ENVER HOXHA MJEDIS 100 TIRANËVE !

Nga Fritz Radovani (Pjesa e tretë)  Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë…     Në librin “TIRANËT”, Historitë e 100 Despotëve dhe Diktatorëve, me titull: “TYRANTS”, botue në vitin 2004, for Lexo më tej

FALJA E PABËRË PËR VIKTIMAT E KOMUNIZMIT DHE PASOJAT

Nga Artur Vrekaj   Është e pafalshme të mos ndodhë ende. Është e pafalshme për këtë klasë politike të Tiranës që do të përhumbë përfare të gjitha gjurmët e makabritetit të regjimit Lexo më tej

RUSIA E RE SI RUSIA E VJETËR

Nga Frank Shkreli   Ndërsa gjëndja në Ukrainë sa vjen e keqësohet dita ditës, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), në një raport që botoi të martën mbi gjëndjen e të drejtave të Lexo më tej

30 DITE PA MA TE DASHURIN TONE

IN MEMORIAM -  Faton Sadiku 30  gusht 1978   -   17  mars  2014 Nga Prof. Dr. Riza Sadiku   Faton Sadiku lindi ne Prishtine me 30 gusht 1978. Disa vite te  shkollimit, sikurse Lexo më tej

Pashko Vasa Mendimtari i Parë Republikan i Rilindjes sonë Kombëtare

Nga Aristotel Mici     Rreth Librit  “Burgimi im”- (La mia Prigionia”) të Pashko Vasës  (Vepër  autobiografike që hedh dritë  mbi rrethimin e  Venecies dhe arrestimin e lirimin e autorit.)  Libri “Burgimi im” Lexo më tej

HALLET DHE PËRFAQËSITË TONA NË GREQI

Nga Danel Cana   Dje, në një takim të rastësisshëm privat me një përfaqësues të ambasadës gjatë bisedës “shkoi dhëmbi tek dhëmbte dhëmballa”, në mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve! Ajo që Lexo më tej

DEFETARIZIMI I POLITIKËS DHE DEPOLITIZIMI I FESË

Nga Skënder Buçpapaj, VOAL   Ne shqiptarët dështuam në përçartjen tonë gjysmëshekullore për t’u bërë qendër botërore e ideologjisë komuniste. Mjerisht, në Tiranë, mjerisht, duket të ketë koka që ende, pas rreth Lexo më tej

Shembulli i një Shqiptaro-Amerikani që lobon i vetëm

Nga Artur Vrekaj   E kërkojmë në qiell lobimin për komunitetin dhe Çështjen Shqiptare. Ai është prezent atje ku Shqiptarët e kthjellët dinë ta bëjnë pa shumë bujë. Ju sjell një rast Lexo më tej

E KENI GABIM z. ALIMADHI

Nga Guri Shyti     Radhët që do të lexoni më poshtë do ta shtyjnë z. Alimadhi, dhe të gjithë ata që mendojnë si ai, të përdorin kundër meje atë fjalën që Lexo më tej

15-VJETË NGA SPASTRIMI ETNIK I NJË POPULLI

Nga Frank Shkreli   Ishte kulmi i luftës në Kosovë.  Periudha Mars-Qershor, 1999 ishte periudha e bombardimeve të NATO-s kundër objektivave të forcave ushtarake dhe policore të Serbisë në Kosovë dhe anë Lexo më tej

 

BABUSHI I GËZIMEVE DHE RRITËS FËMIJËRORE

Nga Xheladin Mjeku

Murat Gecaj: “DORELA”, skica e rrëfenja, botoi SHB “FILARA” – Tiranë, 2012

 

Murat Gecaj është autor i shumë librave publicistikë, monografi, jetëshkrime, etj. Librat: “Si e pashë unë Kosovën” (2000), “Nëpër udhët e shkollës shqipe” (2001), “Pishtarë të Normales së Shkupit” (2002), “Filologë që nuk harrohen” (2002), “Mësuesi veteran Salih Myftar Kolgeci” (2005), “Ëndrrat e grisura të jetës sime” (2010), ”Bedri Dedja në kujtesën tonë” (2010) dhe “Rrahin zemratarbërore” (2011). disa prej të cilave edhe u ribotuan. Këto dhe shkrime të shumta në gazeta dhe mjete elektronike e paraqesin mjaft produktiv Prof. dr. Murat Gecajn. Angazhimet dhe vlerat krijuese argumentojnë veprimtarinë e tij përgjatë dekadave, duke mos pushuar për asnjë çast së shkruari. Kurse me librin më të ri “Dorela”, që për tematikë ka jetën fëmijërore, sjell freski në krijimtarinë e tij. Çasja kësaj krijimtarie nënkupton se autori prej kohësh është mishëruar në jetën, lojën dhe ëndërrat fëmijërore, të cilat i paraqet me mjaft pedantëri në formën e rrëfimeve dhe skicave në interkomunikim me mbesën e tij të dashur – Dorelën, që shikuar në rrafshin letrar është Kryepersonazh i një vepre që mund të lexohet në shumë forma, edhe si vepër artistike me elemente të një proze-trilogji me konotacione të romanit, edhe si vepër monografike për një periudhë të caktuar kohore, të moshës së mbesës së tij.

Deri në këto çaste kur po i shkruaj këto pak fjalë në shenjë përgëzimi për botimin e librit me titull shumë të këndshëm dhe simbolik “Dorela” të Murat Gecajt, kisha një fije shpresë se do të jem edhe unë në mesin e miqëve dhe dashamirëve të autorit për të festuar s’bashku këtë ngjarje të bukur kulturore.
Tashmë kur pjesëmarrja ime është e pamundur për arsye personale, shfrytëzoj rastin të uroj të gjithë pjesëmarrësit dhe veçanërisht autorin e librit, Prof. dr. Murat Gecajn, që edhe më tutje të ketë botime e promovime të shumta librash. “
Dorelës” i dëshiroj hapërim të pandalur tek lexuesi dhe jetëgjatësi në kujtesën e tyre. Ndërkaq mbesës së autorit Dorela, që u bë personazh i këtij libri, i uroj edhe shumë e shumë pranvera me suksese të pafund, jo vetëm si personazhe e librit, por edhe si veprimtare e zhvillimeve të reja e të begata të punës dhe rritës, me të gjithë ata që i do dhe e duan!” Jo pa qëlim solla këtu këtë copë shkrimi kur po bëhej përgëzimi i librit “Dorela“ të Murat Gecajt, e që përkundër dëshirës nuk mund të udhtoja në pjesëmarrjen në atë ditë të gëzimit familjar, miqëve e adhuruesve të artit e kulturës që ishin mbledhur ta shënonin lindjen e librit, që do të bëhet pastaj pjesë e familjeve dhe e të gjithë lexuesve që do ta kenë në shtëpitë e tyre.

Hyrja në shoqërinë e Dorelës dhe Babushit

Libri “Dorela” vjen tek lexuesi si një realizim letrar dhe publicistikë, duke bashkëvepruar në rrafshin komunikues me lexuesin edhe si prozë me elemente reale të jetës së Kryepersonazhit – mbesës së autorit, por edhe si krijim letrar me të gjitha atributet e një proze për fëmijë, që sjell elemente të romanit apo edhe të një trillogjie të realizuar. Kjo është në fakt, një formë e veçantë e hartimit të këtij libri, duke përmbushur kriteret e trilogjisë për fëmijë dhe do ta kisha ndarë simbolikisht sipas tri notave muzikore, me harmonizimin e pjesëve të librit, si: Pjesa e parë – Do, e dyta – Re dhe pjesa e tretë – La. Një organizim i këtillë do ta arsyetonte emrin dhe fuqinë e komunikimit ndërtekstor të tri pjesëve të librit, për t’u kujtuar si një veçanti në letrat e krijimtarisë për fëmijë. Kjo mbase edhe reflekton dukshëm edhe në mënyrën e tanishme të realizimit, për çka meriton të vlerësohet nga lexuesi dhe studiues të letërsisë për fëmijë. Realizimi i këtij libri mund të konsiderohet frut i angazhimeve dhe përkujdesjes së autorit, që ndonëse në moshë, është mishëruar me botën e fëmijës, për ta sjellur tek lexuesi me të gjitha elementet e një proze bashkëkohore dhe të realizuar mirë. Ky libër me skica dhe rrëfenja konsiderohet si realizim artistiko-edukativ me elemente pedagogjike. Leximi i parë i librit “Dorela” të shpien në kujtimin imagjinar, me gjithë këtë lëndë sa interesante aq edhe të çuditshme, ndërsa me rileximin e saj heton sprovimin e lexuesit në ndriçimin e shumë “prekjeve tematike” nga dashuria prindore, shoqërore e miqësore, nga historia dhe kultura të përcjellura në brezni.

Ky titull kaq simbolik ka kuptim të qëndrueshëm edhe pë faktin se përbëhet prej tri notave muzikore, që në fakt simbolizojnë këngën dhe gëzimin për jetë. Është edhe një arsye tjetër se ky emër shpreh kuptimin e një hareje familjare, që vargu dhe tingulli bashkëveprojnë këtu dhe flasin bindshëm se bukuria e fjalës ka folen e vet te kjo veçanti që buron nga zemërbardhësia e Babushit.

Ndërtimi, apo thënë më bindshëm organizimi i lëndës së prezantuar brenda kopertinave të këtij libri në tri pjesë na paraqet tri veçanti të fushëveprimtarisë së jetës, lojës dhe dashurisë prindore dhe të gjyshërve, që mund të lexohen edhe si pjesë të veçanta, por edhe si një tërësi, që në fakt mund të konsiderohet një libër i llojit të trilogjisë. E cilësojmë kështu, ngase kemi të bëjmë me një lëndë të pasur nga shumë veprimtari dhe aktivitete që zhvillohen në lojë-imagjinatën fëmijërore dhe një bashkëdyzimi të ndërlidhur me botën fëmijërore dhe të të rriturve si: prindërit, gjyshi, gjyshja, pastaj miqtë dhe njerëz veprimtarish të ndryshme, që mud t’i takojmë në pamje e skica të ndryshme përgjatë gjithë leximit të këtij xhevahiri të bukur, që shkëlqimi i tij vjen si shkëlqim i jetës, gëzimeve, sukseseve dhe dashurisë prindore, që e përshkojnë librin.

Sikur e zgjatëm paksa fjalën hyrëse, por nuk kishte mundësi të dilnim nga ajo fole muzikore plot tinguj jete e hareje derisa po kujtonim çastet ku bota e fëmijës shtjellohet në fuqinë e magjisë së fjalës, në frymën e lojës dhe gëzimit dhe mbi të gjitha në përqafimin prindëror dhe me ninullat e gjyshës e përrallat e pafundme të gjysh-babagjyshit të dashur.

DO ose Ngjarje të ditës

E bëjmë këtë radhitje të nëntitujve në vijim ashtu si është ndarja e librit në tri pjesë, ku në çdonjërën syresh mësojmë shumëçka mbi ecejaket e jetës, lojës, mësimit dhe gëzimeve që i sjell përkrahja dhe shoqërimi i Babushit të saj, kudoqoftë, në cirkun e qytetit, në teatër, në bibliotekë, tek Libraria, ku do të bëjnë përzgjedhjen e librave më të bukur që sapo kanë arritur në raftet e saj. Kështu, në pjesën e parë të librit njihemi me ngjarje dhe veprimtari reale të familjes, prindërve dhe gjyshërve të “Dorelës”. Çdo rrëfenjë apo skicë vjen si pasqyrim plot ngjyra të një mozaiku të bukur të portretimit familjar, gjithnjë duke pasqyruar figurën qendrore të bukuroshen Dorela, ku paraqet botën e saj fëmijërore, me dashurinë prindore dhe të gjyshërve që e përshkojnë fund e krye gjithë këtë kapitull. Autori rrëfen me gjuhën e personazhit të tij plot pasion për lodrat e saj, për macën e vogël “Kiti”, për shoqet dhe shokët e saj, për prindërit, për vëllain e saj të madh Deivisin, për gjyshe Katian, për Babushin etj. Ky kapitull prek edhe tema të njohura nga shkolla, si: Festa e Abetares, pastaj Festa e Pavarësisë e tema tjera të përditshmërisë fëmijërore. Për këto tema e ngjarje lexojmë në rrëfimet dhe skicat: Kopshti im, me emrin e madh“Nënë Tereza”, “Mbresa në Kopshtin zoologjik”, “Nuk harrohet festa e Abetares”, “Një kartolinë e rrallë urimi”, “Në Teatrin Kombëtar për fëmijë”, “Një ndodhi me macen veshprerë, “Kiti” dhe “Ju tregoj përbibliotekën time”, etj.

Dhe e gjithë kjo flet për një bashkëveprim të Kryepersonazhit me autorin, që pasqyrojnë përditëshmërinë e botës fëmijërore, si dy karaktere që paraqesin protagonistët real dhe krijuesit e fantazisë dhe trillimeve artistike të autorit. Ky libër vjen në letërsinë për fëmijë si një krijim i veçantë, duke aluduar në vazhdimin e kapitujve të radhës, që poashtu vijnë si ngjarje të veçanta tematike dhe përditshmërie, shikuar në kontestin e miqësive dhe ndërlidhjeve të dy moshave.

RE ose Dashuri e miqësi

Që nga rrëfimi “Pak fjalë për prindërit e mi” e deri tek skica e fundit e ciklit “Ju përshëndesin, katër voglushe!”, duke veçuar edhe shkrime tjera, si: “Lali im,Dejvisi”, “Të kam shumë xhan, “Mattia”!”, “Sokoli po ju “sheh”, nga Londra!” dhe ”Fqinja ime, Esti…” takojmë një përkujdesje tematike të autorit në ndërtimin e themeleve të qëndrueshme të dashurisë fëmijërore dhe botëkuptimit të tyre për mënyrën e shoqërimit, respektimit dhe dashurisë nga të mëdhenjtë. Kjo dashuri shoqërohet me përkrahjen e njerëzve që veprojnë lirshëm në proçeset e botës fëmijërore, si dalja në shëti, ndjekja e programeve të ndryshme kulturore e zbavitëse që organizohen në momente të caktuara, si ditë të dalluara, forma tjera organizative, shoqërime në ngjarje të shumta me karakter kulturor, historik e kombëtar në kryeqytet, ku jeton edhe Dorela me të gjithë ata që e rrethojnë në çdo kohë, në lojëra, shëti, në shkollë, në cirk, etj. Rrëfimet e Dorelës për prindërit e saj, ku përshkruan çaste të këndshme gjatë ditëve të pushimit, ku s’bashku me prindërit dalin në shëti, pastaj loja dhe shëtia me vëllain e saj, dëshira e Dorelës që nënë Katerina t’i lexojë diçka të bukur edhepse ajo tashmë shkon në klasën e tretë dhe di të përzgjedh libra që i pëlqejnë e të lexojë edhe vetë. Njohja me vende të ndryshme historike, këmbimi i letrave me të dashurit e saj jashtë vendit, shprehja e mallit për dajë Altinin, kujtimet nga koha e bërjes plazh në brigjet e Golemit, etj. janë ngjarjet dhe lidhjet miqësore që e bëjnë të këndshëm këtë pjesë të “Dorelës” së Murat Gecajt, e cila si rrallë herë shtrin fushëveprimin e rrëfimit në çdo pore të jetës dhe peripetive të fëmijës, imagjinata e të cilëve nuk ka fund.

Skica “Ju përshëndesin, katër vogëlushe!” sjell një paraqitje të katër voglusheve: Dorelës, Estit, Nadjas dhe Merit, të cilat secila në moshën dhe angazhimet e veta paraqesin një skicë shumë interesante dhe në mënyrën se si i qaset autori, duke i përafruar të gjitha me atdheun, shkollën, prindërit, të afërmit, etj. “Vitet rrjedhin si ujët e kulluar të Valbonës dhe të lumenjëve tjerë malorë. Vogëlushet, për të cilat folëm në këto katër skica, do të rriten e do të hyjnë natyrshëm në rrjedhat e jetës. Por një ditë, ndoshta, do të mësojnë se për ato është shkruar në Faqen e Internetit “Fjala e lirë”, në Londër, me drejtor bashatdhetarin, xhaxhi Fatmir Terziu. Prandaj, sigurisht, dhe do të kërkojnë tëzbulojnë e të shikojnë se çfarë është thënë për to, kur ende ishin “lepurushe!…” – e përmbull këtë skicim për katër vajzat, duke na lënë të kuptojmë mjaft për mënyrën e çasjes së temave dhe ngjarjeve.

LA ose Shokët e Babushit

Babushi sikur nuk rresht së bashkëvepruari me “Dorelën” – mbesën e tij të shpirtit. Por njohja dhe shoqërimi i Dorelës me shokët e Babushit të saj sjell një botë të veçantë, që në një mënyrë përkujton se kemi të bëjmë me thyerje tematike të shtjellimit të ngjarjeve në një rrafsh krejtësisht ndryshe nga që jemi mësuar të takojmë në librat tjerë që për tematikë kanë jetën dhe veprat e botës fëmijërore.

Që në pesë rrëfimet e kapitullit të tretë të librit “Dorela”, që ndjekin njëri-tjetrin si karavan vagonësh për të bartur peshën e madhe të vlerës së sjellur me penën e kujdeshme të Prof. Muratit, ku: “Bukur, me xhaxhi shkrimtarët!”, “Njëpyetje befasuese…” , “Kërcime të paharruara, me gjyshat…”, “Kur udhëton nëpërtrojet shqiptare…” dhe “Unë e di, se kush e çoi Bubulinon në Suedi”, takojmë një ndërlidhje temash e ngjarjesh me shumë laryshi aktivitetesh e peripetish që e bëjnë të këndshëm leximin dhe e prekin një pjesë sa të dashur, aq edhe të ndieshme të situatave, kur gërshetohen dy botërat më të ndieshme, bota fëmijërore dhe miqtë e tyre, të moshuarit, që sikur kuptohen dhe bashkëveprojnë në harmoni të lojës, bisedës, vallëzimit, etj.

Bashkëvepruesit, ose personazhet e tjerë, përveç Dorelës, që e bëjnë të veçantë pjesën e tretë, apo mbylljen e trilogjisë së vështruar me sy prej kurreshtari dhe mbi bazën e mbresave prej lexuesi të pasionuar, vijnë nga të gjitha anët e globit dhe krijojnë një gërshetim ngjarjesh e takimesh, që në përgjithësi pasqyrojnë botën shqiptare me vlerat e jetës, kulturës, artit e historisë, kudoqofshin nëpër botë. Njohja me vise të ndryshme të trojeve tona, si me Kosovën, Maqedoninë, Preshevën, etj. me njerëz të kulturës e artit gjithandej kah frymohet shqip, siç është Nexhmije Pagarusha, pastaj takimet me shkrimtarët: Bardhyl Xhama, Pandeli Koçi, Viron Kona, etj. Sidomos, duhet veçuar në këtë kapitull rrëfimin e fundit “Unë e di,se kush e çoi Bubulinon në Suedi”, nga kurreshtja për të mësuar për Bubulinon, autori i librit sikur takon dy ngjarje nga vende të ndryshme, në dy libra, poashtu të ndryshëm: “Eh, more Bubulino!” të Viron Konës dhe “Pipi Çorapëgajta” të Astrid Lindgrenit, për të shtuar kurreshtjen e Dorelës që të njihet edhe më shumë me vendin dhe popullinë e Suedisë skandinave.

Përmbyllja e trilogjisë që shqyrtuam në tërësi, sjell një informacion të shkurtër për një vepër letrare të begatë, si me temat dhe rastësitë që takojmë, ashtu edhe me formën e organizuar të këtij libri.

Mbyllja e lojës

Në përmbyllje të leximit të “Dorelës” krijohet përshtypja se ke përfunduar një rrugëtim të mrekullueshëm me Dorelën, Babushin e saj dhe bashkëshoqëruesit e tjerë, që herë vijnë si bashkudhëtar në festat kombëtare, në cirkun e qytetit, etj. e herë si miq e shkrimtarë, ku sjellin begatitë e tyre krijuese.

Gjuha e rrëfenjave dhe skicave, është e thjeshtë dhe e bukur. Stili i rrëfimit të ngjarjeve me plotë emocione, herë vijnë në formën e krijimeve të drejtpërdrejta nga ngjarje të jetuara, herë si trillime artistike. Narracioni kronologjik i ngjarjeve reale të treguara këndshëm, të përkujton pamje të një albumi fotografish, ku personazhet zhvillojnë jetën e tyre normale nga përditshmëria, dhe një familjarizim që të përkujton një gjatëjetesë mes tyre. Autori nuk ka lënë pa paraqitur edhe pamje e personazhe përmes fotografisë, që sforcojnë temat dhe ngjarjet edhe më bindshëm.

Libri Dorela“ ka elemente të shumta autobiografike dhe vlera letrare, duke përcjellur kështu mesazhe të përgjithshme, ku lexohet me kënaqësi nga lexuesit e të gjitha moshave.

Komunikimi i autorit me lexuesin vjen herë me gjuhën e fëmijëve e herë me atë të të rriturve, duke ndërlidhur kështu veprimet e ngjarjet që shtjellohen në librin “Dorela”, për të krijuar pastaj mundësinë e lexuesit që të meditojë e të gjykojë në mënyrë të pavarur.

Dhe në fund mund të konkludojmë se Murat Gecaj, është jo vetëm njohës i thellë i psikologjisë së fëmijëve, por edhe mjeshtër i shkrimit letrar dhe ndërtimit të imagjinatës së fëmijës, që e bëjnë librin me vlera të pakontestueshme artistiko- letrare dhe edukative.

 

 

Ky shkrim është lexuar 141 herë!

Share and Enjoy

facebook comments:


Leave a Reply