FIGURA HISTORIKE NË HARRESË

Nga Rasim Bebo   Është vazhdimi i konjukturës së Enver Hoxhës dhe i miqve të tij të jashtëm, që figura të shquara historike të kombit tonë të lihen në harresë e mospërfillje Lexo më tej

ZILIQARI MEMZI PRET MOMENTIN KUR TË PENGOHESH DHE TE RRËSHQASËSH, AI ËNDËRRON DHE SHPRESON TË GREMISËSH SA MË SHPEJT

Nga Sokol Demaku   Eh, koha sa shpejtë kalon, si marramendja, fluturonë dhe nuk e ndjenë farë. Por cfarë të bëjme, koha është kohë, e kohën duhet ta jetojmë. Duhet apo nuk Lexo më tej

Hijet që lëvizin

Nga Reshat Kripa   Sot mora pjesë në një promovim librash të një autori i cili kishte kaluar 22 vjet në burgun komunist. Bëhet fjalë për një nga mandelat shqiptarë, se të Lexo më tej

Rënie fatale!

Nga Mimoza Dajçi, New York   Humbja drastike e PD për Bashkiaket 2015 ishte një rënie fatale nga “trampolina në thellësitë e Adriatikut”. Pavarësisht dhunës, manipulimeve apo pazareve nën dorë që mund Lexo më tej

Ortek korruptiv me vepra Penale

Nga Flamur Harri   Ne lufte u linda, ne lufte u rrita, ne lufte do te vdes. As kam patur, as kam as do te kem frike nga vdekja, sido qe te Lexo më tej

Gishtat dhe mjekërrat e terrorit

Gishti përpjetë dhe mjekrra pa mustaqe janë semantikë e islamit ekstrem politik, respektivisht janë simbole të Al-Qaida-s dhe ISIS-it. Pse i bartin ose çojnë ato edhe shqiptarët? Nga Jon Leka Nëpër filmat Lexo më tej

Një postim, një reagim dhe një sqarim për peticionin për Rrugën e Arbërit

30 qershor 2015 Kur e nisëm peticionin për Rrugën e Arbërit me 18 Mars 2013, kishim një synim: të ndikonim sa të mundnim te qeveria e pas-zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, në Lexo më tej

JOZI, MOS U BA GRIFSHË POLITIKE !

Nga Ramiz Lushaj   1. Jozi, edhe kësaj here, pothuaj nga gjithkush e gjithkund, paradihej se në Shkodër do të fitonte për të shtatën herë PD. Veç dy gjana nuk diheshin kaq Lexo më tej

PO ME UREN C’PATËN?

Nga Gezim Llojdia   1.   E djathta  mori një nga bastionet e  hershme të së majtës  sic është  bashkia Selenica, që aktualisht ka marrë edhe gjysmën e Lumit të Vlorës,pra bashkia  Lexo më tej

Depresioni i arsimit kosovar, alternativa dhe ide

‘’Nxënësit janë edhe njerëz gjithashtu’’ pikë … Nga Gentian Jetishi    Depresioni i arsimit kosovar, alternativa dhe ide   ‘’Nxënësit janë edhe njerëz gjithashtu’’ pikë .   Ajo çfarë është moderuar në Lexo më tej

 

KREMTIMI I 20-VJETORIT TË THEMELIMIT TË SHOQATËS KULTURORE SHQIPTARE“KADRI ZEKA“ ME SELI NË NÜRTINGEN TË GJERMANISË, KALOI NË NJË ATMOSFERË TË QETË DHE DINJITOZE.

Nga Ramiz Dërmaku


Kirchheim-Teck-Ötlingen, më datën 22.09.2012 në qytezën Kirchheim-Teck, Ötlingen komuniteti shqipëtarë pati festë sepse atë ditë Shoqata Kulturore Shqiptare“KADRI ZEKA“ me qendër në Nürtingen, kremtoi 20-vjetorin e themelimit të saj . Manifestimi u mbajt në sallën Eduard-Mörike – Halle. Në kremtimin e kësaj feste të madhe.Në këtë mbrëmje muarën pjesë qindra bashkëatdhetarë tanë.  Mërgimtarët e këtij lokaliteti me rrethinë atë ditë ishin të gëzuar dhe kishin arësye të gëzohen sepse SHKSH-re“Kadri Zeka“, falë punës së kryesisë anëtarëve dhe simpatizantëve të saj arriti në piedestalin më të lartë; si në ruajtjen e Gjuhës, kulturës, Historisë, traditës, pastaj ajo rëndësi të madhe i kushtoi ndihmimit të atdheut dhe internacionalizimit të çështjes sonë kombëtare. Shoqata, ishte qendër apo themi një qerdhe e ngrohtë ku takoheshin mërgimtarët tanë, shkëmbenin mendime dhe bisedonin për gjendjen e vështirë ne të cilën kalonte populli shqiptarë , nën diktaturën fashiste serbe. Pra thënë shkurtë kjo shoqatë kreu me mjaftë sukses amanetin e martirit të kombit z. Kadri Zeka.
Manifestimi u hapë me këndimin e himnit kombëtar.
Moderatoret  Valesa  Asllani dhe Saranda Elezaj, nxënëse të shkollës shqipe“Migjeni“ në Stuttgart,edhe pse për nga mosha dhe përvoja ishin të reja, ato shkelqyen para publikut, sikur të kishin një përvoj të gjatë në këtë lami.

Në fillim Valesa Asllani i ftoi të pranishmit që ti nderojnë me një minutë heshtje të gjithë martirët e lirisë, të cilët flijuan jetën për çlirimin e Kosovës.
Pas kësaj përshëndetje, moderatorja Valesa Asllani, ftoi grupin vallëzues“të shkollës shqipe“MIGJENI“ të prezentohet me një valle shqiptare nga trevat tona shqiptare.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i SHKSH-së, z. Taxhidin Bakiu, përshëndeti të pranishmit si dhe familjet e heronjëve dhe dëshmorëve të kombit.
Ai përshëndeti edhe veprimtarët e çështjes kombëtare:

Hasan Qyqalla, Kryetar i Lidhjes së Shkimtarëve dhe Artistëve Shqiptar në Gjermani,
Tefik Ramadani, ish i burgosur politik, veprimtar, publicist dhe përfaqësues i Këshillit për të Drejtat e të Huajve në Mannheim,Ramiz Dërmaku, ish i burgosur politik, veprimtar, dhe gazetar,
Asllan Dibrani, ish i burgosur politik, veprimtar, publicist dhe antarë i
Lidhjes së Shkimtarëve dhe Artistëve Shqiptar në Gjerman
Nami Ramadanin, bashkëveprimtar i vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, Kolë Merturi bashkpjesëmarrës në demonstrata me vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka,
Faredin Emërllahu, veprimtar dhe kryetar i parë i Shoqatës“Kadri Zeka,
Zef Prenka, veprimtar dhe Adminstrator i portalit ”Rrezore”
Muhamet Hoxhaj, veprimtar dhe drejtues i Revistës elektronike „Kosovari Media”,
Nue Lekaj, veprimtar i çështjes kombëtare,

Arsimtarët e shkollësh shqipe nga Göppingen-i, Magjistër Mazllum Hasimja ish mësimdhanës në Univerzitetin e Prishtinë-s dhe Sylë Syla,
Përfaqësuesit e Klubeve, dhe shoqatave me delegacione:
Skënderbeg Klaiqi-n, Kryetar i Bashkësisë Shqiptare të Klubeve, shoqatave dhe shoqërive për Republikën e Baden Württemberg-ut,
Jahja Gashi, Kryetar i Shoqatës, „Nëna Terezë“në Göppingen,
Afrim Sylejmani, Kryetar i Shoqatës, „Bardhosh Gërvalla“në Ludwigsburg,
Vitor Spaqi, Kryetar i „Qendrës Kulturore Shqiptare”, në Stuttgart.
Abaz Imeri, Kryetar i Këshillit Organizativ në Heilbronn.
Arben Berisha, kryetar i Klubit fudbollistik, “ Kosova” në Bernhausen,
Sheremet Pantina , Kryetar i Shoqatës,”Iliria“ në Heidelberg,
Hazir Beqaj , Kryetar i Shoqatës,” Malësia” në Hechingen,
Besim Prenqi, Kryetar, Halil Zemaj sekretar dhe Ibrahim Ukëhaxhaj, nga Shoqata, „Atdheu“në Schwäbisch Gmünd,
Këtë mbrëmje festive e madhështoi , Ansambli i valleve shqipe ´´MIGJEN´´nga Stuttgarti,si dhe grupi recitues i nxënësve  të arsimtarëve Zejnie dhe Zeqir Asllani, nga shkolla shqipe “Migjeni”Stuttgart dhe ´´Shpresa´´nga Ruiti . Kurse pjesa e dytë e programit ishte rezervuar për këngëtarët Bujar Osaj, Suzana Jashanica dhe instrumentistët vëllazërit Gjocaj.


Letra-telegrame përgëzimesh kishin arrtur edhe nga; ministri i Diasporës Zt. Ibrahim Makolli,
Zëvendës Ministri i Punëve të Mbrendshme të Republikës së Kosovës, zt. Izmi Zeka, nip i Kadri Zekës, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin zt.Skënder Xhakaliu, Ambasadori i Shqipërisë në Moskë zt.Sokol Gjoka, cili vite më parë ka qenë musafirë në tubimet tona, nga Ambasadori i Shqipërisë në Bern të Zvicrës, zt.Mehmet Elezi, nga Konsulli i Kosovës në Stuttgart, zt. Faket Kajtazi, nga ish e fejuara e Kadri Zekës, zonja Saime Isufi, nga Kryetari i Shoqatës “Isa Boletini” në Sindelfingen, zt. Brahim Halimi, etj.
Në foltore  u paraqitë veprimtari i vjetër zotri Xhafer Leci, kryetar nderi i shoqatës, cili paraqiti raportin e punës dhe veprimtarisë 20-të vjeçare të shoqatës.
Vlen të përmendim se në kuadër të veprimtarisë së shoqatës “Kadri Zeka” për pos ndihmave për veshmathje… mërgimtarët kishin grumbulluar 1 175 909 DM, për shëndetësinë, arsimin dhe luftën e fundit çlirimtare në Kosovë, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, si dhe në Maqedoni.
Raportin finaciar… Do e paraqesim komplet në shkrimet tona të radhës.


Ndërkohë fjalën e mori kryetari i parë i SHKSH-re“Kadri Zeka“ z. Faredin Emërllahu. , i cili i informoi të pranishmit për punën, sukseset dhe sfidat ne të cilat u ndeshë SHKSH-re,“Kadri Zeka“ me seli në Nürtingen gjatë kohës sa ai ishte kryetar.

Në foltore u praqiten me recitime;
Hasan Qyqylla,recitoj poezinë ”Grushti i Dhimbjes”,
Ramiz Dërmaku, recitoj poezinë ”MARTIRËVE TË LIRISË”
Diskutuan;
Tefik Ramadani,
Skënderbeg Klaiqi
Vitor Spaqi,
Asllan Dibrani
Mëpasë z. Xhafer Leci,  lëshoi një audiokasetë orgjinale të demonstratës së parë të mbajtur në prill të vitit 1981 në Bern të Zvicrës,
dhe në Frankfurt të Gjermanisë, ku dëgjohej zëri i fjalimit të Kadri Zekës. Ndërsa, nga protestuesit dëgjohej brohoritja; Kosovë Republik,
Ja vdekje ja liri! Duke dëgjuar zërin e Kadri Zekës dhe brohoritjet e protestuesve në shenjë respekti të gjithë të pranishmit u ngitën në këmb.
Në shenjë respekti për kontributin e tyre kombëtar, Mirnjohje ju ndanë:
Familjes Kadri Zeka,
Zonjës Saime Isufi ish e fejuara e kadri zekës,
Familjes Gërvalla,
Zotit Hasan Malaj,
Zotit Hafiz Gagica,
Zotit Faredin Emërllahu,
Dhe të ndjerit zotit Qemajl Morina.

 

Këtë kremte e bënë edhe më madhështore grupi i recituesëve, dhe ai i valltarëve nga shkolla shqipe”Migjeni” në Shttutgart udhëhequr nga qifti bashkëshortor , intelektualët, mësuesja Zejnije dhe mësuesi Zeqir Asllani. Të shkruash për këtë kremte e mos të shkruash për punën dhe sukseset e dy bashkëshortëve, dy intelektualëve, dy mësuesëve, të denjë të diasporës sonë do të bëshë një mëkat. Këta dy bashkëshortë siq po shihet me të gjitha forcat e tyre morale, materiale, fizike, e intelektuale ju kanë përkushtuar çështjes kombëtare. Si shumë herë edhe kësaj radhe këta shkëlqyen me programin kulturor, recitues e vallëzues. Këta dy ntelektualë për çdo ditë s’bashku me nxënësit e tyre pos sukseseve në arsim ata rezultate inkurajuese po arrijnë edhe në ruajtjen e gjuhës shqipe, historisë, kulturës, sportit , traditave si dhe shtimin e dashurisë ndaj atdheut . Ne gjatë kohës së pushimit shfrytëzuam rastin për ti marrë opinionin e zonjës Zejnije; . Në momentin kur kemi kërkuar të ushtrojmë detyrën e mësuesit- ses në diasporë e kemi ditur se kjo punë ka përgjegjësi, mundë, djersë, sakrifica,. batica e zbatica, momente të lumtura dhe të hidhura.., mirëpo ne ato i kemi kaluar (e do ti kalojmë edhe ne të ardhmen) me nderë e respekt shtonë mësuesja,Zejnie. Ne për edukimin,arsimimin dhe mbrojtjen e fëmijëve tanë nga asimilimi nuk kursejmë asgjë. Dhe kokën e kthen nga nxënësat ! Ne e kemi ditur se puna jonë nuk stimulohet por dashuria ndaj punës, profesionit dhe dëshira për t´i edukuar, arsimuar dhe mbrojtur fëmijët nga asimilimi , është mbi të gjitha. Të gjithë e dinë se ardhmëria  e kombit mvaret prej rinisë.., prandaj ne punojmë pa u lodhur. Me interesim të madhë u pritën recitimet, këngët dhe vallet e nxënësve, 

Vallet e interpretuara aq bukur nga nxënësit e ndezën atmosferën në sallë.Tek një pjesë e mërgimtarëve tanë shkaktuan emocione, mallë dhe lotë.. Nxënësit e shkollave shqipe“Migjeni“ nga Stuttgarti, pas çdo recitimi apo luajtjes së valleve, publiku filloi t´i përcjellë me duarëtrokitje. Kjo ishte edhe një dëshmi se aty ku punohet me vullnet nderë e përkushtim aty nuk mungojnë edhe sukseset
Nxënësit u prezantuan me vallet nga trevat tona shqiptare.

Grupi recitues u paraqit me pozinë: “Trojet etnike shqiptare”
Në përbërje:
Adrian Zylfijaj,

Diaspora TV

Saranda Elezaj,

Lumturije Osmani,

Leonora Osmani,

Rina Osmani,

Kaltrina Elezaj,

Kosovare Kastrati,

Valdrin Asllani si dhe
Valesa Asllani
Më pastaj në skenë u paraqiten:
Drin Shabani me poemen kosovare “Jam Shqiptar, Kosovar” u prit dhe u përcoll me duartrokitje të gjata në sallë.
Saranda Elezaj me monologun “Për flamurin kombëtar”
Valdrin Asllani me monologun ” Dheu i Kosovës”. Ponjashtu aktori i ri i befasoi me monologun kushtuar dëshmorëve të lirisë. Ai me zërin e tij magjepsi të gjithë në sallë. Sukseset, interpretimi, recitimi, lëvizjet në skenë me takt, origjinaliteti që treguan këta artistë të rinjë jo që zgjuan emocione tek disa mërgimtarë por disa prej 
tyre s’mund të përmbaheshin nga lotët. 

Grupi i nxënësëve pra ai i valltarëve ne përbërje ; Adrian Zylfijaj, Rina Osmani, Valdrin Asllani, Valesa Asllani, Drin Shabani, Lumturije Osmani, Leonora Osmani dhe Kosovare Kastrati etj.


Ajo që duhet cekur ishte laramania dhe bukuria e kostumeve të kombinuara nga të gjitha trojet etnike shqiptare. Këta artistë të rinjë me lëvizjet e tyre në skenë treguan se arti dhe kultura janë edhe në diasporë ruhet edhe pse ne gjindemi largë atdheut. Po duhet cekur edhe angazhimin dhe perkushtimin e qiftit bashkëshortor të cilët me seriozitetin më të madhë po edukojnë, mësojnë nxënësit dhe po i ndihmojnë atdheut.

 

Në skenë u paraqitë këngëtari z. Bujar Osaj, zonjën Suzana Jashanica dhe,
instrumentistët vëllazërit Gjocaj, dhe programi vazhdoi deri në orët e vona të mbrëmjes.  


Dhe krejtë në fund ju lumtë kryesi e nderuarë e SHKSH-re,“Kadri ZEKA“ për kontributin tuaj ndaj çështjes kombëtare, pastaj falenderojmë çiftin bashkëshortorë mësuesen Zejnie dhe mësuesin Zeqir ASLLANI, të cilët shkëlqyen s’bashku me nxënësit e tyre.

Ky shkrim është lexuar 525 herë!

facebook comments:


Leave a Reply