tone te radhes) Xhevahir Spahiun! (Petro ka njohur dhe shume shkrimtare antifashiste te kohes: Ernest Heminguej, Pablo Neruda). Shkurt, per shkak te tyre jam lumtur qe jetoj ne kete kohe!

Keni studjuar Mjeksinë në Universitetin e Prishtinës, keni diplomuar për Mjeksi Tradicionale Kineze, dega Akupresure dhe Tui-na masazh. Dy lloj mjeksish qe plotesojne (ose perjashtojne) njera tjetrën?

Dija: Me shumë do te thosha plotesojne njera tjetren! Ndonese mjeket e mjeksise perendimore shpesh e kurdershtojne kete te dyten! Pa fakte, natyrisht! (Fali Zot, e kane nga mosdija!). Dy mjeksite i krahasoj me dy fe (monoteiste), te dyja shpiejne drejt nje Caku, vetem se Rruget jane te ndryshme! Une personalisht, meqe i besoj natyres, perparsi i jap sherimit alternativ, pa kimikate, mjeksise tradicionale kineze! Besoj (si Hipokrati) se ushqimi eshte ilac kurse ilaci ushqim! Kush dyshon ne kete thenje le ta vertetoje, le te lexoje!

Mendoni qe nuk lexojme aq sa duhet?

Dija: Per fat te keq! Jo, nuk lexojme! Eshte koha te pranojme para vetes (dhe para Zotit) kete fakt! Ndryshe, kush do ti mbushte tere diten kafenete perplote? Te rinjte nuk protestojne per libra, per kushte mesimi, por per kafenete qe nuk punojne naten! Dhe shume e pahijshme ishte menyra sesi protestuan, duke henger fara kungulli ne shesh (ne sheshin me te shtrenjte ne Evrope)! Ka prind qe ndjehet krenar per nje sjellje te tille? Nuk besoj! Dhe kjo me nxite te mendoj se te gjithe ne, jo vetem te rinjte, e kemi keqkuptuar demokracine! Prandaj abuzojme me te! Pa dashje! Sepse na kane sulmuar te gjitha llojet e varferise; intelektuale, morale, fetare (sindroma post-komniste), shpirterore…Mendoj se ilaci i gjithe kësaj eshte libri! Libri mpreh mendjen dhe zbute shpirtin! Ne jemi popull i vrare! Qe thote Visar Zhiti: populli me i pa pergedhelur! Si popull ne falim te gjithe! Pos vetvetes! Radha eshte qe te falim edhe vetveten! Te falesh eshte nje akt pranimi! Le te pranojme pra veten ashtu sic jemi (te mos hiqemi as si fitues as si humbes aty ku nuk jemi) dhe ja ku jemi hedhur hapin drejt vetëdijesimit!

 

Si ndodhi te shkonit ne Iran dhe te punoni atje per 3 vjet? Te jesh gazetare ne Lindje te mesme eshte nje pervoje ndryshe, apo jo?

 

Ne oborrin e Shtepise Muze Te Shah Reza Pahlavise ne Teheran

Dija: Shkova ne Iran me ftese te nje delegacioni qe kishte monitoruar mediat ne Maqedoni. Ishte koha para luftes ne Kosove (koha e luftes se ftohte)! Sipas kritereve te tyre une isha e “përzgjedhura”. Hezitova pak (sa per te dëshmuar se vij nga vendi i paragjykimeve) dhe u nisa! U nisa te përfitoj dicka nga ajo kulture! Dhe nuk u pendova! Pashe vendlindjen e Saadiut, Hafizit, Khajamit!…Pasardhesit e lashte ariane. Natyrisht eshte pak problem komunikimi, derisa fillon te mesosh gjuhen. Persishtja ka alfabetin arab dhe numrat indian (ne kemi numrat arab!)…Gjithcka eshte e mrekullueshme ne kete vend; arti, kultura, tradita…Vetem mahalla ime, “Mejdune nur” (Sheshi i dritave) ka banore aq sa ka tere Kosova! Ne cdo cep parqe, gjelbërim…bejne “qilima te persise” me lule! Veres me lule sezonale ndersa dimrit me specie te ndryshme lulelakrash! Dhe pas 13 vitesh, prape shkova kete vere. Kesaj radhe ne Konferencen Nderkombetare te Grave ne Teheran! Ishim rreth 2000 gra nga gjithe bota! Eksperience e hatashme! Na kane nderuar shume! Nje nate, nga ballkoni i dhomes time ne hotelin “Esteglal” (Pavaresia) po shikoja qytetin dhe po mendoja: Sa i madh eshte njeriu kur sheh veten nga lartësia!… Dhe e kundërta!…Persia ka qene frymëzimi klasikeve boterore. Ndersa sot, njerëzit ndikohen nga politika!

Zaratustra ka qene filozof dhe dijetar, themelues i mazdaizmit, kultit te urtesise. Ka jetuar 1200 vjet para Krishtit. Ne librin e tij “Avesta” ai keshillon: pendare nik, goftare nik, kerdare nik! (qe do te thote: mendo mire, fol mire, puno mire!) Kjo maksime si vlere universale duhet te ngrihet mbi cdo tendence te kohes, shkon përtej cdo gazetarie a politike ditore!

Çfarë janë kushtet për të jetuar e punuar në Iran, mund të na bëni një krahasim me ato në vendlinje?

Dija: Po te jesh artist ne Iran, te ngrisin monument! Si Hafiz Shirazit a Omar Khajamit! I cmojne shume artistet! Populli eshte i bute, ka kulture komunikimi, ushqehet me vlera! Qytetet jane te bukura, ke ku te shkosh, me cfar te kenaqesh. Kur mezritesha ne fillim, dilja neper dyqanet e artizanatit te hiqja merzi! Ose shkoja ne ekspozita. Me vone kur mesova pak gjuhen fillova te frekuentoj restorantet tradicionale ku ka shfaqje te vërteta artistike me trupa te gjalla artistesh! Eshte dicka e papërshkrueshme! Vetem ai qe i ka pare ka idene se per cfare po flas! Madje dhe ne veshje kombetare kane plisin e bardhe te leshte te cilin ata e quajne “kelah” ndersa ne “qylah”!

Ju merreni edhe me shkrime, merreni me poezi apo me prozë?

Dija: E vertete, kam shkruar disa libra. Tani jam ne “gjendje anabiotike” them une! Nuk kam uje, as diell as kushte elementare per te shkruar dicka te bukur! Dicka qe e merr kur udhëton me valixhe te vogel! Thone: Ose hesht, ose thuaj dicka me te mire se heshtja! Tani per tani nuk kam c’te flas ndersa po krokasin politikanet (Si korbat e Edgar Allan Po-se)! Por uroj qe kjo heshtje te mos perfundoje me ndonje “dorëheqje” nga letërsia! Por edhe ne perfundofte, jam e lumtur qe kam shkrimtaret e mi te preferuar!

 

Cilet jane ata?

Dija: Jane ata qe me heqin stresin. Qe me nje fjale perfitojne besimin tim. Jane botet qe une nuk i kam pare dhe dua ti shoh permes shëtitjeve te bukura letrare. E keto i ofrojne poetet: Vehbi Skenderi, Xhevahir Spahiu, Grigor Jovani, Visar Zhiti, Pano Taci…Nga te huajt lista eshte me e gjate, natyrisht.

 

Mesiguri keni biblioteke te pasur. Sa libra keni?

Dija: Asnje! Te gjithe librat qe i pata, i fala! Perfundimisht! Dhe tani marr fryme lirshem! Konsidroj qe eshte krim ti mbash librat si te burgosurit! Ne burgun e shtepise sate! Libri eshte si njeriu, lexohet dhe lirohet, te shkoje tek lexuesi tjeter! Librat ia dhurova Bibliotekes se Therandes (qytetit ku u lind babai im). Sa i mbaj une peng ne shtepi, me mire le ti lexoje dikush! Kushedo qofte! Ne po ankohemi per cmime te larta te librave, ndersa secili prej nesh ka biblioteken e vet private! Ceshtja eshte nese ata libra qendrojne proporcionalisht me shprehine tone te leximit! Per fat te keq, ata qe lexojne shume, kane mundesi te pakta per ti blere!

 

Po librat tuaj, i keni falur bashke me librat tjere?

Dija: Jo, nuk fala kopje nga librat e mi sepse nuk kisha as per vete! Me thoshte Mehmet Kajtazi (ndjese paste): na sill nga 3 kopje librash dhe te anetaresojme ne Shoqate (te Shkrimtareve te Kosoves), ndersa une ia ktheja me humor: Po te kisha aq kopje… do hapja librari (dhe do ti shisja perseri)! Hahaha…

 

Nga librat, cilin quani sukses, kë konsideroni suksesin tuaj më të madh?

 

Te kisha Shen Pantelejmoni

Dija: Te gjithe librat e mi jane sukses, sepse jane pjese e jetes sime! Jane historia ime, frymëzimi im. Sot, ne distance kohore, shoh se kam poezi antologjike! Per dallim nga disa te tjera qe po ti kisha tani ne dore…(qe thote Driteroi) ‘do dija si do ti dhenderroja”! Hehehe…

Mbi librat e mij qendron nje projekt te cilin e ngris mbi cdo sukses timin personal; projekti te cilin e realizova para disa vitesh per femijet e verber ne Kosove. Me ndihmen e zonjes norvegjeze qe ka ndihmuar shume Kosoven, Astrid Megard Sollid. Zonja qe ndihmoi pas luftes grate e veja te Krushes; femijeve u solli kompjutera ndersa grave traktora…Mbi te gjitha modelin e altruizmit dhe te solidaritetit qe per ne ishte bere i huaj! Realizuam projetin: 8 libra per femije ne shqip. Libra me ze i incizuam ne 2 CD dhe qindra kopje bashke me CD palyera i dhuruam shkolles per femije te verber “Xheladin Deda” ne Peje. U preka shume ne promovim kur pashe disa femije, shume te vegjel, qe me njohen zerin! Ishin dëgjuesit e mi te vegjel te programit tim te nates (ne Radio Kosove)! Ne ate kohe programi im i nates zgjaste deri ne oren 05 te mengjesit! Kurre nuk kisha besuar se kam dëgjues te asaj moshe! Paramendoni sa te etur per dije jane femijet tane! Per me shume te verberit qe pos Abetares nuk kane asnjë liber ne alfabetin e Brajit!!!… Dhe ve doren ne zjarr nese pushtetaret tane do te dinin te japin përgjigje ne pyetjen time: Cilin sistem perdori Braji kur formoi shkronjat per te verberit? Pak kush do te dinte përgjigjen: Sistemin gjashte pikesh!

 

Pak per komunikimin masiv meqe punoni ne media.

Dija: E dua radion, jashte mase! Te lodh shume por dhe te sjell kenaqesi! Te hap dyert (dhe dritaret) e komunikimit. Per me shume se dy dekada mund te them se jam e lumtur qe nepermjet punes kam njohur shume njerëz te mire ne bote! Ceshtje tjeter eshte se si do te trajtohemi nje dite kur nuk do ta kemi me kete aftesi pune! Prandaj duhen konceptet sociale qe i kane shtetet demokratike ne bote, ku ben pjese dhe Suedia! Qe kemi probleme me komunikimin eshte nje fakt qe verehet ne te gjitha fushat e jetes! Kultura e komunikimit e them shpesh, nuk nënkupton vetem kulturen e te folurit por edhe ate te te degjuarit! Kete te fundit, une e mesova ne Lindje (ne Japoni psh. njerëzit e punësuar neper firma me renome, nuk shkojne ne mbledhje per te folur por per te degjuar)!

 

Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptarët sot, ku mendon se konkretisht duhet ndryshuar diçka ne?

Dija:  Duhet ndryshuar shumecka ne shoqerine tone! Qendrimin, sjelljen, mendesine tone individuale e kolektive! Duhen hapa te rinj ne politike! Qe te mos ngelim (Aristoteli): “kafshe politike”! Ti njohim dhe perqafojme vlerat! Te mos dobesojme kombin! Te forcojme shtetin! Te mos kemi ambicie te medha per veten tone dhe ambicie te vockla kombetare! Ndihma ime do te ishte kudo: ne media, ne kulturen e te te jetuarit, ne mjeksi tradicionale kineze, ne fitoterapi, ne gastronomi! Kam shume dëshira dhe nje nga ato eshte te shoh nje Shtepi e Pleqve ne Kosove, ku do te shkonin artistet dhe do te begatonin jeten e tyre me programe nga me te ndryshmet! Une do te isha e para qe do ti degjoja! (Ne pauza do tu beja masazhe rekasuese dhe do tu tregoja barsoleta)…

 

Një gazetar  kërkon të jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër.  Si është nga natyra Dija

Dija: Nga natyra jam kurreshtare prandaj jam e thirrur te punoj shume. Lexoj, kohet e fundit me shume ne internet (libra elektronike), sesa libra te shtypur. Udhetoj, komunikoj, veshtroj…me shpesh ndjek intuiten time sesa rutinen dhe rralle here gaboj! Kam njerëz te mire perrreth. E dua njeriun, mbi te gjithe artistin!

 

Ne muzeun e Pejes

Cilat personalitete historike pëlqeni më shumë?

Dija: Uh, ka shume: Hellen Keller, vajza e verber dhe shurdhmemece qe tronditi boten me inteligjence! Arriti te shkollonte mesuesen deri ne Harvard per te arritur nivelin e saj! Ibn Sina (Avicena) gjeni, autor i 280 veprave ne matematike, komente Kuranore, fizike, kimi, mjeksi, muzike…perktheu veprat e Hipokratit…Vertete ka shume figura qe cmoj nga historia e vjeter, e re e botes dhe ajo shqiptare…Nga Kosova do te përmend Doc.dr.Ali Ijazin, internist, pneumoftiziolog, enciklopedi e gjalle… Ai ka shpikur nje ilac per nje semundje profesionale te mushkerijve dhe po pret ta patentoje (ne Kosoven e lire)! Ky njeri ka shume merita kombetare dhe bashke me disa te tjere ndrisin faqet tona te historise kombetare!

Nëse kjo lami që keni studujuar nuk do të ishte profesioni juaj, ne cfarë profesioni do e gjente vetën më mirë se në gazetari Dija?

Dija: Une jam si kinezet, kam shume profesione! Do shisja fara kungulli nese nje dite nuk do te punoja ne gazetari! Pa shaka e kam, farat e kungullit jane eliksir ne vete! Perndryshe, cdo pune e bej me dashuri prandaj them, une veshtire mbes pa buke! Ne Kinen e lashte (ne djepin e mjeksise kineze), me mjeksi jane mare njerëzit me te zotet! Nese nje rast psh. eshte kthyer 2 here si rast i pasheruar (ose recidiv), fshati e ka lene mjekun pa drith nje vit te tere. Ky ka qene ndeshkimi! Prandaj dhe mjeksia ka shkuar large! Ne konkurrence! Uroj qe as ne te mos ngelim pa buke!

E  lexoni revistën në shqip ”Dituria”që bothet në Skandinavi, cka mund te na thoni për te?

Dija: Po, e lexoj revisten “Dituria”ne version elektronik, duke ju falenderur ju, z.Demaku. Me pelqen te lexoj shkrime informative per shqiptare te suksesshem ne bote! Dhe per kete ju uroj suksese! Por lidhur me shtypin, ne pergjithsi, une apeloj: Mehr Light, mehr light! (me shume drite, me shume drite!)! Sot kohen e kemi shume te kufizuar dhe veshtire qe i lexon kush shkrimet e stërgjata ku flitet shume e nuk thuhet asgje! Jane patetike!

Planet tuaja për të ardhmen, cka Dija mendon dhe ka në fokus?

Dija:  Dua te shëtis, te eksploroj, te zbuloj! Vazhdoj te theksoj komunikimin e mirefillte (piken tone analgjetike). Jam e lumtur qe kam punuar shume ne fushen e kultures por tani ne fokus te interesit kam jeten e shendoshe, ushqimin e shendoshe, sportin… Me mrekullon bletaria, qumështi i bletes ame, propolisi, kërpudhat (sidomos tartufi)…bimet mjekuese, farat e zeza…pastaj me impresionojne ushujzat dhe implementimi i tyre tek sëmundjet e eneve te gjakut…etj. Kohet e fundit kam filluar te eksperimentoj me disa bime mjekuese dhe te prodhoj kremra per vete, madje nga pacientet e mij eshte nje figure publike dhe nje koleg imi nga studimet, sot punon mjek specialist ne Agli. Me intereson feja, metafizika, fizika kuantike, ezoteria, aromaterapia…Dhe sa me shume qe lexoj vetëdijesohem per mosdijen time!

Cka ju benë të lumtur  dhe cka ju mundon më së shumti?

Dija: Te lumtur me ben cdo sukses posacerisht i dëgjuesve te mi. Kur vetedijesohen. Aty shoh ndikimin tim pozitiv tek ata! E dua natyren dhe me deshire bej fushata kunder duhanit (e kam pire vet dhe e kam lene para 5 vitesh)! Me lumturoi ne nate jehona qe beri nje emision i imi ne fushate kunder duhanit. Nga ajo nate disa dëgjues nuktymosin me duhan! Kete po, e quaj sukses! Degjuesit me kane fale besimin dhe une i shpërblej me diskrecion. Kerkojne ndihme dhe i ndihmoj. Jane kategori te ndryshme, narkomane, HIV pozitiv, invalide, te verber, artiste, te shkurter, nga te gjitha kategorite. Jemi nje familje e madhe te kapur dore per dore (si ne ate foton e UNICEF-it). .

Si e kalon kohen e lirë?

Dija: Ne kohe te lire lexoj, shikoj Tv, ka filma artistike me nje varg cmimesh kinematografike, qe nuk i nderroj me asgje! Here shikoj filma dokumentare ne platformen Digitalb…I dua dhe programet ku zbulohen artiste, talente te rinje… Shikoj kanale shqiptare dhe te huaja. Dal dhe me miq. Ka kohe qe po me mungojne lokalet me muzike te mire, ku mund ti nderrosh dhe disa fjale. Dikur ishte Nexhmije Pagarusha, Vace Zela, Nezafete Shala qe e degjoja me endje…Pastaj Shpresa Berisha, Shpresa Gashi…Qemal Kertusha…Po pakesohen vlerat! Sot kam Mefarete Lazen, Frerik Ndocin…. Selami Kolonjen qe e dua forte…Dhe nga te gjitha artet, me se shumti me pelqen meditimi-te rrish e te mos mendosh ne asgje!

 

Tani qe kam tejkaluar shopingomanine, tani blej vetem kur duhet!

Pergjithsisht, po mesohem te mbijetoj ne jeten e nomadit konform kërkesave te medha te shtetit tim njëshekullor (dhe te dytit penga vafreria ne Evrope)!

 

Po te kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetuar?

Dija: Do te kisha jetuar ne Shqiperine etnike! Dhe mos me dalte shpirti pa realizuar kete deshire!

Ky shkrim është lexuar 345 herë!

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

RadioEmigranti

facebook comments:


Leave a Reply