|
|
Nga Ilir Hysa, Ph. D.
Kёto ditё mbushen plot 40 vjet nga Revolta e tё burgosurve politikё tё Burgut famёkeq tё Spaҫit. Pёr dёshmitarёt e atyre ditёve historike tё Majit 1973, por edhe pёr tё gjithё antikomunistёt shqiptarё tё kohёs, domethёnia e asaj revolte ishte e dyfishtё. Ajo sё pari sfidoi regjimin komunist tё kohёs dhe i kujtoi pushtetit gjakatar tё diktatorit Enver Hoxha se as dhuna e vazhdueshme, as birucat e ngushta, as galeritё e errёta tё minierave dhe as puna e detyruar nuk do ta shtypnin shpirtin e tyre tё lirё dhe prirjen drejt deshirёs universale pёr tё mos duruar askёnd mbi shpinё. Sё dyti, revolta iu kujtoi shqiptarёve se simbolet e tyre kombёtare ishin dhunuar, duke u ndotur me drapёr e ҫekan dhe me yllin e kuq bolshevik. Pёr mё tepёr, valёvitja e flamurit kuq e zi nё Spaҫ pa yllin e kuq freskoi memorien kolektive shqiptare duke vёnё nё dukje se ata qё kishin dhёnё jetёn nё luftёra tё ndryshme ndёr shekuj kishin luftuar pёr liri, pёr flamurin kuq e zi, por asnjёherё pёr simbolet e huazuara bolshevike. Vazhdoni leximin e 40 VJET NGA REVOLTA E SPAҪIT
Share and Enjoy
NgaProf. Dr. Eshref Ymeri
 Prof Dr Eshref Ymeri
Në paradën ushtarake që u zhvillua më 09 maj në Sheshin e Kuq, me rastin e 68-vjetorit të fitores kundër nazizmit, zoti Vladimir Putin, President i Federatës Ruse, mbajti një fjalim të shkurtër, në të cilin, ndër të tjera, deklaroi:
“Ne gjithmonë do ta mbajmë mend se pikërisht Rusia, Bashkimi Sovjetik bënë që të dështonin planet mizantropike, gjaksore, fodulle të nazistëve, nuk i lejuan fashistët të pushtonin botën. Ushtari ynë mbrojti lirinë dhe pavarësinë, mbrojti atdheun e vet, pa e kursyer jetën, çliroi Evropën dhe korri fitoren, madhështia e së cilës do të mbetet përjetë në histori”.
Që në fillim duhet theksuar se gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte pikërisht Bashkimi Sovjetik ai që përballoi sakrificat më të rënda të sulmit hitlerian të 22 qershorit të vitit 1941, sakrifica këto që u shoqëruan me 20 milionë të vrarë, sipas të dhënave të botuara në shtypin sovjetik pas përfundimit të luftës.
Por udhëheqësit sovjetikë që erdhën në krye të vendit pas vdekjes së Stalinit, asnjëherë nuk e patën denoncuar një deklaratë fort agresive që Stalini pati bërë në vitin 1939 kundër vendeve të Evropës Perëndimore. Në mbledhjen e Byrosë Politike , të mbajtur më 19 gusht të vitit 1939, disa ditë para nënshkrimit të Paktit Molotov-Ribentrop, Stalini pati deklaruar: Vazhdoni leximin e Në gjurmët e një deklarate të presidentit rus Vladimir Putin
Share and Enjoy
Skicë nga Petraq J. Pali

E kisha njohur qysh në vitet e fillimit të mërgimit tonë në dhe të huaj.
Ishte e martuar dhe me fëmijë,kishte ndërtuar një familje për të pasë zili.
Ishte ahere tek të 35 at, femër shumë e bukur,aqë sa binte në sy në të gjithë familjet e emigrantëve që kishin ardhur në ishull. Vazhdoni leximin e E pafajshmja…!
Share and Enjoy
Nga Përparim Hysi
 Përparim Hysi
Dita e gushtit nëndhjetë e shtatë
Nuk qe ditë, por qe si natë.
Ditënatë, porsi mandatë
Ah, o çast! se ç’i zi fat !
Vazhdoni leximin e Elegji për Simon Bejto Alia *
Share and Enjoy
Nga Fritz Radovani
 Don Marin SHKURTI (1933 – 1969)
Don Marin Shkurti, ka lé në vitin 1933 në fshatin Samrish, fshat kufitar në breg të lumit Buna, jo larg qytetit të Shkodres. Shkollën 7 vjeçare e ka krye në Dajç ku, famullitar ishte Don Kolec Prennushi. Mbas vitit 1950, kur vdes Don Koleci, në Dajç vjen famullitar Don Dedë Malaj, tek i cili Marini paraqet dëshirën me u ba meshtar. Ai thonte: “…Kur isha fëmijë, tue pa figurën e priftit tonë Don Kolecit, kur vdiq Ai mue më thirri një za: Marin, katundet janë pa prift! Menjëherë ato ditë shkova tek Don Deda dhe i tregova dëshirën time dhe vëndimin që kisha marrë. Ai më tha: Edhe pse ndoshta mund të burgosin dhe të torturojnë si Don Kolecin dhe Meshtarët tjerë, mos u tremb! Forca e Krishtit asht ma e madhe se e djallit, të lumtë!…”
Kështu, Ky djalë fshatar mori rrugën e vështirë e plot rreziqe tue mësue me një vullnet të hekurt nga mësuesi i Tij Don Deda, mësimet e nevojshme teologjike dhe filozofike. Duhet vue në dukje se Marini nga mësuesi i vet mori edhe cilësitë morale e burrnore që Don Dedës, nuk i mungonin. Në vitin 1958 Marini detyrohet me ndërpre studimet sëpse aso kohe mësuesi i Tij arrestohet dhe mbas pak muejsh, me 10 maji të vitit 1959 Don Dedë Malaj pushkatohet. Vazhdoni leximin e ISHTE 35 VJEÇ… KUR E PUSHKATUEN…
Share and Enjoy
Nga Ajet Nuro
Po e ripublikoj këtë shkrim, në kujtim të BABAIT TIM, në dy vjetorin e vdekjes. Ai ishte jo vetëm prind por edhe shok dhe kritiku im më i mirë.
Babai im çohet herët në mëngjes dhe dy janë ritualet që nuk mund ti harroj pa kryer; të ndjek titujt e gazetave të përditëshme në televizion dhe të pijë kafenë me shokët. Madje, kjo e fundit është kthyer në një rit pak a shumë të shenjtë. Aq sa, edhe unë që nuk jam edhe aq amator i kafeneve, nga që e kisha dëgjuar kaq e kaq herë të më fliste për kafenë që e merrte çdo ditë në të njëjtën orë, në të njëjtën kafene dhe me të njëtët shokë, shkova edhe unë jo një herë por mbi katër-pesë herë. Jo vetëm për ti bërë shoqëri babait tim por edhe nga kënaqësia që ndieja të pija kafe me miqtë e tij. Vazhdoni leximin e Kafeja e shenjtë e atit tim
Share and Enjoy
Nga Qatip Mara
 Qatip Mara ne vitin 1993, Porto –Rafti Athine
Fragment nga libri kujtimeve :
1. Emigracioni ne Greqi
Këtë ditar fillova ta shkruaj në Porto-Raft Athina , pasi kaluan 10 ditë punë në Janinë. Me duar që janë mbushur me plagë nga gërvishtjet e Blloqeve e punëve të tejzgjatura kam hedhur disa shënime të jetës së përkohshme në Greqi.
E premte 7 qershor 1991 Vazhdoni leximin e DUKE KUJTUAR VITET E EMIGRACIONIT 1991 – 1996
Share and Enjoy
Nga Janaq Pani
 Poeti qeparotas Janaq Pani
KULPRI DHE LISI
Si kulpri që lisit i ngjitet,
S’ka këllqe të rrijë në këmbë,
Deputeti i ngjitet karrikes
Me thonjë e me dhëmbë. Vazhdoni leximin e DISA FABULA
Share and Enjoy
Nga FATMIR MINGULI *
( Përsiatje mbi librin më të ri të Moikom Zeqos “CENTAURI I RI” poezi 1993-2013, botim i Helga’ Sekrets ,2013)
Krijimtaria poetike e Moikom Zeqos është e pashëmbullt.Korpusi i tij prej 7 vëllimesh me titullin e përbashkët “Miscellanea” është krejt i pangjashëm dhe një nga strukturat kryesore të poezisë moderne shqipe.
Shkrimtari i njohur Fatmir Alimani ka shkruar për “Miscellanea”-t :”Gjithë poetët e vërtetë krijojnë mbretëritë e tyre.Një nga poetët e sotëm shqiptarë që e ka krijuar këtë mbretëri është padyshim Moikom Zeqo, zëri më impresionues dhe më sfidues I poezisë së sotme shqipe.Kjo mbretëri mund të quhet fare mirë mbretëria e metaforave dhe e filozofimit poetik, që arrin deri në përmasat sublime për herë të parë në historinë ë poezisë shqipe, madje kemi shpalosjen e një sfide të lartë dhe në planin europian e madje botëror.Janë shumë të rrallë poetët e sotëm botërorë tw cilët kanë arritur të krijojnë një mbretëri të tillë.” Vazhdoni leximin e “CENTAURI I RI”-SFIDA POETIKE E MOIKOM ZEQOS
Share and Enjoy
Barometri diplomatik
Nga Prof. Dr. Mehdi HYSENI
 Prof Dr Mehdi Hyseni
*** Qeveria e Serbisë lidh traktate ndërkombëtare për për tjetërsimin e Trepçës si “pasuri serbe”, kurse kryeministri i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi lidh “marrëveshje paqësore” me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq në Bruksel, duke e mashtruar popullin se ajo është në interes të Kosovës. Kjo është miopi politike nga e cila Kosova nuk përfiton asgjë përpos rrezikut, që në një të ardhme të afërt, Veriu i saj të pacifikohet dhe të tjetërsohet nga ana ana e Serbisë.
Me gjithë interpretimet e ndryshme si në shkallë vendore, ashtu edhe në atë ndërkombëtare, ajo marrëveshje është në interes vetëm të njohjes së statusit të autonomisë politike dhe territoriale të serbëve të barrikaduar në Veriun e Kosovës (1999-2013), të cilët nuk e njohin Kosovën si shtet të tyre, por vetëm Serbinë. Kjo është esenca e “Marrëveshjes historike” (Daçiq – Thaçi), e nënshkruar në Bruksel, më 19 prill 2013 nën patronatin ndërmjetësues të BE-së, e cila, pa dyshim se, jo vetëm e lë të hapur për debat të mëtejmë ndërkombëtar, por edhe e vë në pikëpyetje statusin juridiko-kushtetues dhe politik të Republikës së Kosovës si në sfondin kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Kjo është arsyeja kryesore, pse qeveria dhe kuvendi i Kosovës, nuk duhet të lidhin kurrfarë marrëveshjeje me Beogadin zyrtar derisa Serbia de fakto dhe de jure, të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ashtu sikurse e ka njohur Amerika dhe BE-ja etj. (90 shtete të OKB-së). Vazhdoni leximin e Serbia nënshkroi një traktat ilegal për eksploatimin e Minierës “Trepça” të Kosovës!?
Share and Enjoy
|
Tribuna Shqiptare në Facebook
|